{"id":918,"date":"2023-01-26T13:39:11","date_gmt":"2023-01-26T13:39:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=918"},"modified":"2023-12-05T15:19:33","modified_gmt":"2023-12-05T14:19:33","slug":"cnjohja-si-mjet-i-serbise-ne-marredhenie-nderkombetare-dhe-kunderpergjigjja-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/cnjohja-si-mjet-i-serbise-ne-marredhenie-nderkombetare-dhe-kunderpergjigjja-e-kosoves\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7njohja\u201d si mjet i Serbis\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigjja e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kosova dhe Serbia po hyjn\u00eb n\u00eb vitin e dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Ndon\u00ebse koh\u00ebve t\u00eb fundit po flitet p\u00ebr nj\u00eb epilog p\u00ebrfundimtar t\u00eb dialogut, shkaktuar nga euforia e vizitave t\u00eb shumta t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/pese-emisare-vijne-sot-ne-kosove-cka-pritet-nga-keto-vizita\/\">emisar\u00ebve special\u00eb per\u00ebndimor\u00eb<\/a>, normalizimi i plot\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes t\u00eb dyja vendeve do ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur.<\/p>\n<p>Qysh nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, Serbia pati nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb \u00e7njohjeve ndaj vendeve q\u00eb e kan\u00eb njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, p\u00ebr ta d\u00ebmtuar legjitimitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit. Edhe pse \u00e7njohjet si nocion nuk njihen n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Kosova nuk duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb duarkryq ndaj k\u00ebsaj fushate agresive t\u00eb Serbis\u00eb dhe duhet ta b\u00ebj\u00eb maksimumin p\u00ebr ta thelluar bashk\u00ebpunimin me shtetet njoh\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Fushata serbe e \u00e7njohjeve<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 17 shkurt 2008 dhe fillimit t\u00eb dialogut m\u00eb 8 mars 2011, Kosova kishte arritur t\u2019i siguronte\u00a0<a href=\"https:\/\/mfa-ks.net\/lista-e-njohjeve\/\">75 njohje<\/a>\u00a0p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj, nd\u00ebrsa Serbia kishte vazhduar fushat\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar shpalljen e nj\u00ebanshme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga ana e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 tetor 2008, Serbia kishte arritur q\u00eb p\u00ebrmes Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara t\u2019i parashtronte Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr opinion ligjor mbi pajtueshm\u00ebrin\u00eb me ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga ana e institucioneve t\u00eb vet\u00ebqeverisjes n\u00eb Kosov\u00eb, dhe m\u00eb 22 korrik 2010\u00a0<a href=\"https:\/\/www.icj-cij.org\/en\/case\/141\">GJND-ja l\u00ebshoi Mendimin K\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs<\/a>\u00a0se shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nuk shkelte ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Serbia filloi nj\u00eb fushat\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u2019i bindur shtetet t\u00eb cilat tashm\u00eb e kishin njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb ta kthenin mbrapsht k\u00ebt\u00eb vendim, me arsyetimin se statusi i Kosov\u00ebs akoma nuk ishte i zgjidhur dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po negociohej n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtetet serioze dhe me tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb diplomaci, kjo fushat\u00eb e Serbis\u00eb ishte e pakuptimt\u00eb dhe nuk merrej seriozisht. Megjithat\u00eb, Serbia vazhdoi t\u00eb insistonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb shtete m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb kontinentin afrikan, n\u00eb Karaibe dhe n\u00eb Paq\u00ebsor, te t\u00eb cilat arriti q\u00eb ta shtynte para narrativ\u00ebn e saj \u2013 her\u00eb me hat\u00ebr, her\u00eb duke i bler\u00eb ato deklarata.<\/p>\n<p>Madje, n\u00eb media \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur edhe p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/exit.al\/en\/serbias-kosovo-derecognition-campaign-unravelling-as-corruption-scandals-mount\/\">skandalet korruptive<\/a>\u00a0q\u00eb Serbia i ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebr vendet afrikane, Karaibe e Paq\u00ebsor, duke shp\u00ebrfaqur qartazi se \u00e7njohjet nuk kan\u00eb ardhur si rezultat i ndonj\u00eb reflektimi nga ana e k\u00ebtyre shteteve, apo duke u bazuar n\u00eb ndonj\u00eb princip, por nga korruptimi i zyrtar\u00ebve t\u00eb qeverive t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Si rezultat, Serbia arriti t\u2019i siguronte disa nota verbale me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave thuhej se\u00a0<em>filan shteti\u00a0<\/em>kishte t\u00ebrhequr apo kishte suspenduar njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Interesantja ishte se t\u00eb gjitha k\u00ebto nota verbale t\u00eb nxjerra n\u00eb publik nga Serbia kishin t\u00eb nj\u00ebjtin tekst dhe t\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim, gj\u00eb q\u00eb d\u00ebshmonte se ishin t\u00eb shkruara n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb potencohet \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, posa nxirrej n\u00eb publik nj\u00eb not\u00eb e till\u00eb verbale, diplomacia kosovare reagonte menj\u00ebher\u00eb dhe b\u00ebheshin vizita n\u00eb ato shtete, apo zhvilloheshin takime me ambasador\u00eb t\u00eb tyre, pra n\u00eb vendet ku pretendohej se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00ebrheqja e njohjes, por q\u00eb n\u00eb realitet nuk rezultonte t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2018 pati qarkulluar n\u00eb media lajmi se\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/serbia-thote-se-lesotho-ka-terhequr-njohjen-e-kosoves-mpj-e-kosoves-demanton-dhe-e-quan-propagande-te-daciqit\/\">Mbret\u00ebria e Lesotos e kishte t\u00ebrhequr njohjen<\/a>\u00a0p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, un\u00eb sh\u00ebrbeja n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2019 ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Lesotos, Lesego Makgothi, pati zhvilluar nj\u00eb vizit\u00eb pune n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse nj\u00ebmend Lesoto e kishte \u201c\u00e7njohur\u201d Kosov\u00ebn, si ishte e mundur q\u00eb shefi i diplomacis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi po e vizitonte Kosov\u00ebn? E nj\u00ebjta storie vlen edhe p\u00ebr vendet e tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat Serbia pretendon se e kan\u00eb \u201c\u00e7njohur\u201d pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr ishte kur\u00a0<a href=\"https:\/\/www.b92.net\/eng\/news\/politics.php?yyyy=2018&amp;mm=06&amp;dd=20&amp;nav_id=104444\">ministri i Jasht\u00ebm i Liberis\u00eb kishte deklaruar<\/a>\u00a0gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Beograd se Liberia e kishte t\u00ebrhequr njohjen p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe brenda dy dit\u00ebsh ishte komunikuar me presidentin e Liberis\u00eb dhe ishte realizuar po ashtu nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Liberi, ku m\u00eb pas ishte l\u00ebshuar nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.mofa.gov.lr\/public2\/2press.php?news_id=3108&amp;related=7&amp;pg=sp\">komunikat\u00eb<\/a>\u00a0nga vet\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Liberis\u00eb, e cila e\u00a0<a href=\"https:\/\/n1info.rs\/english\/news\/a398436-liberia-denies-cutting-ties-with-kosovo\/\">demantonte<\/a>\u00a0vet\u00eb ministrin e vet t\u00eb Jasht\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Rasti Togo<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e \u00e7uditshme ndodhi n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Togos, Robert Dussey, n\u00eb Beograd, ku ai\u00a0<a href=\"https:\/\/gazeta10.com\/ministri-i-jashtem-i-togos-thote-se-ka-terhequr-njohjen-e-kosoves\/\">deklaroi n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media<\/a>\u00a0se t\u00ebrheqja e njohjes s\u00eb Togos ishte p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Pra, Serbia arriti q\u00eb kryediplomatin e nj\u00eb shteti ta bindte t\u00eb fliste publikisht p\u00ebr \u00e7njohjen, duke e z\u00ebn\u00eb diplomacin\u00eb kosovare komplet t\u00eb pap\u00ebrgatitur. Me Togon, Serbia arriti ta formalizoj\u00eb nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kosova deri m\u00eb tani ka arritur ta mbaj\u00eb disi n\u00ebn kontroll, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb Serbis\u00eb se jan\u00eb 16 shtete q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr apo suspenduar njohjet p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sikurse n\u00eb rastet e Lesotos dhe Liberis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, Kosova ka reaguar shpejt dhe ka siguruar nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb raporteve me ato vende.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb rastin e fundit, kryediplomatja e Kosov\u00ebs, Donika G\u00ebrvalla, n\u00eb vend se t\u00eb merrej me kontrollin e d\u00ebmit, b\u00ebri nj\u00eb d\u00ebm akoma m\u00eb t\u00eb madh, duke\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/gervalla-cnjohja-nga-togo-ka-ndodhur-qe-ne-vitin-2019\/\">said<\/a>\u00a0se kjo \u00e7njohje kishte ndodhur m\u00eb her\u00ebt dhe nuk ishte si rezultat i pun\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, nuk duhet abstraguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh as mospun\u00ebn e G\u00ebrvall\u00ebs, e cila prejse ka ardhur n\u00eb krye t\u00eb diplomacis\u00eb kosovare nuk ka punuar dhe nuk ka vizituar vende t\u00eb Afrik\u00ebs, Karaibeve dhe Paq\u00ebsorit, si tri zonat m\u00eb t\u00eb cenueshme nga fushata e Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7njohje.<\/p>\n<p>G\u00ebrvalla, me deklarat\u00ebn e saj, duke u munduar ta heq\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga vetja, i b\u00ebri nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh vet\u00eb diplomacis\u00eb kosovare dhe fushat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur njohjet q\u00eb vendi i ka marr\u00eb q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb. Edhe pse paraprakisht kishte deklaruar\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/gervalla-nuk-kemi-informacione-per-cnjohje-te-kosoves\/\">se asnj\u00eb vend nuk e ka \u00e7njohur Kosov\u00ebn,<\/a>\u00a0G\u00ebrvalla me deklarat\u00ebn e saj rreth t\u00ebrheqjes s\u00eb njohjes nga ana e Togos e legjitimoi retorik\u00ebn serbe, p\u00ebr demantimin e s\u00eb cil\u00ebs diplomacia kosovare kishte punuar me vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, G\u00ebrvalla la t\u00eb n\u00ebnkuptohej se v\u00ebrtet kan\u00eb ndodhur \u00e7njohje, por jo n\u00eb koh\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme se si ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme kishte zgjedhur heshtjen n\u00eb lidhje me n\u00ebnt\u00eb shtetet p\u00ebr t\u00eb cilat p\u00ebrflitej se gjoja n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji kishin t\u00ebrhequr njohjen, nd\u00ebrsa nuk hezitonte t\u00eb kthente \u00e7\u00ebshtjen e Togos n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb brendshme politike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7njohja si nocion n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7njohja si nocion nuk \u00ebsht\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Shtetet mund t\u2019i nd\u00ebrpresin marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me nj\u00ebri-tjetrin, por nuk mund t\u00eb \u00e7njohin nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e fushat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7njohje kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime politike t\u00eb cilat disa vende t\u00eb Afrik\u00ebs, Karaibeve e Paq\u00ebsorit supozohet t\u2019i ken\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb. Mir\u00ebpo, diplomacia kosovare nuk guxon t\u00eb jet\u00eb indiferente ndaj k\u00ebsaj fushate, pasi secili nga k\u00ebto vende, sado i vog\u00ebl e i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mban nj\u00eb ul\u00ebse n\u00eb ato organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku Kosova synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vota e secilit vend \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsime t\u00eb reja n\u00eb organizata e mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, diplomacia kosovare nuk duhet q\u00eb me leht\u00ebsi t\u00eb heq\u00eb nga mendja \u201c\u00e7njohjen\u201d, n\u00ebn pretekstin se si nocion nuk njihet n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrkundrazi, duhet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intensive p\u00ebr t\u2019i thelluar kontaktet dhe shk\u00ebmbimet me t\u00eb gjitha ato vende q\u00eb e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn, si dhe me ato q\u00eb akoma s\u2019e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pasi kur t\u00eb vij\u00eb puna tek an\u00ebtar\u00ebsimet, secili shtet e ka nga nj\u00eb vot\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e barabart\u00eb me votat e shteteve t\u00eb tjera, pavar\u00ebsisht madh\u00ebsis\u00eb apo pesh\u00ebs s\u00eb shtetit n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kosova duhet menj\u00ebher\u00eb ta themeloj\u00eb nj\u00eb task-forc\u00eb, e cila do t\u00eb kishte si detyr\u00eb primare koordinimin e misioneve diplomatike dhe konsullore t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar komunikime t\u00eb rregullta me t\u00eb gjitha vendet.<\/p>\n<p>Kjo task-forc\u00eb, p\u00ebrpos q\u00eb do ta luftonte fushat\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr \u00e7njohje, do t\u00eb punonte edhe p\u00ebr njohje t\u00eb reja. Tutje, kjo task-forc\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nd\u00ebrinstitucionale dhe t\u2019i vinte n\u00eb funksion t\u00eb gjitha kapacitetet shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe diplomacin\u00eb parlamentare, kur kemi parasysh se Kosova i ka 120 deputet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb angazhohen n\u00eb lobim dhe n\u00eb vizita anek\u00ebnd bot\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova dhe Serbia po hyjn\u00eb n\u00eb vitin e dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Ndon\u00ebse koh\u00ebve t\u00eb fundit po flitet p\u00ebr nj\u00eb epilog p\u00ebrfundimtar t\u00eb dialogut, shkaktuar nga euforia e vizitave t\u00eb shumta t\u00eb\u00a0emisar\u00ebve special\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, normalizimi i plot\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes t\u00eb dyja vendeve do ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[669,687,664,12],"ppma_author":[22],"class_list":["post-918","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinion","tag-dialogue","tag-foreign-policy","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=918"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/918\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":919,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/918\/revisions\/919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=918"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}