{"id":1235,"date":"2023-03-15T13:46:17","date_gmt":"2023-03-15T12:46:17","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1235"},"modified":"2024-11-19T14:24:43","modified_gmt":"2024-11-19T12:24:43","slug":"marreveshja-e-dy-gjermanive-dhe-marreveshja-kosove-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/marreveshja-e-dy-gjermanive-dhe-marreveshja-kosove-serbi\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja e dy Gjermanive dhe Marr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi"},"content":{"rendered":"<p class=\" translation-block\">Baza e marr\u00ebveshjes p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Gjermanis\u00eb Lindore dhe Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore, e njohur si Marr\u00ebveshja Bazike Gjermane (dhjetor 1972), ua njeh sovranitetin t\u00eb dyja shteteve, rregullon komunikimin diplomatik mes tyre, si dhe hap rrug\u00ebn p\u00ebr \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr hartimin e propozimit t\u00eb Bashkimit Europian, t\u00eb titulluar \u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn e normalizimit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, e pranuar verbalisht n\u00eb shkurt nga kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti dhe presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq. Madje, Kurti e ka pranuar se Marr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi&nbsp;<em>merr shum\u00eb\u00e7ka nga fryma dhe paragraf\u00eb t\u00eb caktuar prej Marr\u00ebveshjes mes dy ish-<\/em>Gjermanive.<\/p>\n<p>Preambula dhe m\u00ebse gjysma e neneve t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.eeas.europa.eu\/eeas\/belgrade-pristina-dialogue-eu-proposal-agreement-path-normalisation-between-kosovo-and-serbia_en\">Marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi<\/a>\u00a0jan\u00eb krejt identike me\u00a0<a href=\"https:\/\/alphahistory.com\/coldwar\/german-basic-treaty-1972\/\">Marr\u00ebveshjen mes Gjermanis\u00eb Lindore dhe asaj Per\u00ebndimore<\/a>. N\u00eb nenin e par\u00eb, ku thuhet se Kosova dhe Serbia jan\u00eb\u00a0<strong>fqinj<\/strong>\u00a0q\u00eb zhvillojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb\u00a0<strong>barabarta<\/strong>\u00a0(arritje kjo e madhe e Kosov\u00ebs nga kjo marr\u00ebveshje), Kosova ia doli ta fuste edhe k\u00ebt\u00eb fjali: \u201cT\u00eb dyja pal\u00ebt do t\u2019i njohin dokumentet e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, si dhe simbolet shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb pasaportat, diplomat, tabelat e veturave dhe vulat doganore\u201d. Ndon\u00ebse dokumentet, diplomat, tabelat e veturave dhe vulat doganore p\u00ebrfshihen edhe n\u00eb marr\u00ebveshjet e m\u00ebhershme t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb Bruksel mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb, n\u00eb marr\u00ebveshjen e tanishme k\u00ebto figurojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt eksplicite. P\u00ebr m\u00eb tej, k\u00ebsaj radhe figurojn\u00eb edhe pasaportat me simbolet shtet\u00ebrore. Arritje tjet\u00ebr e Marr\u00ebveshjes mund t\u00eb konsiderohet edhe avancimi i \u201czyrave nd\u00ebrlidh\u00ebse\u201d t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb e n\u00eb Beograd, n\u00eb \u201cmisione t\u00eb p\u00ebrhershme\u201d.<\/p>\n<p>Problemi me Marr\u00ebveshjen e m\u00ebsip\u00ebrme nis qysh n\u00eb fillim, te vet\u00eb em\u00ebrtimet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Marr\u00ebveshjen mes dy ish-republikave gjermane n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb tekstin thuhet \u201cRepublika Federale e Gjermanis\u00eb\u201d dhe \u201cRepublika Demokratike e Gjermanis\u00eb\u201d, n\u00eb Marr\u00ebveshjen mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk p\u00ebrmenden Republika e Serbis\u00eb dhe Republika e Kosov\u00ebs, por vet\u00ebm \u201cpal\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Te&nbsp;<strong>neni 2<\/strong>&nbsp;i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje mes \u2018pal\u00ebve\u2019, p\u00ebrndryshe krejt identik me nenin 2 t\u00eb marr\u00ebveshjes mes dy ish-Gjermanive, asnj\u00ebra pal\u00eb, as Kosova e as Serbia, nuk ia kan\u00eb dal\u00eb as t\u00eb shtojn\u00eb, as t\u00eb heqin gj\u00eb. Sidoqoft\u00eb, neni \u00ebsht\u00eb krejt p\u00ebrgjith\u00ebsues. N\u00eb t\u00eb nuk thuhet, si\u00e7 p\u00ebrpiqen t\u00eb argumentojn\u00eb pushtetar\u00ebt kosovar\u00eb, se Serbia ia pranon Kosov\u00ebs pavar\u00ebsin\u00eb, integritetin territorial e t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebvendosje, porse pal\u00ebt&nbsp;<em>do t\u00eb udh\u00ebhiqen<\/em>&nbsp;mes t\u00eb tjerash edhe nga k\u00ebto parime: pavar\u00ebsia, integriteti territorial dhe e drejta p\u00ebr vet\u00ebvendosje, t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kart\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara, dhe se do t\u2019i respektojn\u00eb ato. Pavar\u00ebsia e kujt? Integriteti territorial i kujt? E drejta p\u00ebr vet\u00ebvendosje p\u00ebr k\u00eb? Pra, ky nen e p\u00ebrmban at\u00eb q\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb politike quhet&nbsp;<em>virtyti i paqart\u00ebsis\u00eb<\/em>.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">N\u00eb&nbsp;<strong>nenin 4<\/strong>&nbsp;thuhet se pal\u00ebt nisen nga supozimi se asnj\u00ebra pal\u00eb nuk mund ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb sfer\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e as t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. Ndon\u00ebse thuhet se \u201cpal\u00ebt nisen nga supozimi\u201d, edhe ky nen p\u00ebrb\u00ebn arritje tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs nga kjo marr\u00ebveshje. Kosova madje arrin q\u00eb k\u00ebtij neni t\u2019ia shtoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb klauzol\u00eb: \u201cSerbia nuk do ta kund\u00ebrshtoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb ndonj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, e nj\u00ebjta figuronte edhe n\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Normalizim Ekonomik t\u00eb n\u00ebntorit 2020 nga kryeministri Hoti dhe presidenti Vu\u00e7iq. Edhe\u00a0<strong>neni 5\u00a0<\/strong>\u00ebsht\u00eb po ai i Marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2020: \u201cAsnj\u00ebra pal\u00eb nuk do ta bllokoj\u00eb, as nuk do t\u2019i inkurajoj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt ta bllokojn\u00eb p\u00ebrparimin e pal\u00ebve n\u00eb rrug\u00ebt e tyre perspektive drejt BE-s\u00eb bazuar n\u00eb meritat e tyre.\u201d<\/p>\n<p><strong>Te neni 3<\/strong>\u00a0i Marr\u00ebveshjes s\u00eb fundit mungon nj\u00eb fjali ky\u00e7e, e cila gjendet n\u00eb Marr\u00ebveshjen mes dy ish-Gjermanive: \u201cRepublika Federale e Gjermanis\u00eb dhe Republika Demokratike e Gjermanis\u00eb<strong>\u00a0riafirmojn\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb kufirit ekzistues mes tyre\u00a0<\/strong>dhe zotohen se do t\u00eb<strong>\u00a0respektojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi integritetin territorial\u00a0<\/strong>t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs\u201d. Kurse, nj\u00eb nen tjet\u00ebr n\u00eb Marr\u00ebveshjen mes dy ish-Gjermanive, t\u00eb cilin Serbia nuk ka lejuar t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb Marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi, \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong>neni 6,<\/strong>\u00a0q\u00eb thot\u00eb: \u201cRepublika Federale e Gjermanis\u00eb dhe Republika Demokratike e Gjermanis\u00eb udh\u00ebhiqen nga parimi se<strong>\u00a0juridiksioni sovran\u00a0<\/strong>i secilit prej dy shteteve<strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb territorin e vet.\u00a0<\/strong>Pal\u00ebt e respektojn\u00eb<strong>\u00a0pavar\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs\u00a0<\/strong>dhe<strong>\u00a0autonomin\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet\u00a0<\/strong>e tyre<strong>\u00a0t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme\u201d<\/strong>.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrfshirja e k\u00ebtyre dy neneve fort t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb mjaft shqet\u00ebsuese. Vet\u00ebm me p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb Marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi do t\u00eb mund t\u00eb thuhej se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njohje reciproke e p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve mes dy shteteve. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.eeas.europa.eu\/eeas\/belgrade-pristina-dialogue-press-remarks-high-representative-josep-borrell-after-high-level_en\">si\u00e7 e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsit e BE-s\u00eb<\/a>, e k\u00ebt\u00eb e ka pranuar edhe kryeministri, \u201cpal\u00ebt jan\u00eb pajtuar q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb diskutime t\u00eb m\u00ebtejme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim\u201d.<\/p>\n<p>Fushat n\u00eb t\u00eb cilat pal\u00ebt do ta thellojn\u00eb bashk\u00ebpunimin mes tyre, sipas\u00a0<strong>nenit 6<\/strong>\u00a0t\u00eb Marr\u00ebveshjes Kosov\u00eb-Serbi, jan\u00eb krejt identike\u00a0<strong>me nenin 7<\/strong>\u00a0t\u00eb Marr\u00ebveshjes mes dy ish-Gjermanive, me dallimin e vet\u00ebm se jan\u00eb shtuar edhe tri sosh:\u00a0<strong>religjioni, personat e zhdukur\u00a0<\/strong>dhe<strong>\u00a0personat e zhvendosur<\/strong>. E para,\u00a0<strong>religjioni,<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb futur p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb. E dyta,\u00a0<strong>personat e zhdukur,<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb pik\u00eb nga e cila do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonin qytetar\u00ebt e t\u00eb dyja pal\u00ebve. Nd\u00ebrkaq, e treta,\u00a0<strong>personat e zhvendosur<\/strong>, \u00ebsht\u00eb shtuar me k\u00ebmb\u00ebnguljen e pal\u00ebs serbe, sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb zhvendosurit nga Kosova n\u00eb Serbi, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00ebse duan, nuk ka asnj\u00eb dilem\u00eb se duhet t\u00eb kthehen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb zhg\u00ebnjyese se si Kosova nuk ka ngulur k\u00ebmb\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb t\u00eb figurojn\u00eb t\u00eb gjitha problemet e nd\u00ebrsjella me Serbin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb gjitha d\u00ebmet e luft\u00ebs. Kjo sidomos duke pasur parasysh se kryeministri Kurti p\u00ebrgjat\u00eb dy dekadave sa ishte n\u00eb opozit\u00eb, e kishte k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje lart n\u00eb agjend\u00eb. Sa u takon d\u00ebmeve t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb marr\u00ebveshje shtrohen vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb pagjeturve dhe ajo e personave t\u00eb zhvendosur, e jo edhe vrasjet e civil\u00ebve, p\u00ebrdhunimet, burgosjet dhe pengjet, deportimet, komunitetet e shkat\u00ebrruara (fshatrat e shkat\u00ebrruara, komunitetet e l\u00ebna pa burra, bag\u00ebtit\u00eb e vrara, pla\u00e7kitjet e pasurive t\u00eb tundshme dhe t\u00eb artefakteve muzeale, konfiskimet e dokumenteve personale), objektet e shkat\u00ebrruara (sht\u00ebpit\u00eb, shkollat, ambulancat, fabrikat, xhamit\u00eb, medreset\u00eb, teqet\u00eb, kishat), e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb marr\u00ebveshje do t\u00eb duheshin p\u00ebrfshir\u00eb edhe zhd\u00ebmtimi dhe format e zhd\u00ebmtimit, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb restitucionin, kompensimin, rehabilitimin, satisfaksionin dhe garancionet p\u00ebr mosp\u00ebrs\u00ebritjen e d\u00ebmit n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kategoria e fundit p\u00ebrfshin masat si: v\u00ebrtetimi i fakteve dhe shpalosja e t\u00ebr\u00ebsishme e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, k\u00ebrkimi i faljes, komemoracionet dhe nderimi i viktimave, si dhe paraqitja korrekte e fakteve n\u00ebp\u00ebr tekstet e historis\u00eb.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">\u00c7far\u00eb e dallon Marr\u00ebveshjen Kosov\u00eb-Serbi me Marr\u00ebveshjen mes dy ish-Gjermanive jan\u00eb&nbsp;<strong>nenet 7<\/strong>&nbsp;dhe&nbsp;<strong>10<\/strong>. N\u00eb k\u00ebto dy nene, tri \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: e para, \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb niveli i vet\u00ebqeverisjes p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb; e dyta, \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb niveli i mbrojtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb fetare dhe kulturore serbe; dhe, e treta, q\u00eb lidhet me t\u00eb par\u00ebn, cilat do t\u00eb jen\u00eb kompetencat e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>Puna e v\u00ebshtir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kryer ende dhe, si\u00e7 e thot\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.state.gov\/welcoming-progress-on-the-path-to-normalization-between-kosovo-and-serbia\/\">Departamenti i Shtetit i SHBA-s\u00eb<\/a>, marr\u00ebveshja p\u00ebr aneksin e implementimit \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb normalizim e p\u00ebrmend Asociacionin. Jam i bindur se mungesa e njohjes reciproke dhe \u00e7\u00ebshtja e kompetencave t\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe do t\u00eb jen\u00eb arsyet kryesore p\u00ebr d\u00ebshtimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ilustrimi:\u00a0Bigeye<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Baza e marr\u00ebveshjes p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Gjermanis\u00eb Lindore dhe Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore, e njohur si Marr\u00ebveshja Bazike Gjermane (dhjetor 1972), ua njeh sovranitetin t\u00eb dyja shteteve, rregullon komunikimin diplomatik mes tyre, si dhe hap rrug\u00ebn p\u00ebr \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira fqinj\u00ebsore\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr hartimin e propozimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":401,"featured_media":1239,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[672,687,664,12],"ppma_author":[685],"class_list":["post-1235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-eu","tag-foreign-policy","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":685,"user_id":401,"is_guest":0,"slug":"shkelzen-gashi","display_name":"Shk\u00eblzen Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Shk\u00eblzen","description":"Shk\u00eblzen Gashi ka studiu Shkencat Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, kurse magjistratur\u00ebn p\u00ebr Demokraci dhe t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut n\u00eb programin e p\u00ebrbashk\u00ebt studimor t\u00eb Universiteteve t\u00eb Bolonj\u00ebs dhe t\u00eb Sarajev\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb botimeve (librave dhe artikujve). N\u00eb vitin 2010 ka botuar biografin\u00eb e paautorizuar t\u00eb Adem Dema\u00e7it, i cili ka kaluar 28 vjet n\u00ebp\u00ebr burgjet jugosllave. Koh\u00ebt e fundit, ka botu shum\u00eb artikuj brenda e jasht\u00eb vendit rreth historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tekstet m\u00ebsimore t\u00eb historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vendet p\u00ebrreth Kosov\u00ebs \u2013 Shqip\u00ebri, S\u00ebrbi, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani \u00ebsht\u00eb duke shkruar biografin\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs 1989-2006."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/401"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1235"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10500,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235\/revisions\/10500"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1235"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}