{"id":12477,"date":"2025-02-26T12:19:42","date_gmt":"2025-02-26T10:19:42","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=12477"},"modified":"2025-03-10T14:03:01","modified_gmt":"2025-03-10T12:03:01","slug":"zgjedhjet-ne-kosove-rezultatet-narrativat-dhe-pakenaqesite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/disinfo\/zgjedhjet-ne-kosove-rezultatet-narrativat-dhe-pakenaqesite\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb: rezultatet, narrativat dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebrgatiti: Fitim Gashi\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit 2025 sh\u00ebnuan nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit, duke sjell\u00eb disa ndryshime n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb votuesit u dhan\u00eb partive shqiptare dhe atyre t\u00eb komuniteteve, si dhe shp\u00ebrfaq\u00ebn ve\u00e7mas tensionet brenda komunitetit serb.<\/p>\n<p>Fushata u p\u00ebrshkua me nj\u00eb polarizim t\u00eb thell\u00eb politik, si brenda komunitetit shqiptar, ashtu edhe atij serb, me narrativa t\u00eb p\u00ebrqendruara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, integrimit euro-atlantik dhe luft\u00ebs p\u00ebr dominim brenda komuniteteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Sipas rezultateve preliminare t\u00eb <a href=\"https:\/\/kqz-ks.org\/publikimi-i-rezultateve-te-subjekteve-politike-dhe-kandidateve-pas-numerimit-dhe-verifikimit-ne-qendrat-komunale-te-numerimit\/\" target=\"_self\">Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve<\/a> (KQZ), L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti ka fituar me 40.96 p\u00ebr qind t\u00eb votave, por me nj\u00eb r\u00ebnie gati 10 p\u00ebr qind krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) \u00ebsht\u00eb e dyta me 22.55 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) mori 17.10 p\u00ebr qind t\u00eb votave. Koalicioni mes Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs mori 7.52 p\u00ebr qind t\u00eb votave. Nd\u00ebrkaq, komunitetet e tjera t\u00eb cilat nuk hyjn\u00eb n\u00eb p\u00ebrllogaritje me partit\u00eb shumic\u00eb, pasi i kan\u00eb ul\u00ebset e rezervuara, do t\u2019i ken\u00eb 20 deputet\u00eb \u2013 10 p\u00ebr serb\u00ebt dhe 10 p\u00ebr komunitetet e tjera pakic\u00eb.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/albini2017\/videos\/9528920887138981\" target=\"_self\">L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje<\/a> e p\u00ebrqendroi fushat\u00ebn e saj n\u00eb premtime p\u00ebr vazhdim t\u00eb reformave, luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe shtrim t\u00eb sovranitetit n\u00eb veriun e populluar kryesisht me serb\u00eb. Kurti p\u00ebrmendi arritjet e qeveris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb uljen e papun\u00ebsis\u00eb, rritjen e pag\u00ebs minimale dhe rritjen ekonomike t\u00eb vendit. Por, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i akuzuar partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qeverisur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, zyrtar\u00eb t\u00eb VV-s\u00eb e lidhin aktivitetin e tyre me narrativ\u00ebn se jan\u00eb t\u00eb varur nga Serbia.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, n\u00eb nj\u00ebrin prej tubimeve, tha se 9 shkurti <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/konjufca-9-shkurti-qarteson-nese-do-te-qeveriset-me-shqiptarizem-apo-bashke-me-beogradin\" target=\"_self\">qart\u00ebson<\/a> n\u00ebse do t\u00eb qeveriset me shqiptariz\u00ebm, apo bashk\u00eb me Beogradin&nbsp; Ai u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve ta p\u00ebrkrahin vazhdimin e qeverisjes s\u00eb LVV-s\u00eb dhe t\u00eb mos e kthejn\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb vitin 2017, kur p\u00ebr \u201c<em>formimin e qeveris\u00eb, partit\u00eb aktuale opozitare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb varura nga votat e deputet\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Serbe\u201d. <\/em><\/p>\n<p class=\" translation-block\">LVV-ja u p\u00ebrball me kritika p\u00ebr k\u00ebto akuza, sikurse edhe p\u00ebr d\u00ebshtimet n\u00eb sektor\u00ebt e arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, si dhe p\u00ebr raportet e acaruara me Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat kulmuan me <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/bashkimi-evropian-sanksione-kosove-\/32457967.html?utm_source=N+3+minuta&amp;utm_campaign=89d0b8a6ac-EMAIL_CAMPAIGN_2024_05_30_07_25&amp;utm_medium=email&amp;utm_term=0_-89d0b8a6ac-LIST_EMAIL_ID\" target=\"_self\">sanksione<\/a> nga BE-ja n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/bedrihamza.official\/videos\/1869272897210679\" target=\"_self\">Partia Demokratike e Kosov\u00ebs<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/abdixhiku\/videos\/1148678907042665\/\" target=\"_self\">Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs<\/a>, si partit\u00eb kryesore opozitare, kritikuan qeverin\u00eb p\u00ebr retorik\u00ebn p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe politikat agresive q\u00eb, sipas tyre, kan\u00eb d\u00ebmtuar marr\u00ebdh\u00ebniet me aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb dhe kan\u00eb penguar integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb NATO dhe BE. Ata premtuan nj\u00eb qasje m\u00eb diplomatike dhe bashk\u00ebpunuese n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, duke premtuar rikthimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Narrativat e partive serbe<\/strong><\/p>\n<p class=\" translation-block\">Te komuniteti serb, Lista Serbe mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/lista-serbe-e-akuzon-kqz-ne-se-po-ia-mohon-te-drejten-per-vezhgim-e-kontroll-ne-diten-e-zgjedhjeve\/\" target=\"_self\">kund\u00ebr<\/a> qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit, duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr retorik\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj serb\u00ebve dhe <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/srpskalista.net\/posts\/pfbid0u5wcZw4n8Qvm8D24ScgB6sY4BBfvFXRWeaNFhZ9uKps8dREGtCp3GsW5j49GZNNFl\" target=\"_self\">p\u00ebrpjekje<\/a> p\u00ebr t\u00eb minuar t\u00eb drejtat e tyre, \u201c<em>me q\u00ebllimin final q\u00eb t\u2019i d\u00ebboj\u00eb serb\u00ebt nga Kosova\u201d<\/em>. K\u00ebtij diskursi i fryn\u00eb edhe zyrtar\u00eb nga Serbia, t\u00eb cil\u00ebt vazhduan ta mb\u00ebshtesin List\u00ebn Serbe. Petar Petkoviq, drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, deklaroi se Kurti ka p\u00ebrdorur gjuh\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj serb\u00ebve, duke e portretizuar at\u00eb si nj\u00eb lider q\u00eb luan me ndjenjat komb\u00ebtare t\u00eb serb\u00ebve dhe promovon iden\u00eb e \u201dShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d.<\/p>\n<p>Fushata zgjedhore u karakterizua edhe me akuza t\u00eb nd\u00ebrsjella mes partive t\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Subjektet e reja serbe, si Partia p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb, e udh\u00ebhequr nga Nenad Rashiq, u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb sfidojn\u00eb dominimin e List\u00ebs Serbe, duke ofruar nj\u00eb alternativ\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuar e orientuar drejt integrimit n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. Lista Serbe, partia dominuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunitet me mb\u00ebshtetje nga Beogradi zyrtar, u <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/serbet-akuzojne-njeri-tjetrin-per-blerje-votash-\/33303980.html\" target=\"_self\">akuzua p\u00ebr blerje<\/a> votash dhe presion ndaj votuesve. Kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb pretenduan se ndihmat sociale prej 20,000 dinar\u00ebsh (rreth 170 euro) u shp\u00ebrndan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr votuesit e sigurt t\u00eb List\u00ebs Serbe. Nga ana tjet\u00ebr, partia e udh\u00ebhequr nga Nenad Rashiqi, minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb Kurti, u akuzua p\u00ebr shp\u00ebrndarje t\u00eb pajisjeve sht\u00ebpiake dhe subvencione bujq\u00ebsore nga buxheti i Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb fituar vota.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Lista Serbe shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsi edhe ndaj Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, duke <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/lista-serbe-akuzon-kqz-po-mohon-drejten-vezhgim-zgjedhje\/33271152.html\" target=\"_self\">pretenduar<\/a> se iu mohua e drejta p\u00ebr v\u00ebzhgim dhe kontroll n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve dhe se p\u00ebrb\u00ebrja e komisioneve zgjedhore favorizonte partit\u00eb rivale.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga themelimi i saj n\u00eb vitin 2013, Lista Serbe <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/cfare-fituan-serbet\/33309747.html\" target=\"_self\">rrezikon<\/a> t\u00eb humbas\u00eb dominimin e saj me mbi 10 vendet e rezervuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Sipas rezultateve preliminare t\u00eb KQZ-s\u00eb, nj\u00eb nga k\u00ebto vende pritet t\u2019i takoj\u00eb Partis\u00eb p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb, gj\u00eb q\u00eb reflekton nj\u00eb pluraliz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh politik brenda komunitetit serb. N\u00eb zgjedhjet parlamentare kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb 6 parti politike, gj\u00eb q\u00eb nuk kishte ndodhur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u2013 Lista Serbe, Partia p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb, L\u00ebvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Drejt\u00ebsia Popullore Qytetare. Ajo q\u00eb i bashkonte pes\u00eb nga gjasht\u00eb prej k\u00ebtyre partive ishte p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund hegjemonis\u00eb s\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrhyrja e Serbis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p class=\" translation-block\"><a href=\"https:\/\/www.eeas.europa.eu\/eom-kosovo-2025\/peaceful-and-vibrant-election-process-despite-harsh-rhetoric-reflecting-deep-divisions_en\" target=\"_self\">Misioni v\u00ebzhgues i Bashkimit Europian<\/a> <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/misioni-be-pozitive-me-te-meta-zgjedhjet-kosove\/33311087.html\" target=\"_self\">vler\u00ebsoi<\/a> zgjedhjet si \u201cpaq\u00ebsore dhe konkurruese\u201d, por kritikoi polarizimin e debatit politik dhe nd\u00ebrhyrjen e Serbis\u00eb p\u00ebrmes presionit ndaj votuesve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">N\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, misioni i BE-s\u00eb e p\u00ebrmendi gjuh\u00ebn negative dhe nxit\u00ebse t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet ndaj medias dhe gjyq\u00ebsorit, nd\u00ebrhyrjen e Serbis\u00eb p\u00ebrmes trysnis\u00eb ndaj votuesve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe kritikat e nj\u00eb zyrtari <a href=\"https:\/\/x.com\/RichardGrenell\/status\/1886418809629884697?ref_src=twsrctfwtwcamptweetembedtwterm1886418809629884697twgr17c8b8bbe465e5a35dfb3e8d406d465aa3a4aae3twcons1_&amp;ref_url=httpswww.evropaelire.orgarichard-grenell-qeveria-kurti-partnere-jo-e-besueshme-33301757.html\" target=\"_self\">amerikan<\/a> gjat\u00eb fushat\u00ebs ndaj kryeministrit Albin Kurti. \u201cShum\u00eb bashk\u00ebbisedues raportuan p\u00ebr presion nga an\u00ebtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe mbi votuesit dhe kishte nd\u00ebrhyrje t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritshme nga Serbia\u201d, ka th\u00ebn\u00eb shefja e misionit t\u00eb BE-s\u00eb, Nathalie Loiseau<strong>. <\/strong><\/p>\n<p>Me ndryshimet e Ligjit p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme supozohej q\u00eb Komisioni Qendror Zgjedhor t\u2019i jap\u00eb rezultatet preliminare t\u00eb subjekteve pak or\u00eb pas mbylljes s\u00eb kutive t\u00eb votimit. Por, d\u00ebshtoi ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak se sistemi elektronik p\u00ebr futjen e t\u00eb dh\u00ebnave nuk funksionoi p\u00ebr disa or\u00eb, me \u00e7\u2019rast u ngrit\u00ebn edhe dyshime p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e manipulimeve.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Z\u00ebvend\u00ebskryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Besnik Bislimi, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Varshav\u00eb t\u00eb Polonis\u00eb, <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/bislimi-ne-varshave-kosova-u-perball-me-kercenime-te-sigurise\" target=\"_self\">deklaroi<\/a> se Kosova u p\u00ebrball me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201c&#8230;e p\u00ebrjetuam drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb siguris\u00eb, p\u00ebr sa u p\u00ebrket sulmeve n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, por edhe nj\u00eb frekuenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb sofistikuar dhe intensive t\u00eb shp\u00ebrndarjes dhe prodhimit t\u00eb informacioneve t\u00eb rreme, shum\u00eb t\u00eb sofistikuar p\u00ebr sa u p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve dhe koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrzgjedhur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bislimi n\u00eb margjinat e takimit n\u00eb nivel ministrash p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje europiane, organizuar nga Presidenca e Polonis\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">P\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin zgjedhor ka folur edhe ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, <a href=\"https:\/\/bsky.app\/profile\/pristina.diplo.de\/post\/3lihdtzgup22u\" target=\"_self\">Jorn Rohde<\/a>.<\/p>\n<p>Tek e ka shp\u00ebrndar\u00eb shqet\u00ebsimin e ngritur nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Gjermanis\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Serbi, Rohde ka th\u00ebn\u00eb se ndikimi i autoriteteve t\u00eb Beogradit zyrtar shtrihet p\u00ebrtej kufirit serb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto sulme dhe fushata shtrihen p\u00ebrtej kufirit serb. Si\u00e7 ka theksuar shefja e Misionit t\u00eb V\u00ebzhguesve n\u00eb Kosov\u00eb, Nathalie Loiseau, Serbia nd\u00ebrhyri n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb duke k\u00ebrkuar vota p\u00ebr List\u00ebn Serbe. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Serbia n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabaz\u00eb akuzon Kosov\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e protestave n\u00eb Serbi, pa asnj\u00eb prov\u00eb\u201d, ka shkruar Rohde.<\/p>\n<p>Gjuh\u00ebn polarizuese dhe rritjen e retorik\u00ebs populiste e nacionaliste e ka p\u00ebrmendur edhe nj\u00eb delegacion i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, q\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale vizitoi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cDelegacioni njohu peizazhin pluralist dhe dinamik politik, me 28 lista kontestuese q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb komunitetet shumic\u00eb dhe joshumic\u00eb, duke u ofruar votuesve nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb zgjedhjesh. Megjithat\u00eb, disa bashk\u00ebbisedues ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime p\u00ebr rritjen e retorik\u00ebs populiste dhe nacionaliste, si dhe p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe gjuh\u00ebs p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse. Ata paralajm\u00ebruan se trende t\u00eb tilla mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb demokracin\u00eb dhe kohezionin nd\u00ebretnik dhe gjithashtu mund t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e grave n\u00eb zgjedhje dhe politik\u00eb, pavar\u00ebsisht nga kuota gjinore n\u00eb listat e partive\u201d, shkruante n\u00eb komunikat\u00ebn e delegacionit.<\/p>\n<p>Pas num\u00ebrimit t\u00eb votave nga diaspora, atyre me kusht dhe trajtimit t\u00eb afateve t\u00eb ankesave, KQZ-ja do t\u2019i shpall\u00eb rezultatet finale, pas s\u00eb cilave hapet rruga p\u00ebr konsituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe m\u00eb pas formimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se LVV-ja fitoi shumic\u00ebn e votave, mungesa e nj\u00eb shumice absolute n\u00eb Kuvend e b\u00ebn t\u00eb nevojshme formimin e koalicioneve.<\/p>\n<p class=\" translation-block\"><em>*Ky artikull publikohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Iniciativ\u00ebs Rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor kund\u00ebr dezinformimit.<\/em>&nbsp;<a href=\"https:\/\/antidisinfo.net\/database\/\" target=\"_self\">\u201cQendra kund\u00ebr dezinformatave n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdash\u00ebse p\u00ebrmes gazetaris\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebse.\u201d<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Fitim Gashi\u00a0 &nbsp; Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit 2025 sh\u00ebnuan nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit, duke sjell\u00eb disa ndryshime n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb votuesit u dhan\u00eb partive shqiptare dhe atyre t\u00eb komuniteteve, si dhe shp\u00ebrfaq\u00ebn ve\u00e7mas tensionet brenda komunitetit serb. Fushata u p\u00ebrshkua me nj\u00eb polarizim t\u00eb thell\u00eb politik, si brenda [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":18,"featured_media":6447,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[363,1242],"tags":[1920,2309,2438],"ppma_author":[28],"class_list":["post-12477","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-disinfo","category-in-depth-story","tag-fushata","tag-kuvendi","tag-zgjedhjet-parlamentare"],"authors":[{"term_id":28,"user_id":18,"is_guest":0,"slug":"disinfo","display_name":"Disinfo","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Sbunker_FAKE_NEWS_001-min1647858578.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Sbunker_FAKE_NEWS_001-min1647858578.jpg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"Disinfo","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/18"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12477"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12477\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12531,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12477\/revisions\/12531"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6447"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12477"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=12477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}