{"id":1289,"date":"2023-11-04T14:27:17","date_gmt":"2023-11-04T13:27:17","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1289"},"modified":"2023-12-18T15:15:52","modified_gmt":"2023-12-18T14:15:52","slug":"shtate-sugjerime-per-rektoren-e-re-ose-rektorin-e-ri-te-universitetit-te-prishtines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/shtate-sugjerime-per-rektoren-e-re-ose-rektorin-e-ri-te-universitetit-te-prishtines\/","title":{"rendered":"Shtat\u00eb sugjerime p\u00ebr rektoren e re ose rektorin e ri t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>Tani q\u00eb jemi n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjes s\u00eb rektores ose rektorit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs (UP), konsiderojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte\u00a0<\/em><em>ajo\/ai\u00a0p\u00ebr ta ngritur UP-n\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00eb institucioni q\u00eb me merit\u00eb t\u00eb plot\u00eb do ta mbante emrin \u201cuniversitet\u201d. Lista e sugjerimeve mund t\u00eb jet\u00eb e gjat\u00eb, por k\u00ebtu po i radhisim, jo medoemos sipas r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb, disa prej tyre q\u00eb i konsiderojm\u00eb m\u00eb ky\u00e7e dhe m\u00eb urgjente p\u00ebr universitetin.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>S\u00eb pari<\/strong>, rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb siguronte literatur\u00eb p\u00ebr programet studimore t\u00eb universitetit. Nuk do mend se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb botuar dhe t\u00eb pranishme n\u00eb raftet e bibliotekave t\u00eb fakulteteve, universitet nuk mund t\u00eb ket\u00eb. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej\u00a0duke shtuar buxhetin p\u00ebr pasurimin e fondeve t\u00eb bibliotekave t\u00eb fakulteteve t\u00eb universitetit dhe duke aktivizuar botimet universitare, qoft\u00eb duke mb\u00ebshtetur botimin e librave autorial\u00eb t\u00eb personelit akademik, qoft\u00eb duke nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb fort\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb botimit t\u00eb literatur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkthyer p\u00ebr nevojat e student\u00ebve dhe personelit akademik. Njohja e p\u00ebrkthimeve t\u00eb tilla dhe poentimi i tyre, si pjes\u00eb e procesit\u00a0 t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs dhe avancimit n\u00eb thirrje akademike t\u00eb personelit akademik, do t\u00eb ndihmonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb dyti<\/strong>, rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb nd\u00ebrmerrte hapa konkret\u00eb dhe t\u00eb duksh\u00ebm p\u00ebr ta orientuar UP-n\u00eb drejt k\u00ebrkimit shkencor. Duke kombinuar komponent\u00ebt e m\u00ebsimdh\u00ebnies, studimit dhe k\u00ebrkimit shkencor, universiteti do t\u00eb ishte m\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ofronte programe studimore pasdiplomike, posa\u00e7\u00ebrisht programe t\u00eb doktorat\u00ebs dhe do t\u00eb rriste cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb tij. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej\u00a0duke ofruar mb\u00ebshtetje dhe kushte leht\u00ebsuese e mund\u00ebsuese p\u00ebr k\u00ebrkime shkencore, duke rezervuar buxhet p\u00ebr secilin fakultet q\u00eb arsyeton at\u00eb me planifikimin dhe realizimin e projekteve k\u00ebrkimore. Personeli akademik do t\u00eb inkurajohej t\u00eb kryente projekte k\u00ebrkimore, duke iu llogaritur koha e shpenzuar n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb pun\u00ebs dhe duke u shkarkuar nga nj\u00eb pjes\u00eb e or\u00ebve t\u00eb m\u00ebsimit. K\u00ebshtu, personeli i interesuar dhe i aft\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebrkime shkencore do t\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsonte norm\u00ebn e pun\u00ebs jo vet\u00ebm me or\u00eb m\u00ebsimi (ligj\u00ebrata a ushtrime), por edhe me koh\u00eb p\u00ebr projekte k\u00ebrkimore. Investimi i universitetit n\u00eb institute, qendra e programe k\u00ebrkimore e botuese, do t\u00eb mund\u00ebsonte v\u00ebnien dhe mbajtjen e kontakteve dhe bashk\u00ebpunimeve me universitetet dhe komunitetin akademik edhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb treti<\/strong>, rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb garantonte misionin e UP-s\u00eb si qend\u00ebr e prodhimit dhe kultivimit t\u00eb mendimit e konversacionit akademik lokal, t\u00eb shprehur dhe t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb. Politika aktuale p\u00ebr financimin e botimeve t\u00eb monografive dhe punimeve shkencore t\u00eb personelit akademik, nuk e mb\u00ebshtet fare botimin e monografive dhe t\u00eb punimeve shkencore brenda vendit, as n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, as n\u00eb ndonj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb vendit. Kjo rregullore, ose fryma e saj, rezulton n\u00eb shkrim shkencor vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe vet\u00ebm n\u00eb botime n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb botuese t\u00eb vendeve t\u00eb huaja. Si e till\u00eb, kjo politik\u00eb do t\u00eb duhej rishikuar q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb edhe botimet brenda vendit ton\u00eb q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb standardet rigoroze akademike. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj, revistat shkencore t\u00eb UP-s\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb vazhdonin, nd\u00ebrsa fakultetet dhe departamentet t\u00eb inkurajohen t\u00eb botonin revista shkencore me redaksi dhe recension nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit dhe intitucionet e tjera relevante, revistave aktuale dhe atyre q\u00eb mund t\u00eb botoheshin n\u00eb t\u00eb ardhmen, do t\u00eb duhej t\u2019u sigurohej numri serik nd\u00ebrkomb\u00ebtar (ISSN) dhe t\u00eb ndihmohej an\u00ebtar\u00ebsimi i tyre n\u00eb platforma kredibile nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb kat\u00ebrti<\/strong>, rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb siguronte shfryt\u00ebzimin m\u00eb efikas t\u00eb kapaciteteve ekzistuese t\u00eb personelit akademik t\u00eb UP-s\u00eb. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej duke rimenduar politikat e avancimit t\u00eb personelit akademik p\u00ebr t\u00eb hartuar politika e procedura m\u00eb efikase e m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb avancimit t\u00eb personelit q\u00eb plot\u00ebson kriteret p\u00ebr avancim. Aktualisht, politikat e zgjedhjes dhe avancimit t\u00eb personelit p\u00ebrcaktojn\u00eb procese t\u00eb ngadalshme dhe t\u00eb tejzgjatura, q\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb kufizime e vonesa t\u00eb rekrutimin t\u00eb personelit akademik dhe q\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb, pengojn\u00eb zhvillimin dhe akreditimin e programeve.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb pesti<\/strong>, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb fakulteteve duke i pajisur klasat m\u00ebsimore me mjetet e nevojshme p\u00ebr konkretizim t\u00eb m\u00ebsimit, si, s\u00eb paku, kompjuter t\u00eb lidhur me projektor dhe internet n\u00eb secil\u00ebn klas\u00eb, rektori\/ja do t\u00eb mund t\u00eb krijonte ambient m\u00eb mir\u00ebprit\u00ebs n\u00eb kampusin universitar, si brenda fakulteteve, ashtu dhe n\u00eb hap\u00ebsirat e jashtme. Kjo do t\u2019i inkurajonte student\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb brenda tij p\u00ebr studim, socializim e pushim. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej\u00a0duke ruajtur hap\u00ebsirat ekzistuese dhe p\u00ebrshtatur ato p\u00ebr student\u00ebt, por edhe duke krijuar hap\u00ebsira t\u00eb reja n\u00eb kampus, si p\u00ebr shembull kopshte t\u00eb gjelb\u00ebruara, kafebare e dhoma t\u00eb posa\u00e7me me infrastruktur\u00eb p\u00ebr llaptop\u00eb dhe, ku student\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb studionin, t\u00eb \u00e7lodheshin dhe t\u00eb nd\u00ebrvepronin mes tyre.\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb sidomos e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr student\u00ebt e programeve pasdiplomike, nevojat e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb m\u00eb specifike. Gjithashtu,\u00a0rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb kujdesej p\u00ebr nevojat e ve\u00e7anta t\u00eb student\u00ebve me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, duke\u00a0ofruar hap\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe kujdes p\u00ebr ta.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb gjashti<\/strong>, rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb sigurohej q\u00eb student\u00ebve t\u2019u ofrohen\u00a0sh\u00ebrbime administrative sa m\u00eb t\u00eb lehta dhe sa m\u00eb t\u00eb shpejta, pa nd\u00ebrlikime burokratike dhe pa vonesa e k\u00ebrkesa arbitrare. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej duke aktivizuar ose krijuar mekanizma mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe vler\u00ebsues t\u00eb sh\u00ebrbimit studentor n\u00eb administrat\u00ebn qendrore dhe n\u00eb fakultete. Rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb kishte parasysh pozit\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb student\u00ebve t\u00eb doktorat\u00ebs, duke\u00a0u mund\u00ebsuar atyre bursa ose, s\u00eb paku, leht\u00ebsime n\u00eb pages\u00ebn e studimeve t\u00eb doktorat\u00ebs, pasi, fundja, me hulumtimet dhe disertacionet e tyre, ata dhe ato e pasurojn\u00eb komponentin k\u00ebrkimor t\u00eb universitetit.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb shtati<\/strong>, rektori\/ja do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb tij\/saj q\u00eb ta siguroj\u00eb integritetin e UP-s\u00eb dhe ta mbroj\u00eb at\u00eb nga nd\u00ebrhyrja e pushtetit politik\u00a0n\u00eb autonomin\u00eb e universitetit. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb arrihej duke fuqizuar instancat e universitetit q\u00eb t\u00eb adresojn\u00eb problemet t\u00eb cilat e cenojn\u00eb integritetin akademik t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sigurisht, se me k\u00ebt\u00eb list\u00eb, q\u00eb tenton t\u00eb identifikoj\u00eb nevojat m\u00eb ky\u00e7e dhe m\u00eb urgjente t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, nuk pretendojm\u00eb t\u00eb flasim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personelit akademik, as t\u00eb ofrojm\u00eb nj\u00eb list\u00eb p\u00ebrfundimtare nevojash t\u00eb personelit akademik ose t\u00eb student\u00ebve t\u00eb tij, por vet\u00ebm t\u00eb ofrojm\u00eb sugjerime q\u00eb burojn\u00eb nga p\u00ebrvojat tona si punonj\u00ebs t\u00eb UP-s\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tani q\u00eb jemi n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjes s\u00eb rektores ose rektorit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs (UP), konsiderojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte\u00a0ajo\/ai\u00a0p\u00ebr ta ngritur UP-n\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00eb institucioni q\u00eb me merit\u00eb t\u00eb plot\u00eb do ta [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":27,"featured_media":1290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[680,664,679],"ppma_author":[37,700],"class_list":["post-1289","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-education","tag-kosovo","tag-university-of-prishtina"],"authors":[{"term_id":37,"user_id":27,"is_guest":0,"slug":"abdulla-rexhepi","display_name":"Abdulla Rexhepi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Rexhepi","first_name":"Abdulla","description":""},{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1292,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289\/revisions\/1292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1289"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}