{"id":1300,"date":"2022-08-25T14:36:14","date_gmt":"2022-08-25T13:36:14","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1300"},"modified":"2023-12-18T15:19:13","modified_gmt":"2023-12-18T14:19:13","slug":"veshja-e-shamise-myslimane-ne-shkolla-nje-pikepamje-liberale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/veshja-e-shamise-myslimane-ne-shkolla-nje-pikepamje-liberale\/","title":{"rendered":"Veshja e shamis\u00eb myslimane n\u00eb shkolla: Nj\u00eb pik\u00ebpamje liberale"},"content":{"rendered":"<p>Rishtazi n\u00eb Kosov\u00eb u ndez debati rreth veshjes s\u00eb shamis\u00eb myslimane n\u00eb arsimin parauniversitar n\u00eb Kosov\u00eb, si rezultat i nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/gjate\/rikthimi-i-nismes-per-lejimin-e-bartjes-se-shamise-ne-shkolla\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fushate<\/a>\u00a0t\u00eb nisur n\u00eb rrjete sociale nga komuniteti mysliman. Kjo fushat\u00eb b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb akti n\u00ebnligjor, nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=10128\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">udh\u00ebzimi administrativ t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>\u00a0t\u00eb vitit 2010 (dhe m\u00eb pas t\u00eb vitit 2014) i cili n\u00eb nj\u00ebrin prej neneve t\u00eb tij ua ndalon nx\u00ebn\u00ebs\u00ebve \u201cbartjen e uniform\u00ebs fetare\u201d n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Debati po zhvillohet kryesisht n\u00eb mes dy pal\u00ebve me bindje diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta. Megjithk\u00ebt\u00eb, duket se p\u00ebrkrah\u00ebsit e lejimit t\u00eb veshjes s\u00eb shamis\u00eb n\u00eb shkolla, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb\u00a0nj\u00eb mendje se termi \u201cuniform\u00eb fetare\u201d n\u00ebnkupton edhe shamin\u00eb myslimane.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se debati mbi mbajtjen e shamis\u00eb n\u00eb shkolla ka degraduar n\u00eb diskutime jorelevante, mbase nuk \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt q\u00eb qysh n\u00eb fillim t\u00eb rikujtojm\u00eb se tema e debatit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr opinionet, q\u00ebndrimet dhe shijet tona n\u00eb lidhje me veshjen islame, as p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si vishemi ne personalisht, as se si i veshim ose do t\u00eb donim t\u00eb visheshin f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, por n\u00ebse shteti duhet t\u2019ua ndaloj\u00eb nx\u00ebn\u00ebseve t\u00eb mitura veshjen e shamis\u00eb myslimane, pavar\u00ebsisht n\u00ebse ajo veshje vjen nga vendimi ose ndikimi i familjes ose nga zgjedhja e lir\u00eb personale.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, pavar\u00ebsisht kuptimit t\u00eb \u201cuniform\u00ebs fetare\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt n\u00ebnligjor dhe pavar\u00ebsisht zbatimit t\u00eb tij n\u00eb praktik\u00eb, n\u00eb vijim, radhis disa v\u00ebrejtje nga vrojtimet e debatit n\u00eb fjal\u00eb, duke ofruar komente p\u00ebr secil\u00ebn prej tyre, duke u nisur nga nj\u00eb pik\u00ebpamje liberale e pushtetit shtet\u00ebror dhe e konceptit t\u00eb shekullarizmit, q\u00eb argumenton se v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb justifikim liberal p\u00ebr ndalimin e mbajtjes s\u00eb shamis\u00eb myslimane nga ana e nx\u00ebn\u00ebseve n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p><strong>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat teologjik a etik, por nj\u00eb debat mes liberalizmit dhe totalitarizmit<\/strong><\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb synon ta edukoj\u00eb komunitetit mysliman se shamia nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e teksteve burimore t\u00eb Islamit, dometh\u00ebn\u00eb Kuranit. Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto konkluzione, nxirren p\u00ebrfundime rreth relevanc\u00ebs a jorelevanc\u00ebs morale t\u00eb veshjes s\u00eb shamis\u00eb. Gjithashtu, debati esht\u00eb duke u zhvilluar n\u00eb kontekstin e t\u00eb drejtave t\u00eb grave. Nj\u00ebra pal\u00eb argumenton se shamia ka nj\u00eb simboliz\u00ebm ideologjik q\u00eb tregon p\u00ebr shtypjen e grave myslimane, pala\u00a0tjet\u00ebr argumenton se shamia \u00ebsht\u00eb \u00e7lirim i gruas.<\/p>\n<p>K\u00ebto \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb krejt t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr debatin, sepse tema nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shamin\u00eb si veshje t\u00eb\u00a0normuar a jo me tekste burimore fetare, e as p\u00ebr shamin\u00eb si veshje q\u00eb pasqyron patriarkatin a emancipimin n\u00eb Islam. N\u00eb thelb, tema \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shteti ose ndonj\u00eb institucion shtet\u00ebror duhet t\u2019ua ndaloj\u00eb vijimin e shkollimit vajzave t\u00eb mitura q\u00eb veshin shamin\u00eb ose t\u2019i detyroj\u00eb ato t\u00eb ndjekin shkollimin e detyruesh\u00ebm sipas ligjit, por pa veshjen e shamis\u00eb, pavar\u00ebsisht interpretimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb veshjes s\u00eb shamis\u00eb t\u00eb p\u00ebcaktuar sipas jurispudenc\u00ebs Islame.<\/p>\n<p>Prandaj, diskutimet teologjike dhe q\u00ebndrimet personale e grupore mbi teologjin\u00eb dhe tradit\u00ebn fetare duhet l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb debatit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm si konceptohet shoq\u00ebria: si liberale a si totalitare. Shoq\u00ebria liberale e duron larmin\u00eb dhe ushqen toleranc\u00eb n\u00eb mes grupeve e komuniteteve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe q\u00eb nuk e p\u00eblqejn\u00eb gjithaq nj\u00ebri-tjetrin, kurse shoq\u00ebria totalitare do me nj\u00ebjtrajt\u00ebsu shoq\u00ebrin\u00eb sipas parap\u00eblqimeve t\u00eb nj\u00eb grupi a ideologjie, qoft\u00eb edhe me kufizime, imponime a me dhun\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e debatit p\u00ebr veshjen e shamis\u00eb n\u00eb shkolla, shoq\u00ebria liberale do ta lejonte at\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb, diversitetit, mosnd\u00ebrhyrjes s\u00eb shtetit n\u00eb sfer\u00ebn e familjes, shekullarizmit liberal, nd\u00ebrsa shoq\u00ebria totalitare do ta ndalonte at\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb uniformitetit kulturor, k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb identitetit kolektiv, shekullarizmit agresiv ose ndonj\u00eb interesi t\u00eb supozuar shtet\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>Ky nuk \u00ebsht\u00eb debat\u00a0identitar as politik, por nj\u00eb debat ligjor<\/strong><\/p>\n<p>Debati ka rr\u00ebshqitur n\u00eb nj\u00eb kahje q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e shamis\u00eb myslimane e trajton nga pik\u00ebpamja identitare komb\u00ebtare. K\u00ebsisoj, kund\u00ebrshtar\u00ebt flasin p\u00ebr identitetin shqiptar dhe shamin\u00eb myslimane, duke i v\u00ebn\u00eb ato n\u00eb raporte dikotomike, ku shamia p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnon identitetin kulturor shqiptar. K\u00ebshtu, debati rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb grindje t\u00eb panevojshme identitare n\u00eb nivel simbolik.<\/p>\n<p>Kjo pik\u00ebpamje hamend\u00ebson nj\u00eb trajt\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb identitetit shqiptar dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, neglizhon komunitetet joshqiptare n\u00eb vend. M\u00eb pas, n\u00eb pajtim me k\u00ebto, ngul k\u00ebmb\u00eb q\u00eb identiteti shqiptar p\u00ebrjashton \u00e7far\u00ebdo shprehje a praktik\u00eb q\u00eb nuk i shkon p\u00ebrshtati trajt\u00ebs s\u00eb hamend\u00ebsuar dhe, duke neglizhuar komunitetet joshqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim, nuk merr parasysh mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebr disa komunitete veshja e shamis\u00eb (ose \u00e7far\u00ebdo veshje tjet\u00ebr fetare) nuk p\u00ebrb\u00ebn kurrfar\u00eb problemi identitar etnik sepse \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e e r\u00ebnd\u00ebsishme e praktikave kulturore t\u00eb komunitetit. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, identiteti etnik dhe fetar jo medoemos e p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por e p\u00ebrplot\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb diskutoheshin implikimet identitare dhe politike t\u00eb mbajtjes s\u00eb shamis\u00eb myslimane, ajo kishte me qen\u00eb nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb debat tjet\u00ebr, ngaq\u00eb k\u00ebto implikime, t\u00eb supozuara, t\u00eb mundshme ose reale, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe veshja e shamis\u00eb n\u00eb shkolla (ose kudo), n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb diskutohen bashk\u00eb. Un\u00eb mund t\u00eb kem nj\u00eb mendim p\u00ebr aspektet identitare e politike t\u00eb nj\u00eb veshjeje t\u00eb caktuar, por nuk e marr\u00eb k\u00ebt\u00eb si arsye p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e shtetit n\u00eb kufizimin a mb\u00ebshtetjen e asaj veshjeje, sidomos n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri shum\u00ebtnike dhe shum\u00ebkulturore.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi armiq\u00ebsor ndaj shamis\u00eb n\u00eb shkolla e kthen k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb luft\u00eb simbolike, duke krijuar bllokun e \u201ct\u00eb p\u00ebrjashtuarve\u201d n\u00eb mesin e komunitetit besimtar mysliman ose, p\u00ebr m\u00eb keq, duke rrezikuar t\u00eb radikalizoj\u00eb ata, ngaq\u00eb ushqen pretendimin, jo rall\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur nga nj\u00eb pjes\u00eb e z\u00ebshme e klerit dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb komunitetit, p\u00ebr trajtimin diskriminues t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb shtet a n\u00eb institucionet publike.<\/p>\n<p><strong>Familjes i njihet e drejta ta vesh\u00eb f\u00ebmij\u00ebn sipas stilit q\u00eb zgjedh ajo<\/strong><\/p>\n<p>Shteti ia njeh familjes t\u00eb drejt\u00ebn t\u2019i edukoj\u00eb dhe t\u2019i vesh\u00eb f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb rriten n\u00eb gjirin e saj sipas vlerave dhe stilit q\u00eb ajo zgjedh, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb raste kur f\u00ebmija detyrohet me dhun\u00eb ose n\u00eb forma q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb e mitur nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhje t\u00eb lir\u00eb t\u00eb mbajtjes s\u00eb saj, andaj familja nuk b\u00ebn ta vesh\u00eb at\u00eb sipas tradit\u00ebs islame. Ky arsyetim \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm nga dy aspekte. S\u00eb pari, arsyetimi sugjeron se t\u00eb miturat q\u00eb vishen sipas tradit\u00ebs Islame e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb si rezultat i imponimit nga familja dhe aspak si zgjedhje personale. S\u00eb dyti, e neglizhon faktin se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, \u00ebsht\u00eb familja ajo q\u00eb kryesisht vendos\u00eb se si t\u00eb vishen f\u00ebmij\u00ebt dhe se f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb m\u00eb pak liri p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb p\u00ebr veshjen e tyre. Andaj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr ndonj\u00eb liri aq t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb miturve p\u00ebr t\u2019u veshur si t\u00eb duan vet\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs t\u00eb rinjt\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb liri nga familja p\u00ebr t\u00eb zgjedhur rrobat e tyre. Dikush prej tyre shkon m\u00eb tep\u00ebr pas mod\u00ebs mbizot\u00ebruese, dikush pas nj\u00eb kulture me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb identifikohet, (p.sh.: pas ndonj\u00eb rryme muzikore), dikush tjet\u00ebr pas nj\u00eb subkulture q\u00eb sfidon prirjet mbizot\u00ebruese t\u00eb veshjes, dikush pas nj\u00eb tradite fetare, e t\u00eb tjera. Kjo \u00ebsht\u00eb faz\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e zhvillimit t\u00eb identitetit t\u00eb njeriut, kur adoleshenti ushtron lirin\u00eb e identifikimit me nj\u00eb grup, tradit\u00eb, kultur\u00eb, duke qen\u00eb aktiv n\u00eb p\u00ebrzgjedhjet q\u00eb i b\u00ebn. Natyrisht, kjo vlen edhe p\u00ebr adoleshentet q\u00eb jan\u00eb m\u00eb aktive n\u00eb vendimin e tyre p\u00ebr t\u00eb veshur shamin\u00eb; ato jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim drejt autenticitetit, dometh\u00ebn\u00eb drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb veteve t\u00eb tyre sipas zgjedhjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ndalimi i nj\u00eb veshjeje t\u00eb caktuar, (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast fetare), ose imponimi i nj\u00eb veshjeje p\u00ebrb\u00ebn kufizim t\u00eb liris\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb keq, n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kur t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb n\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb e t\u00eb sillen si t\u00eb pjekur. Andaj, \u00ebsht\u00eb e panevojshme q\u00eb shteti t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb stilet e veshjeve dhe, p\u00ebr m\u00eb keq, diskriminuese, duke ve\u00e7uar me kufizim nj\u00eb stil veshjeje q\u00eb motivohet nga besimi fetar.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00ebt demokratike nuk mund t\u00eb mbyllen<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb arsyetim i pal\u00ebs kund\u00ebrshtuese t\u00eb shamis\u00eb thot\u00eb se komuniteti i besimtar\u00ebve nuk e ka hallin tek t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e grave, por e p\u00ebrdor k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mbajtjen e shamis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasinqert\u00eb dhe instrumentale p\u00ebr arsye tjera. Pra, sipas k\u00ebtij arsyetimi, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrim parimor ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb grave, por vet\u00ebm thirret n\u00eb to sa p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb buron nga besim fetar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shoq\u00ebrit\u00eb demokratike nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hetime se si e ku formohen pik\u00ebpamjet dhe q\u00ebndrimet politike t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre dhe t\u00eb censuroj\u00eb pik\u00ebpamjet dhe q\u00ebndrimet q\u00eb motivohen nga besime fetare. Natyrisht q\u00eb komunitetet fetare dhe etnike do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb politik\u00eb duke sjell\u00eb animet e tyre bot\u00ebkuptimore dhe ideologjike n\u00eb debatin dhe aren\u00ebn politike. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00eb natyra e\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/90506\/politika-si-pasion-dhe-anim\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">politik\u00ebs<\/a>.<\/p>\n<p>Askujt nuk mund t\u2019i ndalohet p\u00ebrdorimi i rrug\u00ebve demokratike n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb qytetarit, as at\u00ebher\u00eb kur ka dyshime\u00a0n\u00eb motivet e atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00eb demokratike p\u00ebr ushtrimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre.\u00a0Ne mund t\u00eb mbajm\u00eb q\u00ebndrimet, arsyetimet, mosp\u00eblqimet, kritikat tona p\u00ebr veshjen islame me shami a pa shami, ose p\u00ebr cil\u00ebndo veshje q\u00eb motivohet nga tradita fetare a komb\u00ebtare, nga prirjet e mod\u00ebs, nga shija personale, etj, por t\u00eb mos justifikojm\u00eb shtetin q\u00eb v\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim mekanizmat shtr\u00ebngues e ideologjik\u00eb t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb imponuar q\u00ebndrimet tona rreth veshjes gjer\u00ebsisht n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Shamia n\u00eb shkoll\u00eb nuk e c\u00ebnon shekullarizmin<\/strong><\/p>\n<p>Debati ka ngritur nj\u00eb shqet\u00ebsim se dukja e shamive n\u00eb shkoll\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon shekullarizmin, pasi cenohet parimi i ndarjes s\u00eb fes\u00eb nga shteti, dhe k\u00ebsisoj institucionet publike nuk jan\u00eb t\u00eb mbrojtura nga feja. Sipas k\u00ebsaj logjike, i bie se shamia (si dhe shum\u00eb aspekte t\u00eb dukshme t\u00eb besimit fetar) kudo n\u00eb institucione dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat, pra jo vet\u00ebm n\u00eb shkolla dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mitura, gjithashtu p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr shekullarizmin. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimi logjik i pretendimit se dukja e shamis\u00eb n\u00eb shkolla nuk shkon me parimin shekullarist t\u00eb ndarjes, ndon\u00ebse, natyrisht, jo t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e shamis\u00eb n\u00eb shkolla e mb\u00ebshtesin ndalimin e shamis\u00eb p\u00ebr grat\u00eb e rritura n\u00eb institucionet publike.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpamje drit\u00ebshkurt\u00ebr dhe bazohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb kuptuar t\u00eb gabuar t\u00eb shekullarizmit. Ndalimi i shfaqjes s\u00eb fes\u00eb n\u00eb institucione publike nuk \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e shekullarizmit politik dhe karakterik shekullar t\u00eb shtetit. N\u00eb debatin n\u00eb fjal\u00eb, shteti mban q\u00ebndrim asnjan\u00ebs dhe nuk nd\u00ebrhyn p\u00ebr t\u00eb ndaluar nj\u00eb praktik\u00eb fetare n\u00eb institucione publike. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shekullarizmi do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej n\u00ebse shteti do t\u00eb merrte an\u00eb, duke normuar mbajtjen e shamis\u00eb n\u00eb institucione publike, dhe assesi duke lejuar mbajtjen e saj.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, nj\u00eb lloj shekullarizmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr ndaj shfaqjes s\u00eb praktikave fetare n\u00eb shkolla dhe institucione publike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb modeli francez, mund ta ndaloj\u00eb veshjen e shamis\u00eb n\u00eb shkolla, mir\u00ebpo, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, konceptimi dhe praktika e shekullarizmit\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/89685\/ne-mbrojtje-te-shekullarizmit-politik\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vazhdon t\u00eb mbetet fush\u00ebbetej\u00eb n\u00eb mes forcave shoq\u00ebrore<\/a>\u00a0dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb etabluar nj\u00eb model i shekullarizmit. Shekullarizmi yn\u00eb, tash p\u00ebr tash, nuk e arsyeton ndalimin e veshjes fetare n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Ndalimi i veshjes s\u00eb shamis\u00eb n\u00eb shkolla nuk mund t\u00eb arsyetohet me parimin e ndarjes s\u00eb shtetit nga feja. Kur flitet p\u00ebr parimin shekullarist t\u00eb ndarjes, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ndarjen e fes\u00eb nga politika ose pushteti (se kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur, s\u00eb paku, p\u00ebr politik\u00ebn demokratike), po p\u00ebr ndarjen e fes\u00eb nga pushteti shtet\u00ebror, ose m\u00eb sakt\u00eb, p\u00ebr ndarjen e autoritetit fetar nga aparati ideologjik shtet\u00ebror dhe nga mekanizmat e detyrimit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb frik\u00eb reale nuk \u00ebsht\u00eb se fetar\u00ebt shprehin idet\u00eb e tyre n\u00eb aren\u00ebn politike, porse, n\u00ebse do t\u00eb fuqizoheshin politikisht, do t\u00eb udh\u00ebhiqnin politika fanatike, joliberale e jodemokratike. Sado q\u00eb, tash p\u00ebr tash, nuk duket i mundsh\u00ebm, ky mbetet nj\u00eb rrezik potencial, sidomos duke pas\u00eb parasysh q\u00eb Islami sot, si\u00e7 konceptohet e praktikohet nga nj\u00eb num\u00ebr fetar\u00ebsh, q\u00ebndron n\u00eb shp\u00ebrputhje mbyllur me vlerat e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb. Sidoqoft\u00eb, ky problem m\u00eb s\u00eb miri adresohet duke forcuar institucionet dhe kultur\u00ebn demokratike q\u00eb do t\u2019ua kufizonin mund\u00ebsit\u00eb forcave fetare fanatike p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Domosdoshm\u00ebria p\u00ebr dialog shoq\u00ebror<\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00ebra nga v\u00ebrejtjet dhe komenet e m\u00ebsip\u00ebrme nuk e p\u00ebrjashtojn\u00eb diksutimin publik p\u00ebr veshjen islame (si edhe p\u00ebr veshjet tjera). A mund t\u00eb ket\u00eb di\u00e7ka problematike me shamin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mitura? Po. A mund t\u00eb ket\u00eb justifikim liberal p\u00ebr ndalimin e veshjes s\u00eb shamive n\u00eb shkolla? V\u00ebshtir\u00eb se po. K\u00ebto tema duhet t\u00eb debatohen. Mir\u00ebpo, pozicionimi i organeve shtet\u00ebrore n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb debatit dhe marrja e vendimeve arbitrare t\u00eb shtetit n\u00eb t\u00eb mir\u00eb saj, kishte me qen\u00eb dhunim i debatit dhe tentim p\u00ebr t\u00eb mbyll debatin shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Nevojitet nj\u00eb dialog shoq\u00ebror p\u00ebr t\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje publike dhe, meqen\u00ebse kjo afekton komunitetin dhe familjet myslimane m\u00eb praktikuese t\u00eb fes\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb niset nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/91413\/per-nje-dialog-kritik-rreth-islamit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dialog m\u00eb i gjer\u00eb shoq\u00ebror edhe me pjes\u00ebtar\u00eb nga komuniteti<\/a>, sidomos me grat\u00eb n\u00eb mesin e tyre.<\/p>\n<p>Edukimi qytetar, t\u00eb cilin\u00a0shteti e ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb efikase n\u00eb institucionin shkollor, k\u00ebrkon q\u00eb asnj\u00eb qytetar, i cil\u00ebsdo mosh\u00eb a gjini, sido q\u00eb t\u00eb vishet, cil\u00ebndo fe q\u00eb ta praktikoj\u00eb a t\u00eb mos e praktikoj\u00eb, t\u00eb mos privohet nga edukimi dhe t\u00eb mirat publike q\u00eb ofron shteti. Aty t\u00eb gjith\u00eb pa dallim, vajza e djem, me shami a me kapel\u00eb, me pantollona a me fustane, m\u00ebsojn\u00eb gj\u00ebra edhe p\u00ebr veshjen, p\u00ebr lirin\u00eb e zgjedhjes s\u00eb veshjes, si dhe p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen e veshjes me ideologjit\u00eb mbizot\u00ebruese, nd\u00ebr tjerash.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb ka me ndodh\u00eb me Udh\u00ebzimin administrativ p\u00ebr t\u00eb cilin po debatohet, n\u00ebse ka me u ndryshu apo jo dhe si ka me u zbatu n\u00eb praktik\u00eb, ky debat mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb diskutimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb publik rreth vlerave mbi t\u00eb cilat duam q\u00eb t\u00eb themelojm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb: shekullarizmin dhe lirin\u00eb, si dhe raportit t\u00eb k\u00ebtyre me publiken, shtetin, familjen dhe individin. Andaj, tema e debatit meriton v\u00ebmendje, pavar\u00ebsisht Udh\u00ebzimit dhe fushat\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rishtazi n\u00eb Kosov\u00eb u ndez debati rreth veshjes s\u00eb shamis\u00eb myslimane n\u00eb arsimin parauniversitar n\u00eb Kosov\u00eb, si rezultat i nj\u00eb\u00a0fushate\u00a0t\u00eb nisur n\u00eb rrjete sociale nga komuniteti mysliman. Kjo fushat\u00eb b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb akti n\u00ebnligjor, nj\u00eb\u00a0udh\u00ebzimi administrativ t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0t\u00eb vitit 2010 (dhe m\u00eb pas t\u00eb vitit 2014) i cili n\u00eb nj\u00ebrin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":1301,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[680,664,703],"ppma_author":[700],"class_list":["post-1300","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-education","tag-kosovo","tag-religion"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1300"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1300\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1302,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1300\/revisions\/1302"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1300"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}