{"id":13116,"date":"2025-09-03T11:40:42","date_gmt":"2025-09-03T09:40:42","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13116"},"modified":"2025-09-03T11:41:29","modified_gmt":"2025-09-03T09:41:29","slug":"rruga-e-pakompromis-e-levizjes-vetevendosje-per-kontroll-dhe-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/rruga-e-pakompromis-e-levizjes-vetevendosje-per-kontroll-dhe-pushtet\/","title":{"rendered":"Rruga e pakompromis e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr kontroll dhe pushtet"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Aktgjykimit m\u00eb i fundit i Gjykat\u00ebs Kushtuese n\u00eb lidhje me ng\u00ebr\u00e7in politik n\u00eb vend qart\u00ebsoi disa gj\u00ebra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">S\u00eb pari, votimi p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb Kuvendit dhe kryesis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur. S\u00eb dyti, i nj\u00ebjti kandidat mund t\u00eb propozohet vet\u00ebm tri her\u00eb. Dhe s\u00eb treti, partia fituese (s\u00eb cil\u00ebs i takon e drejta ekskluzive p\u00ebr t\u00eb propozuar kryetarin e Kuvendit) ka afat kohor prej 30 dit\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb propozuar emra deri n\u00eb konsitutimin e Kuvendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky aktgjykim hodhi posht\u00eb tendencat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr votim t\u00eb fsheht\u00eb dhe bllokim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb procesit p\u00ebr konstituim t\u00eb Kuvendit. Tutje, i pamund\u00ebsoi LVV-s\u00eb si dhe partive t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb ardhmen bllokimin e konstituimit duke u barrikaduar pas nj\u00eb kandidati specifik. Gjithashtu, aktgjykimi e n\u00ebnvizoi nj\u00eb fakt thelb\u00ebsor: se e drejta ekskluzive e partis\u00eb fituese p\u00ebr t\u00eb propozuar kreun e Kuvendit nuk do t\u00eb thot\u00eb e drejt\u00eb absolute.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Aktgjykimi i hapi rrug\u00eb daljes nga ng\u00ebr\u00e7i. LVV-ja propozoi emra t\u00eb rinj, si: Donika G\u00ebrvalla, Hekuran Murati, Arb\u00ebrie Nagavci dhe Dimal Basha. Ky i fundit mori votat e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u zgjedhur kryetar i Kuvendit, pasi PDK-ja mb\u00ebshteti kandidatur\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">PDK-ja ishte zotuar se do t\u00eb votonte vet\u00ebm kandidat\u00ebt e LVV-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Kurti. Megjithat\u00eb, n\u00eb votimin e par\u00eb p\u00ebr Dimal Bash\u00ebn, PDK-ja nuk i q\u00ebndroi besnik k\u00ebtij zotimi. Por, n\u00eb votimin e dyt\u00eb, PDK-ja e mb\u00ebshteti at\u00eb, duke e zgjedhur kryetar t\u00eb Kuvendit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rrjedhimisht, aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese shtyu LVV-n\u00eb t\u00eb propozoj\u00eb emra t\u00eb rinj, gj\u00eb q\u00eb e detyroi PDK-n\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb zotimin publik p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb kandidat tjet\u00ebr. Kjo po ashtu sh\u00ebrben si nj\u00eb indikator fuqish\u00ebm se si rendi dhe ligji ndikojn\u00eb pozitivisht n\u00eb ndryshimin e sjelljes politike.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, saga n\u00eb Kuvend nuk p\u00ebrfundoi me kaq. Kuvendi konsiderohet i konstituuar me zgjedhjen e kryetarit dhe t\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebve. Tashm\u00eb jan\u00eb zgjedhur kat\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00eb, mir\u00ebpo nevojitet edhe zgjedhja e n\u00ebnkryetarit nga radh\u00ebt e komunitetit serb. Ky \u00ebsht\u00eb hapi i fundit q\u00eb nevojitet p\u00ebr konstituimin e Kuvendit.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Megjithat\u00eb, Dimal Basha e shpalli Kuvendin t\u00eb konstituuar edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb fundit, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se kjo bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit. Si rezultat, kjo gj\u00eb q\u00eb shtyu List\u00ebn Serbe t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe pas shtat\u00eb muajsh vonese, situata ende mbetet e paqart\u00eb dhe nuk dihet n\u00ebse mund t\u00eb vazhdohet tutje me krijimin e qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<h3><b>Trek\u00ebnd\u00ebshi i veprimit politik t\u00eb LVV-s\u00eb: mungesa e kompromisit, sulmi ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe bllokada institucionale<\/b><\/h3>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">LVV-ja, e cila <\/span><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kqz-shpall-rezultatet-perfundimtare-te-zgjedhjeve-te-9-shkurtit\/33348945.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">doli e para<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, e kishte t\u00eb drejt\u00ebn ekskluzive p\u00ebr t\u00eb propozuar kandidatin\/en p\u00ebr kreun e Kuvendit. P\u00ebr gjasht\u00eb muaj rresht dhe n\u00eb 54 tentime, LVV-ja propozoi vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit: Albulena Haxhiun.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Insistimi n\u00eb 54 tentime p\u00ebr Haxhiun duket i pakuptimt\u00eb. Haxhiu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, e cila \u00ebsht\u00eb shquar gjithmon\u00eb p\u00ebr <\/span><a href=\"https:\/\/politiko.al\/kosova\/analiza-pse-haxhiu-eshte-molle-sherri-per-konstituimin-e-kuvendit-i530417\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">gjuh\u00ebn e ashp\u00ebr<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> drejtuar kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Megjithat\u00eb, LVV-ja insistonte n\u00eb kandidatur\u00ebn e Haxhiut dhe as nuk tentonte t\u00eb gjente kompromis me partit\u00eb e tjera, t\u00eb cilat ve\u00e7se kishin ofruar opsione alternative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por, betonimi i LVV-s\u00eb n\u00eb kandidatur\u00ebn e Haxhiut ishte sinjal i qart\u00eb se LVV-ja nuk po k\u00ebrkonte zgjidhje e as kompromis. LVV-ja po synonte bllokim, t\u00eb cilin edhe e arriti. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb kontrabanduar vota, LVV-ja synoi t\u00eb ndryshonte m\u00ebnyr\u00ebn e votimit, nga votim i hapur (q\u00eb ka qen\u00eb praktik\u00eb e zgjedhjes s\u00eb kreut t\u00eb Kuvendit n\u00eb t\u00eb gjitha legjislaturat e kaluara), n\u00eb votim t\u00eb fsheht\u00eb. Por, kjo tentativ\u00eb u kund\u00ebrshtua nga t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb vend t\u00eb marrjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb si parti fituese dhe zgjidhjes s\u00eb situat\u00ebs, LVV-ja filloi t\u2019ua linte fajin partive t\u00eb tjera, gjoja se ato po e bllokonin Kuvendin duke mos votuar p\u00ebr kandidaten q\u00eb partia e par\u00eb e ka propozuar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">LVV-ja k\u00ebrkonte nga partit\u00eb opozitare ta votonin kandidaten e tyre me \u00e7do kusht e pa kompromis, di\u00e7ka q\u00eb nuk e kishin b\u00ebr\u00eb vet\u00eb sa kishin qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vitet 2011, 2014 dhe 2017, duke mos e votuar asnj\u00eb nga kandidat\u00ebt e propozuar p\u00ebr kryetar t\u00eb Kuvendit.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-13119 aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed.png\" alt=\"\" width=\"660\" height=\"398\" srcset=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed.png 1600w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed-300x181.png 300w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed-1024x618.png 1024w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed-768x463.png 768w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed-1536x926.png 1536w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/unnamed-18x12.png 18w\" sizes=\"auto, (max-width: 660px) 100vw, 660px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas bllokad\u00ebs s\u00eb zgjatur dhe tentativave t\u00eb d\u00ebshtuara p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryetarin e Kuvendit, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja dor\u00ebzuan k\u00ebrkesa p\u00ebr interpretim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e votimit dhe t\u00eb drejt\u00ebn e partis\u00eb fituese p\u00ebr t\u00eb propozuar kandidatin.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjykata Kushtetuese, p\u00ebrmes aktgjykimit t\u00eb saj, sqaroi se votimi duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur dhe se i nj\u00ebjti kandidat mund t\u00eb propozohet vet\u00ebm tri her\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Gjykata u dha fund dilemave t\u00eb vazhdueshme procedurale, duke vendosur kufizime t\u00eb qarta kohore dhe numrin maksimal q\u00eb nj\u00eb individ mund t\u00eb votohet.<\/span><\/p>\n<h3><b>Saga e moskonstituimit t\u00eb Kuvendit vazhdon<\/b><\/h3>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Bllokimi i konstituimit t\u00eb Kuvendit vazhdoi me (mos)zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nga komunitetit serb. Kandidati i propozuar nga Lista Serbe, Sllavko Simiq, nuk i mori votat e nevojshme n\u00eb tri kandidime radhazi. Pas kandidatur\u00ebs s\u00eb Simiqit, Lista Serbe refuzoi t\u00eb propozonte kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo gj\u00eb e shtyu kryetarin e ri t\u00eb Kuvendit t\u00eb p\u00ebrdorte shortin p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb kandidat p\u00ebr n\u00ebnkryetar. Pjes\u00eb e shortit u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt serb\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Simiqit, dhe emrat e tyre nxirreshin n\u00eb votim pa konsult\u00eb me ta. Kjo shtyu List\u00ebn Serbe t\u00eb mos merrte pjes\u00eb n\u00eb votim, e rrjedhimisht kandidat\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti t\u00eb gjith\u00eb merrnin zero vota p\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj forme t\u00eb votimit ishte q\u00eb t\u00eb arrihej tek emri i Nenad Rashiqit, ministrit t\u00eb vet\u00ebm serb t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti 2. LVV-ja mb\u00ebshtet Rashiqin, deputetin e vet\u00ebm serb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e List\u00ebs Serbe, mir\u00ebpo i nj\u00ebjti nuk p\u00ebrkrahet edhe nga partit\u00eb e tjera opozitare.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rashiqi nuk p\u00ebrfaq\u00ebson partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe serbe n\u00eb Kuvend, prandaj edhe po qe se ai merr votat e nevojshme p\u00ebr n\u00ebnkryetar, kjo do t\u00eb mund t\u00eb kontestohej prap\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<blockquote><p><span style=\"font-size: 17px;\"><strong>Sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit, \u201c<i>kandidati p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputet\u00ebve t\u00eb komunitetit serb<\/i>\u201d.\u00a0<\/strong><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Dinamika politike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb karakterizuar me populliz\u00ebm dhe patriotiz\u00ebm politik t\u00eb ushqyer nga partia m\u00eb e madhe n\u00eb vend. Kur flasim p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb Kuvendit nga radh\u00ebt e komunitetit serb, narrativa e LVV-s\u00eb e ka pamund\u00ebsuar p\u00ebrkrahjen e \u00e7far\u00ebdo kandidature t\u00eb propozuar nga Lista Serbe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Rashiqin dhe duke mos mb\u00ebshtetur asnj\u00eb kandidat t\u00eb List\u00ebs Serbe, kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, <\/span><a href=\"https:\/\/gazetablic.com\/dimal-basha-e-shpall-te-mbyllur-konstituimin-e-kuvendit-pa-zgjedhjen-e-njerit-nenkryetar-therret-mbledhje-te-kryesise\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">konstatoi<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> se Kuvendi nuk mund t\u00eb mbahej peng i n\u00ebnkryetarit serb, e rrjedhimisht e konstatoi Kuvendin t\u00eb konstituuar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelje e Kushtetut\u00ebs dhe e Rregullores s\u00eb Kuvendit dhe e nj\u00ebjta me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzohet nga Gjykata Kushtetuese.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Loj\u00ebrat e LVV-s\u00eb p\u00ebr kontroll dhe pushtet absolut kan\u00eb krijuar nj\u00eb katrahur\u00eb politike, vonesa t\u00eb shumta dhe t\u00eb panevojshme. Mungesa e funksionimit t\u00eb institucioneve dhe moszbatimi i ligjit do t\u00eb ken\u00eb pasoja t\u00eb serioze p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktgjykimit m\u00eb i fundit i Gjykat\u00ebs Kushtuese n\u00eb lidhje me ng\u00ebr\u00e7in politik n\u00eb vend qart\u00ebsoi disa gj\u00ebra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite. S\u00eb pari, votimi p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb Kuvendit dhe kryesis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i hapur. S\u00eb dyti, i nj\u00ebjti kandidat mund t\u00eb propozohet vet\u00ebm tri her\u00eb. Dhe s\u00eb treti, partia fituese (s\u00eb cil\u00ebs i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":13124,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,624,2499,1217,2133,998,996],"ppma_author":[22],"class_list":["post-13116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-kryesore","tag-kuvendi-i-kosoves","tag-lvv","tag-pdk","tag-politike","tag-qeveria-kurti"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13116"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13116\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13126,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13116\/revisions\/13126"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13116"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}