{"id":13440,"date":"2025-11-14T14:23:35","date_gmt":"2025-11-14T12:23:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13440"},"modified":"2025-11-14T16:40:03","modified_gmt":"2025-11-14T14:40:03","slug":"respektimi-i-pavaresise-se-nivelit-komunal-nje-domosdoshmeri-per-qeverine-ne-ardhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/respektimi-i-pavaresise-se-nivelit-komunal-nje-domosdoshmeri-per-qeverine-ne-ardhje\/","title":{"rendered":"Respektimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb nivelit komunal: nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb ardhje"},"content":{"rendered":"<p>Kosova p\u00ebrfundoi me sukses zgjedhjet komunale m\u00eb 9 n\u00ebntor 2025, duke e p\u00ebrfunduar raundin final (balotazhin). S\u00eb shpejti, 38 kryetar\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb kuvendeve komunale do t\u00eb marrin mandatet e tyre p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar qytetar\u00ebt n\u00eb komunat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, qeverisja e re komunale do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me probleme t\u00eb cilat cenojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tyre. P\u00ebrvoja e viteve t\u00eb fundit ka treguar se autonomia e komunave shpesh \u00ebsht\u00eb kufizuar nga nd\u00ebrhyrjet e nivelit qendror dhe nga mungesa e koordinimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Ky fenomen ka ndodhur vazhdimisht sepse qeverit\u00eb qendrore kan\u00eb par\u00eb komunat, sidomos ato q\u00eb udh\u00ebhiqen nga kryetar\u00eb t\u00eb partive kund\u00ebrshtare, jo si partnere, por si kund\u00ebrshtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe shp\u00ebrndarja e investimeve kapitale nga niveli qendror ka reflektuar vazhdimisht ndikim politik, duke krijuar diferenca t\u00eb m\u00ebdha mes komunave.<\/p>\n<p>Mbi gjysma e investimeve t\u00eb reja kapitale t\u00eb nivelit qendror p\u00ebr vitin <a href=\"https:\/\/www.institutigap.org\/documents\/21330_Projektbuxheti_2024f.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">2024<\/a> ishin orientuar kryesisht n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/instituti-gap-edhe-kete-vit-qeveria-ndau-me-shume-mjete-per-komunat-e-udhehequra-nga-vv-ja\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kat\u00ebr komunat<\/a> e udh\u00ebhequra nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (Gjilan, Kamenic\u00eb, Podujev\u00eb dhe Shtime), edhe pse ato p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb territorit dhe popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, jan\u00eb tri raste n\u00eb ve\u00e7anti q\u00eb kan\u00eb shfaqur nd\u00ebrhyrje direkte nga niveli qendror n\u00eb nivelin komunal, duke ndikuar negativisht n\u00eb pun\u00ebn, funksionimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale. K\u00ebto raste duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si m\u00ebsime p\u00ebr qeverin\u00eb e ardhshme q\u00eb t\u00eb mos i tejkaloj\u00eb kompetencat dhe t\u2019i respektoj\u00eb ligjet dhe vendimet e Gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<h3><strong>1. Nd\u00ebrhyrja n\u00eb kompetencat e Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs<\/strong><\/h3>\n<p>Nj\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet me eklatante nga Qeveria ka ndodhur n\u00eb Komun\u00ebn e Kamenic\u00ebs, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2019-2021. At\u00ebkoh\u00eb, Komuna e Kamenic\u00ebs kishte p\u00ebr synim ta reformonte m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb shkollave fillore dhe t\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebta, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb efikase.<\/p>\n<p>Problemi ishte se n\u00eb shum\u00eb fshatra numri i nx\u00ebn\u00ebsve po ulej drastikisht dhe nuk kishte num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve. P\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen, disa prej <a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/nisma-e-kastratit-per-reforma-ne-arsim-ne-kamenice-po-cilesohet-hap-i-shpejtuar-por-i-qelluar\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">reformave<\/a> t\u00eb propozuara ishin mbyllja dhe ndryshimi i disa objekteve shkollore, transferimi i nx\u00ebn\u00ebsve dhe rritja e numrit mesatar t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr klas\u00eb.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto reforma u bllokuan nga Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit (MASHTI), e cila bllokoi pun\u00ebn e Komun\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb udh\u00ebzimi administrativ, duke b\u00ebr\u00eb shkelje flagrante n\u00eb kompetencat e Komun\u00ebs. Veprimet e MASHTI-t u cil\u00ebsuan si <a href=\"https:\/\/www.dukagjini.com\/reforma-e-arsimit-ne-kamenice-kushtetuesja-i-jep-te-drejte-kastratit\/?utm_source=chatgpt.com\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">cenim<\/a> i autonomis\u00eb nga Gjykata Kushtetuese, e cila nxori dy aktgjykime, t\u00eb cilat i dhan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Komun\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrforcuan parimin e pavar\u00ebsis\u00eb lokale dhe dhan\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se qeveria qendrore duhet t\u00eb respektoj\u00eb kufijt\u00eb e kompetencave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>2. Tentimi p\u00ebr t\u2019i kufizuar lirit\u00eb financiare t\u00eb komunave<\/strong><\/h3>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=68589\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligjit p\u00ebr Ndarjet Buxhetore p\u00ebr vitin 2023<\/a>, tentoi t\u00eb menaxhoj\u00eb vet\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb hyrave t\u00eb komunave, duke e kufizuar lirin\u00eb financiare t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2022, Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Projektligjit p\u00ebr Ndarjet Buxhetore p\u00ebr vitin 2023, tentoi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb do t\u2019i lejonte asaj t\u00eb menaxhonte vet\u00eb bilancet e pashpenzuara t\u00eb komunave nga vitet paraprake.<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte arsyetuar se sipas Ligjit p\u00ebr Menaxhimin e Financave Publike, komunat mund t\u2019i bartin t\u00eb hyrat e pashpenzuara vet\u00ebm nga viti aktual n\u00eb vitin pasues, por jo pafund\u00ebsisht. Murati <a href=\"https:\/\/www.kuvendikosoves.org\/Uploads\/Data\/SessionFiles\/2022_11_17_ts_Seanca_66yxCCFRWs.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kishte theksuar<\/a> se mjetet e vitit 2022 mund t\u00eb kalonin n\u00eb vitin 2023, por jo ato t\u00eb mbetura nga 2021 e m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas reagimit t\u00eb opozit\u00ebs dhe presionit t\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, kjo dispozit\u00eb u hoq. M\u00eb pastaj, me insistimin e Kuvendit dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, n\u00eb versionin e ri t\u00eb <a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=75993\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligjit<\/a> u p\u00ebrfshi ndryshimi q\u00eb garantonte se bilancet e pashpenzuara t\u00eb t\u00eb hyrave vetanake nga viti 2022 dhe vitet paraprake duhet t\u2019u rikthehen komunave, e jo t\u00eb mbesin n\u00eb nivelin qendror.<\/p>\n<p>Ky rast \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull konkret se si opozitarizmi i mir\u00ebfillt\u00eb dhe aktivizmi nga shoq\u00ebria civile i sh\u00ebrben pozitivisht demokracis\u00eb n\u00eb vend. Liria e komunave p\u00ebr t\u00eb menaxhuar mjetet e veta \u00ebsht\u00eb po aq esenciale sa pavar\u00ebsia n\u00eb vendimmarrje. Sipas ligjit t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar, Qeveria tanim\u00eb e ka p\u00ebr obligim t\u2019ua kaloj\u00eb komunave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb gjitha mjetet e pashpenzuara t\u00eb tyre.<\/p>\n<h3><strong>3. Moszbatimi i kontratave kolektive dhe planifikimi i dob\u00ebt qeveritar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb komunave<\/strong><\/h3>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem q\u00eb doli n\u00eb pah gjat\u00eb mandatit t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti 2 kishte t\u00eb b\u00ebnte me <a href=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/kontratat-kolektive-gjunjezojne-komunat\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">marrjen e detyruar t\u00eb parave<\/a> nga buxhetet e komunave p\u00ebr t\u00eb paguar <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=wQNAYtuu7Pc\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vendimet gjyq\u00ebsore<\/a> q\u00eb rridhnin nga kontratat kolektive n\u00eb arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto kontrata ishin n\u00ebnshkruar nga ministrat e Arsimit dhe Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me sindikatat q\u00eb nga viti 2015, por mjetet p\u00ebr zbatimin e tyre nuk ishin planifikuar n\u00eb buxhetin qendror. P\u00ebr pasoj\u00eb, komunat, si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi, u p\u00ebrball\u00ebn me k\u00ebrkesa p\u00ebr pagesa p\u00ebrmes p\u00ebrmbaruesve.<\/p>\n<p>Komunat p\u00ebsuan nj\u00eb d\u00ebm financiar q\u00eb vler\u00ebsohet rreth <a href=\"https:\/\/kosovapress.com\/kontrata-kolektive-zbraz-buxhetet-komunale-qindra-milione-euro-te-humbura\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">230 milion\u00eb euro<\/a>, para q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga t\u00eb hyrat e tyre vetanake dhe q\u00eb duhej t\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr rrug\u00eb, shkolla e projekte t\u00eb tjera lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb planifikimi t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb institucioneve q\u00eb vet\u00eb kishin marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr obligimet financiare. Ministrit\u00eb kan\u00eb marr\u00eb vendime dhe obligime, pa i planifikuar n\u00eb buxhet, nd\u00ebrsa fatur\u00ebn e kan\u00eb paguar komunat.<\/p>\n<h3><strong>Nj\u00eb fillim i ri?<\/strong><\/h3>\n<p>Rastet e lartcekura tregojn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb se problemi kryesor nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e ligjeve, por fakti q\u00eb ato nuk zbatohen dhe, n\u00eb rastet kur zbatohen, interpretohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebr.<\/p>\n<p>Kushtetuta dhe ligjet ekzistuese p\u00ebrcaktojn\u00eb qart\u00eb kompetencat e komunave, por nd\u00ebrhyrjet politike dhe administrative nga niveli qendror kan\u00eb prishur ekuilibrin e k\u00ebtij sistemi, duke i d\u00ebmtuar direkt komunat dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7do nd\u00ebrhyrje e panevojshme nga niveli qendror n\u00eb pun\u00ebt e komunave e dob\u00ebson besimin e qytetar\u00ebve dhe e b\u00ebn sistemin m\u00eb pak funksional.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem funksional e demokratik, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb qeveria e ardhshme t\u00eb garantoj\u00eb respektimin e plot\u00eb t\u00eb kompetencave komunale, pavar\u00ebsin\u00eb financiare dhe bashk\u00ebpunimin e nd\u00ebrsjell\u00eb mes pushtetit qendror dhe atij lokal.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim dhe koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mes nivelit qendror dhe atij komunal. Qeveria duhet t\u00eb krijoj\u00eb mekanizma t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm komunikimi e konsultimi me kryetar\u00ebt e komunave, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes Asociacionit t\u00eb Komunave, por edhe n\u00eb tryeza t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ku diskutohen ligjet dhe politikat para se ato t\u00eb miratohen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova p\u00ebrfundoi me sukses zgjedhjet komunale m\u00eb 9 n\u00ebntor 2025, duke e p\u00ebrfunduar raundin final (balotazhin). S\u00eb shpejti, 38 kryetar\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e rinj t\u00eb kuvendeve komunale do t\u00eb marrin mandatet e tyre p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsuar qytetar\u00ebt n\u00eb komunat p\u00ebrkat\u00ebse. Megjithat\u00eb, qeverisja e re komunale do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me probleme t\u00eb cilat cenojn\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":397,"featured_media":13441,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2637,972,624,2636,1217,2635],"ppma_author":[628],"class_list":["post-13440","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kamenice","tag-kosove","tag-kryesore","tag-ligjit-per-ndarjet-buxhetore","tag-lvv","tag-zgjedhjet-komunale"],"authors":[{"term_id":628,"user_id":397,"is_guest":0,"slug":"naim-jakaj","display_name":"Naim Jakaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/naimjakaj.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/naimjakaj.webp"},"user_url":"","last_name":"Jakaj","first_name":"Naim","description":"Naim Jakaj ka studiuar Sociologji dhe Drejt\u00ebsi. Ai ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, si koordinator dhe si k\u00ebshilltar n\u00eb fush\u00ebn e praktik\u00ebs parlamentare, \u00e7\u00ebshtjeve sociale dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Aktualisht \u00ebsht\u00eb hulumtues n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit Qeverisja e mir\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/397"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13440"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13440\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13451,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13440\/revisions\/13451"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13440"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}