{"id":13518,"date":"2025-11-26T17:07:00","date_gmt":"2025-11-26T15:07:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13518"},"modified":"2025-11-26T17:08:16","modified_gmt":"2025-11-26T15:08:16","slug":"nje-vit-i-protestave-studentore-ne-serbi-te-palekundur-dhe-te-bashkuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-vit-i-protestave-studentore-ne-serbi-te-palekundur-dhe-te-bashkuar\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit i protestave studentore n\u00eb Serbi: t\u00eb pal\u00ebkundur dhe t\u00eb bashkuar"},"content":{"rendered":"<p class=\" translation-block\">M\u00eb 1 n\u00ebntor 2024, <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/articles\/c9wrp7g05xro\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">u shemb<\/a> \u00e7atia e Stacionit Qendror Hekurudhor t\u00eb Novi Sadit, ku p\u00ebr pasoj\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vdekur 16 njer\u00ebz. Kjo tragjedi nxiti protesta mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb udh\u00ebhequra nga student\u00ebt. Stacioni, q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb rind\u00ebrtim prej vitit 2021 deri n\u00eb vitin 2024, ishte rihapur vet\u00ebm disa jav\u00eb p\u00ebrpara tragjedis\u00eb. Projekti, q\u00eb kishte kushtuar <a href=\"https:\/\/www.danas.rs\/vesti\/ekonomija\/koliko-je-kostala-rekonstrukcija-zeleznicke-stanice-u-novom-sadu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">16 miliard\u00eb euro<\/a>, ishte implementuar nga nj\u00eb konzorcium kinez.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Ky ishte incidenti m\u00eb serioz qe nj\u00eb dekad\u00eb. Tragjedia m\u00eb e madhe paraprake ndodhi gjat\u00eb <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/world-europe-27454669\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">v\u00ebrshimeve<\/a> me pasoja katastrofale n\u00eb vitin 2014, q\u00eb mor\u00ebn jet\u00ebn e 62 personave. Teksa ajo tragjedi ishte rezultat i forcave t\u00eb natyr\u00ebs, kjo e nj\u00eb dekade m\u00eb von\u00eb qart\u00ebsisht i ka rr\u00ebnj\u00ebt n\u00eb neglizhenc\u00eb dhe korrupsion.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Megjithat\u00eb, qytetar\u00ebt serb\u00eb nuk protestuan menj\u00ebher\u00eb. Reagimi i par\u00eb publik ishte nderimi i viktimave. Tensionet nis\u00ebn t\u00eb rriteshin m\u00eb 22 n\u00ebntor 2024, kur student\u00ebt nga Fakulteti i Arteve Dramatike n\u00eb Beograd (FDU) u mblodh\u00ebn para objektit t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019i nderuar viktimat. Gjat\u00eb 15 minutave t\u00eb heshtjes, t\u00eb mbajtura n\u00eb nderim t\u00eb 15 viktimave t\u00eb konfirmuara deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb grup i bandit\u00ebve dhe huligan\u00ebve t\u00eb futbollit, q\u00eb dyshohet se ishin t\u00eb lidhur me Partin\u00eb Progresive Serbe (SNS), <a href=\"https:\/\/n1info.rs\/vesti\/studenti-fdu-a-pozivaju-na-blokade-svih-fakulteta-i-traze-procesuiranje-napadaca-od-petka\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sulmuan<\/a> dhe rrah\u00ebn student\u00ebt.<\/p>\n<p>Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, student\u00ebt e FDU-s\u00eb filluan t\u00eb protestonin, duke e bllokuar objektin e Universitetit. Shum\u00eb shpejt, atyre iu bashkuan edhe student\u00eb nga fakultete dhe universitete t\u00eb tjera t\u00eb Beogradit, duke i bllokuar kampuset e tyre universitare.<\/p>\n<p>\u00c7ka nisi si protest\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb universitet, u rrit me shpejt\u00ebsi dhe, brenda pak dit\u00ebsh, shumica e universiteteve publike u bllokuan nga student\u00ebt. Ata i hartuan kat\u00ebr k\u00ebrkesa p\u00ebr Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqnin dor\u00eb nga bllokadat:<\/p>\n<blockquote><p><span style=\"font-size: 14px; font-family: terminal, monaco;\">1. Identifikimi i personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sulmin ndaj student\u00ebve t\u00eb FDU-s\u00eb;<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 14px; font-family: terminal, monaco;\">2. Publikimi i t\u00eb gjitha dokumenteve t\u00eb projektit p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Stacionit Qendror Hekurudhor t\u00eb Novi Sadit;<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 14px; font-family: terminal, monaco;\">3. Nd\u00ebshkimi i personave p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tragjedin\u00eb n\u00eb Stacionin Hekurudhor; dhe<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 14px; font-family: terminal, monaco;\">4. Rritja e buxhetit p\u00ebr universitetet.<\/span><\/p><\/blockquote>\n<p class=\" translation-block\">Megjithat\u00eb, Qeveria e Serbis\u00eb u pajtua q\u00eb ta p\u00ebrmbush\u00eb plot\u00ebsisht vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00ebn e kat\u00ebrt, teksa t\u00eb tjerat pretendoi se ishte duke i trajtuar. P\u00ebr shembull, <a href=\"https:\/\/kompas-info.com\/vlada-srbije-nije-objavila-najvaznija-dokumenta-nedostaju-gradjevinski-dnevnici-i-podaci-o-trosenju-novca\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">publikoi<\/a> nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dokumenteve lidhur me rind\u00ebrtimin e Stacionit Hekurudhor, por ekspert\u00ebt zbuluan shpejt se k\u00ebto dokumente ishin vet\u00ebm nj\u00eb fraksion i vog\u00ebl i dosjeve origjinale, shumica e s\u00eb cilave mbet\u00ebn t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>Kjo dha kund\u00ebrefekt p\u00ebr regjimin n\u00eb Serbi, duke nxitur protesta m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebrfshirje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Tragjedia n\u00eb Novi Sad ndezi nj\u00eb l\u00ebvizje studentore mbar\u00ebkomb\u00ebtare q\u00eb rr\u00ebzoi Qeverin\u00eb, ekspozoi korrupsionin sistemik, dob\u00ebsoi partin\u00eb n\u00eb pushtet dhe riform\u00ebsoi mobilizimin qytetar, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb tash e nj\u00eb vit.<\/p>\n<h3><strong>Qeveria po e humb kontrollin: \u00e7do truk i saj shkakton kund\u00ebrefekt <\/strong><\/h3>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i protestave studentore, partia n\u00eb pushtet, SNS-ja, vazhdimisht i ka ndryshuar taktikat e saj kundrejt demonstruesve. S\u00eb pari, duke shpresuar ta shtypte l\u00ebvizjen para se kjo e fundit t\u00eb fitonte momentum, Qeveria reagoi dhunsh\u00ebm. P\u00ebrkundrazi, kjo qasje nxiti edhe m\u00eb shum\u00eb bllokada dhe rriti mb\u00ebshtetjen komb\u00ebtare p\u00ebr student\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Qeveria u p\u00ebrpoq t\u00eb krijonte iluzionin e p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb student\u00ebve, duke pritur k\u00ebshtu q\u00eb protestat t\u00eb p\u00ebrfundonin. Megjithat\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb publikohej dokumentacioni i pjessh\u00ebm, refuzohej shpejt si jo i plot\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria veproi ngadal\u00eb, duke d\u00ebshtuar t\u2019i akuzonte apo padiste politikan\u00ebt, zyrtar\u00ebt publik\u00eb dhe n\u00ebnkontraktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e rind\u00ebrtimit t\u00eb Stacionit Hekurudhor. Presioni ndaj Qeveris\u00eb vazhdoi t\u00eb shtohej.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Kur d\u00ebshtuan dy taktikat e para, SNS-ja iu rikthye s\u00ebrish dhun\u00ebs. N\u00eb janar, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb SNS-s\u00eb \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb shok\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb kryeministrit Milosh Vu\u00e7eviq \u2013 <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/serbian\/articles\/cvg9qz64nywo\/lat\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rrah\u00ebn<\/a> disa student\u00eb me shkopinj t\u00eb bejsbollit. Ky eskalim i forcave proqeveritare nxiti pak\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe shoq\u00ebrore. M\u00eb 28 janar 2025, n\u00eb mes t\u00eb kaosit, kryeministri Vu\u00e7eviq <a href=\"https:\/\/www.slobodnaevropa.org\/a\/premijer-srbije-milos-vucevic-podneo-ostavku\/33291712.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dha dor\u00ebheqje<\/a>.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebzimit t\u00eb Qeveris\u00eb, SNS-ja dhe Vu\u00e7iqi ndryshuan taktikat, duke tentuar t\u2019i injoronin t\u00ebr\u00ebsisht protestat. Vu\u00e7iqi vuri bast se student\u00ebt do t\u00eb lodheshin dhe se situata do t\u00eb normalizohej me kalimin e koh\u00ebs. Megjithat\u00eb, student\u00ebt vazhduan marshet e tyre drejt Novi Sadit, Karagujevcit dhe Nishit, duke marr\u00eb v\u00ebmendje mbar\u00ebkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">SNS-ja em\u00ebroi Gjuro Macutin si kryeminist\u00ebr, me l\u00ebvizjen studentore q\u00eb po e fitonte momentumin. Ndon\u00ebse publikisht u prezantua si i pavarur dhe apolitik, periudha e tij n\u00eb detyr\u00eb shpejt d\u00ebshmoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Me t\u00eb si kryeminist\u00ebr, Vu\u00e7iqi u konfrontua me protestat duke projektuar fuqi, themeloi <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/serbian\/lat\/srbija-64921511\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">L\u00ebvizjen p\u00ebr Popullin dhe Shtetin<\/a>, si dhe futi si taktik\u00eb t\u00eb re organizimin e kund\u00ebr-tubimeve. Megjithat\u00eb, kjo taktik\u00eb d\u00ebshtoi po ashtu, dhe l\u00ebvizja studentore e ruajti momentumin e saj.<\/p>\n<h3><strong>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhmeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb: nj\u00eb l\u00ebvizje e nd\u00ebrtuar me solidaritet dhe respekt<\/strong><\/h3>\n<p>L\u00ebvizja studentore bazoi protestat e saj n\u00eb unitet, solidaritet dhe n\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ndryshe nga partit\u00eb tradicionale opozitare, ajo mbeti gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe e prir\u00eb nga qytetar\u00ebt, duke mobilizuar njer\u00ebzit n\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Student\u00ebt marshuan nga qyteti n\u00eb qytet, organizuan tubime, dhe veprimet e tyre i bazuan mbi k\u00ebrkesat p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe demokraci, k\u00ebsisoj duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb model t\u00eb angazhimit qytetar t\u00eb papar\u00eb p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, model q\u00eb opozita n\u00eb Serbi qe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishte v\u00ebshtir\u00ebsi ta ofronte. Fokusi i tyre i vazhduesh\u00ebm n\u00eb llogaridh\u00ebnie, anti-korrupsion dhe fuqizim t\u00eb institucioneve, pati jehon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, duke fituar momentum jav\u00eb pas jave.<\/p>\n<p>Bllokadat n\u00eb universitete dhe protestat e organizuara nga student\u00ebt evokuan kujtimet e demonstratave t\u00eb vitit 1996-1997 kund\u00ebr Slobodan Milosheviqit, q\u00eb zgjat\u00ebn gjith\u00eb dimrin dhe trasuan rrug\u00ebn p\u00ebr ndryshime politike n\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha, si: Beogradi, Nishi dhe Novi Sadi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebrkesat e student\u00ebve nuk jan\u00eb ideologjike, ose t\u00eb lidhura me ndonj\u00eb parti politike. Ata po k\u00ebrkojn\u00eb kushtet bazike p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri funksionale dhe institucione llogaridh\u00ebn\u00ebse, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb arsyeshme edhe p\u00ebr shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Vu\u00e7iqit. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb d\u00ebshtuar taktikat e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Ridefinimi i politik\u00ebs: a do ta transformoj\u00eb l\u00ebvizja studentore demokracin\u00eb n\u00eb Serbi?<\/strong><\/h3>\n<p class=\" translation-block\">N\u00eb maj t\u00eb vitit 2025, l\u00ebvizja studentore shtoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re n\u00eb list\u00ebn e m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebrkesave: zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare. Kjo sh\u00ebnoi hyrjen formale t\u00eb student\u00ebve n\u00eb sken\u00ebn politike, duke e transformuar l\u00ebvizjen nga nj\u00eb fushat\u00eb protestash n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe politike. <a href=\"https:\/\/crta.rs\/vecina-za-izbore-vecina-za-promene\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sondazhet<\/a> publike treguan se l\u00ebvizja studentore \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb popullore, sesa presidenti Vu\u00e7iq dhe SNS-ja, k\u00ebsisoj duke ndryshuar sken\u00ebn politike n\u00eb vend dhe duke shfaqur fuqin\u00eb e aktivizmit qytetar.<\/p>\n<p>Prej at\u00ebher\u00eb, student\u00ebt kan\u00eb vazhduar t\u00eb organizojn\u00eb protesta t\u00eb shum\u00ebfishta, duke e detyruar Vu\u00e7iqin t\u00eb zmbrapset. Ata fituan v\u00ebmendje dhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, teksa Vu\u00e7iqi, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb 14 vjet q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, i frik\u00ebsohet rezultatit t\u00eb zgjedhjeve. Nj\u00eb vit pas fillimit t\u00eb protestave studentore, l\u00ebvizja ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah tri p\u00ebrfundime ky\u00e7e lidhur me peizazhin politik n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ka nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb partive politike. As partit\u00eb n\u00eb pushtet, as ato n\u00eb opozit\u00eb, nuk g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb, e shum\u00eb qytetar\u00eb kan\u00eb kthyer v\u00ebmendjen e tyre kah l\u00ebvizja studentore. Kjo shp\u00ebrfaq nj\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb dukshme midis partive dhe votuesve.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, student\u00ebt ringjall\u00ebn demokracin\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebrmes plenumeve, ku \u00e7do student ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe t\u00eb votoj\u00eb. Vendimet kryesore merren me shumic\u00eb votash, duke u dh\u00ebn\u00eb student\u00ebve pushtetin e v\u00ebrtet\u00eb dhe duke ofruar nj\u00eb model p\u00ebr demokraci m\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebrvoja e student\u00ebve tregon se kur qytetar\u00ebt p\u00ebrpiqen t\u00eb veprojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve, si prokuror\u00ebt, gjykatat, ose edhe duke k\u00ebrkuar zgjedhje t\u00eb reja, dhe, kur k\u00ebto pista d\u00ebshtojn\u00eb, natyrsh\u00ebm rritet frustrimi. Kur rrug\u00ebt zyrtare mbyllen, njer\u00ebzit fillojn\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb jasht\u00eb kanaleve zyrtare politike, gj\u00eb q\u00eb krijon rreziqe serioze p\u00ebr shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Dhuna policore tashm\u00eb ka nxitur disa veprime t\u00eb dhunshme, duke e v\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shqet\u00ebsuese, q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb trazira m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe munges\u00eb t\u00eb stabilitetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 1 n\u00ebntor 2024, u shemb \u00e7atia e Stacionit Qendror Hekurudhor t\u00eb Novi Sadit, ku p\u00ebr pasoj\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vdekur 16 njer\u00ebz. Kjo tragjedi nxiti protesta mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb udh\u00ebhequra nga student\u00ebt. Stacioni, q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb rind\u00ebrtim prej vitit 2021 deri n\u00eb vitin 2024, ishte rihapur vet\u00ebm disa jav\u00eb p\u00ebrpara tragjedis\u00eb. Projekti, q\u00eb kishte kushtuar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":15,"featured_media":13523,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2317,624,2425,998,2011,971,2530],"ppma_author":[25],"class_list":["post-13518","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-beograd","tag-kryesore","tag-novi-sad","tag-politike","tag-protesta","tag-serbi","tag-sns"],"authors":[{"term_id":25,"user_id":15,"is_guest":0,"slug":"milos-pavkovic","display_name":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pavkovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik me specializim n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore, politik\u00ebn krahasuese, regjimet hibride dhe politik\u00ebn e BE-s\u00eb. Studimet bachelor dhe master p\u00ebr shkenca politike i kreu n\u00eb Universitetin e Beogradit. Ai kaloi nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin e Grazit si student n\u00eb Erasmus dhe mbrojti tez\u00ebn e magjistratur\u00ebs (De)konsolidimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kontekstin e negociatave bashk\u00ebkohore nd\u00ebrmjet Qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs* dhe Serbis\u00eb. Ai kreu masterin e dyt\u00eb n\u00eb shkencat politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore (CEU). Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautor i publikimit Elementet kryesore t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrparimin n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Milo\u0161 aktualisht \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si studiues n\u00eb Qendr\u00ebn e Politikave Evropiane (CEP), Beograd dhe sh\u00ebrben si Ambasador i Ri i Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13518","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13518"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13518\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13522,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13518\/revisions\/13522"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13523"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13518"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13518"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13518"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13518"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}