{"id":13647,"date":"2025-12-24T10:39:34","date_gmt":"2025-12-24T08:39:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13647"},"modified":"2025-12-24T14:29:28","modified_gmt":"2025-12-24T12:29:28","slug":"nje-vit-ne-retrospektive-i-negociatave-per-normalizimin-e-marredhenieve-kosove-serbi-cka-pritet-ne-2026-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-vit-ne-retrospektive-i-negociatave-per-normalizimin-e-marredhenieve-kosove-serbi-cka-pritet-ne-2026-n\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb vit n\u00eb retrospektiv\u00eb i negociatave p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi: \u00e7ka pritet n\u00eb 2026-n?"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2025 nuk solli zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin e normalizimit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrimit t\u00eb Peter Sorensenit si P\u00ebrfaq\u00ebsues i Posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb leht\u00ebsuar po nga BE-ja. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti nuk pati asnj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, kur po b\u00ebhen dy vjet q\u00eb nga takimi i fundit mes Kurtit dhe Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia, gjat\u00eb k\u00ebtij viti, pat\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb t\u00eb dy vendet pati dinamika t\u00eb brendshme politike intensive, q\u00eb sh\u00ebnuan nj\u00eb varg t\u00eb krizave institucionale, me zhvillimet e brendshme q\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe form\u00ebsuan dhe kufizuan agjendat p\u00ebrkat\u00ebse politike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb duket se viti 2025 u humb pa pasur ndonj\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb dialogun mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtij viti ndodh\u00ebn disa procese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebto, bashk\u00eb me rolin m\u00eb proaktiv t\u00eb BE-s\u00eb, sigurojn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr rezultate m\u00eb pozitive dhe konkrete n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<h3><strong>Gjendje e vazhdueshme stagnimi <\/strong><\/h3>\n<p>Kosova e kaloi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik, pasi zgjedhjet parlamentare t\u00eb mbajtura n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2025 nuk ia dol\u00ebn t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb qeveris\u00ebse. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kosova tani po p\u00ebrgatitet p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme m\u00eb 28 dhjetor, nj\u00eb dat\u00eb e pazakont\u00eb zgjedhjesh q\u00eb q\u00ebllon t\u00eb jet\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pushimeve dim\u00ebrore.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk ia doli p\u00ebr disa her\u00eb radhazi ta zgjedh\u00eb kryetarin, pasi partia fituese, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, e nominoi Albulena Haxhiun <a href=\"https:\/\/sinjali.com\/per-here-te-54-te-deshton-konstituimi-i-kuvendit-te-kosoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">54 her\u00eb<\/a>, e n\u00eb asnj\u00ebrin tentim nuk e mori shumic\u00ebn e votave t\u00eb nevojshme. Ndon\u00ebse kishte vet\u00ebm 42% t\u00eb ul\u00ebsve n\u00eb Kuvend, partia fituese refuzoi t\u00eb b\u00ebnte kompromis, k\u00ebsisoj duke e bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re dhe duke e zgjatur ng\u00ebr\u00e7in institucional.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Serbia nuk mbajti zgjedhje, p\u00ebrkund\u00ebr thirrjeve dhe k\u00ebrkesave t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr mbajtjen e tyre nga l\u00ebvizja e protestave studentore, pas shembjes s\u00eb \u00e7atis\u00eb n\u00eb Stacionin Hekurudhor t\u00eb Novi Sadit. P\u00ebrgjat\u00eb vitit 2025, vendi u paralizua masivisht nga nj\u00eb val\u00eb protestash popullore q\u00eb nxit\u00ebn trazira publike, n\u00eb nivele t\u00eb papara p\u00ebr dekada.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Megjith\u00ebse kryeministri Vu\u00e7eviq dha <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/protestat-historike-ne-serbi-a-po-hyn-ne-fazen-perfundimtare-regjimi-i-vuciqit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dor\u00ebheqje<\/a> n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025 dhe u formua nj\u00eb qeveri e re pa u shpallur zgjedhjet e parakoshme, autoritetet udh\u00ebheq\u00ebse mbet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb vazhdueshme mbrojt\u00ebse, teksa <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nje-vit-i-protestave-studentore-ne-serbi-te-palekundur-dhe-te-bashkuar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">protestat studentore<\/a> u rrit\u00ebn mjaft shpejt dhe fituan mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb publike.<\/p>\n<p>Kjo e nxori \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs jasht\u00eb diskursit publik dhe politik n\u00eb Serbi, teksa dialogu i leht\u00ebsuar nga BE-ja nuk ishte prioritet i Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mungesa e nj\u00eb qeverie funksionale n\u00eb Kosov\u00eb pamund\u00ebsoi angazhimin e plot\u00eb n\u00eb negociata, duke e l\u00ebn\u00eb dialogun n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb zgjatur t\u00eb stagnimit.<\/p>\n<h3><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-Serbi prapa perdeve <\/strong><\/h3>\n<p>Ndon\u00ebse dialogu Kosov\u00eb-Serbi ishte pothuajse joekzistent, disa zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndodh\u00ebn pas perdeve. Megjith\u00ebse p\u00ebr publikun e preokupuar me politik\u00ebn e brendshme mund t\u00eb duken si t\u00eb vogla, k\u00ebto zhvillime mund t\u00eb jen\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr vazhdimin e procesit t\u00eb normalizimit.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, em\u00ebrimi i Peter Sorensenit si P\u00ebrfaq\u00ebsues i Posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi mund t\u00eb lexohet si p\u00ebrpjekje e BE-s\u00eb p\u00ebr ta mbajtur dialogun gjall\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur stabilitetin n\u00eb terren. Ndon\u00ebse nuk ndodhi asnj\u00eb zhvillim i madh n\u00eb dialog, mungesa e p\u00ebrparimit nuk mund t\u2019i atribuohet atij, marr\u00eb parasysh krizat politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Sorenseni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diplomat me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe me njohuri t\u00eb thella p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, pas m\u00eb shum\u00eb se tre vjet\u00ebsh jasht\u00eb pushtetit p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes n\u00eb vitin 2022, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs u kthyen n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. Lista Serbe fitoi 9 nga 10 vendet e rezervuara p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb zgjedhjet paralementare t\u00eb shkurtit dhe 10 komuna me shumic\u00eb serbe n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb tetorit, dhe k\u00ebsisoj e riafirmoi dominimin e saj politik. Gjithashtu, kjo parti njoftoi se do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet e parakohshme q\u00eb do t\u00eb mbahen m\u00eb 28 dhjetor.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, u sh\u00ebnua p\u00ebrparim n\u00eb pun\u00ebn e Komisionit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Personat e Zhdukur. Edhe pse mbi 1,600 njer\u00ebz mbesin t\u00eb zhdukur dhe, n\u00eb vitin 2023, u n\u00ebnshkrua nj\u00eb deklarat\u00eb, Komisioni nuk u takua deri n\u00eb vitin 2025. Pas nj\u00eb takimi t\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb janar, m\u00eb n\u00eb fund Komisioni u mblodh n\u00eb dhjetor dhe zyrtarisht filloi pun\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt zgjidhjes s\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme humanitare dhe, n\u00ebse gjith\u00e7ka shkon n\u00eb drejtimin e duhur, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, gjendja e siguris\u00eb n\u00eb vitin 2025 ishte relativisht stabile. Ky vit, p\u00ebrkund\u00ebr disa incidenteve t\u00eb izoluara, ishte m\u00eb i qet\u00eb sesa vitet paraprake. Ky stabilitet i brisht\u00eb u n\u00ebnvizua nga Strategjia e fundit e Siguris\u00eb e SHBA-s\u00eb, e cila theksoi se sa e pasigurt mbetet paqja midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>A ka vend p\u00ebr optimiz\u00ebm n\u00eb vitin 2026?<\/strong><\/h3>\n<p>Marr\u00eb parasysh ngjarjet kaotike t\u00eb vitit 2024 dhe munges\u00ebn e p\u00ebrparimit n\u00eb dialog n\u00eb vitin 2025, nj\u00eb v\u00ebzhgues i arsyesh\u00ebm i zhvillimeve do t\u00eb hezitonte t\u00eb priste ndonj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb madh n\u00eb vitin 2026. Megjithat\u00eb, ka vend p\u00ebr optimiz\u00ebm t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kthimi i serb\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shenja e par\u00eb e l\u00ebvizjes n\u00eb nj\u00eb drejtim pozitiv. P\u00ebrtej p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, riintegrimi i plot\u00eb i serb\u00ebve n\u00eb polici dhe sistemin gjyq\u00ebsor duket se do t\u00eb jet\u00eb mjaft me prioritet n\u00eb agjend\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, Sorensen, mandati i t\u00eb cilit pritet t\u00eb vazhdohet n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vendimi i BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb <a href=\"https:\/\/www.reuters.com\/world\/eu-lift-sanctions-kosovo-release-financial-aid-von-der-leyen-says-2025-12-18\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hequr sanksionet<\/a> e vendosura ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2023, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap pozitiv q\u00eb mund t\u00eb shtyj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb dialog. Teksa BE-ja shfryt\u00ebzon momentumin gjeopolitik p\u00ebr t\u00eb avancuar procesin e zgjerimit dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar nga p\u00ebrparimi i shpejt\u00eb i Malit t\u00eb Zi n\u00eb mbylljen e kapitujve, n\u00eb vitin 2026 ajo ka nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta drejtuar procesin e normalizimit m\u00eb me vendosm\u00ebri, duke e futur aplikimin e Kosov\u00ebs n\u00eb agjend\u00ebn e K\u00ebshillit dhe duke k\u00ebrkuar nj\u00eb opinion nga Komisioni. Hapa t\u00eb k\u00ebtill\u00eb mund ta motivojn\u00eb elit\u00ebn politike n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta inkurajuar riintegrimin e plot\u00eb t\u00eb serb\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb avancuar krijimin e Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026, pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb dhjetorit, Kosova pritet ta formoj\u00eb qeverin\u00eb e re, teksa ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb edhe n\u00eb Serbi t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare. K\u00ebto zgjedhje, n\u00ebse mbahen, mund t\u00eb sjellin stabilitet m\u00eb t\u00eb madh politik dhe social n\u00eb vend. Me qeveri dhe udh\u00ebheqje t\u00eb reja n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd, mjedisi p\u00ebr avancimin e dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">N\u00eb <a href=\"https:\/\/data.consilium.europa.eu\/doc\/document\/ST-16933-2025-INIT\/en\/pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">konkludimet<\/a> e dhjetorit, K\u00ebshilli Europian b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, \u201c<em>pasi t\u00eb jen\u00eb krijuar kushtet e p\u00ebrshtatshme<\/em>\u201d. Fakti q\u00eb institucione t\u00eb ndryshme t\u00eb BE-s\u00eb po nd\u00ebrmarrin hapa konkret\u00eb n\u00eb lidhje me Ballkanin Per\u00ebndimor ndihmon n\u00eb p\u00ebrgatitjen e terrenit p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb procesin e normalizimit n\u00eb vitin 2026. BE-ja ka lejuar q\u00eb procesi t\u00eb ngec\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe, vitin e ardhsh\u00ebm, duket se do t\u00eb kemi nj\u00eb ndryshim t\u00eb qasjes.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 nuk solli zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb procesin e normalizimit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 em\u00ebrimit t\u00eb Peter Sorensenit si P\u00ebrfaq\u00ebsues i Posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi t\u00eb leht\u00ebsuar po nga BE-ja. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti nuk pati asnj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, kur po b\u00ebhen dy vjet q\u00eb nga takimi i fundit [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":15,"featured_media":13648,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1043,1236,624,1091,998,2528],"ppma_author":[25],"class_list":["post-13647","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-be","tag-kosove-serbi","tag-kryesore","tag-kurti","tag-politike","tag-vuciqi"],"authors":[{"term_id":25,"user_id":15,"is_guest":0,"slug":"milos-pavkovic","display_name":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pavkovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik me specializim n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore, politik\u00ebn krahasuese, regjimet hibride dhe politik\u00ebn e BE-s\u00eb. Studimet bachelor dhe master p\u00ebr shkenca politike i kreu n\u00eb Universitetin e Beogradit. Ai kaloi nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin e Grazit si student n\u00eb Erasmus dhe mbrojti tez\u00ebn e magjistratur\u00ebs (De)konsolidimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kontekstin e negociatave bashk\u00ebkohore nd\u00ebrmjet Qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs* dhe Serbis\u00eb. Ai kreu masterin e dyt\u00eb n\u00eb shkencat politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore (CEU). Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautor i publikimit Elementet kryesore t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrparimin n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Milo\u0161 aktualisht \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si studiues n\u00eb Qendr\u00ebn e Politikave Evropiane (CEP), Beograd dhe sh\u00ebrben si Ambasador i Ri i Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13647"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13647\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13653,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13647\/revisions\/13653"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13647"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}