{"id":13926,"date":"2026-02-27T16:16:48","date_gmt":"2026-02-27T14:16:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13926"},"modified":"2026-02-27T16:20:52","modified_gmt":"2026-02-27T14:20:52","slug":"riarmatimi-ne-ballkanin-perendimor-te-paqendrueshem-kerkon-mbikeqyrje-me-te-madhe-te-sigurise-nga-be-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/riarmatimi-ne-ballkanin-perendimor-te-paqendrueshem-kerkon-mbikeqyrje-me-te-madhe-te-sigurise-nga-be-ja\/","title":{"rendered":"Riarmatimi n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm k\u00ebrkon mbik\u00ebqyrje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb siguris\u00eb nga BE-ja"},"content":{"rendered":"<p class=\" translation-block\">Zhvillimet globale t\u00eb siguris\u00eb ndryshuan ndjesh\u00ebm pas agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022. Shtetet europiane p\u00ebrshpejtuan prokurimin dhe grumbullimin e arm\u00ebve, rrit\u00ebn prodhimin e armatimit vendor dhe, n\u00eb disa raste, si <a href=\"https:\/\/www.danas.rs\/svet\/region\/hrvatska-obavezni-vojni-rok\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kroacia<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/articles\/ckg9drg8pg1o\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gjermania<\/a>, e rikthyen ose fuqizuan sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ekonomikisht m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara sesa homolog\u00ebt europian\u00eb, shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor ndoq\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtat trende.<\/p>\n<p>Serbia konsiderohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe si fuqia kryesore ushtarake n\u00eb rajon, marr\u00eb parasysh madh\u00ebsin\u00eb e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb saj, arsenalin, kapacitetet operacionale dhe, s\u00eb fundmi, rritjen e buxhetit p\u00ebr mbrojtje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo rritje e kapaciteteve ushtarake po b\u00ebhet n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit, i cili po p\u00ebrballet me protesta t\u00eb konsiderueshme t\u00eb brendshme. Kritik\u00ebt argumentojn\u00eb se zgjerimi ushtarak, p\u00ebrve\u00e7 mbrojtjes komb\u00ebtare, mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb edhe q\u00ebllimeve politike.<\/p>\n<p>Me riarmatimin e shpejt\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb brisht\u00eb politik dhe rajonal, \u00ebsht\u00eb e nevojshme nj\u00eb mbik\u00ebqyrje e udh\u00ebhequr nga BE-ja, p\u00ebr t\u00eb parandaluar minimin e stabilitetit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nga ky zgjerim ushtarak, dhe mosmarr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi ofron nj\u00eb pik\u00eb hyr\u00ebse strategjike p\u00ebr nj\u00eb angazhim t\u00eb k\u00ebtill\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Riarmatimi i Serbis\u00eb <\/strong><\/h3>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit ka ndodhur nj\u00eb ndryshim i konsideruesh\u00ebm n\u00eb ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb. N\u00eb vitin 2026, ajo miratoi buxhetin m\u00eb madh q\u00eb e ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb, q\u00eb mb\u00ebrrin shifr\u00ebn prej 2.7 miliard\u00eb dollar\u00ebsh, duke e trefishuar buxhetin e saj nga nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb l\u00ebvizje e madhe n\u00eb politik\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthimi i planifikuar i sh\u00ebrbimit ushtarak t\u00eb detyruesh\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Mir\u00ebpo, m\u00eb shqet\u00ebsuese lidhur me stabilitetin rajonal, fqinj\u00ebt e Serbis\u00eb, por edhe komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, krahas sh\u00ebrbimit ushtarak, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb quhet \u201c<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=ibLadAITmKc\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ushtria Frankenstein<\/a>.\u201d<\/p>\n<p>Forcat e Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje e pajisjeve t\u00eb trash\u00ebguara jugosllave dhe sovjetike t\u00eb viteve t\u00eb \u201880-a, me blerjet moderne e t\u00eb shum\u00ebllojshme nga Kina, Rusia, Izraeli dhe Franca, teksa nj\u00ebkoh\u00ebsisht zhvillohen platforma vendore ushtarake. P\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb balancuar t\u00eb saj dhe neutralitetit ushtarak, Serbia shfryt\u00ebzoi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pajisje nga furnizues t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb global\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, Serbia mban nj\u00eb kompleks vendas t\u00eb fuqish\u00ebm industrial ushtarak, trash\u00ebgimi e Jugosllavis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb modernizuar viteve t\u00eb fundit. Eksporti i arm\u00ebve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sektor shum\u00eb fitimprur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebrgesave n\u00eb Ukrain\u00eb, q\u00eb i siguruan Serbis\u00eb nj\u00eb reputacion shum\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm te qeverit\u00eb per\u00ebndimore, disa nga bler\u00ebsit m\u00eb (jo) t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebrfshijn\u00eb: Izraelin gjat\u00eb luft\u00ebs me Hamasin, Armenin\u00eb dhe Azerbejxhanin gjat\u00eb konfliktit t\u00eb vitit 2020, si dhe disa shtete afrikane.<\/p>\n<p>Kjo e vendos Serbin\u00eb si faktor ky\u00e7 t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon, me kapacitete t\u00eb konsiderueshme ushtarake, t\u00eb zhvilluara n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr mbrojtje. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, shum\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs frik\u00ebsohen se mbrojtja mund t\u00eb mos jet\u00eb objektivi i vet\u00ebm i k\u00ebsaj rritjeje t\u00eb kapaciteteve ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky zgjerim i shpejt\u00eb i kapaciteteve ushtarake po ndodh n\u00eb mes t\u00eb trazirave t\u00eb thelluara sociale n\u00eb Serbi dhe t\u00eb tentimeve t\u00eb presidentit Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq p\u00ebr ta konsoliduar pushtetin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb po karakterizohet me institucione t\u00eb dob\u00ebsuara demokratike, kufizim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb mediave dhe protesta t\u00eb shpeshta publike, forcimi i forcave t\u00eb armatosura ngre shqet\u00ebsime rreth asaj se si mund t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb kjo rritje e kapaciteteve ushtarake me presionet e brendshme politike dhe zhvillimet rajonale t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Roli i BE-s\u00eb n\u00eb kontrollin e arm\u00ebve<\/strong><\/h3>\n<p>Organizatat kryesore nd\u00ebrkomb\u00ebtare me ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm politik n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor jan\u00eb: OSBE-ja, NATO dhe BE-ja.<\/p>\n<p>OSBE-ja ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr monitorimin e mekanizmit t\u00eb kontrollit t\u00eb arm\u00ebve \u2013 <a href=\"https:\/\/www.archiviodisarmo.it\/view\/QQorm1zkCuQ_eBudOj5HGwtBS_RpLiGQX1Iw4ZqUSY8\/1996-agreement-on-subregional-arms-control-1996.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Marr\u00ebveshja N\u00ebnrajonale<\/a> e vitit 1996 (q\u00eb ndryshe njihet si \u201cMarr\u00ebveshja e Firenc\u00ebs\u201d), e n\u00ebnshkruar nga Kroacia, Bosnj\u00eb-Hercegovina, ish-Jugosllavia (Serbia dhe Mali i Zi). Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2015, OSBE-ja <a href=\"https:\/\/www.isac-fund.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/WB-New-Alliances-Old-Suspicions-policy-study-ISAC-Fund-1.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ndaloi monitorimin<\/a>, teksa vet\u00eb organizata po p\u00ebrballet me sfida t\u00eb ekzistenc\u00ebs dhe n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe konsiderohet si e tep\u00ebrt.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, NATO konsiderohet si partneri i par\u00eb i siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e rajonit, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet midis NATO-s dhe Serbis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tendosura q\u00eb nga viti 1999. Ndon\u00ebse ka bashk\u00ebpunim, Serbia \u00ebsht\u00eb fuqish\u00ebm kund\u00ebr bashkimit me Aleanc\u00ebn dhe, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ka shpallur nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb neutralitetit ushtarak.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Kjo e l\u00eb BE-n\u00eb si faktorin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr trajtimin e dilem\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon. Ndon\u00ebse jo t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fuqishme me NATO-n, t\u00eb gjitha aspirojn\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mosmarr\u00ebveshja Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi e shk\u00eblqyeshme q\u00eb BE-ja t\u00eb p\u00ebrfshihet, t\u00eb propozoj\u00eb nj\u00eb <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nga-dialogu-te-parandalimi-a-mundet-be-ja-ende-ta-parandaloje-jostabilitetin-ne-marredheniet-kosove-serbi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">marr\u00ebveshje t\u00eb siguris\u00eb<\/a> dhe t\u00eb vendos\u00eb veten si institucion vendimtar i kontrollit t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Pas sulmeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb Banjsk\u00eb dhe Ib\u00ebr-Lepenc, kan\u00eb ndodhur disa p\u00ebrplasje t\u00eb intensitetit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Zon\u00ebn e Siguris\u00eb Tok\u00ebsore midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. N\u00eb vitin 2025, nj\u00eb grup i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs <a href=\"https:\/\/www.b92.net\/info\/politika\/182124\/albanci-pucali-na-pripadnike-vojske-srbije\/vest\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sulmoi<\/a> ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb af\u00ebr Debela Gllav\u00ebs dhe, n\u00eb vitin 2026, policia e Serbis\u00eb ishte <a href=\"https:\/\/nova.rs\/vesti\/hronika\/vise-od-100-metaka-ispaljeno-ka-policajcima-iz-kursumlije-nepoznate-osobe-postavile-zamku-sa-oborenim-stablima-otvorili-vatru-pa-pobegli-na-kim\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">z\u00ebn\u00eb n\u00eb prit\u00eb<\/a> af\u00ebr Banj\u00ebs s\u00eb Lukovsk\u00ebs. K\u00ebto incidente nxjerrin n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr trajtimin urgjent t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja mund t\u00eb bazohet n\u00eb qasjen aktuale t\u00eb integrimit gradual, duke filluar m\u00eb her\u00ebt me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Siguri dhe Mbrojtje (CSDP). M\u00eb konkretisht, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor mund t\u00eb p\u00ebrfshihen hap pas hapi n\u00eb Bashk\u00ebpunimin e P\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Strukturuar (PESCO) dhe Fondin e Mbrojtjes s\u00eb Europ\u00ebs (EDF).<\/p>\n<p>Ulja n\u00eb tavolin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor krahas atyre t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb ndihmonte t\u00eb forcoheshin besimi dhe bashk\u00ebpunimi. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo do t\u00eb mund t\u2019i zbuste tensionet e siguris\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshteste krijimin e mekanizmave shtes\u00eb t\u00eb monitorimit.<\/p>\n<p>Trajtimi i sfidave t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor do ta fuqizonte kredibilitetin e BE-s\u00eb dhe do t\u00eb shfaqte se ajo mund ta menaxhoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive stabilitetin n\u00eb lagjen e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Kontributi i suksessh\u00ebm n\u00eb sigurin\u00eb e q\u00ebndrueshme n\u00eb rajon do ta rriste reputacionin e BE-s\u00eb si faktor i besuesh\u00ebm gjeopolitik dhe do ta p\u00ebrforconte imazhin e saj si partner serioz dhe i aft\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr paqend\u00ebrtim, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zhvillimet globale t\u00eb siguris\u00eb ndryshuan ndjesh\u00ebm pas agresionit t\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022. Shtetet europiane p\u00ebrshpejtuan prokurimin dhe grumbullimin e arm\u00ebve, rrit\u00ebn prodhimin e armatimit vendor dhe, n\u00eb disa raste, si Kroacia dhe Gjermania, e rikthyen ose fuqizuan sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak. Ndon\u00ebse ekonomikisht m\u00eb pak t\u00eb zhvilluara sesa homolog\u00ebt europian\u00eb, shtetet e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":15,"featured_media":13929,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,1043,1236,624,637,2709],"ppma_author":[25],"class_list":["post-13926","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-be","tag-kosove-serbi","tag-kryesore","tag-nato","tag-siguria-rajonale"],"authors":[{"term_id":25,"user_id":15,"is_guest":0,"slug":"milos-pavkovic","display_name":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pavkovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik me specializim n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore, politik\u00ebn krahasuese, regjimet hibride dhe politik\u00ebn e BE-s\u00eb. Studimet bachelor dhe master p\u00ebr shkenca politike i kreu n\u00eb Universitetin e Beogradit. Ai kaloi nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin e Grazit si student n\u00eb Erasmus dhe mbrojti tez\u00ebn e magjistratur\u00ebs (De)konsolidimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kontekstin e negociatave bashk\u00ebkohore nd\u00ebrmjet Qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs* dhe Serbis\u00eb. Ai kreu masterin e dyt\u00eb n\u00eb shkencat politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore (CEU). Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautor i publikimit Elementet kryesore t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrparimin n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Milo\u0161 aktualisht \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si studiues n\u00eb Qendr\u00ebn e Politikave Evropiane (CEP), Beograd dhe sh\u00ebrben si Ambasador i Ri i Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13926"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13926\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13930,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13926\/revisions\/13930"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13926"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}