{"id":14113,"date":"2026-03-31T11:18:30","date_gmt":"2026-03-31T09:18:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14113"},"modified":"2026-03-31T11:18:55","modified_gmt":"2026-03-31T09:18:55","slug":"edukimi-mbi-inteligjencen-artificiale-ne-kosove-nuk-eshte-luks-por-urgjence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/edukimi-mbi-inteligjencen-artificiale-ne-kosove-nuk-eshte-luks-por-urgjence\/","title":{"rendered":"Edukimi mbi Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb luks, por urgjenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Diskutimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse duhet ta p\u00ebrdorim Inteligjenc\u00ebn Artificiale. Pyetja \u00ebsht\u00eb se si do ta p\u00ebrdorim. Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb edukimin mbi IA-n\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb ndryshme. <\/em><\/p>\n<p>Inteligjenca Artificiale i ka ndryshuar, po i ndryshon dhe do t\u2019i ndryshoj\u00eb jet\u00ebt tona. Roli i IA-s\u00eb po shtrihet me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, pavar\u00ebsisht nga fusha apo profesioni q\u00eb ushtrojm\u00eb. Zhvillimi i modeleve si ChatGPT, Gemini apo Copilot ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrveprim i p\u00ebrditsh\u00ebm me IA-n\u00eb. <a href=\"https:\/\/openai.com\/index\/scaling-ai-for-everyone\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb shkurt t\u00eb viti<\/a>t 2026, OpenAI raportonte se ChatGPT ka pothuajse 1 miliard p\u00ebrdorues javor\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje nga 700 milion\u00eb p\u00ebrdorues sa ishin n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025 dhe m\u00eb shum\u00eb se dyfish nga shkurti vitit t\u00eb kaluar kur ishin <a href=\"https:\/\/www.cnet.com\/tech\/services-and-software\/whats-behind-openais-recent-growth-spurt-to-400-million-weekly-users\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rreth 400 mij\u00eb p\u00ebrdorues<\/a>.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb trend t\u00eb hovsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb IA-s\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb shkruar, analizuar, m\u00ebsuar apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime, shtete t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, tashm\u00eb kan\u00eb filluar programe t\u00eb ndryshme arsimimi mbi Inteligjenc\u00ebn Artificiale (AI Literacy). Vende si Finlanda dhe <a href=\"https:\/\/www.dol.gov\/newsroom\/releases\/eta\/eta20260213?utm\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">SAD<\/a>-ja kan\u00eb lansuar nisma t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare. Finlandez\u00ebt kan\u00eb filluar <a href=\"https:\/\/www.euronews.com\/next\/2026\/01\/05\/after-decades-of-teaching-media-literacy-finland-equips-students-with-skills-to-spot-ai-de\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nga parashkollor\u00ebt<\/a> deri te <a href=\"https:\/\/fcai.fi\/education?utm_source\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">programet universitare<\/a>, apo edhe kurse q\u00eb ofrohen nga <a href=\"https:\/\/news.microsoft.com\/fi-fi\/2025\/06\/05\/ai-literacy-is-a-strategic-opportunity-and-an-essential-skill-a-new-course-to-support-competence\/?utm_source=copilot.com\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kompanit\u00eb teknologjike<\/a>. Bashkimi Europian ka p\u00ebrfshir\u00eb edukimin mbi IA-n\u00eb n\u00eb strategjit\u00eb e tij digjitale dhe n\u00eb <a href=\"https:\/\/digital-strategy.ec.europa.eu\/en\/policies\/ai-talent-skills-and-literacy?utm\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kuad\u00ebr t\u00eb Aktit p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale<\/a>, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb sigurt dhe etik t\u00eb k\u00ebsaj teknologjie. K\u00ebt\u00eb trend duhet ta ndjek\u00eb edhe Kosova dhe \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare t\u00eb ket\u00eb arsimim mbi Inteligjenc\u00ebn Artificiale, p\u00ebr rolin, mund\u00ebsit\u00eb dhe implikimet etike t\u00eb IA-s\u00eb. Edukimi mbi IA-n\u00eb p\u00ebrfshin kat\u00ebr elemente ky\u00e7e: t\u00eb kuptuarit se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Inteligjenca Artificiale; si t\u00eb p\u00ebrdoret me p\u00ebrgjegj\u00ebsi; cilat jan\u00eb rreziqet e mundshme; cilat jan\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb punuar me IA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillimi i k\u00ebtyre kompetencave ndihmon n\u00eb nd\u00ebrveprim m\u00eb efektiv me teknologjin\u00eb e IA-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrdorim m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb IA-s\u00eb, n\u00eb rritje t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet etike t\u00eb IA-s\u00eb, si dhe n\u00eb njohje t\u00eb rolit t\u00eb IA-s\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri. Nj\u00eb p\u00ebrdorues i informuar do t\u00eb dij\u00eb, p\u00ebr shembull, cilat modele apo vegla t\u00eb IA-s\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb var\u00ebsisht nga nevoja, p\u00ebr kreativitet, analiz\u00eb apo k\u00ebrkim t\u00eb bazuar n\u00eb burime dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kritik ndaj rezultateve q\u00eb merr. Fjala vjen, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kreativitet n\u00eb tekst mund t\u00eb p\u00ebrdoret ChatGPT-ja, por n\u00ebse d\u00ebshiron rezultate t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb burime m\u00eb t\u00eb sigurta, at\u00ebher\u00eb Copilot apo Perplexity duhet t\u00eb jen\u00eb alternativa para ChatGPT-s\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, mungesa e edukimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb rrit rrezikun q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb IA-n\u00eb pa kuptuar kufizimet e saj, pa marr\u00eb njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb teknologji. Kjo p\u00ebrfshin rrezikun e pranimit t\u00eb informacionit t\u00eb pasakt\u00eb, ndikimin e paragjykimeve t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, si dhe ekspozimin ndaj dezinformatave t\u00eb gjeneruara nga teknologji si \u201cdeepfakes\u201d. Njohja e k\u00ebtyre kufizimeve \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme sa edhe p\u00ebrdorimi i vet\u00eb teknologjis\u00eb.<\/p>\n<h3>Shtrirja e edukimit mbi IA-n\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet arsimimit formal dhe joformal<\/h3>\n<p>Derisa vendet e tjera e kan\u00eb prioritet zhvillimin e kompetencave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb fush\u00ebn e IA-s\u00eb, Kosova ka d\u00ebshtuar ta shtrij\u00eb edukimin medial n\u00eb shoq\u00ebri. Vazhdon t\u00eb jet\u00eb l\u00ebnd\u00eb joobligative dhe inekzistente n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shkollave t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2029, <a href=\"https:\/\/www.oecd.org\/en\/about\/projects\/pisa-2029-media-and-artificial-intelligence-literacy.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">testi PISA<\/a> do t\u00eb ket\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit edhe n\u00eb domenin e edukimit p\u00ebr media dhe IA. Q\u00eb k\u00ebndej, edukimi mbi Inteligjenc\u00ebn Artificiale n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb luks, por urgjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me akter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shoq\u00ebror\u00eb duhet t\u00eb angazhohen q\u00eb t\u00eb shtrijn\u00eb edukimin mbi IA-n\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb dy rrug\u00eb t\u00eb ndryshme nj\u00ebkoh\u00ebsisht, n\u00ebp\u00ebrmjet arsimimit formal dhe atij joformal. Integrimi i edukimit p\u00ebr IA-n\u00eb n\u00eb kurrikulat shkollore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap ky\u00e7 p\u00ebr ndikim afatgjat\u00eb. Nx\u00ebn\u00ebsit duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb IA-ja, por edhe si ndikon ajo n\u00eb shoq\u00ebri dhe cilat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb me p\u00ebrdorimin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale.<\/p>\n<p>Integrimi i edukimit mbi IA-n\u00eb n\u00eb kurrikula shkollore mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale, duke filluar me koncepte bazike dhe \u00a0duke avancuar drejt aft\u00ebsive m\u00eb t\u00eb specializuara si programimi, analiza e t\u00eb dh\u00ebnave dhe zhvillimi i aplikacioneve t\u00eb bazuara n\u00eb IA. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebrshtatja e kurrikulave ekzistuese, trajnimi i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe investimi n\u00eb infrastruktur\u00eb digjitale n\u00eb shkolla. Padyshim, ritmi i shpejt\u00eb i zhvillimit t\u00eb teknologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb serioze q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb njohurive. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edukimi p\u00ebr IA-n\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb fleksibil dhe dinamik. Institucionet arsimore, n\u00eb ve\u00e7anti Ministria e Arsimit, duhet t\u00eb ken\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me shtrirjen e edukimit mbi IA-n\u00eb n\u00eb shkolla, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb punohet paralelisht n\u00eb arsimim joformal p\u00ebr ndikim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb edhe angazhim t\u00eb akter\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shoq\u00ebror\u00eb, organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile apo iniciativa t\u00eb komunitetit, p\u00ebr t\u00eb organizuar aktivitete t\u00eb ndryshme p\u00ebr grupe t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore, seminare, trajnime, module online apo kurse me vet\u00ebrit\u00ebm, var\u00ebsisht nga target-grupi i aktivitetit. K\u00ebto aktivitete nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese dhe edukative kontribuojn\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria, jo vet\u00ebm t\u00eb kuptoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi Inteligjenc\u00ebn Artificiale, por t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofron kjo teknologji dhe t\u00eb zhvilloj\u00eb zgjidhje konkrete duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb vegla t\u00eb ndryshme t\u00eb IA-s\u00eb, por q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshtaten p\u00ebr nevojat lokale.<\/p>\n<p>Pra, refuzimi i k\u00ebsaj teknologjie nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Gabimi m\u00eb i madh nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi i IA-s\u00eb, por p\u00ebrdorimi i saj pa e kuptuar. P\u00ebrdorimi i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe etik i IA-s\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb standard, jo p\u00ebrjashtim. N\u00eb <a href=\"https:\/\/impact.indiaai.gov.in\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Samitin e Ndikimit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs Artificiale<\/a>, t\u00eb mbajtur muajin e kaluar n\u00eb Nju Delhi, u tha se p\u00ebrfitimet e Inteligjenc\u00ebs Artificiale duhet t\u00eb ndahen me gjith\u00eb njer\u00ebzimin, prandaj shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb edukim mbi IA-n\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb ndryshme. Megjithat\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrdor Inteligjenc\u00ebn Artificiale pa e kuptuar at\u00eb, ajo m\u00eb shum\u00eb rrezikon t\u00eb manipulohet prej saj, sesa t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga teknologjia.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskutimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse duhet ta p\u00ebrdorim Inteligjenc\u00ebn Artificiale. Pyetja \u00ebsht\u00eb se si do ta p\u00ebrdorim. Shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb investojn\u00eb n\u00eb edukimin mbi IA-n\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb ndryshme. Inteligjenca Artificiale i ka ndryshuar, po i ndryshon dhe do t\u2019i ndryshoj\u00eb jet\u00ebt tona. Roli i IA-s\u00eb po shtrihet me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":667,"featured_media":14114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,363],"tags":[2582,818,2742,2590,989,972,624],"ppma_author":[2743],"class_list":["post-14113","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","category-disinfo","tag-ai","tag-chatgpt","tag-edukimi-mbi-ia","tag-ia","tag-inteligjenca-artificiale","tag-kosove","tag-kryesore"],"authors":[{"term_id":2743,"user_id":667,"is_guest":0,"slug":"dren-gerguri","display_name":"Dren G\u00ebrguri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_1743.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_1743.jpeg"},"user_url":"","last_name":"G\u00ebrguri","first_name":"Dren","description":"Dren G\u00ebrguri, Ph.D., \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Fulbrighter dhe ish-gazetar. Agjenda e tij k\u00ebrkimore \u00ebsht\u00eb n\u00eb kryq\u00ebzimin e dezinformimit, gazetaris\u00eb dhe komunikimit politik. Ai ka sh\u00ebrbyer si redaktor i asociuar n\u00eb revist\u00ebn shkencore, \u201cCentral European Journal of Communication\u201d n\u00eb periudh\u00ebn 2023-2025. G\u00ebrguri \u00ebsht\u00eb i angazhuar si konsulent n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme t\u00eb organizatave vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. G\u00ebrguri ka botuar kat\u00ebr libra, tre kapituj librash, mbi dhjet\u00eb artikuj shkencor\u00eb dhe dhjet\u00ebra op-ed n\u00eb fush\u00ebn e medias. Disa nga op-ed jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb rreth 10 gjuh\u00eb t\u00eb huaja, duke p\u00ebrfshir\u00eb anglishten, gjermanishten, fr\u00ebngjishten, rusishten, japonishten, etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/667"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14113"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14113\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14117,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14113\/revisions\/14117"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14114"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14113"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}