{"id":1417,"date":"2022-01-14T11:20:50","date_gmt":"2022-01-14T10:20:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1417"},"modified":"2024-12-13T15:52:54","modified_gmt":"2024-12-13T13:52:54","slug":"guximi-per-te-verteten-i-milos-minic-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/guximi-per-te-verteten-i-milos-minic-it\/","title":{"rendered":"Guximi p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn i Milos Minic-it"},"content":{"rendered":"<p>Projekti \u00abSerbia tjet\u00ebr\u00bb, i ideuar nga Admovere e i mb\u00ebshtetur nga KFOS, p\u00ebrmbledh q\u00ebndrimet e intelektual\u00ebve serb\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtuan shkeljet drastike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs prej autoriteteve serbe, q\u00eb nga shfuqizimi i autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 23 mars 1989, deri te hyrja e trupave t\u00eb NATO-s m\u00eb 12 qershor 1999, e madje edhe m\u00eb von\u00eb. Shkeljet e k\u00ebsaj periudhe kulmuan n\u00eb vitet 1998-1999 me krime lufte e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, vrasje t\u00eb rreth 10 mij\u00eb shqiptar\u00ebve civil\u00eb, p\u00ebrdhunime t\u00eb mij\u00ebra grave e vajzave, deportim t\u00eb gati nj\u00eb milion shqiptar\u00ebve, djegie e shkat\u00ebrrim t\u00eb rreth 100 mij\u00eb sht\u00ebpive, si dhe me shum\u00eb d\u00ebme t\u00eb tjera shpirt\u00ebrore e materiale.<\/p>\n<p>K\u00ebta intelektual\u00eb u frym\u00ebzuan nga socialdemokrat\u00ebt serb\u00eb si Dimitrije Tucovic, Kosta Novakovic, Dusan Popovic, Dragisa Lapcevic, Trisa Kaclerovic, e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, gjat\u00eb viteve 1912-13, kur Serbia e pushtoi Kosov\u00ebn, kund\u00ebrshtuan krimet e llahtarshme t\u00eb shtetit serb ndaj popullat\u00ebs s\u00eb pafajshme civile shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebto krime u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn fill pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, m\u00eb 1918-1919, pastaj gjat\u00eb periudh\u00ebs mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (1944-1945), pastaj gjat\u00eb viteve 1946-1966, e rishtazi edhe gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar (1989-1999).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb publikim, i dyti me radh\u00eb i projektit, jan\u00eb p\u00ebrmbledhur artikujt e Milos Minic-it [1914\u20132003]. Q\u00eb n\u00eb hyrje, Minic rendit me sakt\u00ebsi, qart\u00ebsi e korrekt\u00ebsi, ngjarjet kryesore historike me ndikim n\u00eb raportet mes shqiptar\u00ebve e serb\u00ebve, q\u00eb nga luft\u00ebrat ballkanike t\u00eb viteve 1912-1913, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore 1918-1941. Mini\u0107, q\u00eb vet\u00eb ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn nacional-\u00e7lirimtare antifashiste n\u00eb Serbi, thot\u00eb se pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u201cnj\u00ebsit\u00eb ushtarake partizane dhe pushteti i ri i instaluar n\u00eb Kosov\u00eb kryen akte t\u00eb shumta dhune, t\u00eb p\u00ebrcjella me mosdurim shovinist ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb funksionar n\u00eb organet republikane serbe e ato federative, Minic shton edhe se \u201cn\u00eb vitet 1955-1956 n\u00eb \u2018aksionin p\u00ebr grumbullimin e arm\u00ebve\u2019 n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb realizuar nga sh\u00ebrbimi i sigurimit shtet\u00ebror (UDB), u keqtrajtuan dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Nuk ka dilem\u00eb se pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kishte mosbesim ndaj shqiptar\u00ebve, i cili sipas Minic-it nxitej kryesisht nga UDB-ja p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb ngulitur nacionalist dhe shovinist serb dhe pasqyrohej n\u00eb mbizot\u00ebrimin e kuadrove serbe e malazeze n\u00eb krejt Kosov\u00ebn. Pas \u201cPlenumit t\u00eb Brioneve\u201d m\u00eb 1966 nis\u00ebn ndryshimet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat gjat\u00eb viteve 1970 kulmuan me autonomi t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Me zbutjen e klim\u00ebs politike, kuadrot shqiptare dep\u00ebrtuan edhe n\u00eb pozitat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Serbi e n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb Slobodan Milosevic-it n\u00eb fundin e viteve 1980, Serbia ia shfuqizoi autonomin\u00eb Kosov\u00ebs, vrau dhjet\u00ebra demonstrues shqiptar\u00eb, p\u00ebrjashtoi dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb nga puna, nd\u00ebshkoi r\u00ebnd\u00eb me burg intelektual\u00eb e aktivist\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb. Minice sheh terrorin shtet\u00ebror serb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb si tiparin kryesor t\u00eb regjimit dhe t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Milosevic-it kundrejt Kosov\u00ebs. Madje, p\u00ebrve\u00e7se e cil\u00ebson si regjim t\u00eb represionit, t\u00eb p\u00ebrndjekjeve policore dhe t\u00eb terrorit shtet\u00ebror kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, e krahason edhe me politik\u00ebn hegjemoniste t\u00eb Pasic-it e t\u00eb Karadjordjevic-\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, l\u00ebvizjen nacionale t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rezistenc\u00ebn paq\u00ebsore joviolente kund\u00ebr regjimit, e krahason me l\u00ebvizjen \u00e7lirimtare joviolente e antikoloniale t\u00eb Gandit n\u00eb Indi.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e artikujve t\u00eb Mini\u0107-it trajtojn\u00eb vitet 1998-99 t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb n\u00eb fillimin e vitit 1998, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Minic i d\u00ebrgonte Slobodan Milosevic-it, asokohe President i RFJ-s\u00eb, i k\u00ebrkonte ta braktiste iden\u00eb e referendumit kund\u00ebr p\u00ebrzierjes s\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, ngaq\u00eb asnj\u00eb konflikt q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon paqen dhe sigurin\u00eb e vendeve t\u00eb tjera, nuk mundet me qen\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekskluzive e brendshme. N\u00eb let\u00ebr ai e paralajm\u00ebronte Milosevic-in edhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e NATO-s, duke i th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb detyrohej t\u00eb pajtohej q\u00eb Kosova t\u00eb fitonte t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebfar\u00eb \u201cstatusi special\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb federat\u00ebs, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me statusin e Serbis\u00eb dhe t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Minic ishte i bindur se shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb pranonin asgj\u00eb m\u00eb pak, sepse sundimi i paskrupullt dhjet\u00ebvje\u00e7ar i terrorit policor kishte l\u00ebn\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb gjendjen e tyre shpirt\u00ebrore dhe n\u00eb p\u00ebrcaktimet e tyre ndaj Serbis\u00eb e Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb artikujt, Minic-i k\u00ebrkon Milosevic-it me nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr me ndal\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe me gjet\u00eb nj\u00eb zgjidhje politike duke negociuar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Planet e Serbis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs ai i konsideron joserioze e t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, simulime \u201cdialogu\u201d sa me bind\u00eb publikun bot\u00ebror se jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ata q\u00eb nuk e duan zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes me \u201cdialog\u201d. P\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb joserioze dhe qesharake q\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb konsiderohen pakic\u00eb komb\u00ebtare duke iu referuar teorive juridike shterpe, prandaj propozon status special p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb tipit republik\u00eb e tret\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Jugosllavis\u00eb ose edhe pavar\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Mini\u0107-in e shqet\u00ebson fakti se kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje Kosova, regjimit t\u00eb Milosevic-it i bashkohet pothuajse krejt opozita, Kisha Ortodokse, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Shoqata e Shkrimtar\u00ebve, e t\u00eb tjera me radh\u00eb. Duke pas\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb, ai k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb forcat demokratike t\u00eb Serbis\u00eb ta zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, sepse p\u00ebr katastrof\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrjeton Serbia, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nuk do ta bart\u00eb vet\u00ebm regjimi aktual q\u00eb po e shpie Serbin\u00eb n\u00eb theqafje, por edhe forcat demokratike, n\u00ebse nuk bashkohen p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje krejt t\u00eb kund\u00ebrt p\u00ebr Kosov\u00ebn, me gjith\u00eb akuzat e mundshme t\u00eb regjimit p\u00ebr \u201ctradhti nacionale t\u00eb serbizmit\u201d. Minic madje shkon aq larg sa thot\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale dhe politike n\u00eb bot\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb edhe mbi popullin serb n\u00ebse i jep mbules\u00eb politik\u00ebs s\u00eb regjimit t\u00eb Milosevic-it.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakont\u00eb t\u00eb shkrimeve t\u00eb Minic-it e p\u00ebrb\u00ebn kund\u00ebrshtimi i aksioneve mizore t\u00eb forcave policore e ushtarake serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebsuan kryesisht gra, f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb moshuar, e p\u00ebrgjith\u00ebsisht popullat\u00eb e pafajshme civile shqiptare. P\u00ebr Minic-in, Milosevic-i ishte dhe mbetej p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb, gjat\u00eb luft\u00ebs, po ngjante n\u00eb Kosov\u00eb: vrasjet, shkat\u00ebrrimet, pla\u00e7kitjet dhe d\u00ebbimet brutale e masive t\u00eb popullsis\u00eb civile shqiptare nga forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave. K\u00ebto, pohon Minic, kishin p\u00ebr q\u00ebllim \u201ct\u2019i d\u00ebbonin t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga Kosova dhe ta shnd\u00ebrronin Kosov\u00ebn n\u00eb krahin\u00eb t\u00eb past\u00ebr etnike serbe\u201d. Ai madje e akuzon edhe bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e vonuar n\u00eb Kosov\u00eb, sikurse m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bosnje, p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrprer\u00eb krimet.<\/p>\n<p>Minic-i konstaton se Milosevic-i me politik\u00ebn e vet e ka sjell\u00eb popullin serb n\u00eb pozit\u00eb tragjike q\u00eb t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb vuajtje \u00e7far\u00eb nuk i mban mend n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re, kurse popujve fqinj\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ka jetuar bashk\u00eb gati nj\u00eb shekull n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb shtet\u00ebrore, u ka shkaktuar plag\u00eb, viktima, shkat\u00ebrrime dhe fyerje t\u00eb r\u00ebnda e t\u00eb paharrueshme. Prandaj, ai shtron nj\u00eb mori pyetjesh: Pse po na ndodh kjo tragjedi? Kush na futi n\u00eb k\u00ebto fatkeq\u00ebsi? Kush e bart p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike, historike dhe penale p\u00ebr katastrof\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrjetojn\u00eb Serbia dhe populli serb? Pse e gjith\u00eb bota e zhvilluar n\u00eb Per\u00ebndim \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe popullit serb? Kur do ta kuptoj\u00eb populli serb se po i bie rrug\u00ebs s\u00eb gabuar e t\u00eb rrezikshme e t\u2019i kthehet politik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sot angazhohet pakica demokratike n\u00eb Serbi, e cila shikon m\u00eb larg dhe p\u00ebrpara me q\u00ebllim t\u00eb realizimit dhe sigurimit t\u00eb interesave vital\u00eb t\u00eb popullit serb?<\/p>\n<p>Kulmin e kund\u00ebrshtimit t\u00eb krimeve Minic arrin me letr\u00ebn e hapur publike q\u00eb ia d\u00ebrgon Presidentit Milosevic fill pas p\u00ebrfundimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s, m\u00eb 23 qershor 1999, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shtron edhe tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet serbo-shqiptare: kush ka dh\u00ebn\u00eb urdhra q\u00eb Kosova t\u00eb spastrohet etnikisht nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes d\u00ebbimeve dhe ekzekutimeve masive? Kush ishin ata q\u00eb i d\u00ebbonin nga sht\u00ebpit\u00eb familjet shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs, duke ua l\u00ebn\u00eb nga dhjet\u00eb minuta sa t\u2019i rr\u00ebmbenin m\u00eb t\u00eb domosdoshmet, q\u00eb ua pla\u00e7kisnin pasurit\u00eb e sht\u00ebpit\u00eb, k\u00ebto t\u00eb fundit duke ua djegur n\u00eb fshatra e qytete, q\u00eb ua rr\u00ebnonin e digjnin fshatrat e vendbanimet, ua asgj\u00ebsonin dokumentet personale p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Projekti \u00abSerbia tjet\u00ebr\u00bb jo vet\u00ebm ofron modele t\u00eb intelektual\u00ebve q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb padrejt\u00ebsit\u00eb dhe krimet e udh\u00ebhequra prej \u2018bashk\u00ebkomb\u00ebsve\u2019, pavar\u00ebsisht prej arsyetimeve t\u00eb k\u00ebtyre, por edhe e nderon intelektualin q\u00eb k\u00ebsisoj shpesh e v\u00eb jet\u00ebn vetjake n\u00eb rrezik, duke d\u00ebshmuar guxim manhit\u00ebs q\u00eb kurrsesi nuk duhet t\u00eb kaloj\u00eb pa mir\u00ebnjohjen e merituar. Fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto personalitete populli serb i ka par\u00eb si tradhtar\u00eb dhe i ka paragjykuar, njollosur, anatemuar e sulmuar, nd\u00ebrkaq populli shqiptar i ka par\u00eb kryesisht me mosbesim dhe prandaj i ka shp\u00ebrfill\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ky publikim do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb gazetar\u00ebt, analist\u00ebt politik\u00eb, dhe ata aktivist\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb merren me marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-serbe; politikan\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb negociata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim normalizimin e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve; student\u00ebt, akademik\u00ebt, dhe publiku i gjer\u00eb, p\u00ebrfshi k\u00ebtu gjeneratat e ardhshme n\u00eb Kosov\u00eb, Serbi, Shqip\u00ebri, Ballkan, si dhe t\u00eb interesuarit kudo n\u00eb bot\u00eb, pasi q\u00eb publikimi ofrohet edhe online dhe n\u00eb anglisht, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb shqip e serbisht.<\/p>\n<p>Kosova e pasluft\u00ebs nuk e ka ndonj\u00eb rrug\u00eb me emrin \u00abSerbia Tjet\u00ebr\u00bb, rrugicat e deg\u00ebzuara prej t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb mund t\u00eb mbanin emrat e intelektual\u00ebve serb\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtuan okupimin e Kosov\u00ebs, e madje ia mb\u00ebshtet\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb. Prandaj, k\u00ebto publikime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u00abSerbia Tjet\u00ebr\u00bb, t\u00eb botuara nga Admovere e t\u00eb mb\u00ebshtetura nga KFOS, jan\u00eb nj\u00eb mir\u00ebnjohje modeste e kontributit t\u00eb tyre p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe e kontributit q\u00eb dhan\u00eb drejt ndarjes paq\u00ebsore e miq\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve me serb\u00ebt, por edhe bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb tyre mbi baza t\u00eb toleranc\u00ebs dhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush ishte Milos Minic?<\/strong><\/p>\n<p>U lind m\u00eb 1914 n\u00eb fshatin Prelina n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb qytetit t\u00eb \u00c7a\u00e7akut, ku edhe e kreu shkollimin fillor e t\u00eb mes\u00ebm. Studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi i mbaroi n\u00eb Universitetin e Beogradit. Q\u00eb nga viti 1935 ishte an\u00ebtar i Lidhjes Komuniste t\u00eb Rinis\u00eb s\u00eb Jugosllavis\u00eb e m\u00eb pas i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Gjat\u00eb luft\u00ebs antifashiste nacional-\u00e7lirimtare, mbajti poste partiake e ushtarake. I udh\u00ebhoqi negociatat me Draza Mihailovic-in dhe bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij \u00e7etnik\u00eb, q\u00eb t\u2019i luftonin bashk\u00ebrisht okupator\u00ebt nazifashist\u00eb. Pas \u00e7lirimit t\u00eb Beogradit ishte shef i Departamentit p\u00ebr Mbrojtjen e Popullit p\u00ebr qytetin e Beogradit. M\u00eb pas sh\u00ebrbeu si prokuror publik n\u00eb Serbi dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i prokuroris\u00eb ushtarake t\u00eb Armat\u00ebs Popullore t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Rasti m\u00eb i madh legal i Minic-it ishte \u201cProcesi i Beogradit\u201d, i mbajtur m\u00eb 1946, n\u00eb t\u00eb cilin u d\u00ebnua me vdekje lideri i l\u00ebvizjes \u00e7etnike serbe, Dra\u017ea Mihailovic, me disa prej bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb, prandaj ky rast njihet edhe si \u201cGjykimi i Draza Mihailovic-it\u201d. Minic mbajti pozita t\u00eb ndryshme n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb e t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Gjat\u00eb viteve 1970 ishte Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm i Jugosllavis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00ebnshkroi Marr\u00ebveshjen e Osimos p\u00ebr demarkimin e kufijve nd\u00ebrmjet Italis\u00eb dhe Jugosllavis\u00eb. Gjat\u00eb viteve 1990 ishte nd\u00ebr kritik\u00ebt e pakt\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Slobodan Milosevic-it, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj politik\u00ebs s\u00eb tij kriminale kundrejt shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Vdiq m\u00eb 2003 n\u00eb mosh\u00ebn 89-vje\u00e7are n\u00eb Beograd e u varros n\u00eb \u00c7a\u00e7ak.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Projekti \u00abSerbia tjet\u00ebr\u00bb, i ideuar nga Admovere e i mb\u00ebshtetur nga KFOS, p\u00ebrmbledh q\u00ebndrimet e intelektual\u00ebve serb\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtuan shkeljet drastike t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs prej autoriteteve serbe, q\u00eb nga shfuqizimi i autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 23 mars 1989, deri te hyrja e trupave t\u00eb NATO-s m\u00eb 12 qershor 1999, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":401,"featured_media":1418,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[668,664,731,12],"ppma_author":[685],"class_list":["post-1417","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-conflict","tag-kosovo","tag-milos-minic","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":685,"user_id":401,"is_guest":0,"slug":"shkelzen-gashi","display_name":"Shk\u00eblzen Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Shk\u00eblzen","description":"Shk\u00eblzen Gashi ka studiu Shkencat Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, kurse magjistratur\u00ebn p\u00ebr Demokraci dhe t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut n\u00eb programin e p\u00ebrbashk\u00ebt studimor t\u00eb Universiteteve t\u00eb Bolonj\u00ebs dhe t\u00eb Sarajev\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb botimeve (librave dhe artikujve). N\u00eb vitin 2010 ka botuar biografin\u00eb e paautorizuar t\u00eb Adem Dema\u00e7it, i cili ka kaluar 28 vjet n\u00ebp\u00ebr burgjet jugosllave. Koh\u00ebt e fundit, ka botu shum\u00eb artikuj brenda e jasht\u00eb vendit rreth historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tekstet m\u00ebsimore t\u00eb historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vendet p\u00ebrreth Kosov\u00ebs \u2013 Shqip\u00ebri, S\u00ebrbi, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani \u00ebsht\u00eb duke shkruar biografin\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs 1989-2006."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/401"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1417"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11076,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1417\/revisions\/11076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1418"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1417"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}