{"id":14342,"date":"2026-05-06T11:52:21","date_gmt":"2026-05-06T09:52:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14342"},"modified":"2026-05-06T12:01:53","modified_gmt":"2026-05-06T10:01:53","slug":"zgjedhjet-e-7-qershorit-jane-referendum-kunder-rreshqitjes-se-kosoves-drejt-nje-sulltanati-tipik-ballkanik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/zgjedhjet-e-7-qershorit-jane-referendum-kunder-rreshqitjes-se-kosoves-drejt-nje-sulltanati-tipik-ballkanik\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e 7 qershorit jan\u00eb referendum kund\u00ebr rr\u00ebshqitjes s\u00eb Kosov\u00ebs drejt nj\u00eb sulltanati tipik ballkanik"},"content":{"rendered":"<p>Argumentohet shpesh, jo pa baz\u00eb, se Kosova \u00ebsht\u00eb demokracia m\u00eb e p\u00ebrparuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, gj\u00eb q\u00eb konfirmohet edhe nga disa indekse t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si <a href=\"https:\/\/www.v-dem.net\/publications\/democracy-reports\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Raporti i Demokracis\u00eb<\/a> nga Instituti V-Dem.<\/p>\n<p>Kjo arritje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm merit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, por lidhet edhe me faktin q\u00eb shtetnd\u00ebrtimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i dizajnuar, mb\u00ebshtetur dhe mbik\u00ebqyrur nga demokracit\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara per\u00ebndimore, mbi premisat e demokracis\u00eb liberale, nj\u00eb sistem qeveris\u00ebs ky i bazuar n\u00eb ndarjen e pushteteve, zgjedhje t\u00eb lira, lirin\u00eb e mediave dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, demokracia liberale nuk u nd\u00ebrtua natyrsh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb. Ishte Per\u00ebndimi q\u00eb na i dha mjetet politike, ligjore dhe financiare, p\u00ebr ta shmangur rr\u00ebshqitjen drejt nj\u00eb sulltanati tipik\u00a0ballkanik, apo autokracie elektorale.<\/p>\n<p><em>Me \u201csulltanat ballkanik\u201d n\u00ebnkuptoj qeverisje autokratike apo regjime hibride, ku lider\u00ebt politik\u00eb jan\u00eb aq dominues, saq\u00eb jan\u00eb thuajse t\u00eb barabart\u00eb me shtetin, dhe i p\u00ebrdorin pa kufizim t\u00eb gjitha resurset e tij p\u00ebr ta ngulfatur kritik\u00ebn dhe p\u00ebr mbajtur veten n\u00eb pushtet. Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr regjime si ai n\u00eb Turqi, Serbi apo Shqip\u00ebri, ku ka gar\u00eb politike, por ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb formale, sepse fundi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar.<\/em><\/p>\n<p>Kosova arriti ta shmang\u00eb k\u00ebt\u00eb model edhe fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb konsiderueshme financiare dhe teknike per\u00ebndimore p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrtuar institucionet sipas parimeve demokratike, si dhe p\u00ebr forcimin e mediave dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, me q\u00ebllim q\u00eb ato t\u00eb luajn\u00eb rolin e k\u00ebrkuesit t\u00eb llogaris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto instrumente ishin dhe mbeten t\u00eb pap\u00ebrkryera, por megjithat\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte ky\u00e7e funksionuan dhe na edukuan. Soll\u00ebn rotacione t\u00eb shumta pushtetesh, liri t\u00eb konsiderueshme t\u00eb mediave, e madje edhe fitoren politike t\u00eb nj\u00eb partie anti-sistem si L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Kosova mbetet i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb ka p\u00ebrjetuar disa her\u00eb radhazi ndryshim pushtetesh.<\/p>\n<p>Kosova sot klasifikohet si demokraci elektorale, pra ku pushteti zgjidhet lirsh\u00ebm, por institucionet mbik\u00ebqyr\u00ebse ende nuk jan\u00eb aq t\u00eb forta p\u00ebr ta kufizuar at\u00eb. Kjo p\u00ebr shkak se akoma kemi tradit\u00eb dhe kultur\u00eb t\u00eb mang\u00ebt demokratike, q\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u zhvilluar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto arritje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me Per\u00ebndimin sot jan\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<blockquote><p><span style=\"font-size: 14px; font-family: 'trebuchet ms', geneva;\"><strong>Zgjedhjet q\u00eb pritet t\u00eb mbahen m\u00eb 7 qershor jan\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb e madhe p\u00ebr vendin. Rezultati i k\u00ebtyre zgjedhjeve mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse Kosova do ta vazhdoj\u00eb trajektoren e saj t\u00eb konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb, apo n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb drejt autokracis\u00eb apo sulltanatit ballkanik, n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn dhe diktatin e nj\u00eb njeriu.<\/strong><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e Albin Kurtit me demokracin\u00eb liberale \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb kameleoni q\u00eb e ndryshon q\u00ebndrimin var\u00ebsisht nga interesat e momentit. Kur ishte n\u00eb opozit\u00eb si lojtar anti-sistem, Albin Kurti qeverit\u00eb e zgjedhura me vot\u00eb i konsideronte jolegjitime dhe gjith\u00eb rendin juridik n\u00eb Kosov\u00eb e vler\u00ebsonte si neo-kolonial dhe t\u00eb imponuar.<\/p>\n<p>Kurti nuk hezitonte as t\u00eb p\u00ebrdorte dhun\u00eb dhe mjete sabotuse kund\u00ebr rendit demokratik dhe as ta p\u00ebrdorte hap\u00ebsir\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb krijuar nga demokracia liberale p\u00ebr t\u2019u forcuar politikisht, si p\u00ebr shembull mediat dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, me t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet, Kurti b\u00ebri nj\u00eb kthes\u00eb 180 shkall\u00eb, duke u pozicionuar n\u00eb tifoz dhe promovues t\u00eb sukseseve demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, sidomos n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku p\u00ebr nevojat e sigurimit t\u00eb mb\u00ebshtetjes u p\u00ebrpoq t\u00eb nd\u00ebrtonte imazh n\u00eb kontrast me Vu\u00e7iqin dhe lider\u00ebt e tjer\u00eb rajonal\u00eb si Edi Rama.<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb kaluar, Kurti i dha t\u00eb gjitha shenjat e para t\u00eb autoritarizmit dhe d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u2019i g\u00ebrryer mekanizmat e kontrollit mbi pushtetin e tij. Tipar karakteristik i \u00e7do lideri autoritar \u00ebsht\u00eb barazimi i interesit t\u00eb tij me interesat e shtetit, si dhe mbivendosja mbi shoq\u00ebrin\u00eb si figur\u00eb moralisht superiore dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shpirt\u00ebrore me \u201c<em>popullin<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, lideri autoritar e legjitimon sulmin ndaj institucioneve si di\u00e7ka q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb gjasme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00e7kapjes, luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, apo edhe luft\u00ebs kund\u00ebr armiqve t\u00eb jasht\u00ebm si Serbia.<\/p>\n<blockquote><p><span style=\"font-size: 14px; font-family: 'trebuchet ms', geneva;\"><strong>Si \u00e7do autoritar dhe populist tjet\u00ebr, Kurti i ka keqp\u00ebrdorur pa pik\u00eb hezitimi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt transparente mjetet e shtetit p\u00ebr fuqizim t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb tij dhe p\u00ebr efekte elektorale; u ka fryr\u00eb nacionalizmit dhe rreziqeve nga armiku i jasht\u00ebm (Serbia) p\u00ebr ta delegjitimuar kritik\u00ebn e brendshme (opozita, media, shoq\u00ebria civile), dhe p\u00ebr ta legjitimuar em\u00ebrimin e besnik\u00ebve politik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet publike.<\/strong><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p>U pa n\u00eb mandatin e par\u00eb se \u00e7far\u00eb fati e pat\u00ebn t\u00eb em\u00ebruarit \u2013 si p\u00ebr shembull ata n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Mediave apo n\u00eb Bordin e RTK-s\u00eb \u2013 q\u00eb refuzuan t\u00eb ndiqnin urdhra politik\u00eb por zbatuan ligjin. P\u00ebrfunduan t\u00eb sh\u00ebnjestruar si kriminel\u00eb apo tradhtar\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb em\u00ebrohen sot e din\u00eb se nuk do t\u00eb guxojn\u00eb ta p\u00ebrs\u00ebrisin \u201c<em>gabimin<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb ket\u00eb hap\u00ebsir\u00eb demokratike \u2013 media kritike, opozit\u00ebn dominuese n\u00eb pushtet lokal, etj. \u2013 jo p\u00ebr shkak se Kurti \u00ebsht\u00eb tolerant ndaj tyre, p\u00ebrkundrazi, ai ende nuk i ka n\u00eb dor\u00eb t\u00eb gjitha instrumentet p\u00ebr t\u2019i n\u00ebnshtruar ata.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto tendenca autoritare nga Albin Kurti nuk kaluan pa u v\u00ebn\u00eb re. P\u00ebr shembull, Kosova, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimeve n\u00eb vitin e fundit, nd\u00ebrmjet viteve 2022 dhe 2024, ra me <a href=\"https:\/\/www.biepag.eu\/blog\/youre-not-a-citizen-youre-a-journalist-the-fall-of-media-freedom-in-kosovo\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">43 vende<\/a> n\u00eb Indeksin Bot\u00ebror t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit, duke reflektuar jo vet\u00ebm p\u00ebrkeq\u00ebsimin e mjedisit p\u00ebr mediat, por edhe nj\u00eb trend t\u00eb dob\u00ebsimit t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Albin Kurti ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb hiqte dor\u00eb nga mandati kat\u00ebrvje\u00e7ar n\u00eb qeverisje sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar t\u00eb qeveris\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb llogari, por p\u00ebr t\u00eb instaluar kontroll t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><strong><span style=\"font-size: 14px; font-family: 'trebuchet ms', geneva;\">Kurti d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb n\u00ebn kontroll qeverin\u00eb, kuvendin, institucionet e pavarura, presidentin, mediat, gjykatat \u2013 kjo u pa edhe tani me shpejt\u00ebsin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn u shfryt\u00ebzua ky mandat i abortuar p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll bordet si ai i KMP-s\u00eb dhe RTK-s\u00eb. P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, Kurti nuk i b\u00ebhet von\u00eb n\u00ebse vendi shkon tri her\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/span><\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Tani mbetet n\u00eb duart e votuesve kosovar\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse me vet\u00eb vullnetin e tyre do ta mb\u00ebshtesin rr\u00ebshqitjen e Kosov\u00ebs drejt nj\u00eb sulltanati ballkanik si vendet fqinje. Me Kurtin kaq transparent n\u00eb synimet e tij, votuesit nuk mund t\u00eb thuhet se nuk jan\u00eb paralajm\u00ebruar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Argumentohet shpesh, jo pa baz\u00eb, se Kosova \u00ebsht\u00eb demokracia m\u00eb e p\u00ebrparuar n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, gj\u00eb q\u00eb konfirmohet edhe nga disa indekse t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Raporti i Demokracis\u00eb nga Instituti V-Dem. Kjo arritje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm merit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, por lidhet edhe me faktin q\u00eb shtetnd\u00ebrtimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i dizajnuar, mb\u00ebshtetur dhe mbik\u00ebqyrur [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":438,"featured_media":14346,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,1047,972,624,1091,1217,976],"ppma_author":[985],"class_list":["post-14342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-demokracia","tag-kosove","tag-kryesore","tag-kurti","tag-lvv","tag-media"],"authors":[{"term_id":985,"user_id":438,"is_guest":0,"slug":"agon-maliqi","display_name":"Agon Maliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Maliqi","first_name":"Agon","description":"Agon Maliqi \u00ebsht\u00eb studiues, analist dhe aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile nga Prishtina, me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Prej disa vitesh ai punon si k\u00ebshill\u00ebtar dhe studies i pavarur i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00eb\u00ebtare. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qen\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe drejtues per disa vite i platform\u00ebs sbunker. N\u00eb vitin 2019 ai q\u00ebndroi p\u00ebr gjysm\u00eb viti n\u00eb Uashington D.C si p\u00ebrfitues i Reagan-Fascell Democracy Fello\u00ebship n\u00eb Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb (NED) n\u00eb SHBA. Sot ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Strategjik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb Fondacionit Heinrich B\u00f6ll (HBS) me baz\u00eb n\u00eb Berlin; pjes\u00eb e Task Forc\u00ebs rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb Institutit Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IRI) dhe an\u00ebtar i Koalicionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Rip\u00ebrt\u00ebritje Demokratike (ICDR) t\u00eb Forumit 2000 n\u00eb Prag\u00eb. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Duke University (SHBA) dhe ato bachelor p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/438"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14342"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14348,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14342\/revisions\/14348"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14346"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14342"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}