{"id":14363,"date":"2026-05-08T11:49:10","date_gmt":"2026-05-08T09:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14363"},"modified":"2026-05-08T11:49:10","modified_gmt":"2026-05-08T09:49:10","slug":"shfaqja-nemesis-shperfaq-anen-e-erret-te-pushtetit-dhe-renien-e-pashmangshme-te-sunduesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/shfaqja-nemesis-shperfaq-anen-e-erret-te-pushtetit-dhe-renien-e-pashmangshme-te-sunduesve\/","title":{"rendered":"Shfaqja \u201cNemesis\u201d shp\u00ebrfaq an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb pushtetit dhe r\u00ebnien e pashmangshme t\u00eb sunduesve"},"content":{"rendered":"<p>Shfaqja \u201cNemesis\u201d, e shkruar nga Lirak \u00c7elaj dhe Florent Mehmeti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje q\u00eb trajton iden\u00eb e formimit t\u00eb egos dhe lakmis\u00eb s\u00eb njeriut, duke i paraqitur k\u00ebto tema p\u00ebrmes lidhjeve me historin\u00eb, shkenc\u00ebn dhe artin.<\/p>\n<p>Aktor\u00ebt e shfaqjes, Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj dhe Art Pasha, i shpjegojn\u00eb k\u00ebto ide n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb histori nga filozofia e lasht\u00eb greke dhe figurat historike t\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat kan\u00eb ndikuar n\u00eb formimin e bot\u00ebs q\u00eb njohim sot.<\/p>\n<p>Energjia kolektive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb shfaqjes. Nuk ka nj\u00eb protagonist t\u00eb vet\u00ebm, por nj\u00eb grup aktor\u00ebsh q\u00eb e mbajn\u00eb bashk\u00eb ritmin dhe tensionin dramatik. N\u00eb disa momente, ata dalin nga roli dhe komunikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me publikun.<\/p>\n<p>Kjo qasje metateatrale e b\u00ebn shfaqjen t\u00eb vet\u00ebdijshme p\u00ebr vetveten dhe krijon nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me audienc\u00ebn, duke u lejuar aktor\u00ebve t\u00eb komentojn\u00eb personazhet e tyre nga nj\u00eb k\u00ebnd m\u00eb personal. V\u00ebmendja mbetet te fjala, l\u00ebvizja dhe interpretimi, dhe kjo qasje e ndihmon shfaqjen t\u00eb mos shp\u00ebrqendroj\u00eb publikun, por ta fokusoj\u00eb tek idet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, shfaqja bashkon antiken me modernen dhe b\u00ebhet nj\u00eb dram\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt dhe m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga publiku.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shfaqja ka edhe disa sfida.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjes, ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb krijohet konfuzion mes mbret\u00ebrve Kroisos dhe Astyages, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb personazhet kryesore. Po ashtu, lidhja mes Kirit dhe Kroisosit nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e qart\u00eb, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb ritmit t\u00eb shpejt\u00eb dhe kalimeve t\u00eb shpeshta mes personazheve.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, shfaqja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reflektim mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si pushteti e ndryshon njeriun dhe si d\u00ebshira p\u00ebr kontroll mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrim.<\/p>\n<h3><strong>N\u00ebn lavdin\u00eb dhe paranoj\u00ebn e kuror\u00ebs mbret\u00ebrore<\/strong><\/h3>\n<p>Mbreti Kroisos, i cili n\u00eb shumic\u00ebn e shfaqjes interpretohet nga aktori Art Pasha (pasi aktor\u00ebt nd\u00ebrrojn\u00eb role gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs), paraqitet si sundimtari m\u00eb i pasur i koh\u00ebs s\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb mbreti i Lydias (territor q\u00eb sot ndodhet n\u00eb Turqi) dhe \u00ebsht\u00eb i bindur se pasuria e tij e b\u00ebn edhe njeriun m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga momentet kryesore t\u00eb shfaqjes \u00ebsht\u00eb takimi i Kroisosit me filozofin grek Solon. I bindur n\u00eb pasurin\u00eb dhe fuqin\u00eb e tij, Kroisosi e pyet Solonin se kush \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i lumtur n\u00eb bot\u00eb, duke pritur q\u00eb p\u00ebrgjigjja t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb ai. Kjo pyetje nuk vjen thjesht si kuriozitet, por si nj\u00eb konfirmim i bindjes s\u00eb tij se lumturia lidhet drejtp\u00ebrdrejt me pasurin\u00eb dhe pushtetin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Soloni e kund\u00ebrshton k\u00ebt\u00eb pritje dhe e sfidon k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00eb menduarit, duke theksuar se lumturia e nj\u00eb njeriu nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm, por vet\u00ebm pasi t\u00eb shihet se si p\u00ebrfundon jeta e tij.<\/p>\n<p>Kjo ide b\u00ebhet nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb shfaqjes. Kjo fjali nga Soloni sh\u00ebrben si mesazh p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e lidhin lumturin\u00eb me pasurin\u00eb dhe pushtetin.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij rr\u00ebfimi dhe shpjegimeve mbi konceptin e \u201cnemesis\u201d-it, shfaqja tregon edhe fundin e Kroisosit, duke e paraqitur at\u00eb si p\u00ebrmbushje t\u00eb paralajm\u00ebrimit se pushteti dhe pasuria jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe se \u00e7do tejkalim i kufijve sjell pasoja.<\/p>\n<p>Shfaqja sjell edhe historin\u00eb e Kirit t\u00eb Madh dhe gjyshit t\u00eb tij Astyages, i cili e sheh nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb besoj\u00eb se nipi i tij do t\u2019ia marr\u00eb fronin, dhe nga paranoja vendos ta vras\u00eb kur \u00ebsht\u00eb ende foshnje.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, plani nuk shkon si\u00e7 pritet. Foshnja shp\u00ebtohet nga nj\u00eb bari, i cili e z\u00ebvend\u00ebson me f\u00ebmij\u00ebn e tij q\u00eb kishte vdekur at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Kiri rritet dhe ia merr pushtetin gjyshit t\u00eb tij, Astyages. Ai b\u00ebhet nj\u00eb sundimtar i madh dhe m\u00eb von\u00eb mposht edhe Kroisosin, duke e p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu paralajm\u00ebrimin e Solonit, sipas t\u00eb cilit pasuria dhe pushteti nuk jan\u00eb tregues t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb fatit njer\u00ebzor, por gjendje t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbysen n\u00eb \u00e7do moment.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, historia n\u00eb shfaqje nuk paraqitet si di\u00e7ka e larg\u00ebt, por si nj\u00eb cik\u00ebl q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>Nga Astyagesi te Kroisosi, sundimtar\u00ebt veprojn\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga e nj\u00ebjta frik\u00eb: humbja e pushtetit. Kjo frik\u00eb i shtyn drejt p\u00ebrpjekjeve ekstreme p\u00ebr ta kontrolluar t\u00eb ardhmen, qoft\u00eb p\u00ebrmes dhun\u00ebs apo vendimeve t\u00eb pamenduara, t\u00eb cilat shpesh prodhojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb synojn\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Nd\u00ebrtimi i ciklit t\u00eb pushtetit, egos dhe r\u00ebnies<\/strong><\/h3>\n<p>\u201cNemesis\u201d l\u00ebviz vazhdimisht mes loj\u00ebs dramatike dhe shpjegimeve teorike. Nga rr\u00ebfimet mbi mbret\u00ebrit dhe pushtetin e tyre, shfaqja kalon te reflektime mbi egon, si dhe te momente satirike e komike q\u00eb e leht\u00ebsojn\u00eb tem\u00ebn pa ia hequr seriozitetin.<\/p>\n<p>Aktor\u00ebt nd\u00ebrrojn\u00eb role dhe gjendje gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, duke treguar fuqin\u00eb dhe joshjen q\u00eb sjell pushteti. Mbret\u00ebrit paraqiten si figura q\u00eb shpesh humbin arsyen p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb pakontrolluar p\u00ebr kontroll, duke marr\u00eb vendime t\u00eb ashpra dhe t\u00eb pam\u00ebshirshme.<\/p>\n<p>N\u00eb mitologjin\u00eb greke, Nemesisi \u00ebsht\u00eb per\u00ebndesha e drejt\u00ebsis\u00eb dhe nd\u00ebshkimit hyjnor. N\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, Nemesisi n\u00ebnkupton forc\u00ebn q\u00eb sjell r\u00ebnien e atij q\u00eb e tepron me pushtetin. K\u00ebt\u00eb ide e nd\u00ebrtojn\u00eb aktor\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb shfaqjes, qoft\u00eb kur luajn\u00eb mbret\u00ebr, qoft\u00eb kur dalin nga roli p\u00ebr t\u00eb shpjeguar ose komentuar situatat.<\/p>\n<p>Shfaqja e sheh pushtetin jo vet\u00ebm si privilegj, por edhe si nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb shpesh kthehet n\u00eb shkat\u00ebrrim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, <em>nemesisi<\/em> nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kund\u00ebrshtar i jasht\u00ebm, por edhe vet\u00eb egoja e pakontrolluar e njeriut. Kjo e zhvendos theksin nga nj\u00eb forc\u00eb e jashtme nd\u00ebshkuese te p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale, duke e b\u00ebr\u00eb r\u00ebnien pasoj\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vet\u00eb njeriut.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shfaqja \u201cNemesis\u201d, e shkruar nga Lirak \u00c7elaj dhe Florent Mehmeti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shfaqje q\u00eb trajton iden\u00eb e formimit t\u00eb egos dhe lakmis\u00eb s\u00eb njeriut, duke i paraqitur k\u00ebto tema p\u00ebrmes lidhjeve me historin\u00eb, shkenc\u00ebn dhe artin. Aktor\u00ebt e shfaqjes, Labinot Raci, Blend Sadiku, Fiona Abdullahu, Era Balaj dhe Art Pasha, i shpjegojn\u00eb k\u00ebto ide n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":664,"featured_media":14367,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1610,1471,624,955,2764,1355,2763,2765],"ppma_author":[2732],"class_list":["post-14363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-drame","tag-histori","tag-kryesore","tag-kulture","tag-nemesis","tag-pushteti","tag-shfaqje","tag-teatri-oda"],"authors":[{"term_id":2732,"user_id":664,"is_guest":0,"slug":"donjeta-abazi","display_name":"Donjeta Abazi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/439344254_932624888349148_1555160191030509202_n-e1774353567851.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/439344254_932624888349148_1555160191030509202_n-e1774353567851.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abazi","first_name":"Donjeta","description":"\r\nDonjeta Abazi ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb gazetari n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Interesat e saj p\u00ebrfshijn\u00eb filmin, teatrin dhe analiz\u00ebn e kultur\u00ebs bashk\u00ebkohore."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/664"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14363"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14363\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14368,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14363\/revisions\/14368"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14363"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}