{"id":1438,"date":"2021-10-29T11:45:09","date_gmt":"2021-10-29T10:45:09","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1438"},"modified":"2023-12-11T15:07:05","modified_gmt":"2023-12-11T14:07:05","slug":"lufta-kunder-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/lufta-kunder-luftes\/","title":{"rendered":"Lufta kund\u00ebr luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cE nat\u00ebn e mramt\u00eb, qi e kishin pas\u00eb njet me na hjek\u00eb pi atyhit, t\u2019iu kan\u00eb hi grave. Pej qatyhit ia kom m\u00ebrzi ushtris\u00eb. Po pse bre, kur e kan\u00eb ni at\u00eb britm\u00eb, s\u2019vijshin me na i qi nan\u00ebn tetan\u00ebve me ka ni plum? Bile naj plum me na e dhan\u00eb. N\u00eb shtat\u00eb an\u00eb jon\u00eb shku britmat at\u00eb nat\u00eb. P\u00ebrmi niqind e kusur femna qi jon\u00eb dhunu at\u00eb nat\u00eb\u201d, rr\u00ebfen Baca B (83-vje\u00e7ar) p\u00ebr nat\u00ebn kur gruan e tij, bashk\u00eb me shum\u00eb tjera, forcat serbe i kishin ndar\u00eb nga familjet dhe i kishin dhunuar. Ai tregon p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore shum\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb gruas s\u00eb tij q\u00eb nga dita kur u dhunua. Gjithashtu tregon se si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur dhe po p\u00ebrballet me k\u00ebt\u00eb problem, pothuajse i vet\u00ebm, pa ndihm\u00ebn institucionale.<\/p>\n<p>\u201cE veta, \u2018Menstracionet kur i ke pas\u00eb?\u2019 M\u2019tha, \u2018I kom pas\u00eb qe dy her\u00eb\u2019. Thash\u00eb, \u2018Ngo \u00e7ka po t\u2019thom: gabim t\u2019madh bon ti qi tenton me ba dishka\u2019<em>.<\/em>\u00a0Tha, \u2018Pse\u2019? Thash\u00eb, \u2018Ti duhesh me kon\u00eb e knaqt\u00eb qi shtatzan\u00eb s\u2019je\u2019. Se m\u2019thojke kom mujt\u00eb me met\u00eb shtatzan\u00eb. Thash\u00eb, \u201cTash jeta vazhdon, kto sene munet e duhet m\u2019i p\u00ebrballu njeri\u2019. Mas nja tri or\u00ebve p\u2019i thom, \u2018Ne dish q\u00eb ka Zot dikun, un\u00eb jam betu n\u2019Zot, ve\u00e7 un\u00eb e ti e Zoti m\u2019i dit\u00eb k\u00ebto pun\u00eb mas dit\u00ebs sotit. Mas dit\u00ebs sotit, k\u00ebto pun\u00eb mshelen. Thash\u00eb, \u2018P\u00ebr mu mshelen, po edhe ti duhesh m\u2019i mshel\u00eb e m\u2019i hjek\u00eb pi kres. Duhesh me marr\u00eb vendim, se un\u00eb e kom pru qet vendim edhe po t\u2019propozoj martes\u00eb\u2019\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu rr\u00ebfen Besimi, i cili ishte i plagosur n\u00eb luft\u00eb dhe qe shtrir\u00eb n\u00eb spital, ku takon nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb re, e cila i rrinte mbi krye v\u00ebllait t\u00eb saj, po ashtu t\u00eb plagosur. Ai tregon se si kishte vendosur t\u2019i propozonte martes\u00eb vajz\u00ebs, pasi ajo i kishte treguar se ishte dhunuar seksualisht nga forcat serbe dhe se donte t\u00eb vet\u00ebvritej. Besimi tregon p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka kaluar p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave dhe se si \u00ebsht\u00eb dashur ta mbaj\u00eb sekret dhunimin e s\u00eb shoqes. Se si ajo disa her\u00eb kishte tentuar t\u00eb b\u00ebnte vet\u00ebvrasje dhe ky \u00e7doher\u00eb i ishte ndodhur pran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIa kom ni britm\u00ebn deri q\u00eb o lodh\u00eb. Britma e tij hala n\u2019vesh m\u00eb rrin. (&#8230;) Kur jom shku un\u00eb, e kom gjet\u00eb t\u00eb alivanosun, t\u00eb p\u00ebrgjakun shum\u00eb, teshat e shkyme n\u00eb tana an\u00ebt. Shok\u00eb e posht\u00eb i zhveshun\u201d, tregon Nita p\u00ebr dit\u00ebn kur forcat serbe futen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj dhe burrin ia ndajn\u00eb n\u00eb dhom\u00eb tjet\u00ebr, e maltretojn\u00eb, e rrahin dhe e dhunojn\u00eb. Ajo flet p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr ta kaluar s\u00eb bashku si familje k\u00ebt\u00eb traum\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto cop\u00ebza rr\u00ebfimesh jan\u00eb shk\u00ebputur nga libri me p\u00ebrmbledhje intervista\/rr\u00ebfime \u201cP\u00ebrtej dhimbjes, drejt guximit*\u201d, rr\u00ebfime p\u00ebr traum\u00ebn e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb. Dhjet\u00eb rr\u00ebfimet q\u00eb gjenden n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb kaluar shum\u00eb t\u00eb trisht\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tashme shum\u00eb hidh\u00ebt. E trisht\u00eb sepse aty rr\u00ebfejn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale. Rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr trishtimin q\u00eb i kaploi n\u00eb momentin kur e kuptuan se burri, gruaja, motra, e v\u00ebllai u jan\u00eb dhunuar seksualisht nga forcat serbe. E hidh\u00ebt sepse edhe p\u00ebr 22 vjet pas luft\u00ebs, k\u00ebto viktima, t\u00eb af\u00ebrmit e tyre, jetojn\u00eb me dron\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb\u00a0<em>moralit shoq\u00ebror<\/em>.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto vite jan\u00eb vet\u00ebm tri gra t\u00eb cilat publikisht kan\u00eb dal\u00eb dhe kan\u00eb rr\u00ebfyer p\u00ebr krimin q\u00eb forcat serbe kan\u00eb kryer mbi to, kurse konsiderohet se n\u00eb vendin ton\u00eb jan\u00eb diku nj\u00ebzet mij\u00eb gra t\u00eb dhunuar seksualisht dhe diku nj\u00eb mij\u00eb burra. P\u00ebr k\u00ebto krime monstruoze (me aq sa kam njohuri) ende askush nuk \u00ebsht\u00eb thirrur para drejt\u00ebsis\u00eb. Lufta e k\u00ebtyre viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale dhe e familjar\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebr\u00a0 t\u00eb mbijetuar, p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr admirim, mir\u00ebpo p\u00ebr ne si shoq\u00ebri dhe shtet \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr t\u2019u ndier keq dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjith\u00eb pasluft\u00ebn. \u00c7ka kemi b\u00ebr\u00eb ne si shoq\u00ebri dhe si shtet p\u00ebr Bac\u00ebn B, Besimin, Dardanin, Hasijen, Lulin, Merit\u00ebn, Nit\u00ebn, NN, P\u00ebllumbin, Refikin, Shpejtimin dhe Sk\u00ebnderin (emra t\u00eb koduar t\u00eb personazheve reale, rr\u00ebfimet e t\u00eb cil\u00ebve gjenden t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr), p\u00ebrve\u00e7se ua kemi garantuar heshtjen.<\/p>\n<p>T\u00eb mos flasin p\u00ebr krimin q\u00eb u ka ndodhur, sepse kjo na turp\u00ebron si shoq\u00ebri (sic!).\u00a0<em>Dy gisht ftyr\u00eb i kemi<\/em>, prandaj u thuhet t\u00eb heshtin. Morali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta fshehim k\u00ebt\u00eb krim q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkaktuar dhunsh\u00ebm nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Nderi i shoq\u00ebris\u00eb e i kombit duhen ruajtur. Disa krime lufte q\u00eb t\u2019i shkakton armiku jan\u00eb p\u00ebr lapidar, lavdi e histori, kurse disa krime tjera, sikurse dhunimi seksual, jan\u00eb p\u00ebr p\u00ebr\u00e7mim.<\/p>\n<p><em>T\u00eb vdekurit e kan\u00eb par\u00eb fundin e luft\u00ebs<\/em>, kurse k\u00ebto viktima t\u00eb dhun\u00ebs seksuale jan\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb ballafaqim, n\u00eb luft\u00eb. Sikurse nuk fillon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, po ashtu lufta edhe nuk p\u00ebrfundon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb po n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Mbase p\u00ebr dik\u00eb fillon kur ajo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Dikush tek pas luft\u00ebs merr vesh p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin e vrar\u00eb. Dikush nuk ia di as varrin, e dikush pret t\u2019i kthehet i af\u00ebrmi i gjall\u00eb. K\u00ebt\u00eb dhimbje t\u00eb p\u00ebrzier me ankth e njohin vet\u00ebm ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar, ne t\u00eb tjer\u00ebt mund ta marrim vet\u00ebm me mend. Pra, lufta nuk i \u2018trajton\u2019 t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Ajo t\u00eb gjith\u00eb i prek, por secilin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet. Dik\u00eb e l\u00ebndon fizikisht, dik\u00eb shpirtnisht, e dik\u00eb nga t\u00eb dyja an\u00ebt. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb interesant se edhe paqja nuk i \u2018trajton\u2019 t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj. Disa i shpall\u00eb heronj, disave u ndan mir\u00ebnjohje e dekorata, kurse disave ua ndan heshtjen. Dikujt i leverdis lufta, e dikujt i leverdis paqja (sic!). Dikush u vra n\u00eb luft\u00eb, e dikush vuan edhe n\u00eb paqe. Besa dikush u pasurua n\u00eb luft\u00eb, e dikush n\u00eb paqe (sic!).<\/p>\n<p>Epo, p\u00ebr dik\u00eb paqja \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>lufta kund\u00ebr luft\u00ebs<\/em>, sepse p\u00ebrjetimet e tyre, lufta personale e tyre fillon pasi \u2018lufta e madhe\u2019 t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe lufta e k\u00ebtyre personazheve t\u00eb sjella n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst dhe e mbi nj\u00ebzet mij\u00eb viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale. Ato dhe ata luftojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb q\u00eb at\u00eb q\u00eb ua shkaktoi lufta ta mundin. Dhe si? Vet\u00ebm duke u ballafaquar. Viktimat e dhun\u00ebs seksuale kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen dhe shoq\u00ebria kosovare e ka borxh q\u00eb t\u2019u jap\u00eb z\u00eb, kurse shteti i Kosov\u00ebs e ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb dinjitetsh\u00ebm dhe t\u00eb luftoj\u00eb q\u00eb kriminel\u00ebt t\u00eb vihen pra drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrderisa nuk ndodh asnj\u00ebra, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb mbesim pengje t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe t\u00eb njeri-tjetrit.<\/p>\n<p>*<em>P\u00ebrtej dhimbjes, drejt guximit, rr\u00ebfime p\u00ebr traum\u00ebn e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb<\/em>, \u00ebsht\u00eb realizuar nga\u00a0<em>forum ZFD programi n\u00eb Kosov\u00eb dhe Qendra Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs (QKRMT).<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cE nat\u00ebn e mramt\u00eb, qi e kishin pas\u00eb njet me na hjek\u00eb pi atyhit, t\u2019iu kan\u00eb hi grave. Pej qatyhit ia kom m\u00ebrzi ushtris\u00eb. Po pse bre, kur e kan\u00eb ni at\u00eb britm\u00eb, s\u2019vijshin me na i qi nan\u00ebn tetan\u00ebve me ka ni plum? Bile naj plum me na e dhan\u00eb. N\u00eb shtat\u00eb an\u00eb jon\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":1439,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,737,714],"ppma_author":[733],"class_list":["post-1438","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-sexual-violence","tag-war"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1438"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1438\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1440,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1438\/revisions\/1440"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1438"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}