{"id":14546,"date":"2026-06-08T11:33:30","date_gmt":"2026-06-08T09:33:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14546"},"modified":"2026-06-08T11:33:30","modified_gmt":"2026-06-08T09:33:30","slug":"zoti-nuk-eshte-i-madh-thyerja-e-iluzionit-fetar-nga-christopher-hitchens","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/zoti-nuk-eshte-i-madh-thyerja-e-iluzionit-fetar-nga-christopher-hitchens\/","title":{"rendered":"\u201cZoti nuk \u00ebsht\u00eb i madh\u201d: thyerja e iluzionit fetar nga Christopher Hitchens"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<em>Zoti nuk \u00ebsht\u00eb i madh: si helmon feja gjith\u00e7ka<\/em>\u201d (God Is Not Great: How Religion Poisons Everything), shkruar nga publicisti Christopher Hitchens dhe botuar n\u00eb vitin 2007<\/p>\n<p>Libri argumenton se fet\u00eb e organizuara (p.sh., Islami dhe Katolicizmi) nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pav\u00ebrteta, por edhe t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Libri \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb form\u00eb t\u00eb polemik\u00ebs. \u00c7do kapitull \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me ritmin e nj\u00eb prokurori q\u00eb tenton t\u00eb ekspozoj\u00eb kontradikta dhe t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Sipas Hitchens-it, feja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht e gabuar; ajo shpesh shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb toksike p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb, duke ndikuar negativisht n\u00eb mendimin kritik, etik\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Libri ngre disa pyetje thelb\u00ebsore q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aktuale: \u00e7far\u00eb ndodh kur identiteti fetar b\u00ebhet m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se ai qytetar, kur morali trajtohet si monopol i besimit dhe kur frika nga ofendimi e z\u00ebvend\u00ebson debatin racional?<\/p>\n<p>P\u00ebr Hitchens-in, rreziku m\u00eb i madh nuk q\u00ebndron thjesht n\u00eb ekzistenc\u00ebn e fes\u00eb, por n\u00eb momentin kur ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb autoritet politik, kulturor apo moral, q\u00eb nuk lejon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr sfidim dhe nuk pranon t\u00eb vihet n\u00eb dyshim nga klerik\u00ebt apo prij\u00ebsit fetar\u00eb.<\/p>\n<h3><strong>Hitchens-i intrigon lexuesin q\u00eb n\u00eb titull<\/strong><\/h3>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr autonomi mendore dhe mendim t\u00eb pavarur. Hitchens-i tenton ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, madje q\u00eb n\u00eb titull, i cili nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb deklarat\u00eb provokuese, por nj\u00eb pozicion i qart\u00eb intelektual.<\/p>\n<p>Duke th\u00ebn\u00eb se \u201c<em>Zoti nuk \u00ebsht\u00eb i madh<\/em>&#8230;\u201d, ai q\u00eb n\u00eb fillim e vendos lexuesin p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sfide: t\u00eb mos e pranoj\u00eb autoritetin e nj\u00eb ideje vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb apo e trash\u00ebguar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa e tjet\u00ebr e titullit \u201c<em>&#8230;si helmon feja gjith\u00e7ka<\/em>\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, me nj\u00eb ton gati teatral, i nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb sfiduar dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur reagim te lexuesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Hitchens-in, ky lloj diskursi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht zbukurim stilistik, por nj\u00eb mjet retorik i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hapur dhe zhvilluar nj\u00eb debat t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb intelektual.<\/p>\n<h3><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Hitchens-i p\u00ebr fen\u00eb e organizuar?<\/strong><\/h3>\n<p>Hitchens-i nuk merret kryesisht me besimin individual, por me fen\u00eb e organizuar, nj\u00eb sistem i strukturuar besimesh, doktrinash, rregullash, praktikash dhe nj\u00eb udh\u00ebheqjeje hierarkike.<\/p>\n<p>Hitchens-i nuk pretendon se besimtar\u00ebt jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij. Madje ai shpesh shkruan me nj\u00eb lloj respekti sentimental p\u00ebr disa figura fetare, p\u00ebr liturgjin\u00eb, p\u00ebr muzik\u00ebn sakrale apo p\u00ebr arkitektur\u00ebn kishtare.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, argumenti i tij \u00ebsht\u00eb se feja si sistem mendimi k\u00ebrkon n\u00ebnshtrim dhe se n\u00ebnshtrimi p\u00ebrb\u00ebn armikun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Hitchens-in, feja nuk kuptohet vet\u00ebm p\u00ebrmes teksteve, por p\u00ebrmes historis\u00eb s\u00eb dhun\u00ebs, censur\u00ebs, luft\u00ebrave dhe kontrollit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Ai argumenton se feja e organizuar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Katolicizmi dhe Islami, p\u00ebrdor censur\u00ebn dhe dhun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e saj, nj\u00ebsoj si \u00e7do organizat\u00eb tjet\u00ebr autoritariane.<\/p>\n<p>Nga Inkuizicioni n\u00eb Spanj\u00eb kund\u00ebr hebrejve e deri te fetvaja n\u00eb Iran kund\u00ebr shkrimtarit Salman Rushdie, p\u00ebr \u201ckrimin\u201d e shkrimit t\u00eb nj\u00eb libri q\u00eb autoritetet fetare nuk e konsideronin t\u00eb pranuesh\u00ebm, Hitchens-i e paraqet fen\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb eliminuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr Hitchens-in, momenti m\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb histori \u00ebsht\u00eb kur nj\u00eb njeri beson se zot\u00ebron t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn absolute dhe, edhe m\u00eb keq, kur beson se kjo e v\u00ebrtet\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb autoritet hyjnor dhe e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb autoritet p\u00ebr t\u00eb justifikuar veprimet e tij.<\/p>\n<h3><strong>Mang\u00ebsit\u00eb e librit<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb disa raste, Hitchens-i e ngat\u00ebrron fen\u00eb me format e saj m\u00eb primitive dhe m\u00eb fanatike. Ka momente kur argumenti i tij b\u00ebhet aq totalizues, sa duket sikur nuk l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dimensionin filozofik apo ekzistencial t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb ai polemizon m\u00eb shum\u00eb sesa analizon, nd\u00ebrsa n\u00eb disa kapituj ritmi retorik mbizot\u00ebron mbi nuanc\u00ebn.<\/p>\n<p>Lexuesi i kujdessh\u00ebm v\u00ebren se Hitchens-i, megjith\u00ebse i pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj dogm\u00ebs fetare, mund t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb dogmatizmit racionalist. Nj\u00eb shembull konkret \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si ai e trajton Islamin pothuajse ekskluzivisht p\u00ebrmes ekstremizmit, terrorizmit dhe censur\u00ebs fetare.<\/p>\n<p>Hitchens-i e redukton fen\u00eb kryesisht n\u00eb nj\u00eb produkt t\u00eb injoranc\u00ebs primitive njer\u00ebzore dhe t\u00eb frik\u00ebs ekzistenciale, duke e interpretuar si nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb zhvillimit njer\u00ebzor q\u00eb duhej tejkaluar me avancimin e arsyes dhe shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr kritik\u00ebt e tij, ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht momenti kur argumenti i Hitchens-it b\u00ebhet tep\u00ebr totalizues dhe humb ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj dallimeve t\u00eb brendshme brenda traditave fetare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai nuk arrin t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb mes besimit filozofik t\u00eb mendimtar\u00ebve si Thomas Aquinas.<\/p>\n<p>Kjo munges\u00eb diferencimi e dob\u00ebson analiz\u00ebn e tij, pasi e shnd\u00ebrron fen\u00eb n\u00eb nj\u00eb kategori t\u00eb vetme shpjeguese p\u00ebr dukuri shum\u00eb t\u00eb ndryshme historike, kulturore dhe intelektuale.<\/p>\n<h3><strong>Si duhet lexuar libri?<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb librin e tij, Hitchens-i nuk t\u00eb flet si nj\u00eb profesor q\u00eb k\u00ebrkon konsensus, por si nj\u00eb autor q\u00eb e trajton debatin si form\u00eb arti. Ai t\u00eb kujton se inteligjenca nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ditur, por edhe n\u00eb guximin p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, paradoksi m\u00eb interesant i librit \u00ebsht\u00eb se pavar\u00ebsisht tonit t\u00eb ashp\u00ebr, ai nuk \u00ebsht\u00eb tekst i urrejtjes, por m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb tekst zhg\u00ebnjimi ndaj njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Hitchens-i e sheh fen\u00eb si nj\u00eb shprehje t\u00eb frik\u00ebs njer\u00ebzore p\u00ebrball\u00eb pasiguris\u00eb dhe s\u00eb panjohur\u00ebs. Ai nuk e mohon nevoj\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr kuptim; p\u00ebrkundrazi, kund\u00ebrshton iden\u00eb se ky kuptim duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi bindje t\u00eb verbra ose t\u00eb pranuara pa kritik\u00eb.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019u lexuar n\u00eb shoq\u00ebri konformiste si Kosova, ku hap\u00ebsira publike dhe debati shpesh ngushtohen n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi identitare si feja dhe etnia, ku kritika leht\u00ebsisht interpretohet si sulm personal dhe ku mendimi i pavarur ende shihet me dyshim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Hitchens-i sh\u00ebrben si kujtes\u00eb se demokracia nuk matet vet\u00ebm me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur, por edhe me aft\u00ebsin\u00eb dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar ide q\u00eb na shqet\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Libri nuk k\u00ebrkon domosdoshm\u00ebrisht pajtim me autorin; p\u00ebrkundrazi, mesazhi i tij kryesor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb mos ia dor\u00ebzuar mendjen askujt pa e v\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb prov\u00eb.<\/p>\n<p>Pothuajse dy dekada pas botimit, ky lib\u00ebr mbetet nj\u00eb nga veprat m\u00eb me pesh\u00eb t\u00eb shekullit XXI, jo thjesht si kritik\u00eb ndaj fes\u00eb, por si nj\u00eb reflektim i gjer\u00eb mbi mendimin kritik, autoritetin, dogm\u00ebn dhe prirjen njer\u00ebzore p\u00ebr t\u2019ia deleguar gjykimin dikujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Vlera e tij q\u00ebndron m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pyetjet q\u00eb ngre, sesa n\u00eb p\u00ebrgjigjet q\u00eb ofron, duke sfiduar m\u00ebnyr\u00ebn se si pranojm\u00eb bindjet e gatshme dhe duke na kujtuar se liria intelektuale fillon aty ku mbaron bindja e verb\u00ebr.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cZoti nuk \u00ebsht\u00eb i madh: si helmon feja gjith\u00e7ka\u201d (God Is Not Great: How Religion Poisons Everything), shkruar nga publicisti Christopher Hitchens dhe botuar n\u00eb vitin 2007 Libri argumenton se fet\u00eb e organizuara (p.sh., Islami dhe Katolicizmi) nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pav\u00ebrteta, por edhe t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. Libri \u00ebsht\u00eb i shkruar n\u00eb form\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":661,"featured_media":14548,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[2323,1100,2796,624,991],"ppma_author":[2713],"class_list":["post-14546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-christopher-hitchens","tag-feja","tag-god-is-not-great","tag-kryesore","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":2713,"user_id":661,"is_guest":0,"slug":"elvin-blakaj","display_name":"Elvin Blakaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Elvin-Blakaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/Elvin-Blakaj.png"},"user_url":"","last_name":"Blakaj","first_name":"Elvin","description":"Elvini ka punuar n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe OJQ lokale q\u00eb nga viti 2009 e tutje n\u00eb pozicione t\u00eb shumta dhe filloi t\u00eb jepte m\u00ebsim n\u00eb shkenca politike n\u00eb vitin 2016 n\u00eb Kolegjin ISPE. Gjithashtu, ai punon si shkrimtar kontribues p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb lokale online - Kosovo 2.0. Elvini \u00ebsht\u00eb shkenc\u00ebtar politik me master n\u00eb Politik\u00eb Evropiane dhe Integrim Evropian. Fusha e tij e specializimit \u00ebsht\u00eb brenda marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare me nj\u00eb fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nd\u00ebrveprimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe struktur\u00ebn politike t\u00eb shteteve moderne. Brenda karrier\u00ebs s\u00eb tij, Elvini fitoi nj\u00eb num\u00ebr bursash p\u00ebr arritjet e tij akademike, nga organizata t\u00eb tilla si: fondacioni IPKO, K.A.S. gjermane dhe Sh\u00ebrbimi i Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm i Bashkimit Evropian. K\u00ebto arritje i lejuan atij t\u00eb botonte nj\u00eb kapitull libri n\u00eb vitin 2018 si bashkautor me sht\u00ebpin\u00eb botuese prestigjioze Edwar Elgar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar. Gjithashtu, ai po punon p\u00ebr botimin e shum\u00eb punimeve shkencore n\u00eb fushat e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare publike n\u00eb revista t\u00eb huaja t\u00eb shquara."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/661"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14546"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14547,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14546\/revisions\/14547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14546"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}