{"id":1457,"date":"2021-07-08T16:24:03","date_gmt":"2021-07-08T15:24:03","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1457"},"modified":"2023-12-20T11:36:53","modified_gmt":"2023-12-20T10:36:53","slug":"nje-kujtim-per-detyrimet-institucionale-ndaj-komuniteteve-jo-shumice-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-kujtim-per-detyrimet-institucionale-ndaj-komuniteteve-jo-shumice-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb Kujtim p\u00ebr detyrimet institucionale ndaj komuniteteve jo-shumic\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><sub>Ilustrimi i ballin\u00ebs: Urtina\u00a0Hoxha dhe Dion Zeqiri<\/sub><\/p>\n<p>Ta imagjinojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rast: nj\u00eb djal\u00eb lindet n\u00eb nj\u00eb lagje qendrore t\u00eb nj\u00eb qyteti kosovar. T\u00eb themi, n\u00eb Ulpian\u00eb apo Arberi n\u00eb Prishtin\u00eb. Ta quajm\u00eb k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb X. Ky f\u00ebmij\u00eb ka fatin t\u00eb lindet n\u00eb nj\u00eb familje me dy prind\u00ebr t\u00eb arsimuar e t\u00eb pun\u00ebsuar. Ai jeton n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar nga gjysh\u00ebrit e tij. Meq\u00eb t\u00eb dy prind\u00ebrit e k\u00ebtij f\u00ebmiu kan\u00eb t\u00eb hyra t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i mbuluar nevojat esenciale t\u00eb tij si ushqimin, vesh\u00ebmbathjen e arsimimin, brengat e tij f\u00ebminore jan\u00eb t\u00eb thjeshta.<\/p>\n<p>Kur X arrin mosh\u00ebn 11 vje\u00e7are, ai shkon n\u00eb klas\u00eb t\u00eb pest\u00eb n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb ku shumica e kan\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn etni me t\u00eb. M\u00ebsuesi\/ja dhe stafi mb\u00ebshtet\u00ebs i shkoll\u00ebs sillen mir\u00eb me t\u00eb dhe nuk e quajn\u00eb me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij racore apo etnike. N\u00eb raste eventuale ku X sulmohet apo ofendohet nga ndonj\u00eb shok apo m\u00ebsues, prind\u00ebrit dhe rrethi i tij do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo sjellje jo-adekuate ndaj X.<\/p>\n<p>X jeton i mb\u00ebshtjellur nga nj\u00eb rrjet\u00eb solide e mb\u00ebshtetjes familjare, shoq\u00ebrore, institucionale dhe si i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbrojtur nga rreziqe t\u00eb ndryshme q\u00eb mund t\u2019i shfaqen n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb rastet kur kjo rrjet\u00eb nuk mjafton dhe ai \u00ebsht\u00eb subjekt i ndonj\u00eb abuzimi apo ngacmimi, ka gjasa reale q\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb m\u00eb shpejt\u00eb e abuzuesit t\u00eb ndiqen apo t\u00eb ndalohen. Jeta e tij e re, t\u00eb mbrohet.<\/p>\n<p>Ta kujtojm\u00eb tani nj\u00eb rast tjet\u00ebr, nj\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb djal\u00eb i komunitetit ashkali u lind n\u00eb nj\u00eb vendbanim t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb. Ai\u00a0 quhej Kujtim Veseli. Kujtimi nuk lindi n\u00eb nj\u00eb familje me privilegje si t\u00eb X, dhe jetoi n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda financiare. Gjendja financiare e r\u00ebnduar si e familjes s\u00eb Kujtimit i ka themelet tek diskriminimi qoft\u00eb institucional, qoft\u00eb ai shoq\u00ebror, e q\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.google.com\/url?sa=t&amp;rct=j&amp;q=&amp;esrc=s&amp;source=web&amp;cd=&amp;cad=rja&amp;uact=8&amp;ved=2ahUKEwi70ZqInL_xAhWDhf0HHSlDB8MQFjADegQIEhAD&amp;url=http%3A%2F%2Fec.europa.eu%2Fsocial%2FBlobServlet%3FdocId%3D8960%26langId%3Den&amp;usg=AOvVaw0C8tEPNrg8ZTImNn1IS8Xk\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrcillet nd\u00ebr familje brez pas\u00a0<\/a><a href=\"https:\/\/www.google.com\/url?sa=t&amp;rct=j&amp;q=&amp;esrc=s&amp;source=web&amp;cd=&amp;cad=rja&amp;uact=8&amp;ved=2ahUKEwi70ZqInL_xAhWDhf0HHSlDB8MQFjADegQIEhAD&amp;url=http%3A%2F%2Fec.europa.eu%2Fsocial%2FBlobServlet%3FdocId%3D8960%26langId%3Den&amp;usg=AOvVaw0C8tEPNrg8ZTImNn1IS8Xk\">brezi<\/a><a href=\"https:\/\/www.google.com\/url?sa=t&amp;rct=j&amp;q=&amp;esrc=s&amp;source=web&amp;cd=&amp;cad=rja&amp;uact=8&amp;ved=2ahUKEwi70ZqInL_xAhWDhf0HHSlDB8MQFjADegQIEhAD&amp;url=http%3A%2F%2Fec.europa.eu%2Fsocial%2FBlobServlet%3FdocId%3D8960%26langId%3Den&amp;usg=AOvVaw0C8tEPNrg8ZTImNn1IS8Xk\">.<\/a>\u00a0P\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb lidhura me etnin\u00eb e tij, Kujtimi qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri u sfidua me halle q\u00eb nuk i takojn\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije. Ai duhej t\u00eb mblidhte kanaqe p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, motr\u00ebn dhe v\u00ebllezrit. Edukimi ishte sfid\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Kujtimin. P\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb r\u00ebnda financiare, ai nuk mundi t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb holla t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mjete shkollore, e as t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Shteti at\u00eb e quajti \u201cf\u00ebmij\u00eb n\u00eb situat\u00eb rruge\u2019.<\/p>\n<p>Duke e jetuar nj\u00eb jet\u00eb ve\u00e7se t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, Kujtim Veseli ishte viktim\u00eb edhe e abuzimit seksual t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Pas muajsh abuzimi e torture, edhe pas lajm\u00ebrimit n\u00eb polici, me 11 korrik 2019, Kujtim Veseli u dhunua p\u00ebrs\u00ebri seksualisht dhe u vra nga Sefedin Osmani. Trupi i pajet\u00eb i Kujtimit u gjet n\u00ebn shkall\u00ebt e nj\u00eb kompleksi banesor n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb. Jeta e tij e re p\u00ebrfundoi plot\u00ebsisht e pambrojtur.<\/p>\n<p>Kur lajmi u p\u00ebrhap n\u00ebp\u00ebr media, pak kush e dinte prapavij\u00ebn e rastit. Raporti i Avokatit t\u00eb Popullit p\u00ebrshkruan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh e veprimesh neglizhente nga ana e institucioneve publike. Sipas k\u00ebtij raporti, babai i vras\u00ebsit e kishte\u00a0 raportuar t\u00eb birin qysh n\u00eb dat\u00ebn 29 janar 2019. Me 4 prill, dhunuesi madje e kishte pranuar q\u00eb e kishte dhunuar seksualisht Kujtimin, dhe n\u00eb koh\u00ebn e pranimit t\u00eb fajit &#8212; ndaj tij ishin t\u00eb paraqitura 26 kall\u00ebzime penale dhe t\u00eb ngritura 15 aktakuza p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme penale. At\u00eb dit\u00eb ai u la i lir\u00eb t\u00eb shkonte.<\/p>\n<p>Nga koha kur ishte raportuar krimi gjer tek vrasja e Kujtim Veselit kan\u00eb kaluar gjasht\u00eb muaj koh\u00eb &#8211; dhe kjo koh\u00eb si duket nuk ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u2019ia caktojn\u00eb dorasit ndalimin policor apo paraburgimin. Rasti, me gjith\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb dhe shkeljet e r\u00ebnda, u paraqit n\u00eb janar, por Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs nuk ngriti kall\u00ebzim penal deri n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr shkelje e neglizhenc\u00eb nga ana e organeve shtet\u00ebrore &#8212; respektivisht Policia e Kosov\u00ebs nuk caktoi ndalim policor p\u00ebr t\u00eb dyshuarin nd\u00ebrkaq Prokuroria nuk e k\u00ebrkoi paraburgimin e tij. N\u00eb vitin 2020, mij\u00ebra qytetar\u00eb n\u00ebnshkruan peticionin\u00a0<em>Drejt\u00ebsi p\u00ebr Kujtimin\u00a0<\/em>n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebrkohej q\u00eb Policia e Kosov\u00ebs dhe Prokuroria e Shtetit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje publike p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Kujtimit p\u00ebr jet\u00eb dhe neglizhim t\u00eb rastit dhe inicimi i hetimeve t\u00eb pavarura p\u00ebr personat p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb rastin. K\u00ebto t\u00eb fundit jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar falje gjer m\u00eb sot, por edhe kan\u00eb penguar an\u00ebtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile duke mos ofruar qasje n\u00eb dokumente publike q\u00eb mund ta ndri\u00e7onin rastin.<\/p>\n<p>Neve na mbetet t\u00eb pyesim: n\u00ebse\u00a0 X &#8212; personi imagjinar me privilegjet e tij racore e klasore q\u00eb e krijuam n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij teksti &#8212; do t\u00eb ngacmohej, abuzohej apo t\u00eb dhunohej nga nj\u00eb person me aq shum\u00eb kall\u00ebzime penale e aktaktuza, a do t\u00eb ishin organet e rendit po aq t\u00eb ngadalshme ne trajtim t\u00eb rastit? Natyrisht q\u00eb ky rast \u00ebsht\u00eb hipotetik dhe nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb se e kund\u00ebrta do t\u00eb mund t\u00eb ndodhte edhe me X, sidomos n\u00eb nj\u00eb shtet si Kosova me sistem t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb e pamohueshme q\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb privilegjuar n\u00eb krahasim me pjes\u00ebtar\u00ebt e komuniteteve tjera jo-shumic\u00eb dhe nuk ballafaqohen me diskriminim n\u00eb baza racore apo etnike.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.osce.org\/files\/f\/documents\/c\/c\/443590_2.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas raportit t\u00eb OSCE-s\u00eb<\/a>\u00a0mbi pasqyr\u00ebn e komuniteteve rom, ashkali e egjiptas n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebto komunitete jetojn\u00eb n\u00eb margjina t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe ballafaqohen me papun\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb dhe arritje t\u00eb ul\u00ebt arsimore. Konkretisht n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb, 30% e familjeve mbledhin materiale t\u00eb riciklueshme nd\u00ebrsa disa familje k\u00ebrkojn\u00eb l\u00ebmosh\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e kryeqytetit. 51 familje rome, 320 familje ashkali dhe 49 familje egjiptiane nga Fush\u00eb Kosova marrin ndihm\u00eb sociale. Ky \u00ebsht\u00eb num\u00ebr mjaft i madh n\u00ebse mirret parasysh se numri i total i banor\u00ebve t\u00eb t\u00eb trija komuniteteve n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb afro 4000.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.mei-ks.net\/sq\/raporti-i-progresit-585\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas raportit t\u00eb progresit t\u00eb vitit 2020,<\/a>\u00a090% e personave nga komunitetet rom dhe ashkali ballafaqohen me papun\u00ebsi. Qytet\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtyre komuniteteve mbajn\u00eb zakonisht pun\u00eb me nivel t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb sektorin jo-formal.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ka t\u00eb dh\u00ebna se qasja e komuniteteve rom, ashkali e egjiptias n\u00eb edukim\u00a0 \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna mbi nivelin e diskriminimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb me t\u00eb cilin k\u00ebto komunitete ballafaqohen brenda shkollave gjat\u00eb orarit t\u00eb m\u00ebsimit.<a href=\"https:\/\/www.kultplus.com\/personalja\/mesuesja-e-muzikes-e-fyente-sa-ishte-femije-gazmend-qyqalla-mposhti-diskriminim-sot-punon-vete-si-mesues\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0Megjithat\u00eb, z\u00ebrat nga k\u00ebto komunitete theksojn\u00eb\u00a0<\/a>se ata ballafaqohen me gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes, stereotipizim dhe diskriminim nga m\u00ebsuesit, shok\u00ebt dhe nga prind\u00ebrit e shok\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb lagje t\u00eb ndryshme t\u00eb banuara nga k\u00ebto komunitete n\u00eb Kosov\u00eb, banor\u00ebt ballafaqohen me probleme t\u00eb standardeve adekuate t\u00eb banimit sikurse qasje t\u00eb limituar t\u00eb ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, nd\u00ebrtimet pa leje, mund\u00ebsit\u00eb e limituara p\u00ebr legalizim t\u00eb pronave, munges\u00eb t\u00eb tubave adekuate t\u00eb kanalizimit si dhe infrastruktur\u00eb t\u00eb dob\u00ebt rrugore.<\/p>\n<p>Institucionet dhe shoq\u00ebria kosovare shpesh lavd\u00ebrohen me struktur\u00ebn ligjore progresive dhe inklusive. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kjo struktur\u00eb siguron p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb komuniteteve deri n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb, mir\u00ebpo rasti i Kujtimit \u00ebsht\u00eb alarm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb \u00e7ka q\u00ebndron n\u00eb let\u00ebr, nuk q\u00ebndron gjithnj\u00eb n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Edhe pse Kosova ka Kushtetut\u00eb mjaft gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, edhe pse dispozitat e Ligjit p\u00ebr Mbrojtje nga Diskriminimi mbulojn\u00eb diskriminim e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb e t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb racor e etnik, edhe pse ekziston Ligji p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike Falas, e mekanizma t\u00eb tjer\u00eb mbrojt\u00ebs p\u00ebr grupet minoritare, nj\u00eb num\u00ebr mjaft i madh i pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komuniteteve jo-shumic\u00eb shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsi me institucionet kosovare t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.osce.org\/files\/f\/documents\/3\/4\/209966.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb OSCE,<\/a>\u00a042% e pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komuniteteve jo-shumic\u00eb t\u00eb intervistuar kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb dy vitet e fundit nuk u nd\u00ebrmorr asnj\u00eb veprim n\u00eb rastet e tyre para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7ka jan\u00eb aktet ligjore e strategjit\u00eb e shumta n\u00ebse nuk ka gatishm\u00ebri, kompetenc\u00eb e vullnet p\u00ebr ta trajtuar nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 11-vje\u00e7ar t\u00eb komunitetit ashkali nj\u00ebsoj si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 11-vje\u00e7ar t\u00eb komunitetit shqiptar?<\/p>\n<p>Kujtimin duhet ta mbajm\u00eb kujtim. Kujtim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e institucioneve p\u00ebr mbrojtjen e garantimin e t\u00eb drejtave t\u00eb grupeve t\u00eb cenueshme dhe luftimit t\u00eb racizmit n\u00eb nivel institucional. Rasti i Kujtimit ilustron se si nj\u00eb person mund t\u00eb jet\u00eb i cenuesh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb nivele &#8212; t\u00eb jet\u00eb ashkali, t\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda financiare, t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb limitueshme n\u00eb edukim, apo t\u00eb jet\u00eb i diskriminuar me breza. T\u00eb gjitha k\u00ebto elemente e fusin Kujtimin dhe personat e komuniteteve rom, ashkali, egjiptas n\u00eb nj\u00eb qorrsokak nga i cili mund t\u00eb dilet vet\u00ebm me veprime konkrete institucionale e kolektive, si\u00e7 jan\u00eb propozuar nga fushata Drejt\u00ebsi p\u00ebr Kujtimin.<\/p>\n<p>Grupet e c\u00ebnueshme nuk duhet trajtuar nj\u00ebsoj sikur shumica tjet\u00ebr q\u00eb ve\u00e7se i g\u00ebzon privilegjet e t\u00eb qenit shumic\u00eb. Nj\u00eb Kujtim ashkali, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq duhet t\u00eb trajtohet m\u00eb s\u00eb paku me kujdesin e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb do ta kishte \u00e7do djal\u00eb nga komuniteti shqiptar, e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb duke marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha cenueshm\u00ebrit\u00eb sistematike q\u00eb ia kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar Kujtimit e familjes s\u00eb tij qasjen n\u00eb drejt\u00ebsi. Andaj secili zyrtar p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb d\u00ebshtimin e mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Kujtimit duhet t\u00eb hetohet e mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprimet e tij nd\u00ebrkaq institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb falje p\u00ebr neglizhimin e rastit. E ata t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs e q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e institucioneve kosovare, duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb raste si t\u00eb Kujtimit mos ndodhin m\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><em>Ky publikim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e seris\u00eb s\u00eb shkrimeve t\u00eb fushat\u00ebs Drejt\u00ebsi p\u00ebr Kujtimin, mb\u00ebshtetur nga skema e granteve &#8220;Kujtim Veseli&#8221; q\u00eb menaxhohet nga OJQ Z\u00ebri i Rom\u00ebve Ashkalive dhe Egjiptasve.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilustrimi i ballin\u00ebs: Urtina\u00a0Hoxha dhe Dion Zeqiri Ta imagjinojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rast: nj\u00eb djal\u00eb lindet n\u00eb nj\u00eb lagje qendrore t\u00eb nj\u00eb qyteti kosovar. T\u00eb themi, n\u00eb Ulpian\u00eb apo Arberi n\u00eb Prishtin\u00eb. Ta quajm\u00eb k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb X. Ky f\u00ebmij\u00eb ka fatin t\u00eb lindet n\u00eb nj\u00eb familje me dy prind\u00ebr t\u00eb arsimuar e t\u00eb pun\u00ebsuar. Ai jeton n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":409,"featured_media":1458,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[743,742,692],"ppma_author":[741],"class_list":["post-1457","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-human-rights","tag-institutional-racism","tag-law"],"authors":[{"term_id":741,"user_id":409,"is_guest":0,"slug":"njomza-haxhibeqiri","display_name":"Njomza Haxhibeqiri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Njomza_Haxhibeqiri-scaled.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Njomza_Haxhibeqiri-scaled.jpg"},"user_url":"","last_name":"Haxhibeqiri","first_name":"Njomza","description":"Njomza Haxhibeqiri \u00ebsht\u00eb aktiviste e shoq\u00ebris\u00eb civile e angazhuar n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme lidhur me t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Kosov\u00eb. Ka t\u00eb mbaruar studimet post-diplomike n\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Publike me specializim n\u00eb paqe, drejt\u00ebsi dhe zhvillim nga Universiteti Leiden."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/409"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1457"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1457\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2386,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1457\/revisions\/2386"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1458"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1457"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}