{"id":14648,"date":"2026-06-26T09:26:38","date_gmt":"2026-06-26T07:26:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14648"},"modified":"2026-06-26T09:26:38","modified_gmt":"2026-06-26T07:26:38","slug":"deepfakes-humoristike-dhe-forcimi-i-bindjeve-politike-nepermjet-argetimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/disinfo\/deepfakes-humoristike-dhe-forcimi-i-bindjeve-politike-nepermjet-argetimit\/","title":{"rendered":"Deepfakes humoristik\u00eb dhe forcimi i bindjeve politike n\u00ebp\u00ebrmjet arg\u00ebtimit"},"content":{"rendered":"<p><em>Qytetar\u00ebt nuk qeshin sepse binden, por binden m\u00eb shum\u00eb sepse qeshin.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb 7 qershorit n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb mori deepfakes t\u00eb politikan\u00ebve qarkulluan n\u00eb media sociale. Deepfake arg\u00ebtues me politikan\u00eb q\u00eb k\u00ebndonin, vall\u00ebzonin ose shfaqeshin n\u00eb situata q\u00eb nuk kishin ndodhur. Disa prej tyre u b\u00ebn\u00eb virale, duke arritur mij\u00ebra shikime. Pavar\u00ebsisht se shumica prej tyre ishin arg\u00ebtuese, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ato nuk kishin ndikim. Zgjedhjet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, sikurse edhe fushatat zgjedhore nga vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, tregojn\u00eb se si prodhohen p\u00ebrmbajtje t\u00eb caktuara me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebrmes arg\u00ebtimit t\u00eb forcohen bindje t\u00eb caktuara te qytetari. Kur nj\u00eb politikan paraqitet vazhdimisht si i paaft\u00eb, arrogant apo qesharak, qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb ta besojn\u00eb videon. Mjafton q\u00eb videoja t\u00eb p\u00ebrputhet me bindjen e tyre ekzistuese, nd\u00ebrkoh\u00eb humori e b\u00ebn mesazhin m\u00eb t\u00eb pranuesh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>Studimet nga fusha e psikologjis\u00eb kan\u00eb treguar tashm\u00eb se njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb dhe t\u00eb besojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb informacione q\u00eb konfirmojn\u00eb bindjet e tyre ekzistuese. Kjo njihet si paragjykim i konfirmuar dhe \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm i p\u00ebrhapur edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, si\u00e7 e tregon <a href=\"https:\/\/cejc.ptks.pl\/Volume-18-No-3-41-Fall-2025\/Navigating-Narratives\">edhe nj\u00eb studim i publikuar s\u00eb fundi<\/a>, ku trajtohet fenomeni i dezinformimit n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas gjetjeve t\u00eb k\u00ebtij studimi t\u00eb publikuar n\u00eb revist\u00ebn shkencore \u201cCentral European Journal of Communication\u201d, qytetar\u00ebt kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb pranojn\u00eb narrativa q\u00eb p\u00ebrputhen me bindjet e tyre paraprake, nd\u00ebrsa ekspozimi i p\u00ebrs\u00ebritur ndaj nj\u00eb narrative rrit gjasat q\u00eb ajo t\u00eb perceptohet si e besueshme.<\/p>\n<p>Inteligjenca Artificiale ka mund\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb pak minuta t\u00eb krijohen video, audio apo fotografi t\u00eb politikan\u00ebve duke k\u00ebnduar, duke vall\u00ebzuar apo duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb situata qesharake. P\u00ebrmbajtja shp\u00ebrndahet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb TikTok, Instagram, apo Facebook dhe brenda pak or\u00ebsh mund t\u00eb arrij\u00eb mij\u00ebra apo qindra-mij\u00ebra shikime. Ky viralitet patjet\u00ebr se ndikon te qytetar\u00ebt. Ndikimi manifestohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si zhvendoset v\u00ebmendja e publikut dhe politika perceptohet si nj\u00eb form\u00eb arg\u00ebtimi, jo si nj\u00eb proces vendimmarrjeje q\u00eb prek jet\u00ebn e gjithsecilit. Qytetar\u00ebt nuk qeshin sepse binden, por binden m\u00eb shum\u00eb sepse qeshin. Prandaj, edhe pse ato duken thjesht p\u00ebr arg\u00ebtim n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb dhe ndoshta mendohet q\u00eb nuk duhet t\u00eb merren seriozisht, rreziku i manipulimit n\u00ebp\u00ebrmjet humorit dhe arg\u00ebtimit \u00ebsht\u00eb real.<\/p>\n<p><strong>Rastet e Deepfakes humoristik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 7 qershorit n\u00eb Kosov\u00eb, fushata zgjedhore u karakterizua me num\u00ebr rekord t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb gjeneruara me Inteligjenc\u00eb Artificiale, q\u00eb u publikuan gjithandej n\u00ebp\u00ebr media t\u00eb ndryshme sociale. Shumica prej tyre ishin deepfakes humoristik\u00eb, q\u00eb ndoshta nuk kan\u00eb krijuar opinione t\u00eb reja, por shpesh ato i kan\u00eb forcuar opinionet e bindjet q\u00eb tashm\u00eb ekzistojn\u00eb te publiku \u2013 video dhe fotografi t\u00eb gjeneruara me Inteligjenc\u00eb Artificiale, ku lider\u00ebt politik\u00eb paraqiteshin n\u00eb situata t\u00eb ndryshme, nga \u201cmartesat\u201d mes partive politike, deri te marr\u00ebdh\u00ebnie hierarkike t\u00eb imagjinuara mes kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb. Fakti q\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmbajtje arrit\u00ebn dhjet\u00ebra e qindra-mij\u00ebra shikime, tregon se ndikimi i tyre nuk buronte nga mashtrimi, por nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar bindje ekzistuese politike. Votuesit q\u00eb tashm\u00eb besojn\u00eb se nj\u00eb parti \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me nj\u00eb tjet\u00ebr, do ta gjejn\u00eb \u201cmartes\u00ebn politike\u201d qesharake dhe bind\u00ebse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Votuesit q\u00eb mendojn\u00eb se nj\u00eb lider kontrollohet nga figura t\u00eb tjera do ta interpretojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb metafor\u00ebn e kukull\u00ebs si konfirmim t\u00eb asaj bindjeje. N\u00eb k\u00ebto raste, humori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebrmes t\u00eb cilit stereotipat, paragjykimet dhe perceptimet mbi lider\u00ebt politik\u00eb u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019u pranuar dhe shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-14650 size-full\" src=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/drenji.png\" alt=\"\" width=\"687\" height=\"595\" srcset=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/drenji.png 687w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/drenji-300x260.png 300w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/drenji-14x12.png 14w\" sizes=\"auto, (max-width: 687px) 100vw, 687px\" \/><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrtej mashtrimit: si e form\u00ebson humori perceptimin politik?<\/strong><\/p>\n<p>Prandaj, diskutimi mbi Inteligjenc\u00ebn Artificiale dhe ndikimin e saj n\u00eb zgjedhje nuk duhet t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te pyetja n\u00ebse nj\u00eb video apo p\u00ebrmbajtje mediale \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb apo e rreme. Duhet t\u00eb pyesim edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: \u00c7far\u00eb po i b\u00ebn ky p\u00ebrdorim i teknologjis\u00eb perceptimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr politik\u00ebn? N\u00eb t\u00eb ardhmen, krahas sfid\u00ebs p\u00ebr t\u00eb detektuar nj\u00eb deepfake, sfid\u00eb serioze do t\u00eb jet\u00eb ruajtja e nj\u00eb sfere publike ku qytetar\u00ebt interesohen p\u00ebr idet\u00eb, programet dhe politikat, e jo vet\u00ebm p\u00ebr spektaklin. Duke e perceptuar politik\u00ebn si humor, at\u00ebher\u00eb rreziku m\u00eb i madh nga deepfake nuk \u00ebsht\u00eb mashtrimi sepse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtje e gjeneruar me Inteligjenc\u00eb Artificiale, mir\u00ebpo fakti q\u00eb qytetar\u00ebt arg\u00ebtohen aq shum\u00eb me ato video apo fotografi t\u00eb gjeneruara me AI, saq\u00eb, dal\u00ebngadal\u00eb, harrojn\u00eb pse zgjedhin nj\u00eb parti t\u00eb caktuar p\u00ebr ta votuar.<\/p>\n<p>Suksesi i k\u00ebtyre p\u00ebrmbajtjeve nuk varet nga besueshm\u00ebria e tyre, por nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb aktivizuar dhe p\u00ebrforcuar perceptime ekzistuese te publiku. Nj\u00eb mashtrim i thell\u00eb humoristik nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb efektiv, por mjafton q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrputhet me bindjet, paragjykimet ose emocionet q\u00eb shoq\u00ebria tashm\u00eb i ka. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, deepfakes humoristik\u00eb nuk funksionojn\u00eb si instrumente t\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebs, por si instrumente t\u00eb p\u00ebrforcimit t\u00eb bindjeve politike, duke kontribuar n\u00eb polarizim dhe n\u00eb normalizim t\u00eb narrativave t\u00eb caktuara politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kultivohet kultura e verifikimit dhe e t\u00eb menduarit kritik. Krahas aft\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb dalluar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb artificiale, \u00ebsht\u00eb po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb se si t\u00eb reflektojm\u00eb edhe mbi arsyet pse e p\u00eblqejn\u00eb apo besojn\u00eb at\u00eb q\u00eb e shohin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt nuk qeshin sepse binden, por binden m\u00eb shum\u00eb sepse qeshin.\u00a0 &nbsp; Gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb 7 qershorit n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb mori deepfakes t\u00eb politikan\u00ebve qarkulluan n\u00eb media sociale. Deepfake arg\u00ebtues me politikan\u00eb q\u00eb k\u00ebndonin, vall\u00ebzonin ose shfaqeshin n\u00eb situata q\u00eb nuk kishin ndodhur. Disa prej tyre u b\u00ebn\u00eb virale, duke arritur [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":667,"featured_media":14651,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[363,1242],"tags":[2577,817,662,624],"ppma_author":[2743],"class_list":["post-14648","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-disinfo","category-in-depth-story","tag-antidisinfo","tag-artificial-intelligence","tag-deepfake","tag-kryesore"],"authors":[{"term_id":2743,"user_id":667,"is_guest":0,"slug":"dren-gerguri","display_name":"Dren G\u00ebrguri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_1743.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/IMG_1743.jpeg"},"user_url":"","last_name":"G\u00ebrguri","first_name":"Dren","description":"Dren G\u00ebrguri, Ph.D., \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Fulbrighter dhe ish-gazetar. Agjenda e tij k\u00ebrkimore \u00ebsht\u00eb n\u00eb kryq\u00ebzimin e dezinformimit, gazetaris\u00eb dhe komunikimit politik. Ai ka sh\u00ebrbyer si redaktor i asociuar n\u00eb revist\u00ebn shkencore, \u201cCentral European Journal of Communication\u201d n\u00eb periudh\u00ebn 2023-2025. G\u00ebrguri \u00ebsht\u00eb i angazhuar si konsulent n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme t\u00eb organizatave vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. G\u00ebrguri ka botuar kat\u00ebr libra, tre kapituj librash, mbi dhjet\u00eb artikuj shkencor\u00eb dhe dhjet\u00ebra op-ed n\u00eb fush\u00ebn e medias. Disa nga op-ed jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb rreth 10 gjuh\u00eb t\u00eb huaja, duke p\u00ebrfshir\u00eb anglishten, gjermanishten, fr\u00ebngjishten, rusishten, japonishten, etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/667"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14648"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14648\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14652,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14648\/revisions\/14652"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14651"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14648"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}