{"id":14662,"date":"2026-06-30T13:36:57","date_gmt":"2026-06-30T11:36:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14662"},"modified":"2026-06-30T13:50:56","modified_gmt":"2026-06-30T11:50:56","slug":"serbia-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-a-eshte-kjo-beteja-e-fundit-e-vuciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/serbia-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-a-eshte-kjo-beteja-e-fundit-e-vuciqit\/","title":{"rendered":"Serbia drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme: a \u00ebsht\u00eb kjo beteja e fundit e Vu\u00e7iqit?"},"content":{"rendered":"<p class=\" translation-block\">M\u00eb 27 qershor, n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) n\u00eb Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, <a href=\"https:\/\/n1info.rs\/vesti\/aleksandar-vucic-govor-ovo-su-moji-poslednji-dani\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">njoftoi<\/a> se do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim, m\u00eb pak se nj\u00eb vit para se t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb mandati presidencial. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ai deklaroi synimin e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr kryeminist\u00ebr, k\u00ebsisoj duke e konfirmuar nj\u00eb nga <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/a-po-shkon-serbia-drejt-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-vitin-2026\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">parashikimet<\/a> e mia t\u00eb fundit se Serbia po shkon drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse q\u00eb nga fillimi i vitit 2025, Vu\u00e7iqi e ka z\u00ebn\u00eb ngoje disa her\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, ve\u00e7an\u00ebrisht pas masivizimit t\u00eb protestave studentore dhe dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Milosh Vu\u00e7eviq, k\u00ebto deklarime n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe sh\u00ebrbyen si mesazh politik drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, njoftimi \u00ebsht\u00eb ndryshe. Duke u zotuar publikisht p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhqur nga posti i presidentit, Vu\u00e7iqi e ka krijuar terrenin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme presidenciale.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme mund t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb shtegdalje nga kriza politike q\u00eb e ka kapluar Serbin\u00eb q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2024. P\u00ebr afro dy vjet, shmangia e zgjedhjeve ka qen\u00eb nj\u00eb strategji logjike p\u00ebr Vu\u00e7iqin p\u00ebr shkak t\u00eb protestave masive, bllokadave dhe r\u00ebnies s\u00eb mb\u00ebshtetjes publike.<\/p>\n<p>Kjo ngre disa pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Pse t\u00eb shpallen zgjedhje t\u00eb parakohshme presidenciale kur l\u00ebvizja studentore ka k\u00ebrkuar zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare? Cili \u00ebsht\u00eb kalkulimi politik i Vu\u00e7iqit? Si dhe, a paraqesin k\u00ebto zgjedhje sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pushtetit t\u00eb tij p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Rreziku elektoral i Vu\u00e7iqit <\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, shtyrja e vazhdueshme e zgjedhjeve do ta dob\u00ebsonte p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb imazhin e Vu\u00e7iqit si lider, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb protestave t\u00eb zgjatura, bllokadave dhe lodhjes politike n\u00eb rritje. Me kalimin e koh\u00ebs, mungesa e zgjedhjeve b\u00ebhet m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arsyetuar dhe opozita e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta paraqes\u00eb si shmangie.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">S\u00eb dyti, zgjedhjet e rregullta presidenciale duhet t\u00eb mbahen deri m\u00eb 1 maj 2027, por meq\u00eb <a href=\"https:\/\/expobelgrade2027.org\/en?gad_source=1&amp;gad_campaignid=21957534856&amp;gbraid=0AAAAA-khX92lzqEMwInBvoxNk7op8ssB0&amp;gclid=Cj0KCQjwjIPSBhCCARIsABGyK7u30wzKAoWS7u6MzIL_jPk6YZrrb9pXj1PAxhlLyOn3tAQnQCDVDnAaAqduEALw_wcB\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">EXPO 2027<\/a> hapet m\u00eb 15 maj, Vu\u00e7iqi nuk ka gjasa t\u00eb rrezikoj\u00eb e t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje aq af\u00ebr prej nisjes s\u00eb nj\u00eb nga projektet kryesore t\u00eb tij. I konsideruar si projekt i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare dhe me vler\u00eb 18 bilion\u00eb euro, EXPO 2027 p\u00ebrfshin infrastruktur\u00eb t\u00eb madhe, si, nd\u00ebr t\u00eb tjera, hekurudha, autostrada dhe nj\u00eb stadium komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, pasi Kushtetuta ia ndalon Vu\u00e7iqit kandidimin p\u00ebr mandatin e tret\u00eb presidencial, pritet q\u00eb ai t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsishme, t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr dhe ta shfryt\u00ebzoj\u00eb efektin t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr ta ndihmuar kandidatin e ardhsh\u00ebm t\u00eb SNS-s\u00eb ta fitoj\u00eb presidenc\u00ebn.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">S\u00eb fundmi, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb \u201cgjith\u00e7ka ose asgj\u00eb\u201d p\u00ebr Vu\u00e7iqin. Ai ka gjasa t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i diskurajoj\u00eb votuesit e pap\u00ebrcaktuar duke i p\u00ebrmendur rreziqet e ndryshimit politik. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb efektive, me <a href=\"https:\/\/cep.org.rs\/en\/publications\/serbia-and-the-european-union-geopolitics-and-eu-values-in-tension-or-in-tandem\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sondazhet<\/a> q\u00eb tregojn\u00eb se deri nj\u00eb e treta e qytetar\u00ebve mbesin t\u00eb pap\u00ebrcaktuar. Gjithashtu, ai mund t\u00eb llogaris\u00eb edhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen e jashtme, pasi disa shtete ky\u00e7e an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb <a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2026\/06\/25\/lithium-before-democracy-a-serbian-strongman-and-his-german-shadow\/bi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb lidhura<\/a> ngusht\u00eb me qeverin\u00eb e tij dhe mund t\u00eb preferojn\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb tutje p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrmbushjen e zotimeve t\u00eb q\u00ebmotshme.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka mund t\u00eb pritet nga zgjedhjet e mundshme t\u00eb parakohshme n\u00eb Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme t\u00eb vitit 2026 n\u00eb Serbi pritet t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb vendimtaret n\u00eb dekada, ndoshta m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet q\u00eb nga r\u00ebnia e Slobodan Milosheviqit. Ato vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment tensioni politik, protestash t\u00eb zgjatura dhe pasigurie t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr trajektoren demokratike t\u00eb vendit dhe p\u00ebr udh\u00ebheqjen e tij t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Sfida m\u00eb e madhe p\u00ebr Vu\u00e7iqin mund t\u00eb mos vij\u00eb nga partit\u00eb tradicionale opozitare, por nga Lista Studentore, nj\u00eb l\u00ebvizje politike e paregjistruar e Student\u00ebve n\u00eb Bllokad\u00eb, strategjia politike e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos i zbuloj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e saj dhe t\u00eb mos regjistrohet deri n\u00eb momentin kur zgjedhjet t\u00eb shpallen dhe t\u00eb caktohen zyrtarisht.<\/p>\n<p class=\" translation-block\">Madje, edhe agjencit\u00eb e sondazheve q\u00eb konsiderohen t\u00eb af\u00ebrta me partin\u00eb n\u00eb pushtet <a href=\"https:\/\/www.danas.rs\/vesti\/politika\/faktor-plus-objavio-novo-istrazivanje-studentska-lista-raste-neki-iz-opozicije-ispod-cenzusa\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e vler\u00ebsojn\u00eb<\/a> mb\u00ebshtetjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb list\u00eb rreth 30 p\u00ebr qind. Kjo tregon se, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Vu\u00e7iqi mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb sfidues t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm jasht\u00eb sistemit t\u00eb konsoliduar partiak.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shkon n\u00eb favor t\u00eb List\u00ebs Studentore \u00ebsht\u00eb se SNS-ja nuk ka nj\u00eb kandidat t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrve\u00e7 Vu\u00e7iqit, i cili pritet t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Kjo e ekspozon nj\u00eb dob\u00ebsi ky\u00e7e t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet. Rektori i Universitetit t\u00eb Beogradit, Vladan Gjokiq, shihet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe si kandidat i mundsh\u00ebm presidencial. Ai ka fituar popullaritet t\u00eb madh dhe mund t\u00eb shfaqet si nj\u00eb konkurrent serioz.<\/p>\n<p><strong>Modeli historik pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme presidenciale n\u00eb Serbi<\/strong><\/p>\n<p>Historikisht, ndryshimet e m\u00ebdha politike n\u00eb Serbi kan\u00eb ardhur p\u00ebrmes zgjedhjeve presidenciale. Slobodan Milosheviqi humbi presidenc\u00ebn n\u00eb vitin 2000, nd\u00ebrsa Boris Tadiqi e humbi n\u00eb vitin 2012. T\u00eb dy udh\u00ebheq\u00ebsit shpall\u00ebn zgjedhje t\u00eb parakohshme duke besuar se ishin n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por t\u00eb dy u mposht\u00ebn.<\/p>\n<p>Milosheviqi kishte shumic\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme parlamentare dhe madje kishte ndryshuar Kushtetut\u00ebn para se papritur t\u00eb shpallte zgjedhje t\u00eb parakohshme. Nd\u00ebrkaq, Tadiqi e n\u00ebnvler\u00ebsoi pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb publike dhe humbi ndaj Tomislav Nikoliqit.<\/p>\n<p>E p\u00ebrbashk\u00ebta \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dy mor\u00ebn rrezikun e shpalljes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji Vu\u00e7iqi po e ndjek sot. Kjo ngre pyetjen ky\u00e7e q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb analist\u00eb politik\u00eb n\u00eb Beograd: a po e b\u00ebn Vu\u00e7iqi t\u00eb nj\u00ebjtin gabim?<\/p>\n<p>Shpresat e Vu\u00e7iqit p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb shpejt\u00eb mb\u00ebshteten te fragmentimi i opozit\u00ebs, te listat e shumta konkurruese, disa prej t\u00eb cilave mund t\u00eb mos e kalojn\u00eb pragun zgjedhor prej 3%, si dhe te prania e kandidat\u00ebve m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, listave t\u00eb mundshme t\u00eb rreme dhe presioneve e parregullsive m\u00eb t\u00eb gjera q\u00eb mund t\u2019i sigurojn\u00eb atij mjaftuesh\u00ebm mb\u00ebshtetje p\u00ebr nj\u00eb fitore t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parashikueshme t\u00eb parakohshme n\u00eb Serbi mund t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese vendimtare. Teksa Vu\u00e7iqi synon ta ruaj\u00eb kontrollin mbi pushtetin p\u00ebrmes nj\u00eb riorganizimi strategjik, dalja n\u00eb sken\u00eb e nj\u00eb sfiduesi t\u00eb besuesh\u00ebm dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia publike n\u00eb rritje e b\u00ebjn\u00eb rezultatin m\u00eb t\u00eb pasigurt se n\u00eb \u00e7do moment tjet\u00ebr q\u00eb nga viti 2000.<\/p>\n<p>Zgjedhjet do t\u00eb testojn\u00eb jo vet\u00ebm q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e pushtetit t\u00eb tij, por edhe t\u00eb ardhmen e demokracis\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 27 qershor, n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) n\u00eb Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, njoftoi se do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim, m\u00eb pak se nj\u00eb vit para se t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb mandati presidencial. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ai deklaroi synimin e tij p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr kryeminist\u00ebr, k\u00ebsisoj duke e konfirmuar nj\u00eb nga [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":15,"featured_media":14663,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[624,998,971,1057,2806],"ppma_author":[25],"class_list":["post-14662","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kryesore","tag-politike","tag-serbi","tag-vucic","tag-zgjedhjet-ne-serbi"],"authors":[{"term_id":25,"user_id":15,"is_guest":0,"slug":"milos-pavkovic","display_name":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pavkovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik me specializim n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore, politik\u00ebn krahasuese, regjimet hibride dhe politik\u00ebn e BE-s\u00eb. Studimet bachelor dhe master p\u00ebr shkenca politike i kreu n\u00eb Universitetin e Beogradit. Ai kaloi nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin e Grazit si student n\u00eb Erasmus dhe mbrojti tez\u00ebn e magjistratur\u00ebs (De)konsolidimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kontekstin e negociatave bashk\u00ebkohore nd\u00ebrmjet Qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs* dhe Serbis\u00eb. Ai kreu masterin e dyt\u00eb n\u00eb shkencat politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore (CEU). Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautor i publikimit Elementet kryesore t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrparimin n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Milo\u0161 aktualisht \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si studiues n\u00eb Qendr\u00ebn e Politikave Evropiane (CEP), Beograd dhe sh\u00ebrben si Ambasador i Ri i Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14662","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14662"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14662\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14664,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14662\/revisions\/14664"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14663"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14662"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14662"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14662"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14662"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}