{"id":1486,"date":"2021-04-22T16:44:05","date_gmt":"2021-04-22T15:44:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1486"},"modified":"2023-12-11T15:07:05","modified_gmt":"2023-12-11T14:07:05","slug":"ndermjet-fanatizmit-dhe-skizofrenise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ndermjet-fanatizmit-dhe-skizofrenise\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrmjet fanatizmit dhe skizofrenis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Filmi\u00a0<em>One Flew Over the Cuckoo&#8217;s Nest<\/em>\u00a0i regjisorit Milo\u0161 Forman<span style=\"color: #0782c1;\">\u00a0\u00eb<\/span>sht\u00eb nj\u00eb komedi, por q\u00eb p\u00ebrbrenda kap\u00ebrthen tragjedin\u00eb njer\u00ebzore. N\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb till\u00eb gjendet edhe protagonisti i filmit Randle Patrick McMurphy (luajtur nga aktori Jack Nicholson). McMurphy-in e kan\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb azil ku trajtohen t\u00eb \u00e7mendurit, p\u00ebr shkak se ka dhunuar nj\u00eb t\u00eb mitur. P\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar burgut ai q\u00ebllimisht luan t\u00eb \u00e7mendurin. N\u00eb klinik\u00ebn ku e vendosin, McMurphy takon njer\u00ebz me probleme t\u00eb ndryshme psiqike. Shpejt ai do t\u00eb b\u00ebhet lideri i t\u00eb \u00e7mendurve brenda azilit- do t\u00eb b\u00ebhet kampion i vet\u00ebshpallur i t\u00eb drejtave t\u00eb pacient\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Fillon t\u00eb nxis\u00eb kryengritje brenda klinik\u00ebs, mir\u00ebpo shum\u00eb shpejt do t\u00eb ballafaqohet me infermieren autoritare Ratched, e cila n\u00ebp\u00ebrmes makineris\u00eb s\u00eb pushtetit lufton q\u00eb ta mposht\u00eb McMurphy-in.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb film regjisori Forman na i paraqet dy bot\u00eb t\u00eb ndryshme; \u00e7mendin\u00ebn si bota e t\u00eb marr\u00ebve dhe mjekun si pushteti i cili e mbikqyr\u00eb at\u00eb. Pra, k\u00ebto jan\u00eb dy marr\u00ebdh\u00ebnie karshi nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb tension t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Jan\u00eb t\u00eb marr\u00ebt, apo t\u00eb \u00e7mendurit si\u00e7 njihen nga klinika dhe mjek\u00ebt si autoriteti i vet\u00ebm i cili do p\u00ebrkujdeset p\u00ebr sh\u00ebrimin e tyre. Mir\u00ebpo, n\u00ebp\u00ebrmes personazhit t\u00eb McMurphy-it, regjisori mundohet ta p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb raport p\u00ebr t\u2019i vendosur n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr, ku i \u00e7menduri shpeshher\u00eb na paraqitet si njeri normal dhe mjeku jo \u00e7doher\u00eb \u00ebsht\u00eb mjek, por n\u00eb fakt n\u00ebp\u00ebrmes figur\u00ebs s\u00eb mjekut paraqet autoritetin vulgar t\u00eb pushtetit. McMurphy \u00ebsht\u00eb figura tipike e nj\u00eb t\u00eb marri, i cili p\u00ebrtej raportit klinik leht\u00ebsisht do t\u00eb konsiderohet si njeri normal. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri psikomatik, por po ashtu edhe nj\u00eb njeri i cili me veprimet e tij tregon racionalitet.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shpalosjes s\u00eb historis\u00eb s\u00eb McMurphy-t, p\u00ebrmes s\u00ebmundjeve t\u00eb tyre regjisori Forman na tregon edhe t\u00eb kaluar\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pacient\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. S\u00ebmundja e \u2018pacient\u00ebve\u2019 t\u00eb Forman-it vjen si shkak i trejtimit t\u00eb keq q\u00eb iu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebtu regjisori godet n\u00eb plag\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb, e cila p\u00ebr lloj-lloj q\u00ebllimesh t\u00eb caktuara, njer\u00ebzit i vendos n\u00eb pozicione t\u00eb \u00e7menduris\u00eb. McMurphy \u00ebsht\u00eb personazhi i cili na tregon se si p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie me predispozita autoritare p\u00ebrditshm\u00ebria b\u00ebhet barr\u00eb. Kurajo e tij \u00ebsht\u00eb edhe marr\u00ebzia e tij. N\u00ebp\u00ebrmjet filmit\u00a0<em>One Flew Over the Cuckoo&#8217;s Nest<\/em>, tentohet t\u00eb na paraqitet edhe vet\u00eb kompleksiteti i t\u00eb marrit, dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb shp\u00ebrfaqet edhe tendenca e pushtetit si autoriteti legjitim q\u00eb t\u00eb vendos se kush dhe kur \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjashm\u00ebri me azilin e Forman-it sot e ka mund\u00ebsuar digjitalizimi. P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb dikur je \u00e7ertifikuar i \u00e7mendur nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse sh\u00ebndet\u00ebsore, sot k\u00ebt\u00eb rol e ushtron\u00a0<em>gjykat\u00ebsi i rrjeteve sociale<\/em>. Pra, gjyqi publik virtual sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyq real (sic!). Secili, pa marr\u00eb parasysh se sa \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrgatitur profesionalisht e kulturalisht, flet p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb i di, e sidomos p\u00ebr ato q\u00eb s\u2019i di. I \u00e7menduri sot nuk \u00ebsht\u00eb se \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, por p\u00ebr shkak se si t\u00eb till\u00eb e trajtojn\u00eb. Sikur McMurphy q\u00eb shtiret si i \u00e7mendur, p\u00ebr t\u2019i ikur burgut, edhe n\u00eb rrijetet sociale njer\u00ebzit b\u00ebhen sikur jan\u00eb ata q\u00eb shfaqen, pra, ikin nga vetvetja. Nj\u00eb \u00e7menduri kolektive vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent. Ky lloj vrapimi i \u00e7ak\u00ebrdisur i njer\u00ebzve n\u00ebp\u00ebr mediat socilale i ka hapur rrug\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb n\u00eb fakt nuk ekziston. K\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb digjitalizuar e karakterizon paradoksi. Ai \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm \u00e7dokund dhe askund. Sigurin\u00eb ai e merr nga ideja e mosprezenc\u00ebs, prandaj \u00ebsht\u00eb brutal. Sjellja e tij \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7do rregulli, vlere dhe diskutimi normal. Militant\u00eb partish, fetar\u00eb e besimtar\u00eb, homofob\u00eb e racist\u00eb\u2026, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb bisha t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike q\u00eb vrasin secilin q\u00eb ka mendim ndryshe ose kritik\u00eb ndaj tyre.<\/p>\n<p>Michel Foucault e identifikonte spitalin si di\u00e7ka q\u00eb simbolizon \u00e7mendurin\u00eb shtyp\u00ebse t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Nj\u00ebsoj mund ta konsiderojm\u00eb sjelljen e politik\u00ebs karshi k\u00ebtij terrori digjital. N\u00eb fakt, politika k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrdor p\u00ebr interes t\u00eb pushtetit t\u00eb saj dhe prandaj jo vet\u00ebm q\u00eb e lejon, por shpeshher\u00eb edhe e nxit\u00eb. Jo rrall\u00ebher\u00eb kemi par\u00eb raste kur eksponent\u00eb t\u00eb politik\u00ebs targetojn\u00eb oponent\u00eb politik\u00eb dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i yshtur turmat digjitale. Si\u00e7 paralajm\u00ebrojn\u00eb edhe teoricien\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, turmat digjitale jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pushtet real. Urrejtja e tyre ndaj fenomenve t\u00eb caktuara, individ\u00ebve apo shoq\u00ebrive, ka prodhuar efekte nga lin\u00e7imet publike deri te vrasjet n\u00eb mas\u00eb. Liria e shprehjes sot i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb llupe t\u00eb urrejt\u00ebsve t\u00eb saj. Kjo turm\u00eb e njer\u00ebzve p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb ndryshme sociale p\u00ebrve\u00e7 sfer\u00ebs publike ka atakuar edhe hap\u00ebsir\u00ebn private. Ata hyjn\u00eb n\u00eb \u00e7do skut\u00eb dhe tek secili. Ky \u00ebsht\u00eb edhe pushteti i tyre. Duke qen\u00eb t\u00eb edukuar, me pak kultur\u00eb, gjithashtu, me nj\u00eb politik\u00eb populiste q\u00eb i nxit\u00eb vazhdimisht, k\u00ebto turma jan\u00eb b\u00ebr\u00eb problem real n\u00eb shoq\u00ebri. Pastaj, shto gjith\u00eb k\u00ebsaj edhe fragjilitetin e institucioneve, kjo vet\u00ebm sa e r\u00ebndon edhe m\u00eb situat\u00ebn. Rrall\u00ebkush ka guximin ta shpreh\u00eb mendimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sensitive dhe kjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre turmave. Sot njer\u00ebzit sikur hezitojn\u00eb ta shfaqin at\u00eb \u00e7ka mendojn\u00eb p\u00ebr religjionin, sepse menj\u00ebher\u00eb anatemohen nga policia e moralit religjioz, nga k\u00ebta kujdestar\u00eb fanatik\u00eb t\u00eb cil\u00ebt transformimin e vlerave shoq\u00ebrore e paraqesin si st\u00ebrkeqje, kurse sjelljen q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje me dogm\u00ebn religjioze, si amorale. T\u00eb ngjash\u00ebm jan\u00eb edhe komisar\u00ebt idologjik\u00eb dhe militant\u00ebt partiak, ku edhe kritika m\u00eb normale nga k\u00ebto turma pritet me shum\u00eb mllef q\u00eb rezulton n\u00eb sharje e k\u00ebrc\u00ebnime. \u00a0Mbase k\u00ebta kujdestar\u00eb t\u00eb moralit, komisar\u00eb ideologjik\u00eb, homofob e racist\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, n\u00eb tendenc\u00ebn e asgj\u00ebsimit t\u00eb individit nga sfera publike. Rendi demokratik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb streha e tyre. Ata mb\u00ebshtill\u00ebn me petkun e demokracis\u00eb, kurse p\u00ebrbrenda kan\u00eb t\u00eb veshur g\u00ebzofin e fanatikut.<\/p>\n<p>Prandaj, fuqizimi i demokracis\u00eb, jo vet\u00ebm si rend, por edhe si mend\u00ebsi e kultur\u00eb, \u00ebsht\u00eb disfata e tyre bashk\u00eb me konsolidimin dhe funksionimin normal institucional, q\u00eb i garanton secilit lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit, t\u00eb besuarit e t\u00eb aktivitetit publik pa frik\u00eb. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, k\u00ebta fanatik\u00eb t\u00eb lloj-lloj ideje e feje vet\u00ebm sa do t\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb agresiv\u00eb, e edhe m\u00eb jotolerant\u00eb. Pra, duhet t\u00eb heqim dor\u00eb nga t\u00eb luajturit e rolit ashtu si\u00e7 b\u00ebnte McMurphy te filmi<em>\u00a0One Flew Over the Cuckoo&#8217;s Nest<\/em>, sepse t\u00eb luajturit gjat\u00eb n\u00eb at\u00eb se \u00e7far\u00eb nuk jemi mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb at\u00eb lloj situate, ku ndryshe kjo sjellje njihet si skizofreni.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Filmi\u00a0One Flew Over the Cuckoo&#8217;s Nest\u00a0i regjisorit Milo\u0161 Forman\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb komedi, por q\u00eb p\u00ebrbrenda kap\u00ebrthen tragjedin\u00eb njer\u00ebzore. N\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb till\u00eb gjendet edhe protagonisti i filmit Randle Patrick McMurphy (luajtur nga aktori Jack Nicholson). McMurphy-in e kan\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb azil ku trajtohen t\u00eb \u00e7mendurit, p\u00ebr shkak se ka dhunuar nj\u00eb t\u00eb mitur. P\u00ebr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":1488,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[748,749,751,750],"ppma_author":[733],"class_list":["post-1486","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-cinema","tag-foreign-cinema","tag-mental-health","tag-milos-forman"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1486"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1486\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1489,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1486\/revisions\/1489"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1488"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1486"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}