{"id":1493,"date":"2021-04-06T16:47:35","date_gmt":"2021-04-06T15:47:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1493"},"modified":"2023-12-11T15:07:14","modified_gmt":"2023-12-11T14:07:14","slug":"cika-qe-po-e-rilind-muziken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/cika-qe-po-e-rilind-muziken\/","title":{"rendered":"\u00c7ika q\u00eb po e rilind muzik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Recension i \u201cYours Truly\u201d, album nga Rinesa Qeriqi &#8211; Rinesanc\u00eb<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb isha duke humbur koh\u00eb n\u00eb Instagram, rrjetin social t\u00eb cilin e p\u00eblqej m\u00eb s\u00eb paku, e t\u00eb cilin ende e p\u00ebrdori shum\u00eb pak. Por nj\u00eb video e shkurt\u00eb, pak mbi 60 sekonda, m\u00eb katapultoi n\u00eb nj\u00eb kanal n\u00eb YouTube, ku u mahnita me krijimtarin\u00eb e nj\u00eb artisteje t\u00eb re, q\u00eb dukej se ishte ende e mitur. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, kjo artiste q\u00eb quhet Rinesa Qeriqi e njihet me emrin artistik Rinesanc\u00eb, e nxorri albumin e saj t\u00eb par\u00eb t\u00eb vet\u00ebpublikuar (mixtape). Me gjithsej 6 k\u00ebng\u00eb, albumi \u201cYours Truly\u201d tanim\u00eb mund t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb YouTube e Spotify, platforma ku Rinesa po e krijon nj\u00eb konstituenc\u00eb t\u00eb fuqishme dhe t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Kur t\u2019i d\u00ebgjoni, me rend, t\u00eb gjitha k\u00ebng\u00ebt e Rines\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe k\u00ebng\u00ebn e re q\u00eb u lansua pas albumit si dhe klipet e saj freestyle n\u00eb YouTube, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndjeni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mang\u00ebsi, nj\u00eb asi ankthi q\u00eb e p\u00ebrjetoni kur p\u00ebrfundon episodi i serialit t\u00eb preferuar dhe duhet t\u00eb pritni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vazhdimin. Po t\u00eb isha n\u00eb koncert t\u00eb saj, n\u00eb fund do t\u00eb \u00e7irresha, patetikisht, me gjith\u00eb qenien: edhe nj\u00eb, edhe nj\u00eb, k\u00ebt\u00eb fraz\u00eb klishe q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb karantine po na mungon pa mas\u00eb.\u00a0 Me fjal\u00eb tjera, k\u00ebng\u00ebt e saj jan\u00eb aq t\u00eb ndjeshme, aq t\u00eb k\u00ebndshme, aq t\u00eb lehta por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb aq t\u00eb plota, sa q\u00eb e gjith\u00eb krijimtaria e saj e deritanishme thjesht nuk do t\u2019ju mjaftoj.<\/p>\n<p>Mendimi i par\u00eb p\u00ebr Rines\u00ebn, megjithat\u00eb, do t\u00eb mbetet i nj\u00ebjti, deri n\u00eb fund. Nj\u00eb mendim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7irrje, por n\u00eb fakt nj\u00eb fjali q\u00eb mund t\u00eb thuhet vet\u00ebm me nj\u00eb ton t\u00eb sinqert\u00eb e serioz:<\/p>\n<p>Ve\u00e7 pak djem! Ka edhe \u00e7ika k\u00ebtu!<\/p>\n<p>Andaj edhe me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme po e shkruaj k\u00ebt\u00eb recension, p\u00ebr t\u00eb cilin e pata shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta zgjedh titullin.\u00a0Kjo p\u00ebr shkak se Rinesa \u00ebsht\u00eb n\u00eb fillet e saj krijuese dhe se \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb talentet si ajo, duhet t\u2019i trajtojm\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Sepse Rinesa k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebn duke na i hapur syt\u00eb drejt mang\u00ebsive sistemike dhe padrejt\u00ebsive e shtypjes strukturore.<\/p>\n<p>Krijimet e Rines\u00ebs nuk jan\u00eb ve\u00e7 p\u00ebrp\u00eblitje e zakonshme q\u00eb \u00e7ikat b\u00ebjn\u00eb n\u00eb hip-hop, univers q\u00eb konsiderohet t\u00ebr\u00ebsisht mashkullor, seksist madje. Por p\u00ebr dallim prej shum\u00eb artisteve q\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre e kanalizojn\u00eb duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkurrenc\u00eb me djemt\u00eb e burrat, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb p.sh. Cardi B, apo n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, tek ne, Tayna, p\u00ebrpjekja e Rines\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje krejt tjet\u00ebr, qasje t\u00eb cil\u00ebn Ibrahim Rugova do ta quante \u2018refuzim estetik\u2019. Kjo p\u00ebr shkak se ajo nuk merret me sken\u00ebn muzikore shqipe, nuk vjen si reagim ndaj sken\u00ebs, por m\u00ebton q\u00eb e pavarur ta zgjeroj\u00eb duke e pasuruar at\u00eb me origjinalitetin e krijimeve dhe identitetit t\u00eb saj. K\u00ebsisoj, gjithnj\u00eb n\u00eb sy Rugovian, Rinesa b\u00ebn nj\u00eb refuzim estetik ndaj gjith\u00eb realitetit shoq\u00ebror t\u00eb pasqyruar n\u00eb diskurs, media, art e vlera, \u2018pa deklamim t\u00eb theksuar dhe pa mjete t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, politik\u00ebs\u2019 duke e forcuar dinjitetin dhe identitetin e saj si kategori t\u00eb p\u00ebrgjithshme, dhe duke e komunikuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka rreth Rines\u00ebs \u00ebsht\u00eb refuzuese. N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb, ajo ta kujton profilin e nj\u00eb \u00e7ike q\u00eb e hasim n\u00eb secil\u00ebn nd\u00ebrlidhje shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 familje t\u00eb gjere, shoq\u00ebri, klas\u00eb shkolle apo grup studimi \u2013 q\u00eb ashiqare shihet se nuk p\u00ebrket. Nj\u00eb dele t\u00eb zez\u00eb. Mua ma kujton shum\u00eb motr\u00ebn time t\u00eb vog\u00ebl, e cila p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb kishte mbajtur flok\u00eb t\u00eb shkurta dhe ishte shoq\u00ebruar thuajse ekskluzivisht me djem, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte gjithnj\u00eb t\u00eb ket\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por jo domosodshm\u00ebrisht t\u00eb pranueshme n\u00eb shoq\u00ebri. Por refuzimi i Rines\u00ebs shkon p\u00ebrtej dukjes dhe shoq\u00ebrimit. Ajo refuzon me gjith\u00eb qenien e saj. Sa q\u00eb, kur t\u00eb d\u00ebgjoni repturat e saj freestyle, do t\u00eb cuditeni se kah po del gjith\u00eb ky pez\u00ebm, gjith\u00eb kjo maturi, gjith\u00eb kjo katrahur\u00eb ndjenjash q\u00eb ajo me gjith\u00eb shpirtin i p\u00ebshtyn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrahje tingujsh. Por, si thot\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb tekstin e k\u00ebng\u00ebs<\/p>\n<p>\u201c160 50 kg po boll ron po \u00e7oj\u201d<\/p>\n<p>Poezia e Rines\u00ebs, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb tejet p\u00ebrbashk\u00ebsuese. Vargjet e saj bashkojn\u00eb ndjenj\u00ebn e izolimit t\u00eb t\u00eb rinj\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb me ndjenj\u00ebn e nostalgjis\u00eb s\u00eb kurbetit, duke ng\u00ebrthyer n\u00eb vete jo vec p\u00ebshtyerje aktualitetesh, por pik\u00eb s\u00eb pari nj\u00eb gjurullti ndjenjash q\u00eb e krijojn\u00eb nj\u00eb ankth kolektiv. Leksiku i saj p\u00ebrmban, mes tjerash, prej shprehjeve urbane t\u00eb vet\u00ebkrijuara si Brr-Brrski, apo shprehjeve t\u00eb shqip\u00ebruara nga serbishtja e turqishtja, deri tek fjal\u00ebt m\u00eb konceptuale t\u00eb cilat nuk i d\u00ebgjojm\u00eb shpesh n\u00eb shqip, si p.sh. \u2018l\u00ebngimi\u2019 apo \u2018kandra\u2019 t\u00eb cilat i p\u00ebrdor\u00eb pa prepotenc\u00eb, me plotvendshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Rinesa \u00ebsht\u00eb refuzuese n\u00eb qen\u00ebsin\u00eb e saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherit totalisht e pranueshme nga t\u00eb gjith\u00eb. Me poezin\u00eb e saj, Rinesa po e vendos themelin e diskursit t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb gruas p\u00ebr gruan, diskursin e epshit mes vajzave, duke i dh\u00ebn\u00eb ngjyra t\u00eb jasht\u00ebzakonshme trajtimit t\u00eb tem\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb, e cila n\u00eb poezin\u00eb shqip kryesisht trajtohet si ve\u00e7 bardh ose ve\u00e7 zi. K\u00ebsisoj, vargjet q\u00eb Rinesa ia kushton t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb saj, dep\u00ebrtojn\u00eb edhe tek rrethet e qarqet q\u00eb apriori jan\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb refuzojn\u00eb nj\u00eb koncept t\u00eb till\u00eb, qoft\u00eb nga shpirtngusht\u00ebsia, qoft\u00eb nga mungesa i fiqirit.<\/p>\n<p>Duke e vendosur veten dhe jet\u00ebn e saj n\u00eb storjet q\u00eb ajo trajton, Rinesa b\u00ebn at\u00eb q\u00eb b\u00ebn Eminem gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij (por edhe n\u00eb filmin 8 Mile) \u2013 e merr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vet\u00ebn e saj dhe krenohet me t\u00eb. K\u00ebsisoj, ajo nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj nj\u00eb personazh skene sic b\u00ebn\u00eb shum\u00eb reper\u00eb, pavar\u00ebsisht se e gjtih\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb natyrisht performanc\u00eb artistike. Ajo nuk k\u00ebndon p\u00ebr Porsche, por k\u00ebndon p\u00ebr fiq n\u00eb blender dhe p\u00ebr marihuan\u00ebn t\u00eb tipit \u201cCat Piss\u201d q\u00eb e tymos\u00eb. Konsumimi i marihuan\u00ebs p\u00ebr Rines\u00ebn, si p\u00ebr shumic\u00ebn e t\u00eb rinj\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb spektak\u00ebl, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri. , \u00a0Megjithat\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb si reper\u00ebt tjer\u00eb, poezia e Rines\u00ebs p\u00ebrmban lavdata dhe pozicionim, t\u00eb cilat i b\u00ebn her\u00eb n\u00eb shqip, her\u00eb n\u00eb anglisht, her\u00eb rrjedhsh\u00ebm e her\u00eb papritmas, si p.sh:<\/p>\n<p><em>\u201cUne kom dije erudite infinite\u201d, apo \u201cI ate a pussy, se qashtu mu tek\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Pos diskursit t\u00eb dashuris\u00eb, poezia e Rines\u00ebs karakterizohet edhe nga diskursi i kurbetit, nostalgjis\u00eb q\u00eb largimi nga hap\u00ebsira e p\u00ebrbashk\u00ebt sociale shkakton dhe vet\u00eb efektet e k\u00ebsaj nostalgjie. Kjo nostalgji urbane shpesh del n\u00eb rrafshin konkret. K\u00ebsisoj, Rinesa \u00ebsht\u00eb m\u00eb urbane sesa urbanja, sepse ajo ka guxim t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb p\u00ebr sendviqat e Sa\u00e7it, Aktashin e Tasligjen, Bregun (e Diellit) e Veternikun. I k\u00ebndon me mall, t\u00eb cilin mall as se kuptojn\u00eb as se \u00e7mojn\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb jetuar kurr\u00eb larg vendit. \u00cbsht\u00eb mbase vet\u00eb ky mall q\u00eb i mund\u00ebson Rines\u00ebs ta pasqyroj\u00eb Kosov\u00ebn ashtu sic edhe \u00ebsht\u00eb: prej nje vendi prej t\u00eb cilit tek kur ka ikur ka filluar t\u00eb krijoj\u00eb, deri tek nj\u00eb vend q\u00eb megjithat\u00eb Rinesa e mban me vete si baz\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb saj. Kjo e ndihmon Rines\u00ebn q\u00eb ta pasqyroj\u00eb Kosov\u00ebn dhe vetit\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sesa vet\u00eb e v\u00ebrteta, m\u00eb t\u00eb idealizuar, m\u00eb ikonike apo edhe epike.<\/p>\n<p><em>E di je tut&#8217; drejt meje me marr\u00eb hapa<br \/>\nJe munu me nal\u00eb veten, mos me ni gjana<br \/>\nTy tu kan\u00eb imponu normat e shoqnis\u00eb e atij veni t&#8217;vog\u00ebl, po pritshm\u00ebrit\u00eb e m\u2019dhaja<br \/>\nE s&#8217;ka ma kthim, e nj\u00ebjta storie deri n&#8217;amshim<br \/>\nZhytna n&#8217;l\u00ebngim, pres me lundru me padurim<br \/>\nBark\u00ebs tem i ka hi uji, un\u00eb pres shp\u00ebtim<br \/>\nN&#8217;\u00e7do agim, n&#8217;detaje kapna deri n&#8217;per\u00ebndim<\/em><\/p>\n<p>Rinesa \u00ebsht\u00eb artiste n\u00eb rritje namin e t\u00eb cil\u00ebs do ta shohim edhe p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn disa dekada. Kjo pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se ajo publikut nuk i sh\u00ebrben ve\u00e7 artin e saj si rebelim, por pik\u00eb s\u00eb pari veten e saj si rebele, e cila vete e krijon at\u00eb art rebelues. Repturat e Rines\u00ebs jan\u00eb po ashtu rebele, ani pse p\u00ebr shkak t\u00eb but\u00ebsis\u00eb melodike mund t\u00eb mos duken si t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, repturat jan\u00eb disi si rr\u00ebshqitje n\u00ebp\u00ebr teposht\u00ebze (tat\u00ebpjete) t\u00eb nj\u00eb terreni t\u00eb eg\u00ebr malor, t\u00eb cil\u00ebn reper\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb me takte dhe taktika t\u00eb ndryshme. K\u00ebshtu, p.sh., n\u00eb k\u00ebt\u00eb teposht\u00ebze, Bim Bimma l\u00ebshohet duke b\u00ebr\u00eb gjeste klasike, t\u00eb pritshme por t\u00eb realizuara me mjeshtri, duke b\u00ebr\u00eb zig zage me kthesa t\u00eb sakta, t\u00eb v\u00ebrejtshme leht\u00eb, t\u00eb theksuara e plot kontrast. Vig Poppa, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, paramendoj se do t\u00eb l\u00ebshohej duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebrcime nga nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, dhe, mes tjerash, duke vall\u00ebzuar me pompozitetin e valles s\u00eb Rugov\u00ebs, pak m\u00eb ngadalsh\u00ebm por m\u00eb theksuesh\u00ebm, plot stil. Di\u00e7ka ngjash\u00ebm e paramendoj p.sh, edhe babain e repit shqip, UnikKatilin, t\u00eb cilin e paramendoj duke u l\u00ebshuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb teposht\u00ebze duke b\u00ebr\u00eb sallta, her\u00eb n\u00eb duar e her\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, me ekzibicione q\u00eb as priten as parashikohen leht\u00eb, meq\u00eb, tek e fundit, Viktori ka qen\u00eb ai q\u00eb e ka shtruar vet\u00eb k\u00ebt\u00eb terren. Nj\u00eb stil t\u00eb tret\u00eb, natyrisht, e ka repi urban i Ledri Vul\u00ebs, i cili n\u00eb syt\u00eb e mi n\u00eb k\u00ebt\u00eb teposht\u00ebze l\u00ebshohet sikur skijator i shkatht\u00eb e i guximsh\u00ebm. Apo, edhe Capital G, t\u00eb cilin e paramendoj me Skateboard, ose Singularin, disi si me saj\u00eb. (P\u00ebrpara se t\u00eb pyetni, po, p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebta kam d\u00ebshir\u00eb me shkru, sapo t\u00eb gjej pak koh\u00eb, n\u00eb mos p\u00ebr tjet\u00ebr, t\u00eb pakt\u00ebn me ju humb\u00eb pak koh\u00eb duke lexu shkrime t\u00eb gjata dhe mbase p\u00ebr me i motivu reper\u00ebt me lexu pak m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb shkruajn\u00eb.)<\/p>\n<p>Eh tash, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn teposht\u00ebze t\u00eb repit, Rinesa nuk l\u00ebshohet nj\u00ebjt\u00eb sikur djemt\u00eb; ajo e ka gjetur m\u00ebnyr\u00ebn e saj feminine t\u00eb repit, q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i ngjan stereotipeve t\u00eb fem\u00ebrores si di\u00e7ka e dob\u00ebt dhe m\u00eb e pakt\u00eb sesa mashkullorja, por n\u00eb fakt i shkat\u00ebrron ato me vet\u00eb prezenc\u00ebn e saj. Rinesa, n\u00eb teposht\u00ebzen e repit l\u00ebshohet me paraglajd, duke mos prekur fare n\u00ebp\u00ebr terrenin e eg\u00ebr mashkullor por duke e nd\u00ebrtuar trajektoren e saj origjinale prej krijueseje e cila p\u00ebrket n\u00eb teposht\u00ebzen e repit po aq sa teposht\u00ebzja i p\u00ebrket asaj. K\u00ebsisoj ajo valvitet her\u00eb posht\u00eb e her\u00eb lart\u00eb, her\u00eb melankolike zem\u00ebrthyer e fragjile q\u00eb t\u00eb trishton n\u00eb empati, her\u00eb nj\u00eb bitch zem\u00ebrthyese q\u00eb ti qin robt, duke mbajtur distanc\u00eb dhe duke treguar autentiz\u00ebm n\u00eb vet\u00ebbesimin e reptur\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>\u201cI\u2019m still that bitch \u2013 prej aktashit n\u2019veternik&#8230; prej Drenices n\u2019Amerik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebng\u00ebn time t\u00eb preferuar \u201cBrr-Brrski\u201d, p.sh., reptura e Rines\u00ebs ka nj\u00eb rrjedh\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb kontrolluar. Sakt\u00ebsia e saj n\u00eb fragmentizimin e rrokjeve n\u00ebp\u00ebr goditje tingujsh e b\u00ebn at\u00eb repere t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore. Kurse temat e saj jan\u00eb tema p\u00ebr Drenic\u00eb e Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><em>It&#8217;s been a \u00ebhile man&#8230; jena rrit\u00eb n&#8217;presion<br \/>\nNa kan\u2019 shkelmu njerzt p\u00ebr tok\u00eb kur jena kon, little bitches<br \/>\nNet\u00ebt e gata dit\u00ebt hala ma shum\u00eb<br \/>\nNana n\u2019pun\u00eb 24\/7, dy her\u00eb a e kom pa n\u2019jav\u00eb<br \/>\nE qat boshll\u00ebk s\u2019un pe msheli un\u00eb hala<\/em><\/p>\n<p>Kurse, n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb tjet\u00ebr, p.sh., n\u00eb \u201cAsnihere Mjaftush\u00ebm\u201d k\u00ebndimi i saj arrin thuajse n\u00eb nj\u00eb soul magjeps\u00ebs, apo n\u00eb nj\u00eb variant t\u00eb antifolkut modern.<\/p>\n<p><em>Cdo nat\u00eb, tu ti afru krah\u00ebt<br \/>\nShlir\u00eb te un\u00eb ke kajt\u00eb tu t&#8217;majt\u00eb, yeah, po asniher\u00eb mjaftush\u00ebm<br \/>\nSu kon, as han\u00ebn me ta dhon\u00eb, sh\u0435&#8217;j\u00eb te ti s&#8217;kish lon<br \/>\nGjith&#8217; tu m&#8217;injoru e tu m&#8217;fol\u00eb idhnush\u00ebm<\/em><\/p>\n<p>Fluturimi i Rines\u00ebs, sjell dy gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb cilat fliste miku im i ndjer\u00eb dhe pionieri i paraglajding n\u00eb Kosov\u00eb Artan Venhari \u2013 ndryshimin e perspektiv\u00ebs dhe qet\u00ebsin\u00eb q\u00eb sjell\u00eb fluturimi. Rinesa p\u00ebrmes k\u00ebsaj rr\u00ebshqitjeje fluturuese n\u00ebp\u00ebr rep, e cila amplifikohet me goditjet moderne dhe me grimca tingujsh hap\u00ebsire e ambienti q\u00eb ng\u00ebrthen muzika e saj, b\u00ebn akrobacione t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, t\u00eb cilat thjesht ta zgjerojn\u00eb t\u00eb konceptuarit e repit si dicka dydimensionale e mashkullore n\u00eb di\u00e7ka shum\u00ebdimensionale e shum\u00ebngjyr\u00ebshe, jasht\u00ebzakonisht t\u00eb bukur. Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn me qet\u00ebsi t\u00eb brendshme q\u00eb i garanton asaj vet\u00ebbesimin e zot\u00ebrave t\u00eb Greqis\u00eb Antike, n\u00eb fjal\u00ebt e saj: \u201cn\u2019dhom\u00eb, vet\u00eb, tu ngu Frank Ocean\u201d.<\/p>\n<p>Frank Ocean, n\u00eb fakt, shihet ashiqare t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb influenc\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Rines\u00ebn. Megjithat\u00eb, p\u00ebr dallim prej Ocean i cili sjell grimca t\u00eb kultur\u00ebs hiphop n\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit soul, Rinesa b\u00ebn thuajse t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke sjell\u00eb soulin dhe grimca t\u00eb nj\u00eb version t\u00eb saj R&amp;B n\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit rep. K\u00ebsisoj, teksa tingujt e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb saj ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb trip-hop me nd\u00ebrhyrje t\u00eb elektronik\u00ebs s\u00eb qet\u00eb, repturat e saj marrin form\u00eb mes t\u00eb k\u00ebnduarit dhe t\u00eb p\u00ebshtyerit e rimave, duke arritur k\u00ebshtu t\u2019i b\u00ebj\u00eb p\u00ebr vete adhuruesit e t\u00eb dyjave. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mozaik t\u00eb till\u00eb t\u00eb dromcave kulturore t\u00eb kapsh\u00ebm, t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb dashur p\u00ebr publikun, megjithat\u00eb, duhet m\u00eb shum\u00eb talent sesa mjeshtri. N\u00eb nj\u00eb rrafsh global, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p.sh. e pati b\u00ebr\u00eb Michael Jackson, i cili ani pse nuk shpiku zhan\u00ebr t\u00eb ri muzikor, krijoi nj\u00eb paradigm\u00eb virtuale e cila fillon dhe p\u00ebrfundon me t\u00eb por ndikon patjet\u00ebrsuesh\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e koh\u00ebs. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00eb, do t\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb Rinesa, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb universin e muzik\u00ebs zbavit\u00ebse shqip, ani pse talenti i saj nuk do duhej t\u00eb kufizohej ve\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb univers. Talent ka mjaftuesh\u00ebm, tep\u00ebr madje, sa q\u00eb rrezaton p\u00ebrtej tekstit, diskursit multimodal, e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar emocion t\u00eb plot\u00eb, lakuriq. Jo at\u00eb krijes\u00ebn e nat\u00ebs q\u00eb na e solli virusin korona por cullak, pra emocion cullak, pa kurrfar\u00eb pengesash t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs a koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb fund, m\u00eb duhet t\u00eb reflektoj pak n\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa subjektiv jam n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb krijimtarie q\u00eb e p\u00eblqej dhe e vler\u00ebsoj. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto gjykime, qofshin ve\u00e7 prej nj\u00eb studiuesi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb si puna ime q\u00eb kultur\u00ebn e konsumon m\u00eb shum\u00eb sesa q\u00eb e kritikon, t\u00eb pakt\u00ebn deri tash, vlejn\u00eb vet\u00ebm dhe vet\u00ebm n\u00ebse Rinesa nuk ndalet s\u00eb krijuari. Ve\u00e7 n\u00ebse Rinesa me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i p\u00ebrkushtohet zhvillimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb saj, njer\u00ebzor e kulturor, letrar e artistik, por mbi t\u00eb gjitha zhvillimit t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb krejt t\u00eb re t\u00eb kreativitetit artistik.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, patjet\u00ebr se Rinesa ka nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahje. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebnaqjes me artin e saj, i cili art, p\u00ebr t\u00eb mbetur origjinal, autentik dhe i shk\u00eblqyesh\u00ebm sic shihet se mund t\u00eb jet\u00eb, ajo ka nevoje q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhet pjes\u00eb e skemave, interesave e influencave q\u00eb e kan\u00eb qaravesh\u00eb sfer\u00ebn e muzik\u00ebs arg\u00ebtuese shqipe. K\u00ebt\u00eb dhe ka vendosur ta b\u00ebj\u00eb, duke debutuar n\u00eb sken\u00eb si artiste e pavarur. K\u00ebt\u00eb po e b\u00ebn edhe tash, duke k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn ton\u00eb financiare. Rines\u00ebn mund ta p\u00ebrkrahni p\u00ebrmes donacioneve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb PayPal. Meq\u00eb ajo nuk e shet muzik\u00ebn e saj, n\u00eb asnj\u00eb kuptim t\u00eb fjal\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Dhe, besoni ose jo, ajo i fal\u00ebnderon personalisht gjith\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit.<\/p>\n<p>Rines\u00ebn mund ta mb\u00ebshtetni k\u00ebtu:\u00a0<a href=\"https:\/\/paypal.com\/paypalme\/rinesance\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/paypal.com\/paypalme\/rinesance<\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mund ta d\u00ebgjoni k\u00ebtu:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/youtube.com\/channel\/UCjesnJkZt8UkJyrUll3L%C3%8BaA\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/youtube.com\/channel\/UCjesnJkZt8UkJyrUll3L\u00cbaA<\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/open.spotify.com\/artist\/3OghFcKtuFyW3OAGfe2buP?si=5das15-LTBed8KtlQz0nxQ\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/open.spotify.com\/artist\/3OghFcKtuFy\u00cb3OAGfe2buP?si=5das15-LTBed8KtlQz0nxQ<\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=XYygaDVpJuA\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=XYygaDVpJuA<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Recension i \u201cYours Truly\u201d, album nga Rinesa Qeriqi &#8211; Rinesanc\u00eb At\u00eb dit\u00eb isha duke humbur koh\u00eb n\u00eb Instagram, rrjetin social t\u00eb cilin e p\u00eblqej m\u00eb s\u00eb paku, e t\u00eb cilin ende e p\u00ebrdori shum\u00eb pak. Por nj\u00eb video e shkurt\u00eb, pak mbi 60 sekonda, m\u00eb katapultoi n\u00eb nj\u00eb kanal n\u00eb YouTube, ku u mahnita me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":277,"featured_media":1494,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[755,532,754],"ppma_author":[275],"class_list":["post-1493","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-lyricism","tag-music","tag-rinesa-qeriqi"],"authors":[{"term_id":275,"user_id":277,"is_guest":0,"slug":"krenar-gashi","display_name":"Krenar Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1562950980845.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1562950980845.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Krenar","description":"Krenar Gashi \u00ebsht\u00eb studiues i shkenc\u00ebs sociale, aktualisht doktorant n\u00eb shkenc\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Gentit n\u00eb Belgjik\u00eb. Fokus i studimeve t\u00eb tij jan\u00eb diskursi, pushteti dhe demokracia, mir\u00ebpo si ish aktivist dhe ekspert i medias, ai poashtu kontribuon n\u00eb studimet e medias dhe kritik\u00ebn e sfer\u00ebs publike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/277"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1493"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1495,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1493\/revisions\/1495"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1493"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}