{"id":1583,"date":"2020-08-03T15:01:39","date_gmt":"2020-08-03T14:01:39","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1583"},"modified":"2023-12-18T15:10:43","modified_gmt":"2023-12-18T14:10:43","slug":"nje-pervijim-i-shkurter-historik-i-drejtesise-tranzicionale-pjesa-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/nje-pervijim-i-shkurter-historik-i-drejtesise-tranzicionale-pjesa-ii\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb p\u00ebrvijim i shkurt\u00ebr historik i Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale &#8211; Pjesa II"},"content":{"rendered":"<p><em>Pjesa e dyt\u00eb &#8211; Drejt\u00ebsia Tranzicionale pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb<\/em><\/p>\n<p>In the latest\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/90591\/nje-pervijim-i-shkurter-historik-i-drejtesise-tranzicionale\/\">pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkrimit<\/a>\u00a0fol\u00ebm p\u00ebr origjin\u00ebn historike t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale prej antikitetit e deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (LDB). N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb trajtohet periudha pas \u201c<em>Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb<\/em>\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00eb vendimtarja n\u00eb form\u00ebsimin e Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale si fush\u00eb e specializuar, por edhe si disiplin\u00eb e diversifikuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse fundi i LDB-s\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizoi Drejt\u00ebsin\u00eb Tranzicionale, fundi i \u201c<em>Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb<\/em>\u201d e globalizoi at\u00eb. Ishte pik\u00ebrisht kjo koh\u00eb kur bota iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb riorganizimi ideologjik e politik.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo kjo erdhi me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb. \u201c<em>Lufta e Ftoht\u00eb<\/em>\u201d ishte si nj\u00eb dim\u00ebr i gjat\u00eb q\u00eb ngriu fanaticizmin etno-nacionalist. N\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb globit u \u00e7lirua forca e projekteve etno-nacionaliste q\u00eb nuk ishin kompatibil\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe q\u00eb p\u00ebrmes dhun\u00ebs s\u00eb organizuar p\u00ebrshkall\u00ebzuan brutalitetin deri n\u00eb pogrome gjenocidale.<\/p>\n<p>Kok\u00ebfort\u00ebsia e k\u00ebtyre konflikteve e b\u00ebri t\u00eb domosdosh\u00ebm nj\u00eb konceptualizim m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb nj\u00eb fushe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb merret ekskluzivisht me adresimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs dhe eliminimin e shkaqeve t\u00eb tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;i jepet shans paqes.<\/p>\n<p>Edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/oxford.universitypressscholarship.com\/view\/10.1093\/acprof:oso\/9780195394948.001.0001\/acprof-9780195394948\">termi Drejt\u00ebsi Tranzicionale u shpik<\/a>\u00a0sakt\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur bota ishte n\u00eb nj\u00eb fluks radikal t\u00eb ndryshimit, sakt\u00ebsisht m\u00eb 1991 kur Bashkimi Sovjetik kolapsoi, kur diktaturat n\u00eb Amerik\u00ebn Latine po binin nj\u00eb nga nj\u00eb si domino dhe kur Jugosllavia ishte futur n\u00eb spiralen e dhunshme t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb bota nuk iu n\u00ebnshtrua entropis\u00eb s\u00eb pashpres\u00eb sepse nj\u00eb ligj\u00ebsi e re p\u00ebr adresimin e krimeve dhe vendosjen e paqes po etablohej. Me r\u00ebnien e &#8220;<em>Perdes s\u00eb Hekurt<\/em>&#8221; q\u00eb ndau bot\u00ebn p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli u hap nj\u00eb dritare rasti p\u00ebr shtetet totalitare q\u00eb t\u00eb demokratizohen dhe t\u00eb liberalizohen.<\/p>\n<p>Rritjen enorme t\u00eb numrit t\u00eb shteteve demokratike\u00a0<a href=\"https:\/\/books.google.com\/books\/about\/The_Third_Wave.html?id=6REC58gdt2sC\">Samuel P. Huntington e quajti \u201c<em>Vala e Tret\u00eb e Demokratizimit<\/em>\u201d<\/a>. Para k\u00ebsaj vale ishin vet\u00ebm 40 shtete demokratike, kurse me t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 shtete u demokratizuan. Mir\u00ebpo fjala \u201cval\u00eb\u201d nuk \u00ebsht\u00eb e duhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sepse vala ka konotacion shkat\u00ebrrimtar dhe t\u00eb v\u00ebrshimit, e kjo nuk \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb demokracia sjell.<\/p>\n<p>Derisa gjat\u00eb \u201c<em>Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb<\/em>\u201d zbatimi i \u201c<em>Deklarat\u00ebs Universale s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut<\/em>\u201d dhe \u201c<em>Konventave t\u00eb Gjenev\u00ebs<\/em>\u201d ishte \u00e7\u00ebshtje t\u00ebr\u00ebsisht e brendshme, pas saj shtetet filluan t\u00eb adoptojn\u00eb dhe respektojn\u00eb konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare rreth t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 transformimit ideologjik, pati edhe nj\u00eb riorganizim strukturor, ku filloi dekonstruktimi i rendit shteto-centrik dhe q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb akter\u00ebt jo-shtet\u00ebror\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb OJQ q\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, jan\u00eb forcuar duksh\u00ebm.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.publicaffairsbooks.com\/titles\/joseph-s-nye\/the-future-of-power\/9781586488925\/\">Joseph Nye argumenton<\/a>\u00a0se ka ndodhur nj\u00eb shp\u00ebrndarje vertikale e pushtetit nga akter\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb drejt akter\u00ebve jo-shtet\u00ebror\u00eb. \u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb arkitektur\u00eb komplekse nd\u00ebrkomb\u00ebtare e nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb dhe e nj\u00eb vendimarrjeje m\u00eb poliarkike, edhe pse shteti ende \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm agjenti m\u00eb i fuqish\u00ebm vendimmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Logjika liberale e ndarjes s\u00eb pushteteve s\u00eb bashku me reformat institucionale krijuan kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr artikulim dhe aplikim m\u00eb efektiv t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe p\u00ebr operim m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb akter\u00ebve jo-shtet\u00ebror\u00eb. Sakt\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst Drejt\u00ebsia Tranzicionale u form\u00ebsua mbi nj\u00eb rrjet t\u00eb dendur nd\u00ebrveprimesh mes aktivist\u00ebve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shteteve, gazetar\u00ebve, institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, donator\u00ebve dhe akademik\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku krijuan kushtet e nevojshme p\u00ebr themelimin e mekanizmave t\u00eb specializuar p\u00ebr mbrojtjen dhe forcimin e k\u00ebtyre normave. John Caputo do t\u00eb toshte q\u00eb ligjit iu dhan\u00eb vesh\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar m\u00eb mir\u00eb thirrjet e drejt\u00ebsis\u00eb, kurse drejt\u00ebsis\u00eb \u00a0dh\u00ebmb\u00eb dhe dh\u00ebmb\u00ebzor\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar padrejt\u00ebsit\u00eb. Kjo periudh\u00eb sh\u00ebnon edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/oxford.universitypressscholarship.com\/view\/10.1093\/acprof:oso\/9780195394948.001.0001\/acprof-9780195394948\">\u201cglobalizimin e Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale\u201d<\/a>.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebrmes\u00a0<a href=\"http:\/\/unscr.com\/en\/resolutions\/827\">Rezolut\u00ebs 827<\/a>, OKB-ja formoi \u201c<em>Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY)<\/em>\u201d m\u00eb 22 shkurt 1993. I njohur si Gjykata e Hag\u00ebs, tribunali trajtoi krimet e luft\u00ebs, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe gjenocidin nga viti 1991 deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sllobodan Millosheviqi u b\u00eb Presidenti par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej me gjykim p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Para se t\u00eb mbyllte mandatin e tij m\u00eb 31 dhjetor 2017, ky tribunal ngriti aktakuza kund\u00ebr 161 individ\u00ebve (94 serb\u00eb, 29 kroat\u00eb, 9 shqiptar\u00eb dhe 9 boshnjak\u00eb, 2 maqedon\u00eb dhe 2 malazez\u00eb), d\u00ebgjoi 4.650 d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb 10.800 dit\u00eb gjykimi dhe d\u00ebnoi 62 serb\u00eb, 18 kroat\u00eb, 5 boshnjak\u00eb, 2 malazez\u00eb, 1 maqedonas dhe 1 shqiptar.<\/p>\n<p>Millosheviqi vdiq para se t\u00eb mbyllej gjykimi, por masakra e Srebrenic\u00ebs u shpall gjenocid i kryer nga forcat serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs. M\u00eb 2016 Radovan Karaxhiq dhe m\u00eb 2017 Ratko Mlladiq u shpall\u00ebn fajtor p\u00ebr realizimin e tij dhe p\u00ebr krime tjera. Derisa tribunali mund t\u00eb kritikohet p\u00ebr num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve, trash\u00ebgimia e tij m\u00eb e vlefshme \u00ebsht\u00eb vendosja e nj\u00eb standardi ku drejtuesit e shteteve mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e tyre dhe nuk mund m\u00eb t\u00eb fshehen pas parimit t\u00eb sovranitetit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>M\u00eb 1994 OKB-ja, p\u00ebrmes\u00a0<a href=\"http:\/\/unscr.com\/en\/resolutions\/955\">Rezolut\u00ebs 955<\/a>, formoi \u201c<em>Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Ruand\u00ebn (ICTR)<\/em>\u201d p\u00ebr t\u00eb gjykuar fajtor\u00ebt p\u00ebr gjenocid ku u masakruan reth 1 milion njer\u00ebz dhe p\u00ebr krime tjera. Me baz\u00eb n\u00eb Arusha t\u00eb Tanzanis\u00eb, nga 93 persona t\u00eb akuzuar, ky tribunal d\u00ebnoi 61 persona, p\u00ebrfshir\u00eb ish-Kryeministrin Jean Kambanda. M\u00eb 31 dhjetor t\u00eb vitit 2015 tribunali p\u00ebrfundoi mandatin e vet, por gjykimet vazhdojn\u00eb n\u00eb Ruand\u00eb nga gjykatat lokale.<\/p>\n<p>M\u00eb 1998 u n\u00ebnshkrua traktati i Statutit t\u00eb Rom\u00ebs q\u00eb themeloi \u201c<em>Gjykat\u00ebn Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ICC)<\/em>\u201d p\u00ebr t\u00eb trajtuar gjenocidin, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit, krimet e luft\u00ebs dhe krimet e agresionit. 139 shtete e kan\u00eb n\u00ebnshkruar at\u00eb, por 16 prej tyre (nd\u00ebr to ShBA-ja, Izraeli dhe Rusia) nuk e kan\u00eb ratifikuar dhe nuk japin llogari ndaj tribunalit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb vende si Kina dhe India as nuk e kan\u00eb n\u00ebnshkruar, as nuk e kan\u00eb ratifikuar. Nd\u00ebr rastet m\u00eb t\u00eb njohura \u00ebsht\u00eb ai i Thomas Lubangas nga Republika Demokratike e Kongos, q\u00eb u shpall fajtor m\u00eb 2012 p\u00ebr krime lufte dhe detyrim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p>Poashtu disa gjykata hibride themeluan n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs ku ndodh\u00ebn krime. Tri u krijuan p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve mes OKB-s\u00eb dhe shteteve t\u00eb ve\u00e7anta: \u201c<em>Gjykata Speciale p\u00ebr Sierra Leonen<\/em>\u201d me seli n\u00eb kryeqytetin Freetown m\u00eb 2002 q\u00eb nga 23 t\u00eb akuzuar d\u00ebnoi 7\u00a0 prej tyre, p\u00ebrfshir\u00eb Charles Taylor; \u00a0\u201c<em>Dhomat e Jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Gjykatave t\u00eb Kamboxhias<\/em>\u201d m\u00eb 2003 me seli n\u00eb kryeqytetin Phnom Penh q\u00eb p\u00ebr 11 vite d\u00ebnuan vet\u00ebm 3 persona dhe shpenzuan mbi 300 milion\u00eb dollar\u00eb; dhe \u201c<em>Tribunali Special p\u00ebr Libanin<\/em>\u201d m\u00eb 2007 p\u00ebr vrasjen e ish-Kryeministrit Rafik Hariri, me seli n\u00eb Holand\u00eb dhe q\u00eb p\u00ebr 15 vite dhe af\u00ebr 1 miliard dollar\u00eb shpenzime nuk ka d\u00ebnuar asnj\u00eb person deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Dy u themeluan nga OKB-ja: n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 15 dhjetor 2000 u themeluan \u201c<em>Panelet hibride t\u00eb UNMIK-ut<\/em>\u201d p\u00ebrmes Rregullores 64 q\u00eb do t\u00eb merreshin me krimet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u201c<em>Panelet Speciale p\u00ebr Krime Serioze<\/em>\u201d nga UNTAET n\u00eb Timorin Lindor, q\u00eb d\u00ebnoi 84 persona, por duke mos d\u00ebnuar fajtor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ishin lider\u00eb t\u00eb Indonezis\u00eb, nj\u00eb shtet shum\u00eb m\u00eb i fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb u formua n\u00eb Bosnj\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar rastet e transferuara nga Gjykata e Hag\u00ebs dhe u quajt \u201c<em>Dhomat Boshnjake p\u00ebr Krime Lufte<\/em>\u201d q\u00eb kan\u00eb d\u00ebnuar 10 persona. Nj\u00eb tjet\u00ebr, EULEX, u formua n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me BE-n\u00eb. Ai vazhdoi pun\u00ebn aty ku e la UNMIK-u. T\u00eb dy k\u00ebto misione, n\u00eb total trajtuan 48 raste, 25 serb\u00eb, 19 shqiptar\u00eb, 3 malazez\u00eb dhe 1 rom. N\u00eb total ishin 111 t\u00eb pandehur. 38 u liruan, kurse nga 39 t\u00eb d\u00ebnuar 34 ishin shqiptar\u00eb, 4 serb\u00eb dhe 1 malazez.<\/p>\n<p>Gjykata hibride m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme u formua n\u00eb Kosov\u00eb, kur pas trysnis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe debateve t\u00eb ashpra Kuvendi votoi m\u00eb 3 gusht t\u00eb 2015 \u201c<em>Ligjin No. 05\/L-053<\/em>\u201d p\u00ebr \u201c<em>Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar<\/em>\u201d q\u00eb tashm\u00eb ve\u00e7 kan\u00eb nisur pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsi Tranzicionale \u00ebsht\u00eb aplikuar edhe n\u00eb shum\u00eb vende tjera t\u00eb bot\u00ebs, si Argjentin\u00eb, Peru, Guatemala, Peru, Kili, Kroaci, Serbi, Kolombi, Bangladesh, Irak, Kenia, etj. Reparacionet poashtu u shpeshtuan. Kanadaja u dha reparacioneve 20.000 kanadez\u00ebve me prejardhje japoneze q\u00eb i internoi dhe q\u00eb ua mori pronat gjat\u00eb LDB-s\u00eb, pasi dyshonte se po spiunonin tek Japonia.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkimfaljes, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb e b\u00ebri Australia ndaj banor\u00ebve aborigjen\u00eb, por pa reparacione. Serbia nd\u00ebrkoh\u00eb as nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet, as nuk ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr krimet e b\u00ebra e as nuk ka ofruar reparacione.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb jo n\u00eb pak raste \u00ebsht\u00eb zbatuar edhe Amnistia. N\u00eb Afrik\u00eb t\u00eb Jugut u ofrua amnistia n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb rr\u00ebfimit dhe pranimit t\u00eb krimit. N\u00eb fund vet\u00ebm 15% e atyre q\u00eb u rr\u00ebfyen u amnistuan. Amnisti u zbatua edhe n\u00eb Argjentin\u00eb, Brazil, Kili, Paraguaj, El Salvador, Uruguaj, Kongo, Senegal, Uganda etj.<\/p>\n<p>\u201c<em>Komisioni i par\u00eb p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn<\/em>\u201d q\u00eb synon t\u00eb zbardh\u00eb realitetin e konflikteve dh krimeve t\u00eb diktaturave u themelua n\u00eb Ugand\u00eb m\u00eb 1974 nga diktatori Idi Amin, por pa ndonj\u00eb rezultat serioz. M\u00eb pas u formuan n\u00eb Bolivi (1982) dhe n\u00eb Argjentin\u00eb (1983), ku raporti i tij \u201c<em>Nunca M\u00e1s<\/em>\u201d u b\u00eb bestseller nd\u00ebrkomb\u00ebtar. M\u00eb 1995 u themelua n\u00eb Afrik\u00eb t\u00eb Jugut. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment jan\u00eb formuar mbi 40 Komisione t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb t\u00eb till\u00eb e ka edhe Kosova q\u00eb u formua nga Presidenti Hashim Tha\u00e7i m\u00eb 2017, por deri m\u00eb tash pa asnj\u00eb arritje. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr \u201c<em>K\u00ebshillin Rajonal Koordinues t\u00eb Koalicionit p\u00ebr Komisionin e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs Rajonale<\/em>\u201d (RECOM) p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera gjat\u00eb viteve 1991-2001 n\u00eb ish-Jugosllavi. Q\u00eb t\u00eb dy operojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb polarizuar dhe me konteste hapura brenda dhe nd\u00ebr-shtet\u00ebrore dhe si n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs kjo e v\u00ebshtir\u00ebson arritjen e pajtimit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse gjykatat nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe jo rrall\u00eb edhe kan\u00eb injoruar ve\u00e7antit\u00eb e konteksteve ku kan\u00eb operuar, Drejt\u00ebsia Tranzicionale asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb vibrante dhe kjo nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndodhte pa transformimin e madh q\u00eb erdhi me p\u00ebrfundimin e \u201c<em>Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb viktima, familje e komunitete t\u00eb d\u00ebmtuara dhe t\u00eb shkat\u00ebrruara (p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn) ende nuk kan\u00eb marr\u00eb njohjen, k\u00ebrkimfaljen dhe reparacionet e merituara. Poashtu plot kriminel\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrballur me drejt\u00ebsin\u00eb, por gjithsesi bota sot ka standarde e mekanizma m\u00eb t\u00eb kualifikuar sesa cilado gjenerat\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs individ\u00eb, organizata e shtete p\u00ebr shkaktim t\u00eb vuajtjeve ndaj t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjesa e dyt\u00eb &#8211; Drejt\u00ebsia Tranzicionale pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb N\u00eb\u00a0pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkrimit\u00a0fol\u00ebm p\u00ebr origjin\u00ebn historike t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale prej antikitetit e deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore (LDB). N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb trajtohet periudha pas \u201cLuft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb\u201d, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00eb vendimtarja n\u00eb form\u00ebsimin e Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale si fush\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":415,"featured_media":1584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[687,743,777],"ppma_author":[778],"class_list":["post-1583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-foreign-policy","tag-human-rights","tag-transitional-justice"],"authors":[{"term_id":778,"user_id":415,"is_guest":0,"slug":"shkodran-ramadani","display_name":"Shkodran Ramadani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/shkodran-e1729253403162.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Ramadani","first_name":"Shkodran","description":"Shkodran Ramadani  \u00ebsht\u00eb hulumtues  n\u00eb Institutin \u201cCompass\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe studimet Master n\u00eb Sociologji n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Shkodrani \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb siguris\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale, marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, populizmit, sekularizmit, demokracis\u00eb konsociacionale dhe autonomis\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/415"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1583"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1585,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1583\/revisions\/1585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1583"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}