{"id":1595,"date":"2020-07-13T15:19:48","date_gmt":"2020-07-13T14:19:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1595"},"modified":"2023-12-18T15:10:20","modified_gmt":"2023-12-18T14:10:20","slug":"sikur-ne-the-truman-show","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/sikur-ne-the-truman-show\/","title":{"rendered":"Sikur n\u00eb \u201cThe Truman Show\u201d"},"content":{"rendered":"<p>I zhytur n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku fokusi ndaj tij \u00ebsht\u00eb 24 or\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgimin e miliona njer\u00ebzve, Truman Burbank (luajtur nga aktori Jim Carrey), \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj. Ai \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb qend\u00ebr dhe p\u00ebrmes\u00a0<em>show<\/em>-t t\u00eb tij kuptim\u00ebsohet i gjith\u00eb realiteti i njer\u00ebzve q\u00eb e shikojn\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, personazhi Truman e riaktualizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vizive subjektin kartezian, sepse sikurse te Descartes-i q\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb ai i cili e kuptim\u00ebson realitetin, ashtu edhe te\u00a0<em>The Truman Show<\/em>, Truman i jep kuptim bot\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb e shikojn\u00eb. Pra, Truman \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb rikonceptimi dhe ridimensionimi i jet\u00ebs reale.<\/p>\n<p>Regjisori Peter Weir e kishe vendosur Trumanin brenda nj\u00eb bote sintetike, t\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb ishull t\u00eb krijuar brenda nj\u00eb kubi gjigand q\u00eb funksionon si nj\u00eb\u00a0<em>megastudio<\/em>. N\u00eb fakt, Truman gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ka jetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb\u00a0<em>megastudio<\/em>. Familja e tij, fqinj\u00ebt dhe koleg\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00eb. Koha \u00ebsht\u00eb po aq artificiale sa edhe artificiliteti i jet\u00ebs s\u00eb vet\u00eb Trumanit. Vet\u00eb prodhuesi ekzekutiv i\u00a0<em>The Truman Show<\/em>, Christof (luajtur nga Ed Harris), orkestron k\u00ebt\u00eb transmetim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmes shum\u00eb kamerave t\u00eb fshehura p\u00ebrcillet \u00e7do l\u00ebvizje e Trumanit. Po ashtu, Christof p\u00ebrpiqet ta kontrolloj\u00eb madje edhe mendjen e Trumanit. Ai gjithashtu insiston q\u00eb ta heq\u00eb nga mendja e Trumanit edhe dashurin\u00eb e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr Sylvian (luajtur nga aktorja Natascha McElhone), duke e z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me Meryl (luajtur nga aktorja Laura Linney).<\/p>\n<p>P\u00ebrmes eksperimentit t\u00eb tij me\u00a0<em>The Truman Show<\/em>, Christof mundohet ta zhduk\u00eb nga njer\u00ebzit bot\u00ebn reale, ta dehumanizoj\u00eb at\u00eb dhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb bot\u00eb vizive, ku realiteti \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i dirigjuar, nj\u00ebsoj sikurse n\u00eb\u00a0<em>simulacra<\/em>-n e Jean Baudrillard. Baudrillard mendon se \u201cmediat jan\u00eb ato q\u00eb shpeshher\u00eb krijojn\u00eb realitete t\u00eb atilla, aq sa p\u00ebr masat e gjera k\u00ebto realitete merren p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrteta\u201d. Nj\u00ebsoj \u00ebsht\u00eb edhe me\u00a0<em>The Truman Show<\/em>, sepse njer\u00ebzit shk\u00ebputen nga jeta reale dhe fut\u00ebn n\u00eb bot\u00ebn e Trumanit aq sa kap\u00ebrthehen nga nj\u00eb realitet i till\u00eb. Nj\u00eb shembull q\u00eb do t\u00eb ishte analog\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Disneyland. Sipas Baudrillard-it, Disneyland na paraqitet si di\u00e7ka imagjinare, sepse k\u00ebshtu b\u00ebhet m\u00eb i besuesh\u00ebm sesa realiteti vet\u00eb. Andaj, sipas Baudrillard-it, edhe vet\u00eb realiteti nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, por vet\u00ebm nj\u00eb\u00a0<em>hiper-realitet<\/em>\u00a0q\u00eb mir\u00ebmbahet nga simulacioni. P\u00ebr ta zb\u00ebrthyer k\u00ebt\u00eb n\u00eb terma praktik\u00eb, mund ta ilustrojm\u00eb me fenomene reale. Ta z\u00ebm\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb krim monstruoz, ose nj\u00eb cunami apo nj\u00eb t\u00ebrmet dhe ne, ende pa e kuptuar mir\u00eb ndodhin\u00eb, e shohim n\u00eb shum\u00eb forma vizive, kurse ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb prekur nga k\u00ebto fenomene b\u00ebhen pjes\u00eb e mediatizimit sa q\u00eb dhimbjet dhe vuajtjet e tyre aq shum\u00eb marrin karakter viziv sa q\u00eb shk\u00ebputen t\u00ebr\u00ebsisht nga realiteti, dehumanizohen deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb ku as ne dhe as viktima nuk kemi m\u00eb lidhje inherente ndjesore me ndodhin\u00eb. Ose kemi rastin e rrjeteve sociale, ku mund\u00ebsia e secilit q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht aktor i k\u00ebsaj hap\u00ebsire, krijon bindjen se i v\u00ebrteti \u00ebsht\u00eb ai aty n\u00eb virtualitet, dhe jo ky n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb show t\u00eb ngjash\u00ebm sikur n\u00eb at\u00eb t\u00eb Trumanit jemi edhe ne n\u00eb raport me politik\u00ebn. Sot politikani m\u00eb shum\u00eb i ngjan (insiston) nj\u00eb\u00a0<em>showman<\/em>-it se sa nj\u00eb njeriu q\u00eb udh\u00ebheq shtetin. Sot n\u00eb politik\u00eb gjith\u00e7ka duket se \u00ebsht\u00eb transparente, por asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb reale. Politika zhvillohet n\u00eb media (sigurisht se e keni v\u00ebrejtur q\u00eb fushata e zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit 2019 tek ne, nuk \u00ebsht\u00eb koncentruar shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb ashtuquajturat\u00a0<em>tubime me qytetar\u00eb<\/em>, por ka qen\u00eb e koncentruar n\u00eb media), dhe aty neve na duket se po merren vendime, e q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim optik, sepse kemi filluar ta besojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb \u00e7ka ne e shohim, e madje na \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja se edhe ne jemi pjes\u00eb e atyre vendimeve. Politikan\u00ebt e kan\u00eb kuptuar se t\u00eb ushtrosh politik\u00ebn jasht\u00eb bot\u00ebs virtuale, do t\u00eb thot\u00eb se nuk je i pranish\u00ebm te masa, e q\u00eb realisht nuk ekziston. Pra, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb simulim: politikani simulon, dhe qytetari e b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb dy pal\u00ebt jetojm\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb, por n\u00eb bot\u00eb paralele. Kjo krijon pasoja, sepse megjithat\u00eb problemet reale jan\u00eb ato q\u00eb, n\u00eb momente t\u00eb caktuara, na shkundin dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast na nxjerrin nga\u00a0<em>dehja<\/em>\u00a0virtuale (e kemi rastin e pandemis\u00eb COVID-19).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, ka nj\u00eb dallim n\u00eb mes t\u00eb Trumanit dhe atyre q\u00eb e p\u00ebrcjellin dhe nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb mes t\u00eb Trumanit dhe politikan\u00ebve, sepse Trumani arrin q\u00eb bot\u00ebn e tij vizuele t\u2019ua b\u00ebj\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri reale masave q\u00eb e ndjekin at\u00eb, po ashtu edhe politikan\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb\u00a0<em>show<\/em>-t t\u00eb tyre mediatik. Pra, ne nuk jetojm\u00eb n\u00eb realitet, jetojm\u00eb jet\u00ebn q\u00eb na e paracakton politika (shumic\u00ebn e bisedave tona ne i konsumojm\u00eb rreth politikan\u00ebve dhe mos\/veprimeve t\u00eb tyre). Politikan\u00ebt neve na ekspozojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb virtualitet t\u00eb orkestruar nga ta dhe na nxjerrin nga realiteti n\u00eb t\u00eb cilin ne do t\u00eb ishim ata q\u00eb ndoshta edhe do t\u00eb mund t\u2019i kontrollonim. K\u00ebshtu q\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7kuptim\u00ebsuar dometh\u00ebnia e gj\u00ebrave dhe e mendimit, sepse gjith\u00e7ka ka kaluar n\u00eb nivel t\u00eb informatave, asgj\u00eb nuk ka kuptim. Jemi \u00e7kuptim\u00ebsuar nga realiteti dhe b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb vet\u00ebkuptim\u00ebsohemi n\u00eb virtualitet dhe ky \u00ebsht\u00eb mashtrimi m\u00eb i madh q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb vetes. Apo si\u00e7 do t\u00eb thoshte Marshall McLuhan-i se ne \u201cjetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku ka p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr informata dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak kuptim\u201d. P\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb kosovare kjo gjithnj\u00eb fillon e b\u00ebhet m\u00eb e zymt\u00eb kur kihet parasysh se shkolla \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt, kemi nj\u00eb deficit kulturor dhe si rrjedhim jemi m\u00eb t\u00eb virgj\u00ebr karshi k\u00ebtij virtualiteti. Sa m\u00eb her\u00ebt q\u00eb fillojm\u00eb ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb aq m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne, sepse do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb filtra q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbrohemi.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrmes filmit\u00a0<em>The Truman Show<\/em>, regjisori Peter Weir na e paraqet fuqin\u00eb e ndikimit q\u00eb mund t\u00eb ushtrohet qoft\u00eb nga nj\u00eb autoritet apo ide e caktuar. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u00a0<em>The Truman Show<\/em>\u00a0m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb manipulimin i mediave moderne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr kontroll total, pra si nj\u00eb alegori q\u00eb shkon p\u00ebrtej momentit dhe q\u00eb synon t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohet. Andaj, kjo dilem\u00eb po aq sa \u00ebsht\u00eb e\u00a0 gjith\u00ebpranishme, po aq e shpreh edhe pozicionin e skajsh\u00ebm ekzistencialist t\u00eb njeriut.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I zhytur n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku fokusi ndaj tij \u00ebsht\u00eb 24 or\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgimin e miliona njer\u00ebzve, Truman Burbank (luajtur nga aktori Jim Carrey), \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj. Ai \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb qend\u00ebr dhe p\u00ebrmes\u00a0show-t t\u00eb tij kuptim\u00ebsohet i gjith\u00eb realiteti i njer\u00ebzve q\u00eb e shikojn\u00eb. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, personazhi Truman e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":1596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[748,749,781],"ppma_author":[733],"class_list":["post-1595","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-cinema","tag-foreign-cinema","tag-truman-show"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1597,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1595\/revisions\/1597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1595"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}