{"id":2097,"date":"2023-02-27T15:10:15","date_gmt":"2023-02-27T14:10:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2097"},"modified":"2023-12-11T15:23:26","modified_gmt":"2023-12-11T14:23:26","slug":"fataliteti-i-vullneteve-te-prangosura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/fataliteti-i-vullneteve-te-prangosura\/","title":{"rendered":"Fataliteti i vullneteve t\u00eb prangosura"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Kritik\u00eb shfaqjes Fausti<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<p>N\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb, rafti me libra t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb regjur dhe voluminoz\u00eb, i jep q\u00eb n\u00eb fillim sken\u00ebs s\u00eb shfaqjes Fausti nj\u00eb imazh panoramik, sikur t\u00eb bibliotekave mesjetare. N\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, nj\u00eb simulim sht\u00ebpie dykat\u00ebshe me kat\u00ebr dritare dhe dy t\u00eb ngjashme t\u00eb tjera n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb sken\u00ebs. Nj\u00eb pala\u00e7o e hap perden e shfaqjes. Derti i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb klinik\u00ebn e doktor Vagnerit, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb mendjen dhe t\u00eb b\u00ebhet i ditur.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb fillim t\u00eb shfaqjes v\u00ebrehet nj\u00eb kritik\u00eb ironike mbi barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb njeriut modern p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga makthi i kujtes\u00ebs. Pala\u00e7oja paralajm\u00ebron fatalitetin njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb shkurtore drejt fitimeve t\u00eb m\u00ebdha. Ai duke u shpjeguar para publikut tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb vonuar p\u00ebr n\u00eb klinik\u00eb, e atje pret n\u00eb nj\u00eb radh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pacient\u00ebsh q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb heqin e t\u00eb shtojn\u00eb di\u00e7ka prej e nga vetja.<\/p>\n<p>N\u00eb klinik\u00ebn e doktor Vagnerit presin t\u00eb trajtohen shum\u00eb njer\u00ebz, me lloj-lloj brengash. Dikush d\u00ebshiron t\u2019i ndryshoj\u00eb organet seksuale, sekush mendjen e zemr\u00ebn, e dikush t\u2019i shporr\u00eb djajt\u00eb prej shpirtit. Klinika duket her\u00eb si klinik\u00eb biomjeksore, her\u00eb terapeutike, her\u00eb neurokirurgjike, e her\u00eb si rr\u00ebfimtore kishtare ku ushtrohet ekzorcizmi.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2023\/February\/27\/auto_Fausti-Mefistofeli1677505433.jpeg\" alt=\"Faust (Shk\u00eblzen Veseli) dhe Mefistofeli (Adrian Morina)\" width=\"500\" height=\"749\" \/><\/div>\n<p>Doktor Vagneri (Xhevdet Doda) punon bashk\u00eb me Faustin (Shk\u00eblzen Veseli). Fausti \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb dhe nj\u00eb lloj mentori i Vagnerit. Ai ka p\u00ebrbrend\u00ebsuar dijet e lashta dhe ka arritur n\u00eb pik\u00ebn kulmore t\u00eb dijes, sa ta pohoj\u00eb mosdijen e tij. Kur Fausti shfaqet n\u00eb klinik\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb i mblidhen p\u00ebrreth p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje prej tij. Ai kumton m\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb se \u201ce di q\u00eb nuk di gj\u00eb\u201d dhe se njeriu duhet t\u00eb m\u00ebsohet t\u00eb jetoj\u00eb pa p\u00ebrgjigje. Kjo paraqet nj\u00eb pik\u00eb kthese, ku vet\u00ebdija m\u00eb e lart\u00eb njer\u00ebzore, gjith\u00e7ka q\u00eb njeriu merr p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe dije t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 e p\u00ebrkohshme, e papesh\u00eb, efemere. K\u00ebtu fillon brenga e \u00e7do njohjeje.<\/p>\n<p>Fausti \u00ebsht\u00eb n\u00eb zgrip t\u00eb vdekjes dhe asnj\u00eb dije s\u2019mund t\u2019i zgjas\u00eb dot jet\u00ebn, epshin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, blerimin shpirt\u00ebror, e aq m\u00eb pak p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar. N\u00eb momentin e thyerjes s\u00eb madhe shpirt\u00ebrore, atij i shp\u00ebrfaqet djalli \u2013 Mefistofeli (Adrian Morina). Fausti vendos ta shes\u00eb shpirtin e tij. Beteja me vetveten, n\u00eb shpjegimet teologjike, p\u00ebrkthehet si betej\u00eb me djallin. P\u00ebrballja e p\u00ebrditshme me yshtjet dhe tundimet e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim profetik biblik, ku shpjegohet ontogjeneza dhe ardhja e njeriut n\u00eb bot\u00eb si mashtrim, si kureshtje p\u00ebr t\u00eb njohur, e mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e ankthshme p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Le t\u2019u hedhim nj\u00eb sy disa prej momenteve m\u00eb interesante. Regjisori (Fadil Hysa), i inspiruar nga G\u00ebte e Marllou, sjell aktin do t\u00eb thosha problematik, q\u00eb njihet si \u201cshitje e shpirtit\u201d. N\u00eb kund\u00ebrvler\u00eb, shitja e shpirtit Mefistofelit kishte nj\u00eb tag\u00ebr t\u00eb shtrenjt\u00eb, por q\u00eb n\u00eb llogari t\u00eb Mefistos duket pazar bukur i mir\u00eb. Nd\u00ebr shum\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb Faustit, gjersa flet drith\u00ebruesh\u00ebm n\u00eb sken\u00eb me bindjen se ka tradhtuar Zotin, ai parashtron k\u00ebrkes\u00ebn e rinimit t\u00eb tij, dashurimit t\u00eb Margarit\u00ebs s\u00eb re. Sado q\u00eb kjo duket nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb nga ana e Faustit, me kalimin e koh\u00ebs, humb\u00ebsi m\u00eb i madh do t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb ai, pasi p\u00ebrmbysja e shiritit historik \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur.<\/p>\n<p>Determinizmi ontologjik i Faustit \u00ebsht\u00eb fatalist. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, ekzistenca njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb peng i nj\u00eb fati t\u00eb paracaktuar nga nj\u00eb rend metafizik d\u00ebshp\u00ebrimisht fatkeq. Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i vendimeve t\u00eb tij, madje, larg ndikimit t\u00eb pushtetit dhe kontrollit tok\u00ebsor, ai \u00ebsht\u00eb subjekt i subordinuar i nj\u00eb rendi dhe pushteti t\u00eb paduksh\u00ebm transcendental.<\/p>\n<p>Akti i shitjes s\u00eb shpirtrave n\u00eb treg, i gazetarit, akademikut dhe patriotit; fjalimet epike, sikur ai i priftit p\u00ebr omniprezenc\u00ebn e Zotit dhe fjalimi i Mefistofelit p\u00ebr braktisjen e Zotit, por edhe hedhja e pakuptimt\u00eb e qenies njer\u00ebzore n\u00eb humner\u00ebn e pafund t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb disa momente shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi pushtetin, perceptimin, vullnetin e lir\u00eb dhe kultur\u00ebn ton\u00eb n\u00eb raport me djallin. Them kultur\u00ebn ton\u00eb, ngaq\u00eb projektimi i djallit \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm n\u00eb gjeografi dhe kombe. Unifikimi dhe universalizimi i figur\u00ebs s\u00eb tij si figur\u00eb e lig\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu produkt i industris\u00eb filmike, si\u00e7 portretizohet n\u00eb filmin\u00a0<em>Devil\u2019s Advocate<\/em>\u00a0dhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm. Djalli, n\u00eb shfaqjen e Fadil Hys\u00ebs, portretizohet si figur\u00eb q\u00eb ndjell defetizmin entropik. Defetizmi i tij p\u00ebrjashton \u00e7do mund\u00ebsi lirie.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2023\/February\/27\/auto_Krishti-ne-sfond-1-1677505543.jpeg\" alt=\"Image\" width=\"500\" height=\"749\" \/><\/p>\n<div class=\"text-iamge\">\n<div class=\"text-iamge\">\n<p style=\"text-align: center;\">\u00a0 Krishti i Kryq\u00ebzuar (1632) nga Diego Vel\u00e1zquez, Museo del Prado n\u00eb Madrid, Spanj\u00eb (djathtas)<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2023\/February\/27\/auto_Jesus-Painting-Example1677505332.webp\" alt=\"Image\" width=\"500\" height=\"746\" \/><\/p>\n<\/div>\n<p>Shitja e shpirtit djallit \u00ebsht\u00eb proces i pakthyesh\u00ebm dhe i p\u00ebrshkall\u00ebzuesh\u00ebm. Fausti sa shkon e futet m\u00eb thell\u00eb n\u00eb m\u00ebkate. Qoft\u00eb n\u00eb aspektin e performimit skenik, qoft\u00eb n\u00eb aspektin e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb, karakteri i Mefistofelit prevalon edhe mbi karakterin e vet\u00eb Faustit. Mefistofeli \u00ebsht\u00eb omnipotent. Askush s\u2019mund t\u2019i rezistoj\u00eb dhe her\u00ebt a von\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i gjunj\u00ebzohen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb, pavar\u00ebsisht se n\u00eb vepr\u00ebn e G\u00ebtes, Faustin e t\u00ebrheqin p\u00ebr zverku drejt ferrit dhe fundi i tij \u00ebsht\u00eb fatal, prisja nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb till\u00eb t\u00eb regjisorit, q\u00eb do ta p\u00ebrmbyste rrjedh\u00ebn e shfaqjes dhe ta befasonte publikun. Kjo p\u00ebrmbysje do t\u00eb nxiste nj\u00eb reflektim m\u00eb dep\u00ebrtues n\u00eb lidhje me vullnetin e lir\u00eb, autodisfatizmin dhe \u2018shitjen e shpirtit\u2019 si proces i p\u00ebrkohsh\u00ebm. Shitja e shpirtit nuk \u00ebsht\u00eb akt i vulosur dhe i pakthyesh\u00ebm. Gjat\u00eb shfaqjes, nj\u00eb lloj fataliteti dhe determinizmi shoq\u00ebror shfaqen edhe n\u00eb raport me individin dhe fatin e tij karshi kolektivit. Sado q\u00eb nj\u00eb individ mund t\u00eb p\u00ebrzgjedh\u00eb abstenimin, refuzimin dhe n\u00eb fund rebelimin, ai prap\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb pre e intrigave njer\u00ebzore, t\u00eb tunduara e t\u00eb cytura nga djalli.<\/p>\n<\/div>\n<p>Regjisori na b\u00ebn me dije se n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb prishur s\u2019mund t\u00eb jesh njeri i mir\u00eb. Kjo m\u00eb s\u00eb miri v\u00ebrehet me rastin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Margarit\u00ebs, \u2013 vajz\u00ebs q\u00eb dashuronte Fausti \u2013 e cila, edhe pse nj\u00eb grua e devotshme ndaj Zotit, prap\u00eb se prap\u00eb vritet nga intrigat e nd\u00ebrthurura t\u00eb Mefistofelit dhe shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb prishur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje kemi fatalitet t\u00eb dyfisht\u00eb. Fillimisht, fataliteti shp\u00ebrfaqet si pamund\u00ebsi e vullnetit t\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb individit; dhe pastaj si pamund\u00ebsia e Zotit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb intrigat e djallit. Zoti, n\u00eb pik\u00ebpamjen e regjisorit, \u00ebsht\u00eb krejt impotent dhe i t\u00ebrhequr n\u00eb sfond. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri ikona e gjall\u00eb (Ali Demi), e cila shp\u00ebrfaqet si mirazh i Krishtit n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb kish\u00ebs, teksa prifti ligj\u00ebron nj\u00eb nga meshat.<\/p>\n<p>Skenografia duket se \u00ebsht\u00eb e punuar me ngut. Ngjyra e zez\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet depresive p\u00ebr nj\u00eb shfaqje kaq t\u00eb gjat\u00eb. Shum\u00ebngjyrshm\u00ebria n\u00eb sken\u00eb shton apetitin p\u00ebr kureshtjen ton\u00eb si spektator\u00eb. Sa i p\u00ebrket kostumografis\u00eb s\u00eb shfaqjes, ajo dominohet nga ngjyra e zez\u00eb dhe kontrasti i bardh\u00eb i Margarit\u00ebs si qenie e cila mohon djallin, dhe Mefistofeli me ngjyr\u00ebn e kuqe si simbol i ferrit. Kurse, koreografia dhe l\u00ebvizjet e p\u00ebrgjithshme skenike i japin dimension m\u00eb dinamik dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme koh\u00ebn gjat\u00eb shfaqjes.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2023\/February\/27\/auto_Fausti1677505605.jpeg\" alt=\"Image\" width=\"500\" height=\"749\" \/><\/div>\n<p>Reduktimi i disa akteve dhe shtimi i disa historive t\u00eb personazheve mbase do ta plot\u00ebsonte edhe m\u00eb shum\u00eb loj\u00ebn. Prania e doktor Vagnerit n\u00eb loj\u00eb duket intriguese, por nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e tij, si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e daljes s\u00eb h\u00ebp\u00ebrh\u00ebshme n\u00eb sken\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb Margarit\u00ebs. Sa i p\u00ebrket muzik\u00ebs, nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb e saj, por q\u00eb ting\u00ebllonte si e huazuar dhe aspak origjinale. Do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb performohej ndonj\u00eb muzik\u00eb e gjall\u00eb kishtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre kritikave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb skenografi, kostumografi, muzik\u00eb dhe iden\u00eb themelore t\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb vullnetit t\u00eb lir\u00eb,\u00a0<em>weltanschauung<\/em>\u00a0i periudh\u00ebs iluministe, shfaqja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nxit p\u00ebr reflektim, provokon emocione dhe rr\u00ebmon thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kritik\u00eb shfaqjes Fausti N\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb, rafti me libra t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb regjur dhe voluminoz\u00eb, i jep q\u00eb n\u00eb fillim sken\u00ebs s\u00eb shfaqjes Fausti nj\u00eb imazh panoramik, sikur t\u00eb bibliotekave mesjetare. N\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, nj\u00eb simulim sht\u00ebpie dykat\u00ebshe me kat\u00ebr dritare dhe dy t\u00eb ngjashme t\u00eb tjera n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb sken\u00ebs. Nj\u00eb pala\u00e7o [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":136,"featured_media":2102,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[874,695,855],"ppma_author":[164],"class_list":["post-2097","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-faust","tag-philosophy","tag-theatre"],"authors":[{"term_id":164,"user_id":136,"is_guest":0,"slug":"latif-mustafa","display_name":"Latif Mustafa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-8.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-8.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mustafa","first_name":"Latif","description":"Latif Mustafa ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb fush\u00ebn e filozofis\u00eb pran\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ai, po ashtu, ka qen\u00eb asistent hulumtues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Institutit t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Qytet\u00ebrime n\u00eb Stamboll. Ka qen\u00eb autor i emisionit filozofik Pik\u00ebPamje, autor dhe publicist i analizave socio-politike t\u00eb botuara n\u00eb shtypin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. S\u00eb fundi, ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kritik n\u00eb revist\u00ebn p\u00ebr teorin\u00eb, historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e filmit \u2013 Kinopis, e cila botohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kinotek\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai, \u00ebsht\u00eb aktivist dhe ligj\u00ebrues n\u00eb fush\u00ebn e edukimit mediatik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projekteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/136"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2097"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2101,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2097\/revisions\/2101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2097"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}