{"id":2142,"date":"2022-08-06T13:44:29","date_gmt":"2022-08-06T12:44:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2142"},"modified":"2023-12-12T13:50:32","modified_gmt":"2023-12-12T12:50:32","slug":"aktori-qe-refuzoi-te-luante-para-surrateve-te-vrasesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/aktori-qe-refuzoi-te-luante-para-surrateve-te-vrasesve\/","title":{"rendered":"Aktori q\u00eb refuzoi t\u00eb luante para surrat\u00ebve t\u00eb vras\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p><em>Bekim Fehmiu ishte simbol i seksualitetit, ishte shqiptar, gjith\u00ebher\u00eb aktor n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, dhe ishte shkrimtar i madh i dy kombeve.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2001, n\u00eb Pavijonin Velkoviq, n\u00eb rrug\u00ebn e Bir\u00e7aninit [Bir\u010daninova], i takova Brank\u00ebn dhe Bekimin. Ajo: aktore e madhe e teatrit, zonj\u00eb elegante dhe e brisht\u00eb beogradase, tek e cila at\u00eb nat\u00eb nuk kishte gjurm\u00eb t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb liga dhe rrethanave t\u00eb pa\u00ebndje n\u00eb t\u00eb cilat po i kalonte. Ai: qyshse m\u00eb gjat se nj\u00eb dhjet\u00ebvit\u00ebsh, n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb protestit, jasht jet\u00ebs publike, me nj\u00eb fytyr\u00eb q\u00eb kishte ndryshuar nga ajo me t\u00eb cil\u00ebn na ishte i njohur nga filmi. Plakej bukur, por n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb fytyra e nj\u00ebrit prej simboleve t\u00eb seksualitetit nga filmi jugosllav dhe europian ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb osh\u00ebnarit. Sikur t\u00eb kishte arritur t\u00eb plakej Ahmed Nurudini, ose po ta kishte personifikuar Selimoviqi\u00b9 si plak, rolin e tij n\u00eb film do ta kishte lojtur Bekim Fehmiu. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk do ta kishte lojtur, se Bekimi pat vendosur, s\u00eb pari n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb protestit p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit q\u00eb ekzistonte n\u00eb Beograd dhe S\u00ebrbi ndaj shqiptar\u00ebve, e pastaj edhe p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb tjera, t\u00eb mos aktronte m\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb, vite m\u00eb von\u00eb, do ta pyesja p\u00ebrse, e ai do t\u00eb ma shpjegonte, arsyesh\u00ebm dhe qet\u00eb, se si p\u00ebr t\u00eb aktrimi \u00ebsht\u00eb loj\u00eb, ndon\u00ebse loj\u00eb shum\u00eb serioze, dhe q\u00eb ai m\u00eb nuk mund t\u00eb luante, mbasi q\u00eb kishin ndodh\u00eb disa gj\u00ebra tmerruese. Folte ngadal\u00eb-dal\u00eb dhe bukur, sikur t\u00eb ishte duke e m\u00ebsuar \u00e7do her\u00eb s\u00ebrish k\u00ebt gjuh\u00eb ton\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb, dhe ta \u00e7monte \u00e7do fjal\u00eb t\u00eb shqiptuar posikur fjala t\u00eb ishte njeri. Folte me z\u00eb t\u00eb bukur, \u00e7far\u00eb ngapak fitohet nga lindja, por q\u00eb n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb caktuar duhet edhe t\u00eb meritohet. Ishte i liruar nga ajo shtirja e cila te aktor\u00ebt \u00ebsht\u00eb aq e shpesht\u00eb, mir\u00ebpo edhe simpatike. Ishte njeri me dinjitet t\u00eb theksuar, vet\u00ebmse at\u00eb dinjitet nuk e kishte nga serit\u00eb britanike me kostume, e as t\u00eb pamjeve t\u00eb akullta t\u00eb jet\u00ebs qytetare, nga ato t\u00eb Bergmanit. Dinjiteti i tij ishte i ngritur nga ngroht\u00ebsia dhe pranueshm\u00ebria.<\/p>\n<p>I pata th\u00ebn\u00eb sinqerisht, por vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, se \u00e7ka ka pas qen\u00eb p\u00ebr mua kur isha djalosh. Nuk pata dashur t\u00eb ting\u00eblloj si ndonj\u00eb \u00e7upulin\u00eb apo tinejxher q\u00eb sapo njihet me fytyr\u00ebn nga afishi i murit t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb vet f\u00ebmij\u00ebrore. I pat ardhur mir\u00eb kur i pata th\u00ebn\u00eb se gjyshja e ime nuk pat mundur ta shiqonte pamjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Bora i Bardh\u00eb\u00b2 [Beli Bora] i then gotat deri n\u00eb gjys\u00ebm, e pastaj n\u00eb dert t\u00eb dashuris\u00eb i godet grimcat e qelqit me shuplaka t\u00eb hapura t\u00eb dor\u00ebs. Disa gj\u00ebra duken m\u00eb t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebta n\u00eb film se sa q\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb ishin n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Bekim Fehmiu s\u00ebrbishten dhe gjuh\u00ebt tona t\u00eb tjera nuk i folte si\u00e7 i folim ne. Por do t\u00eb ishte e padrejt\u00eb t\u00eb thuhej se kjo mund t\u00eb v\u00ebrehej nga theksi, sepse theksin e kishte kryesisht me vend. Intonimi i tij ishte ndryshe, ndryshe ishte ritmi i fjal\u00ebve t\u00eb tij. Fjalit\u00eb e tij kroate, serbe, bosnase, dhe malazeze e kishin nj\u00eb stakato i cili u fut n\u00eb kujtes\u00ebn kulturore t\u00eb nj\u00eb vendi dhe nj\u00eb kohe. Ashtu folte vet\u00ebm Bekimi dhe do t\u00eb ishte i gabuar mendimi se kjo ishte p\u00ebr shkak se gjuh\u00ebt tona nuk i kishte amtare. Brenda m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb t\u00eb folurit t\u00eb Bekimit ishte nd\u00ebrtuar personaliteti i tij, privat dhe prej aktorit, k\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e t\u00ebr\u00eb, m\u00eb e madhja dhe me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb gjitha epokat n\u00eb histori t\u00eb njer\u00ebzimit, epoka e f\u00ebminive tona, e rinive dhe njohjeve tona t\u00eb para, do ta kishte humbur sinkop\u00ebn po t\u00eb mos kishte folur Bekim Fehmiu ashtu.<\/p>\n<p>N\u00eb filmin \u201cEdukat\u00eb speciale\u201d [Specijalno vaspitanje, 1977] nga Goran Markoviq [Markovi\u0107] e pat lojtur rolin e edukuesit Munizhaba [Muni\u017eaba]. Po, e di, mbiem\u00ebr qesharak\u2014e pat pranuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga replikat e para n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, ndoshta, as q\u00eb e pat shqiptuar. Rol t\u00eb nj\u00eb njeriu p\u00ebr \u00e7udi pat lojtur n\u00eb at\u00eb film, t\u00eb nj\u00eb njeriu plot fuqi dhe t\u00eb mbyllur n\u00eb vetvete gjat\u00eb rritjes, prandaj nuk \u00ebsht\u00eb as e jashtzakont\u00eb q\u00eb n\u00eb nekrologji, krahas lajmit mbi vdekjen, ia p\u00ebrmendnin gjithaq mu \u201cEdukat\u00ebn speciale\u201d. N\u00eb rastin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb tij, ky ishte nj\u00eb film \u00e7far\u00eb ekziston n\u00eb karrierat e t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej, por del q\u00eb ai ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fund, kur mbyllen me t\u00eb shpejt\u00eb, dhe p\u00ebrpilohen, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e fundit. Filmat q\u00eb mbesin si amanet, disa aktor\u00eb i kan\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb karier\u00ebs, t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb fund, kurse Bekimi t\u00eb vetin e pati disi mu n\u00eb mes.<\/p>\n<p>N\u00eb at vit, 2001, u ktheva n\u00eb Zagreb me pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb proz\u00ebs s\u00eb tij biografike \u201cShk\u00eblqyesh\u00ebm dhe tmerrsh\u00ebm\u201d [Blistavo i stra\u0161no, 2001]. Fillova ta lexoj n\u00eb tren dhe e lexova ngadal\u00eb, p\u00ebr tri net\u00eb. Megjithq\u00eb mbi k\u00ebt lib\u00ebr n\u00eb shtypin beogradas shkruhej me respekt, e shum\u00eb bukur u p\u00ebrmend nja dy-tri hera edhe n\u00eb shtypin kroat, madh\u00ebshtia e tij dhe intensiteti i brend\u00ebm i tij mbet\u00ebn jasht diskursit publik, p\u00ebr ndonj\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb mund t\u00eb lexohej me m\u00eb tep\u00ebr qet\u00ebsi dhe durim. Dukej sikur t\u2019iu kishte njohur r\u00ebnd\u00ebsia, por ishte l\u00ebshuar n\u00eb komodin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u lexuar prap, m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/August\/06\/auto_Fehmiu331659782421.jpeg\" alt=\"Image\" width=\"600\" height=\"600\" \/><\/div>\n<p><strong>Libri \u201cShk\u00eblqyesh\u00ebm dhe tmerrsh\u00ebm\u201d do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dit\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe lavdi t\u00eb madhe, e kultura dhe let\u00ebrsia serbe do t\u00eb krenohen me faktin q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tmerruese t\u00eb tyre, vepr\u00ebn m\u00eb shpagimtare t\u00eb tyre e shkroi nj\u00eb shqiptar. At\u00ebher\u00eb S\u00ebrbia do t\u00eb jet\u00eb e denj\u00eb p\u00ebr Bekimin.<\/strong><\/p>\n<p>Bekimi rr\u00ebfen p\u00ebr rritjen e tij n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet rreth LDB, e cila i kishte pun\u00ebt mir\u00eb. Ngadal\u00eb, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, figur\u00eb p\u00ebr figur\u00eb, e b\u00ebn bashk mozaikun i cili pik\u00ebs\u00ebpari do ta befasoj\u00eb lexuesin me shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb stilizimit. Megjithse nuk p\u00ebrmban n\u00eb vete asgj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebrd\u00ebllimtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb Marsel Prustit, kjo proz\u00eb, me holl\u00ebsin\u00eb dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb e saj, por edhe me ambient t\u00eb nj\u00ebfar\u00eb zotnill\u00ebku t\u00eb q\u00ebmot\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj i gjurmimit kosovar t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb humbur. Por p\u00ebrpos q\u00eb \u201cShk\u00eblqyesh\u00ebm dhe tmerrsh\u00ebm\u201d mund t\u00eb lexohet si roman i madh mbi rritjen, e cila ndodh\u00eb njejt kudo, n\u00eb cilindo skaj t\u00eb njohur apo t\u00eb panjohur t\u00eb bot\u00ebs, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr prej t\u00eb cilit lexuesi sllavojugor, e sidomos ai serb, mbi shqiptar\u00ebt dhe jet\u00ebn e familjes shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb m\u00ebson m\u00eb tep\u00ebr se nga t\u00eb gjitha q\u00eb n\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit, sa kemi jetuar s\u00eb bashku me ta n\u00eb shtete t\u00eb njejt\u00eb, ka mundur t\u00eb lexohet n\u00eb gazeta, revista dhe libra t\u00eb botuar n\u00eb gjuh\u00ebt tona. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto me vet\u00ebdije mbi dinjitetin, si t\u00eb njeriut, ashtu edhe t\u00eb tekstit letrar. Ky ishte p\u00ebr Bekim Fehmiun po ai moralitet i njejt\u00eb, se ai thjesht nuk dinte t\u2019i kishte dy prej tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe ishte aq v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimin e p\u00ebrfundon para se t\u00eb b\u00ebhet aktor personazhi kryesor. E pyeta se a do ta vazhdoj\u00eb. Po si, natyrisht! Dhe kurdoher\u00eb q\u00eb i takoja, ate ose Brank\u00ebn\u2014ose vet\u00ebm Brank\u00ebn, se at\u00eb pa Brank\u00ebn kurr\u00eb s\u2019e kam pa, q\u00eb p\u00ebr mua ishte shenj\u00eb e nj\u00ebfar\u00eb dashurie m\u00eb t\u00eb ngritur\u2014i pyetja se \u00e7ka ishte puna e pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Pyetja meq\u00eb kisha kurreshtje, por edhe mbasi q\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr shkrimtarin kur i shtrohen pyetje t\u00eb tilla. Kjo duhej t\u00eb ishte shenj\u00eb e respektit tim ndaj shkrimtarit brenda Bekimit. V\u00ebrtet shkrimtarit t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Duke vendosur t\u00eb mos aktronte m\u00eb, Bekim Fehmiu e d\u00ebnoi veten me vetmi. Bot\u00ebrat dhe identitetet q\u00eb sajoheshin rreth tij n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb pasluft\u00ebs nuk ishin t\u00eb tijat. Jetonte n\u00eb dashuri dhe n\u00eb vetmi. Kushedi se cila nga k\u00ebto dyja ishte m\u00eb e madhe, dhe kur. Problemet e mij me mosp\u00ebrkatsin\u00eb dhe me ate q\u00eb edhe identiteti i im\u2014m\u00eb pak dramatikisht se ai i tij, pastaj edhe me investim moral i cili ndaj atij t\u00eb tij ishte i par\u00ebnd\u00ebsi\u2014rrudhej n\u00eb mosrradhitje\u00b3 dhe vetmi, shpesh i zgjidhja duke e sjell\u00eb n\u00eb mend Bekimin. Megjithse duhet t\u00eb kemi mir\u00ebkuptim p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar \u00e7do rast q\u00eb u \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr aktrim, ka lezet kur mund t\u00eb mahnitemi me ata t\u00eb cil\u00ebt kan ditur edhe ta refuzojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb vitit 2009 m\u00eb erdhi n\u00eb adres\u00eb t\u00eb post\u00ebs, si bashkngjitje e nj\u00eb letre nga Branka dhe Bekimi, dor\u00ebshkrimi i pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb librit \u201cShk\u00eblqyesh\u00ebm dhe tmerrsh\u00ebm\u201d. M\u00eb lut\u00ebn ta lexoja, t\u2019u ndihmoja rreth nj\u00eb m\u00ebdyshjeje private q\u00eb e kishin, edhe t\u2019ua jipja mendimin tim t\u00eb sinqert\u00eb mbi tekstin. Librin e shtypa dhe shum\u00eb shpejt e lexova por m\u2019u desht\u00ebn dy muaj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem. Nj\u00eb rr\u00ebfiim i madh, t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe nga ai i pari, por poaq shk\u00eblqyes dhe tmerrues, u shkri n\u00eb mua, dhe u shkrova q\u00eb duhej t\u00eb botohej sa m\u00eb shpejt. Ishte i lumtur. Shkrimtari i v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kurr\u00eb nuk e di se ka shkruar lib\u00ebr t\u00eb madh, andaj i duhet dikush q\u00eb do t\u2019ia thoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb romanit shkruante se si po fillonte lufta:<\/p>\n<p><em>\u201cMuzg. Qielli i p\u00ebrhitur n\u00eb t\u00eb portokallt\u00eb. Kisha e Gra\u00e7anic\u00ebs. Njer\u00ebzit hyjn\u00eb dhe dalin, n\u00eb rresht. E puthin kor\u00ebn\u2074. N\u00eb kupola t\u00eb kish\u00ebs zbrit\u00ebn sorra t\u00eb zeza. Mbi to, nj\u00eb tuf\u00eb tjet\u00ebr e st\u00ebrmadhe, fluturon duke krrokatur dhe g\u00ebrthitur, edhe, duke qarkulluar, e b\u00ebn qiellin edhe m\u00eb t\u00eb err\u00ebt. N\u00eb horizont, nj\u00eb hulli e p\u00ebrgjakur e ndan tok\u00ebn prej qiellit. G\u00ebrthitja mbi Gra\u00e7anic\u00eb \u00ebsht\u00eb shurdhuese!<\/em><\/p>\n<p><em>Nat\u00eb. Rrij n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb terras\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb t\u00eb n\u00ebnkulmit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Dijes. Gjethet nuk l\u00ebvizin. V\u00ebshtroj nga lart\u00ebsia. Posht, n\u00eb udh\u00ebkryq, te Taukbah\u00e7ja, pes\u00eb polic\u00eb t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb speciale. U shihet vet\u00ebm gaca e cigareve kur e thithin tymin. Nga larg\u00ebsia dep\u00ebrton zgroftira e squfurit. Azotiku. N\u00eb qytet u shtri nj\u00eb qet\u00ebsi \u00e7udit\u00ebse, e r\u00ebnd\u00eb. Drita u shurdhua!\u201d<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr mrekulli e cila do t\u00eb dihet nj\u00eb dit\u00eb, e un\u00eb e di mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb dihet, se ndryshe nuk do t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb, q\u00eb dy libra t\u00eb st\u00ebrm\u00ebdhej dhe shpagimtar\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00ebrbe t\u00eb fillimit t\u00eb k\u00ebtij shekulli i shkroi shqiptari.<\/p>\n<p>Bekim Fehmiu vdiq ashtu si deshti. Vullneti i tij ishte p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi i fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. Dhe prap duhet ta respektojm\u00eb vullnetin e Bekimit. Vetmia e tij e t\u00ebr\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb dashuri.<\/p>\n<p>*Botuar m\u00eb 29 qershor 2016 <a href=\"https:\/\/www.jergovic.com\/subotnja-matineja\/glumac-koji-je-odbio-igrati-pred-licima-ubojica\">n\u00eb portalin e autorit<\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrktheu, me leje personale t\u00eb autorit, Florent Rizvanolli nga kroatishtja.<\/p>\n<p>Shpjegime nga p\u00ebrkthyesi:<\/p>\n<p><em>\u00b9) personi kryesor nga romani i Mesha Sellimoviqit [Me\u0161a Selimovi\u0107], Dervishi dhe vdekja [Dervi\u0161 i smrt, 1966]<\/em><\/p>\n<p><em>\u00b2) personi kryeror i filmit Mbledh\u00ebsit e Puplave [Skuplja\u010di perja, 1967], nj\u00ebherit nj\u00eb nd\u00ebr rolet m\u00eb t\u00eb njohur nga karriera filmike e Bekimit<\/em><\/p>\n<p><em>\u00b3) sipas shpjegimit t\u00eb vet autorit t\u00eb artikullit, me fjal\u00ebn pak jo t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb \u00abjednina\u00bb, q\u00eb shqip u p\u00ebrkthy si mosrradhitje, ai e ka menduar vetin\u00eb e mospranimit t\u00eb rradhitjes n\u00eb asnj\u00eb grup, ose bashk\u00ebsi<\/em><\/p>\n<p><em>\u2074) ikon\u00ebn. N\u00eb librin e tij \u201cE madhe \u00ebsht\u00eb gj\u00ebma e m\u00ebkatit\u201d, Mitrush Kuteli, p\u00ebr ikon\u00eb e p\u00ebrdor\u00eb fjal\u00ebn kor\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fjalor t\u00eb shqipes [FGJSSh], por \u00ebsht\u00eb n\u00eb fjalorin shqip-anglisht t\u00eb Oksfordit.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bekim Fehmiu ishte simbol i seksualitetit, ishte shqiptar, gjith\u00ebher\u00eb aktor n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, dhe ishte shkrimtar i madh i dy kombeve. N\u00eb vitin 2001, n\u00eb Pavijonin Velkoviq, n\u00eb rrug\u00ebn e Bir\u00e7aninit [Bir\u010daninova], i takova Brank\u00ebn dhe Bekimin. Ajo: aktore e madhe e teatrit, zonj\u00eb elegante dhe e brisht\u00eb beogradase, tek e cila at\u00eb nat\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":309,"featured_media":2143,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[889,748,664,12],"ppma_author":[321],"class_list":["post-2142","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-bekim-fehmiu","tag-cinema","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":321,"user_id":309,"is_guest":0,"slug":"miljenko-jergovic","display_name":"Miljenko Jergovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Miljenko-Jergovic.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Miljenko-Jergovic.png"},"user_url":"","last_name":"Jergovi\u0107","first_name":"Miljenko","description":"Miljenko Jergovi\u0107 \u00ebsht\u00eb shkrimtar i njohur nga Bosnja. M\u00eb 2012 fitoi \u00e7mimin Angelus Central European Award p\u00ebr librin \u2018S\u00ebrgja k\u00ebndon, n\u00eb muzg, n\u00eb mbi rr\u00ebshaja\u201d [Srdja pjeva, u sumrak, na Duhove]. Romanet t\u00eb tjera t\u00eb njohura jan\u00eb Buick Riviera dhe Volga Volga.  Ai \u00ebsht\u00eb kolumnist I rregullt i t\u00eb p\u00ebrditshmes Politika dhe revist\u00ebs Vreme n\u00eb Serbi, si dhe t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebs kroate Jutarnji List."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/309"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2142"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2142\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2145,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2142\/revisions\/2145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2142"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}