{"id":2165,"date":"2022-06-09T15:54:48","date_gmt":"2022-06-09T14:54:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2165"},"modified":"2023-12-13T10:19:24","modified_gmt":"2023-12-13T09:19:24","slug":"the-handke-project-te-deligjitimosh-legjitimuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/the-handke-project-te-deligjitimosh-legjitimuesit\/","title":{"rendered":"The Handke Project \u2013 t\u00eb deligjitimosh legjitimuesit"},"content":{"rendered":"<p>Akti i dyt\u00eb i ngjan\u00eb nj\u00eb prologu hyjnor, apo nj\u00eb rr\u00ebfimi biblik ku djalli ia kujton zgjuarsin\u00eb dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb njeriut. Dialogu zhvillohet midis Piter Handkes (Peter Handke) dhe Xhozef G\u00ebbells (Joseph G\u00f6bbels), mes nj\u00eb mohuesi t\u00eb gjenocidit dhe nj\u00eb arkitekti propagandues t\u00eb gjenocidit. T\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e kan\u00eb fjal\u00ebn, fiksionin dhe zhvendosjen e realitetit. Handke merr m\u00ebsime nga\u00a0 G\u00ebbells. Ata flasin p\u00ebr relativitetin e numrave. Relativitetin e zerove. Gjith\u00e7ka mbi 100 hipotetizohet, relativizohet, zvenitet dhe harrohet. Mistifikimi, \u00a0turbullimi dhe fshehja e faktit b\u00ebhet nga zerot e shumta. Konspirimi fillon me zero. K\u00ebt\u00eb mjesht\u00ebri Handkes ia m\u00ebson \u201cdjalli\u201d i trup\u00ebzuar n\u00eb G\u00ebbellsin p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb bisede, n\u00eb fakt p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb monologu. Mjesht\u00ebria \u00ebsht\u00eb t\u00eb ngjall\u00ebsh dyshimin e m\u00eb pastaj ta mbulosh, transformosh dhe unifikosh si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kjo sken\u00eb m\u00eb goditi fuqish\u00ebm. Gjith\u00e7ka m\u00eb pas sillet rreth s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb shp\u00ebrfaqi ky dialog. Konspirimi, pra, fillon nga zerot e shumta. Tendenca \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: njer\u00ebzimi duhet t\u00eb \u00e7lirohet nga empatia dhe emocioni dhe masakr\u00ebn ta shoh\u00eb si progres modern, t\u00eb shkoqitur nga emocionet. Thjesht statistik\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb tamam fashiz\u00ebm. \u00c7do fashiz\u00ebm fillon me dehumanizim.<\/p>\n<p>Premiera e \u201cThe Handke Project\u201d, q\u00eb u dha n\u00eb Teatrin Oda, filloi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb beft\u00eb dhe pa ndonj\u00eb pritje sensacionale. N\u00eb shfaqje luajn\u00eb: Arben Bajraktaraj (FR) Elja Bavcic (BiH), Adrian Morina (RKS), Klaus Mertini (IT), Verona Hoxha (RKS) dhe Anja Drljevic (MNE). Arben Bajraktaraj t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen me fotografin\u00eb n\u00eb sken\u00eb. Fotografia \u00ebsht\u00eb element filmik, megjithat\u00eb Arbeni arrinte ta shfaqte at\u00eb p\u00ebrmes heshtjes, pal\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb dhe qet\u00ebsis\u00eb.\u00a0Adrian Morina gjall\u00ebroi publikun me dialogun q\u00eb nisi me t\u00eb. Zbritja e Eljas n\u00eb sken\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb\u00a0<em>deus ex machina<\/em>\u00a0duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen p\u00ebrmes p\u00ebrgjigjes se\u00a0<em>\u201c<\/em><em>Arti duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb, t\u00eb shtroj\u00eb pyetje&#8230; A ka ndodhur Srebrenica? A ka ndodhur Holokausti&#8230;? Se pyetjet q\u00eb shtron arti jan\u00eb t\u00eb sinqerta&#8230; P\u00ebr shembull, mua gjithnj\u00eb m\u00eb ka interesuar ta di, p\u00ebrse kritik\u00ebt e artit nuk flasin p\u00ebr pikturat e Hitlerit? \u00c7far\u00eb lidhje ka kush i ka pikturuar, n\u00ebse ato kan\u00eb vlera artistike, na e pasurojn\u00eb shpirtin..<\/em>.?\u201d. Ky citat i saj paralajm\u00ebroi publikun p\u00ebr tem\u00ebn dhe subjektin themelor t\u00eb shfaqjes. A mund krijuesi t\u00eb shkoqitet dhe t\u00ebhuaj\u00ebsohet nga vepra e tij, dhe estetika a \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e etik\u00ebs?! Adrian Morina i dha emocione t\u00eb p\u00ebrziera audienc\u00ebs. Duke parodizuar arriti t\u00eb ng\u00ebrthente mir\u00eb cinizmin dhe satir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb efekt zhg\u00ebnjimi emocional autodisfatist tek shikuesi.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/June\/09\/auto_handddk1654763305.jpg\" alt=\"Image\" width=\"661\" height=\"374\" \/><\/div>\n<p>Handke \u00ebsht\u00eb shkrimtar, novelist, poet, skenarist dhe dramaturg austriak. U lind nga nj\u00eb baba gjerman dhe n\u00ebn\u00eb sllovene. M\u00eb vitin 2019 vepra e tij artistike u \u00e7mua nga Akademia Suedeze dhe fitoi \u00e7mimin Nobel. Pik\u00ebrisht ky \u00e7mim shp\u00ebrfaqi kund\u00ebrth\u00ebnien e tij. Ai, p\u00ebrkund\u00ebr fakteve t\u00eb dokumentuara t\u00eb krimeve t\u00eb forcave serbe n\u00eb ish-Jugosllavi dhe gjykimin e Slobodan Milosheviqit n\u00eb Hag\u00eb, ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i pakompromis i tij. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai mori pjes\u00eb n\u00eb funeralin e Millosheviqit ku edhe mbajti fjalim. Aty, ai i drejtohej mas\u00ebs se \u201cnuk e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d dhe se prandaj \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu \u201caf\u00ebr Millosheviqit, pran\u00eb Serbis\u00eb\u201d. Elozhet p\u00ebr popullin dhe lider\u00ebt serb\u00eb, p\u00ebrpjekja e tij p\u00ebr mohimin dhe p\u00ebrmbysjen e fakteve t\u00eb masakrave t\u00eb kryera nga serb\u00ebt n\u00eb ish Jugosllavi, sidomos mohimi i masakr\u00ebs s\u00eb Srebrenic\u00ebs si nj\u00eb spekulim dhe konspirim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe i kryer nga vet\u00eb boshnjak\u00ebt, e vuri n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave t\u00eb ashpra, madje duke u quajtur \u201cp\u00ebrbind\u00ebsh ideologjik\u201d.<\/p>\n<p>Theksi kritik i shfaqjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00ebn e mendimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve europian\u00eb. Kritika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me q\u00ebndrimet politike t\u00eb Handkes q\u00eb mbulohen e mb\u00ebshteten nga nj\u00eb ngrehin\u00eb e madhe e artit letrar. \u201cThe Handke Project\u201d i kund\u00ebrvihet Handkes me gjuh\u00ebn e artit dramatik, sken\u00ebn dhe estezisin si form\u00eb provokimi emocional p\u00ebr t\u00eb reflektuar racionalisht. Ajo ngre\u00a0pyetjen m\u00eb themelore: kujt i sh\u00ebrben arti? T\u00eb bukur\u00ebs dhe s\u00eb mir\u00ebs, apo manipulimit dhe propagand\u00ebs? A mund q\u00eb arti t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet propagande? Artisti, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb gjoja paprekshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij prej krijuesi, a mund t\u00eb imponoj\u00eb devijimet dhe fashimzat e tij si t\u00eb gjithpranueshme dhe universale?<\/p>\n<p>Regjisorja Blerta Neziraj, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se kaq, ngre\u00a0nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore postmoderne t\u00eb Liotarit [Lyotard]: kush legjitimon legjitimuesit? Shfaqja refuzon autoritetin estetik t\u00eb Nobelit dhe posht\u00ebron legjitimitetin e tij politik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i gjith\u00eb strumbullari i mbishtresuar i k\u00ebtij autoriteti i p\u00ebrngjet nj\u00eb dehjeje dhe orgjie seksuale. Kurse seksi orgjik shfaqet si deluzor q\u00eb e zhvendos\u00eb es\u00ebllin\u00eb drejt nj\u00eb ambienti t\u00eb turbullt, madje edhe sarkastik, e q\u00eb vullneton drejt vdekjes. Kjo m\u00eb s\u00eb miri \u00ebsht\u00eb portretizuar me personazhin e Zhanit [Jean-Claude Arnaut] i cili t\u00eb gjith\u00eb autoritetin e Nobelit e rr\u00ebzon n\u00eb uljen e brek\u00ebve t\u00eb vajzave t\u00eb reja dhe zoofili. Shfaqja kritikon paradigm\u00ebn europiane si entropike dhe e devijuar nga parimet q\u00eb i kishte v\u00ebn\u00eb vetes disa shekuj m\u00eb her\u00ebt me rastin e \u201cshpikjes\u201d s\u00eb qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, por q\u00eb tashm\u00eb i rregjur, i zvenitur dhe n\u00eb vend t\u00eb mbrojtjes s\u00eb maksim\u00ebs s\u00eb humanizmit k\u00ebrkon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb veten duke mbuluar skandalin me skandal. Shfaqja, p\u00ebrpos Handkes, p\u00ebrpiqet t\u2019i deligjitmoj\u00eb legjitimuesit e Handkes. Ai nuk do ishte i till\u00eb po t\u00eb mos i ishin dh\u00ebn\u00eb tituj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr Nobeli.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb loja u b\u00eb n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb minimale, t\u00eb pandryshueshme, por me p\u00ebrplot simbolika dhe thell\u00ebsi semantike. Qeskat e najllonit n\u00eb kokat e aktor\u00ebve simbolizonin mohimin gjenocidal t\u00eb Handkes si ngufatje n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb mynxyrsh\u00ebm, nd\u00ebrsa filxhan\u00ebt e kafes\u00eb si simbolika skalit\u00ebse q\u00eb pllakos\u00eb vrasjen e 8 mij\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Serbrenic\u00eb.\u00a0<em><a href=\"https:\/\/stotenema.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cWhere have you been\u201d<\/a><\/em>\u00a0quhej ekspozita e Aida Shehoviqit, e cila n\u00eb shenj\u00eb kujtimi t\u00eb 8,372 viktimave mbushi poaq filxhan\u00eb me kafe. V\u00ebmendje t\u00ebrqohi djali me pamje vajzeje q\u00eb skijonte, me fytyr\u00eb t\u00eb krejt\u00ebsisht parajsore, fytyr\u00eb ku bashkohet bukuria e femr\u00ebs dhe mashkullit, mu si bukuria e Zotit. N\u00eb fund t\u00eb shfaqjes e mor\u00ebm vesh se ai ishte Nermini, djali i Ramos\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=VoHahSJOfPQ\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">i cili e th\u00ebrriste<\/a>:\u00a0<em>Nermineee! Ajte Dolamo! Ja sam dolamooo!!!<\/em>\u00a0Ngjarje e njohur p\u00ebr pabesin\u00eb e ushtar\u00ebve serb\u00eb q\u00eb masakruan, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe Ram\u00ebn e Nerminin. Arti i hiperbolizon gj\u00ebrat: t\u00eb zakonshmet i zmadhon p\u00ebr t\u00eb na mund\u00ebsuar t\u00eb rrokim t\u00eb jasht\u00ebzakonshmen. Vdekja n\u00eb tjetrin duket e zakonshme por empatia, e ndjer\u00eb p\u00ebrmes introspeksionit, \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Shfaqja na kujton vdekjen edhe si \u00e7lirim. Ikja e Nerminit nga orteku i madh simbolizon p\u00ebrp\u00eblitjen njer\u00ebzore p\u00ebr t&#8217;i shp\u00ebtuar vdekjes, pa\u00e7ka se vdekja n\u00eb vete mund t\u00eb jet\u00eb e bardh\u00eb; ajo mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7lirim nga bota; shp\u00ebtim nga brutaliteti i skajsh\u00ebm i nj\u00eb agonie t\u00eb st\u00ebrzgjatur t\u00eb quajtur Jet\u00eb, drejt nj\u00eb tjetre jo doemos m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por drejt nj\u00eb bote ku nuk ka dhembje dhe nuk vdiset m\u00eb. Hiperbolizimi n\u00eb shfaqje \u00ebsht\u00eb thirrje. Ajo p\u00ebrdoret n\u00eb funksion t\u00eb sip\u00ebrmasimit t\u00eb empatis\u00eb me viktimat dhe vet\u00ebdijes s\u00eb mllefosur ndaj agresorit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Neziraj \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr fashizmit. Ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb e p\u00ebrk\u00ebdhel fashizmin apo shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb \u201cKal\u00eb Troje\u201d p\u00ebr publikun e gjer\u00eb. Handke \u00ebsht\u00eb sa produkt rrethanor, aq edhe ogur i keq q\u00eb ka filluar ta trazoj\u00eb Europ\u00ebn rishtazi. Jeton Neziraj n\u00eb \u201cThe Handke Project\u201d thot\u00eb:<\/p>\n<p><em>\u201cHandke \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e k\u00ebsaj kohe t\u00eb cil\u00ebn po e jetojm\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb aksident, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lindje e shkuar gabimisht, a nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i lazdruar. Ai \u00ebsht\u00eb produkt i ksenofobis\u00eb e fashizmit n\u00eb rritje, i racizmit, i sentimentit anti-musliman e anti-refugjat q\u00eb po l\u00ebshon rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb turme q\u00eb ka ngrehur shpatat p\u00ebr nj\u00eb kryq\u00ebzat\u00eb t\u00eb re.\u201d<\/em><\/p>\n<div class=\"text-iamge\">\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/June\/09\/auto_hnddd1654763436.jpg\" alt=\"Image\" width=\"661\" height=\"369\" \/><\/div>\n<\/div>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegohet se si nj\u00eb laureat i \u00e7mimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb jet\u00eb pre e turmave. Ksenofobia dhe fashizmi jan\u00eb produkte t\u00eb nj\u00eb vulgarizimi dhe devijimi teorik mbi \u201ctjetrin\u201d. P\u00ebrceptimi dhe form\u00ebsimi i \u2018tjetrit\u2019 \u00ebsht\u00eb produkt i asaj q\u00eb njeriu urren tek vetja. Urrejta e vetes n\u00eb vete, por q\u00eb parap\u00eblqen k\u00ebt\u00eb \u201cvete\u201d t\u2019ia plasoj\u00eb tjetrit dhe ta urrej\u00eb at\u00eb n\u00eb vend t\u00eb vetes. K\u00ebshtu kan\u00eb funksionuar edhe kryq\u00ebzatat t\u00eb cilat i p\u00ebrmend Neziraj: mbi frym\u00ebzime kalorsiake t\u00eb p\u00ebrndjekjes s\u00eb tjetrit deri n\u00eb \u00e7lirimin e tokave t\u00eb premtuara. N\u00eb sensin artistik, Neziraj ka marr\u00eb pozicion dhe p\u00ebrmes artit, ai nuk e l\u00eb publikun t\u00eb vendos\u00eb apo t\u00eb hamend\u00ebsoj\u00eb n\u00eb lidhje me Handken. Ai \u00ebsht\u00eb i vendosur p\u00ebr luftimin e fashizmit, pavarsisht se k\u00ebt\u00eb lloj fashizmi krejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb beft\u00eb mund ta legjitimojn\u00eb edhe institucione me renome.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb th\u00ebrrmuesh\u00ebm sfilit\u00ebse t\u00eb njoh\u00ebsh nj\u00eb artist i cili k\u00ebrkon kthimin e t\u00eb njer\u00ebzishmes dhe estezisin ta shoh\u00eb si derivim t\u00eb ethosit t\u00eb nd\u00ebrthurur nga shtrirja e fizikes n\u00eb metafizike, por n\u00eb pyetjen time se a mund ta ndajm\u00eb vepr\u00ebn nga autori, Neziraj shprehet se:\u00a0<em>\u201cRomanet e tij le t\u00eb lexohen, e dramat e tij le t\u00eb inskenohen nga kushdo q\u00eb d\u00ebshiron. Por un\u00eb mendoj q\u00eb tematizimi, dokumentimi dhe qart\u00ebsimi i pozicionit t\u00eb tij fashist p\u00ebr luftrat n\u00eb ish Jugosllavi duhet poashtu t\u00eb jet\u00eb i qassh\u00ebm dhe i duksh\u00ebm p\u00ebr publikun e gjer\u00eb. Pra, lexuesi i tij duhet ta ket\u00eb t\u00eb plot\u00eb portretin e tij, si nj\u00eb shkrimtar i mir\u00eb, por edhe si nj\u00eb i nominuar \u201cbudallai i vitit\u201d, si\u00e7 e quante Salman Ruzhdie. Fatkeq\u00ebsisht,\u00a0\u00c7mimi\u00a0Ibsen dhe pastaj edhe Komiteti i Nobelit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: duke e shp\u00ebrblyer Handken, ata kan\u00eb\u00a0injoruar k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb Handkes. N\u00eb fakt, ata e kan\u00eb legjitimuar at\u00eb si nj\u00eb gjenocid-mohues. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrvihemi fashizmit, edhe fazhizmit t\u00eb konvertuar n\u00eb let\u00ebrsi. \u00cbsht\u00eb poashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrvihemi hipokrizis\u00eb evropiane, standardeve t\u00eb dyfishta. Me \u201cne\u201d e kam fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt let\u00ebrsin\u00eb as teatrin nuk e shohim t\u00eb shk\u00ebputur nga kal\u00ebrimet publike t\u00eb artistit, dhe q\u00eb besojm\u00eb se dikush nuk mund t\u00eb jet\u00eb \u201cshkrimtar i mir\u00eb\u201d, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmonstrum i pandjesh\u00ebm\u201d si njeri.\u201d<\/em>\u00a0\u2013 u p\u00ebrgjegj Neziraj.<\/p>\n<p>Arti e ka fuqin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb zhvendosjes. N\u00eb librin e tij,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Confessions-Novelist-Richard-Lectures-Literature\/dp\/0674058690\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cConfession of a young novelist\u201d<\/a>\u00a0[\u201cRr\u00ebfimi i nj\u00eb shkrimtari t\u00eb ri\u201d] Umberto Eco flet pik\u00ebrisht p\u00ebr fuqin\u00eb fiktive q\u00eb ka narracioni. Sipas tij, narracioni fiktiv, leht\u00ebsisht mund t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb karakteret fiktive n\u00eb karatere reale. E gjith\u00eb kjo krijon nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb turbullt dhe nj\u00eb prerje t\u00eb fort\u00eb dhe dep\u00ebrtuese midis reales dhe fiktives. Fuqia e artit letrar \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht e mundshme n\u00eb fanitjen e realitetit dhe si\u00e7 \u201cshprehej\u201d Handke n\u00eb bised\u00ebn e tij me G\u00ebbellsin n\u00eb fillim t\u00eb shfaqjes,\u00a0<strong>mjafton t\u2019i v\u00ebm\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje gj\u00ebrave<\/strong>. Askush nuk ka dyshim se Ana Karenina b\u00ebri vet\u00ebvrasje por ka dyshime t\u00eb shumta se a vrau veten Hitleri, e vran\u00eb, u arratis diku n\u00eb Argjentin\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb? Njashtu si\u00e7 nj\u00eb dit\u00eb, pas shum\u00eb vitesh mund t\u00eb pyetet, se Serbrenica \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit apo realitet?!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akti i dyt\u00eb i ngjan\u00eb nj\u00eb prologu hyjnor, apo nj\u00eb rr\u00ebfimi biblik ku djalli ia kujton zgjuarsin\u00eb dhe p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb njeriut. Dialogu zhvillohet midis Piter Handkes (Peter Handke) dhe Xhozef G\u00ebbells (Joseph G\u00f6bbels), mes nj\u00eb mohuesi t\u00eb gjenocidit dhe nj\u00eb arkitekti propagandues t\u00eb gjenocidit. T\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e kan\u00eb fjal\u00ebn, fiksionin dhe zhvendosjen e realitetit. Handke merr [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":136,"featured_media":2166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[895,855],"ppma_author":[164],"class_list":["post-2165","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-the-handke-project","tag-theatre"],"authors":[{"term_id":164,"user_id":136,"is_guest":0,"slug":"latif-mustafa","display_name":"Latif Mustafa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-8.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-8.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mustafa","first_name":"Latif","description":"Latif Mustafa ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb fush\u00ebn e filozofis\u00eb pran\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ai, po ashtu, ka qen\u00eb asistent hulumtues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Institutit t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Qytet\u00ebrime n\u00eb Stamboll. Ka qen\u00eb autor i emisionit filozofik Pik\u00ebPamje, autor dhe publicist i analizave socio-politike t\u00eb botuara n\u00eb shtypin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. S\u00eb fundi, ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kritik n\u00eb revist\u00ebn p\u00ebr teorin\u00eb, historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e filmit \u2013 Kinopis, e cila botohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kinotek\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai, \u00ebsht\u00eb aktivist dhe ligj\u00ebrues n\u00eb fush\u00ebn e edukimit mediatik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projekteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2165","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/136"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2165"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2165\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2167,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2165\/revisions\/2167"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2165"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2165"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2165"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2165"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}