{"id":2200,"date":"2022-01-13T14:33:05","date_gmt":"2022-01-13T13:33:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2200"},"modified":"2023-12-13T14:37:19","modified_gmt":"2023-12-13T13:37:19","slug":"gjergj-fishta-nuk-asht-tallash-per-koshiqa-gazetash","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/gjergj-fishta-nuk-asht-tallash-per-koshiqa-gazetash\/","title":{"rendered":"Gjergj Fishta nuk asht tallash p\u00ebr koshiqa gazetash"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d (23 dhetor, 2021:\u00a0<a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/taralloqja-e-ballkanit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/gazetadielli.com\/taralloqja-e-ballkanit\/)<\/a>\u00a0m\u00eb rastisi me lexue nji shkrim t\u00eb nji zotnie mbi Gjergj Fisht\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij \u201cTaralloqja e Ballkanit\u201d. \u00c7udia e k\u00ebtij shkrimi nuk ishte \u2018kritika\u2019 edhe pse jo kritik letrar z. Adil Fetahu, por ishte licenca q\u00eb dikush i jep vetes me shkrue p\u00ebr di\u00e7ka edhe pse jo n\u00eb zeje t\u00eb tij. Me qen\u00eb lexues dhe kritik jan\u00eb dy sende t\u00eb ndryshme, aq ma shum\u00eb kur fjala vjen te vepra e Fisht\u00ebs. Shkrimi i z. Fetahut kishte ardh\u00eb p\u00ebr shkaqe aspak t\u00eb v\u00ebrteta. Ky zotni ishte ndesh\u00eb me \u201cTaralloqen e Ballkanit\u201d mbasi Botimet Fran\u00e7eskane, n\u00eb Shkod\u00ebr, botuen kolan\u00ebn e Fisht\u00ebs n\u00eb vitin 2020. Ma sakt\u00eb, kjo kolan\u00eb i ka ra n\u00eb dor\u00eb, si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb, nja dy muej para se me publikue vet\u00eb shkrimin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb\u00a0<em>T.B.<\/em>\u00a0asht botue qysh n\u00eb 1944 n\u00eb\u00a0<em>Hyllin e Drit\u00ebs<\/em>\u00a0dhe t\u00eb pakt\u00ebn kjo revist\u00eb (1913-44) ka ma shum\u00eb se nji dekad\u00eb q\u00eb qarkullon e plot\u00eb online prej Bibliotek\u00ebs \u201cMarin Barleti\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr e ma von\u00eb prej Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Zotnia pohonte se meq\u00eb nuk kishte ndesh\u00eb kund n\u00eb internet kritik\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, si edhe p\u00ebr \u201cNikolejd\u00ebn\u201d, kishte pleqnue me vete se nuk ka kritik\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vepra, pavar\u00ebsisht se e kishte lexue punimin tim n\u00eb at\u00eb edicion mbi satir\u00ebn e Fisht\u00ebs. Asht me vend me i than\u00eb z. Fetahut se librat apo shkrimet jo gjithher\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e internetit, por ata xan\u00eb vend n\u00eb raftet e bibliotekave, do ma t\u00eb holl\u00eb e do ma t\u00eb trash\u00eb. P\u00ebr\u00a0<em>T.B.<\/em>\u00a0ka kritik\u00eb t\u00eb botueme, sidomos mbas viteve \u201990 (P. D. Gje\u00e7aj, S. \u00c7apaliku, etj.), por autori meq\u00eb ka qen\u00eb sefte n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ka mendue se nuk ka. Ma e bukra asht se, meq\u00eb punimi im (<em>Fishta, poet etern<\/em>) n\u00eb v\u00ebllimin e\u00a0<em>Satir\u00ebs\u00a0<\/em>s\u00eb Fisht\u00ebs (2020) nuk asht kund online, ia ka than\u00eb mendja me e rip\u00ebrtyp\u00eb n\u00eb standard dhe me e qit\u00eb shpeshher\u00eb njisoj komentin tim mbi satir\u00ebn fishtiane, ku tue arrnue e ku qep\u00eb, e ku kajher\u00eb rrofta dreqi tue p\u00ebrmend\u00eb edhe termin \u2018burlesk\u2019, p\u00ebr t\u00eb cilin kam fol\u00eb gjan\u00eb e gjat\u00eb qysh prej 2010. P\u00ebr historin\u00eb e kritik\u00ebs mbi Gjergj Fisht\u00ebn, tash 100 e kusur vjet, \u2018burlesku\u2019 asht term krejt periferik. A jan\u00eb a s\u2019jan\u00eb pes\u00eb vet\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmendin nominalisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb analizat e thellueme mungojn\u00eb. Vet\u00eb autori i k\u00ebtyne rreshtave rendit disa publikime t\u00eb vetat mbi k\u00ebt\u00eb nocion, n\u00eb bibliografin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb\u00a0<em>Fishta, poet etern<\/em>.<\/p>\n<p>Me i marr\u00eb p\u00ebrfundimet shkencore t\u00eb dikujt dhe me i paraqit\u00eb si t\u00eb vetat, natyrisht asht shkelje flagrante p\u00ebr ligjet profesionale dhe ato juridike. K\u00ebto t\u00eb fundit, ndoshta z. Fetahu duhet me i dit\u00eb ma mir\u00eb. Gjithsesi, plagjiarizmi, motit e kam shkrue, asht simptom\u00eb virale nd\u00ebr akademik\u00eb shqiptar\u00eb (edhe fishtolog\u00eb), e jo ma nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e k\u00ebndojn\u00eb Fisht\u00ebn sa p\u00ebr eglendisje. Sikur t\u00eb mos ishte mjaftue me kaq, me nji mij\u00eb e sa ka, z. Fetahu ia kishte nis\u00eb edhe \u2018me heqimue\u2019 n\u00eb pun\u00eb t\u00eb Fisht\u00ebs, porsi\u00a0<em>Dijsja<\/em>\u00a0e tij. Kesh njifar\u00eb oponence t\u00eb pamotivueme me ato q\u00eb kishte pohue \u2018prof. dr. Lisandri Kola\u2019 n\u00eb lidhje me shtjellimin e fjal\u00ebs \u2018taralloqe\u2019. Ma s\u00eb parit, publiku i m\u00eandsh\u00ebm duhet me e dit\u00eb se un\u00eb nuk e g\u00ebzoj titullin q\u00eb m\u00eb ka v\u00fb p\u00ebrpara emnit z. Fetahu, por vet\u00ebm grad\u00ebn \u2018doktor i shkencave letrare\u2019 (qysh prej 2014) mbi vepr\u00ebn e Gjergj Fisht\u00ebs. Deri t\u00eb vij\u00eb ajo koh\u00eb, kam me pas\u00eb ng\u00ea boll p\u00ebr prefikse q\u00eb nuk i lakmoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs akademike.<\/p>\n<p>Zotnia n\u00eb fjal\u00eb pohon: \u201c<em>Autori i \u2018Hyrjes\u2019 (t\u00eb gjat\u00eb 55 faqe) q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr satirave t\u00eb Fisht\u00ebs, prof. dr. Lisandri Kola, nga Mi\u00e7igeni, fjal\u00ebn \u201ctaralloqje\u201d e shpjegon si k\u00ebng\u00eb qesharake e fituesve mbi humb\u00ebsit n\u00eb loj\u00ebn e kapu\u00e7ave. As ky shpjegim nuk ma mbush\u00eb mendjen se n\u00eb rastin konkret \u201cTaralloqja e Ballkanit\u201d ka k\u00ebt\u00eb kuptim, duke pasur parasysh q\u00ebllimin shpotit\u00ebs, me konotacion politik, q\u00eb Fishta iu b\u00ebn\u00eb mbret\u00ebrve t\u00eb Ballkanit t\u00eb asaj kohe<\/em>\u201d. N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs, un\u00eb nuk po kam dert (jo pasha buk\u00ebn!) pse nuk po ia mbushi mendjen atij, por halli asht se as Fishta nuk ia ka mbush\u00eb mendjen. Po ta kishte ul\u00eb pak mustakun z. Fetahu, p\u00ebrn\u00ebn vij\u00eb t\u00eb flet\u00ebs, n\u00eb fusnot\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb punimit, shkruhet: \u201c<em>Shih:\u00a0<\/em>Fj. e Bashk.<em>\u00a0\u201cTorollac\u00e9, ia, vf. Canto buffo dei vincitori su i vinti nel giuoco dello delle berette\u201d;\u00a0<\/em>Fialuer i Rii i Shcyp\u00e9s, Perb\u00e2am pr\u00e9ie Shocn\u00eeiet t\u2019Bashkimit,\u00a0<em>Shkoder, 1908, f. 460.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Pra, shpjegimi i fjal\u00ebs \u2018taralloqe\u2019 n\u00eb\u00a0<em>Fjalorin e Bashkimit<\/em>, ekziston tash rrumbullak 112 vjet, edhe pse fishtolog\u00ebve shqiptar\u00eb u ka shp\u00ebtue, si\u00e7 e kam than\u00eb p\u00ebr rastin e Gje\u00e7ajt. Fishta, tue qen\u00eb an\u00ebtar i\u00a0<em>Shoqnis\u00eb Bashkimi<\/em>, ka mund\u00ebsi se e ka fut\u00eb vet\u00eb me dor\u00eb t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb fjalor dhe nuk ka lan\u00eb shteg p\u00ebr keqkuptim aspak. Mandej, krejt \u00e7ka mohon z. Fetahu n\u00eb citimin e masip\u00ebrm, konfirmon krejt \u00e7ka kam than\u00eb un\u00eb dhe p\u00ebrligj\u00eb burimin ku i jam referue. Po e bie edhe njiher\u00eb t\u00eb plot\u00eb citimin tim mbi k\u00ebt\u00eb\u00a0<em>poezi satirike<\/em>: \u201cVet\u00eb titulli\u00a0<em>torollaqe\u00a0<\/em>[referue simbas fus. 67], don me than\u00eb kang\u00eb qesharake e fituesve mbi humb\u00ebsit n\u00eb loj\u00ebn e kapu\u00e7ave. Nuk gjej pajtim me pohimin e P. Daniel Gje\u00e7ajt, i cili shprehet se \u2018Vet\u00eb emni \u00abTaralloqja\u00bb, do t\u00eb thot\u00eb \u00abmarroqja e Ballkanit\u00bb t\u00eb ep me kuptue se vepra asht nj\u00eb far\u00eb parodie, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marrin pjes\u00eb kryetar\u00ebt e Shteteve t\u00eb k\u00ebtij gadishulli, ku hyn dhe vendi yn\u00eb\u2019. Nuk kemi t\u00eb bajm\u00eb as me terma ekuivalent\u00eb, lokalist\u00eb-satirik\u00eb, t\u00eb pellgut t\u00eb Shkodr\u00ebs (si\u00a0<em>torollic\u00eb<\/em>) e\u00a0<em>torollaqe<\/em>\u00a0nuk asht as femnorja e fjal\u00ebs\u00a0<em>torollak<\/em>, q\u00eb n\u00ebnkupton simbas FGJSH nji person \u2018t\u00eb trash\u00eb nga mendja, budalla\u2019. Me sa duket, p\u00ebrpiluesve t\u00eb Fjalorit gjat\u00eb diktatur\u00ebs shqiptare kjo fjal\u00eb u ka shp\u00ebtue pa e integrue hajnisht prej leksikut fishtian (e ma gjan\u00eb atij geg\u00eb), 45-6.\u201d<\/p>\n<p>Tue pas\u00eb parasysh ve\u00e7 \u00e7ka ka p\u00ebrblue n\u00eb krye t\u00eb vet, ia ka nis\u00eb edhe me tjerr\u00eb dikah kah etimologjia, por mandej asht ndal\u00eb pse nuk i kan\u00eb dal\u00eb kurrqysh llogarit\u00eb n\u00eb shpjegim, sepse\u00a0<em>Fjalor\u00ebt<\/em>\u00a0q\u00eb ka konsultue zotnia kan\u00eb qen\u00eb barabar si me qen\u00eb tue hap\u00eb pusin me gjylpan\u00eb. Kjo gja d\u00ebshmon se amatorizmi, sado vullnetmir\u00eb, nuk i vlen nji lexuesi as sado modest. N\u00ebse asht puna sa me mbush\u00eb koshiqat e gazetave shqiptare (qoft\u00eb edhe \u201cDiellin\u201d n\u00eb Diaspor\u00eb), asht e parakuptueshme q\u00eb Fishta nuk asht i njejti tallash. Redaksia e gazet\u00ebs do t\u00eb kishte qen\u00eb e mbara me e lexue vet\u00eb para se me publikue shkrimin e z. A. Fetahut, bile me ia ndreq\u00eb disi gabimet drejtshkrimore q\u00eb na e pat lan\u00eb peshqesh stalinizmi shqiptar tash 50 vjet. Paj mos me i pa\u2019 ardh\u00eb marre editorit, ishte dasht\u00eb me u k\u00ebshillue edhe me ndonji studiues t\u00eb Fisht\u00ebs, a sht\u00ebpin\u00eb botuese t\u00eb cil\u00ebs i referohet zotnia i artikullit, p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e shkrimit sado pa synime kritike edhe pse e mohon nji kritik\u00eb (ekzistuese!) mbi\u00a0<em>T.B<\/em>.<\/p>\n<p>Tash morali i thjesht\u00eb i k\u00ebsaj historie asht se nd\u00ebr shqiptar\u00eb asht ba rrug\u00eb me fol\u00eb e botue mbi vepr\u00ebn e Fisht\u00ebs pa asnji parakusht profesional, tue e damtue n\u00eb tan\u00ebsi profilin e k\u00ebtij Poeti, dhe tue pr\u00fb nji shembull jo t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb shtypin bulat e gishtave p\u00ebr xham t\u00eb celularit. Publiku duhet me u edukue me materiale serioze dhe me persona q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vaditun n\u00eb fush\u00ebn e letrave dhe t\u00eb specializuem n\u00eb studimet mbi Gjergj Fisht\u00ebn (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast). D\u00ebshira dhe vullneti me fol\u00eb mbi pun\u00ebt e Fisht\u00ebs nuk jan\u00eb kritere t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr me u konsiderue p\u00ebr publikim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d (23 dhetor, 2021:\u00a0https:\/\/gazetadielli.com\/taralloqja-e-ballkanit\/)\u00a0m\u00eb rastisi me lexue nji shkrim t\u00eb nji zotnie mbi Gjergj Fisht\u00ebn dhe vepr\u00ebn e tij \u201cTaralloqja e Ballkanit\u201d. \u00c7udia e k\u00ebtij shkrimi nuk ishte \u2018kritika\u2019 edhe pse jo kritik letrar z. Adil Fetahu, por ishte licenca q\u00eb dikush i jep vetes me shkrue p\u00ebr di\u00e7ka edhe pse jo n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":151,"featured_media":2201,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[903,904,693],"ppma_author":[179],"class_list":["post-2200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-gjergj-fishta","tag-literary-criticism","tag-literature"],"authors":[{"term_id":179,"user_id":151,"is_guest":0,"slug":"lisandri-kola","display_name":"Lisandri Kola","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-11-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kola","first_name":"Lisandri","description":"Lisandri \u00ebsht\u00eb poet, p\u00ebrkthyes, studiues dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb fitues i \u00e7mimit t\u00eb madh \"At\u00eb Zef Pllumi\" n\u00eb fush\u00ebn e poezis\u00eb, p\u00ebr librin \"Fluturat vdesin n\u00eb maj\", q\u00eb u botua n\u00eb Prishtin\u00eb nga Dit' e Nat' n\u00eb vitin 2014. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/151"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2202,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2200\/revisions\/2202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2200"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}