{"id":2299,"date":"2021-12-16T10:45:29","date_gmt":"2021-12-16T09:45:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2299"},"modified":"2023-12-15T11:10:38","modified_gmt":"2023-12-15T10:10:38","slug":"letersia-e-tranzicionit-nga-capaliku-te-ypi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/kritike\/letersia-e-tranzicionit-nga-capaliku-te-ypi\/","title":{"rendered":"Let\u00ebrsia e tranzicionit \u2013 nga \u00c7apaliku te Ypi"},"content":{"rendered":"<p>Mund t\u00eb thuhet se tashm\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqipe mbi tranzicionin. \u00c7do her\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta po b\u00ebhen veprat q\u00eb shtjellojn\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtyre 20-30 viteve t\u00eb fundit, m\u00eb sakt\u00ebsisht q\u00eb nga rr\u00ebzimi i komunizmit e k\u00ebtej. Rrjedhimisht, letrat shqipe po hapin nj\u00eb kapitull t\u00eb ri, me autor\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb po sjellin freski me qasje e tematika t\u00eb reja. Dy nga k\u00ebta autor\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr koh\u00ebn e tranzicionit n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb Stefan \u00c7apaliku dhe Lea Ypi. Ajo \u00e7far\u00eb k\u00ebta dy autor\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht tema mbi tranzicionin, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb i dallon ata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\u00e7ka tjet\u00ebr, e nd\u00ebr to edhe qasja rreth vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vepr\u00ebn autobiografike\u00a0<em>\u201dSecili\u00a0<\/em><em>\u00e7<\/em><em>mendet simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u201d<\/em>\u00a0(tri v\u00ebllime), \u00c7apaliku rr\u00ebfen p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, at\u00eb t\u00eb fund-viteve \u201980, si dhe at\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb socializmit. N\u00eb nj\u00eb gegnishte t\u00eb bukur shkodrane, ai trajton absurdin e jet\u00ebs brenda nj\u00eb shteti t\u00eb kthyer n\u00eb burg p\u00ebr popullin e vet, pasuar nga zallahia e ardhjes s\u00eb liris\u00eb n\u00eb vitet \u201990. Ngjash\u00ebm, edhe Ypi n\u00eb vepr\u00ebn e saj autobiografike\u00a0<em>\u201dFree: Coming of Age at the End of History\u201d<\/em>\u00a0problematizon konceptin e liris\u00eb n\u00ebn socializ\u00ebm e pastaj n\u00eb demokraci, gjithmon\u00eb nga pik\u00ebpamja e saj si nj\u00eb adoleshente n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. T\u00eb dy veprat japin perspektiva unike mbi tranzicionin, ato shpalosin aspekte tejet personale se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte t\u00eb ishe shqiptar\/e n\u00eb koh\u00eb tranzicioni, dhe si t\u00eb tilla sh\u00ebrbejn\u00eb si arkiv\u00eb e fuqishme orientimi p\u00ebr publikun e sot\u00ebm e t\u00eb nes\u00ebrm, n\u00eb vend e n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ajo q\u00eb i dallon k\u00ebto dy vepra \u00ebsht\u00eb qasja e autor\u00ebve nga konceptualizimi n\u00eb publikim. \u00c7apaliku i shkroi tri v\u00ebllimet e veta n\u00eb shqip, ato u publikuan n\u00eb Shqip\u00ebri dhe lexohen nga lexuesit shqip-fol\u00ebs. Disa nga veprat e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebt kryesore europiane, si\u00e7 thuhet n\u00eb biografin\u00eb e tij. Ypi shkroi vepr\u00ebn e saj n\u00eb anglisht (tani t\u00eb botuar edhe n\u00eb shqip, p\u00ebrkthyer\/shkruar nga vet\u00eb autorja), vepra tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb m\u00ebse pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb gjuh\u00eb, dhe ka t\u00ebrhequr mjaft v\u00ebmendje nga shtypi bot\u00ebror. Nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kritik\u00ebsh e revistash prestigjioze, vepra e saj po konsiderohet si nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirat e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>T\u00eb krahasuara nga prizmi i p\u00ebrmbajtjes, form\u00ebs e stilit, t\u00eb dy veprat \u2013 si ajo e \u00c7apalikut ashtu edhe e Ypit \u2013 sjellin risi e cil\u00ebsi t\u00eb vyeshme. Madje, do t\u00eb shtoja se vepra e \u00c7apalikut l\u00eb mbresa t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr shtres\u00ebzimet e p\u00ebrjetimeve, n\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb personazhe. Sidoqoft\u00eb, duket se strategjia e Ypit q\u00eb ta shkruaj\u00eb librin e saj n\u00eb anglisht, pati sukses n\u00eb kuptimin e promovimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb saj. K\u00ebsisoj, me nj\u00eb parap\u00ebrgatitje n\u00eb marketing dhe n\u00eb koordinim me editor\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb botuese, ajo ka arritur q\u00eb qysh n\u00eb start t\u00eb promovoj\u00eb vepr\u00ebn e saj n\u00eb nj\u00eb audienc\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb sesa vet\u00ebm at\u00eb shqip-fol\u00ebse. Mund t\u00eb duket si jo e drejt\u00eb, pasi q\u00eb shkrimi do t\u00eb duhej vler\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmban dhe jo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si promovohet n\u00eb treg. E v\u00ebrtet\u00eb kjo \u2013 vepra duhet vler\u00ebsuar n\u00eb vetvete &#8211; mir\u00ebpo po aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se marketingu, p\u00ebrgatitja dhe shitja e produktit (lexo: librit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) jan\u00eb gjithashtu mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sidomos n\u00eb koh\u00ebrat e informat\u00ebs rapide.<\/p>\n<p><strong>Rr\u00ebfimi p\u00ebr vitet e\u00a0<\/strong><strong>\u00e7<\/strong><strong>mendura<\/strong><\/p>\n<p>Para rreth nj\u00ebzet vitesh m\u00eb kishte rastisur t\u00eb takoja n\u00eb Lond\u00ebr nj\u00eb gazetar nga Kosova, i cili kishte punuar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb viteve 1996-97. Aq ishte i traumatizuar nga ajo q\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb atje, aq ishte demoralizuar, sa q\u00eb nuk arrinte dot as t\u00eb fliste p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Krejt \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thoshte ishte se do t\u00eb vinte dita kur do t\u00eb shkruante p\u00ebr ato p\u00ebrjetime. Vrraga ishte tejet e fresk\u00ebt, kujtimet tep\u00ebr t\u00eb dhimbshme q\u00eb t\u00eb flitej apo t\u00eb shkruhej p\u00ebr to n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb pra &#8211; n\u00eb mes tjerash edhe p\u00ebr katarz\u00ebn kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve &#8211; q\u00eb n\u00eb veprat e tyre \u00c7apaliku dhe Ypi flasin p\u00ebr luft\u00ebn civile t\u00eb vitit 1997 n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb pjesa m\u00eb e dhimbshme e veprave t\u00eb tyre. \u00c7apaliku duke ndar\u00eb me ne ankthin e p\u00ebrjetuar si bab\u00eb, si burr\u00eb, n\u00eb droj\u00ebn e tij se nuk do t\u00eb mund t\u00eb mbroj\u00eb familjen nga \u00e7mendia e kalashnikov\u00ebve jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Ypi duke ndar\u00eb me ne ditarin e saj si 17 vje\u00e7e, koh\u00eb kjo kur z\u00ebri nuk i dilte dot nga goja (\u201dKam humbu z\u00ebrin!\u201d), nd\u00ebrsa lot\u00ebt i shkojn\u00eb \u00e7urg, krejt kjo si pasoj\u00eb i traum\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetuar nga po t\u00eb nj\u00ebjtit kalashnikov\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb shp\u00ebrfaqet nga p\u00ebrshkrimet e t\u00eb dyve jan\u00eb dy plag\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, plag\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat kjo shoq\u00ebri ende nuk ka gjetur p\u00ebrmbyllje. E para \u00ebsht\u00eb vrasja makabre dhe e \u00e7mendur e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm civil\u00eb nga bandit\u00eb q\u00eb kishin marr\u00eb pushtetin n\u00eb duar e sorollateshin rrug\u00ebve t\u00eb qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si t\u00eb p\u00ebrh\u00ebnur. Kjo plag\u00eb e madhe b\u00ebn q\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite shoq\u00ebria shqiptare n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb ende ta asocioj\u00eb vendin e vet me nj\u00eb Wild West t\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhimbja e dyt\u00eb &#8211; plag\u00eb kronike kjo e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit &#8211; \u00ebsht\u00eb ajo e trafikimit t\u00eb vajzave e grave dhe detyrimit t\u00eb tyre t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb prostitucion. Ypi shkruan p\u00ebr nj\u00eb shoqe t\u00eb saj e cila n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re (f\u00ebmij\u00eb, n\u00eb fakt!) ik\u00eb p\u00ebr Itali me t\u00eb dashurin e saj, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u detyruar pastaj n\u00eb prostitucion. Nj\u00eb fat t\u00eb ngjash\u00ebm e ka nj\u00eb e njohur tjet\u00ebr e saj, e cila e braktis\u00eb foshnjen n\u00eb strehimore dhe i m\u00ebsyn\u00eb rrug\u00ebt e qyteteve greke. Raste t\u00eb tilla ka shum\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, sigurisht me qindra, dhe p\u00ebr k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb pak. Shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr trafikimin e vajzave e grave shqiptare dhe detyrimin e tyre n\u00eb prostitucion, si dhe p\u00ebr rolin kriminal t\u00eb shum\u00eb burrave shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. Duhet t\u00eb trazohet kjo tabu shtyp\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb shqiptaro-patriarkale dhe t\u00eb quhet me emrin e saj &#8211; p\u00ebrdhunimi i vajz\u00ebs e gruas shqiptare n\u00eb periudh\u00ebn e tranzicionit.<\/p>\n<p><strong>Po me Kosov\u00ebn,\u00a0<\/strong><strong>\u00e7<\/strong><strong>\u2019u b\u00eb t\u00eb keqen?!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo \u00e7far\u00eb bie n\u00eb sy nga leximi i dy autobiografive \u00ebsht\u00eb mungesa totale e tem\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ta kujtojm\u00eb, veprat flasin kryesisht p\u00ebr periudh\u00ebn post-komuniste t\u00eb fillim-viteve \u201990, koh\u00eb kjo e fillimit t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb fqinje. As n\u00eb vepr\u00ebn e \u00c7apalikut e as n\u00eb at\u00eb t\u00eb Ypit nuk ka ndonj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt atje. Ka raste kur p\u00ebrmendet ish-Jugosllavia, por kryesisht n\u00eb kontekst t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb programeve televizive, k\u00ebng\u00ebve apo sportit nga TV Titogradi i at\u00ebhersh\u00ebm apo TV Shkupi. \u00c7apaliku e p\u00ebrmend nj\u00eb a dy her\u00eb Malin e Zi e Kroacin\u00eb, por n\u00eb kontekstin e ikjes ilegale t\u00eb disa t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre vendeve.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb shkurt, Kosova nuk ekziston n\u00eb k\u00ebto vepra. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb ndaj autor\u00ebve. Se n\u00eb fund t\u00eb fundit, ata kan\u00eb shkruar autobiografi dhe, duke vepruar k\u00ebshtu, i kan\u00eb q\u00ebndruar besnik p\u00ebrshkrimit t\u00eb jet\u00ebrave t\u00eb tyre n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb Tiran\u00eb respektivisht, ashtu si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb ato. Por n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre veprave ne kemi nj\u00eb qasje sado momentale mbi jet\u00ebn n\u00eb familje t\u00eb r\u00ebndomta shqiptare, dhe ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se ato familje nuk e kishin preokupim Kosov\u00ebn. Ose, th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb drejtp\u00ebrdejt\u00eb, Kosova dhe shqiptar\u00ebt e saj ishin jo vet\u00ebm nj\u00eb tem\u00eb e ndaluar por gati edhe t\u00ebr\u00ebsisht e panjohur p\u00ebr shum\u00eb nga ta. Tridhjet\u00eb vite pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit socialist, \u00ebsht\u00eb ende befasuese dhe tmerruese nj\u00ebkoh\u00ebsisht se deri n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb kishte arritur ai sistem q\u00eb t\u00eb lakuriqoj\u00eb popullin e vet nga \u00e7do dromc\u00eb dinjiteti, dhe madje t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb gropos\u00eb thell\u00eb n\u00eb harres\u00eb gati t\u00eb plot\u00eb gjysm\u00ebn e kombit q\u00eb jetonte jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mund t\u00eb thuhet se tashm\u00eb kemi hyr\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqipe mbi tranzicionin. \u00c7do her\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta po b\u00ebhen veprat q\u00eb shtjellojn\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebtyre 20-30 viteve t\u00eb fundit, m\u00eb sakt\u00ebsisht q\u00eb nga rr\u00ebzimi i komunizmit e k\u00ebtej. Rrjedhimisht, letrat shqipe po hapin nj\u00eb kapitull t\u00eb ri, me autor\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":2300,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[639,896,693],"ppma_author":[698],"class_list":["post-2299","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-albania","tag-autobiography","tag-literature"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2299"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2301,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2299\/revisions\/2301"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2300"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2299"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}