{"id":2335,"date":"2021-01-29T13:12:30","date_gmt":"2021-01-29T12:12:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2335"},"modified":"2023-12-20T11:51:27","modified_gmt":"2023-12-20T10:51:27","slug":"episodi-5-cka-synon-gjermania-mysafir-faruk-ajeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/podcasts\/episodi-5-cka-synon-gjermania-mysafir-faruk-ajeti\/","title":{"rendered":"Episodi 5: &#8220;\u00c7ka synon Gjermania?&#8221; &#8211; Mysafir: Faruk Ajeti"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve 80-ta, koha kur blloku sovjetik dhe komunizmi n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore po jetonin vitet e fundit, paralelisht me k\u00ebt\u00eb dram\u00ebn q\u00eb po shkaktohej nga kjo shembje, ngriheshin disa pyetje dhe shqet\u00ebsime n\u00eb drejtim t\u00eb dy Gjermanive? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse Gjermania Lindore i bashkohet asaj Per\u00ebndimore? \u00c7ka n\u00ebnkupton kjo p\u00ebr Evrop\u00ebn si t\u00ebr\u00ebsi, por me n\u00eb detaje, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me at\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00eb njihej si Komuniteti Evropian (The European Community-EC), sot, pra, Bashkimi Evropian? E nj\u00ebkoh\u00ebsisht diskutimi zgjerohej edhe n\u00eb raport m\u00eb NATO-n\u00eb. Si do t\u00eb dukej e gjith\u00eb infrastruktura e NATO-s dhe e siguris\u00eb evropiane pas k\u00ebtij bashkimi t\u00eb mundsh\u00ebm dhe m\u00eb sakt\u00ebsisht, si do t\u00eb vazhdonte raport transatlantik?<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto pyetje, gazetari gjerman Christoph Bretram, n\u00eb ver\u00eb t\u00eb 1990, kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr Foreign Affairs,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.foreignaffairs.com\/articles\/europe\/1990-03-01\/german-question\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The German Question<\/a>, duke analizuar shum\u00eb skenar\u00eb, fillimisht t\u00eb bashkimit t\u00eb mundsh\u00ebm, e me pastaj edhe cilat do t\u00eb ishin pasojat e nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb. Bretram parashikonte q\u00eb n\u00ebse ve\u00e7 ndodh bashkimi i dy Gjermanive, dy gj\u00ebra mund t\u00eb priten; e para, Gjermania do t\u00eb merrej shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb me problemet e brendshme q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb bashkimi, anipse do t\u00eb jet\u00eb fuqia kryesore n\u00eb Evrop\u00eb. Si dhe, e dyta, do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak interesim n\u00eb arkitektur\u00ebn e siguris\u00eb q\u00eb mir\u00ebmbahej nga NATO. Duke vazhduar q\u00eb, \u201craportet n\u00eb mes Evrop\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, nuk do t\u00eb varen vet\u00ebm nga kjo e fundit, por edhe nga sjelljet e partner\u00ebve t\u00eb saj.\u201d<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kan\u00eb kaluar tri dekada q\u00eb nga bashkimi i Gjermanis\u00eb. Sot, ky shtet \u00ebsht\u00eb ekonomia e kat\u00ebrt n\u00eb bot\u00eb, dhe padyshim shteti m\u00eb i fuqish\u00ebm brenda BE-s\u00eb. Me largimin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe nga BE, pesha e Gjermanis\u00eb brenda Unionit rritet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb analizuar rolin gjerman n\u00eb Evrop\u00eb dhe bot\u00eb, k\u00ebsaj radhe, n\u00eb podcatin Rendi Bot\u00ebror, kemi t\u00eb ftuar Faruk Ajetin. Faruku aktualisht \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb Institutin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Vjen\u00eb. Ka p\u00ebrfunduar studimet e doktoratur\u00ebs p\u00ebr shkenca politike n\u00eb Universitetin e Vjen\u00ebs, si dhe gjat\u00eb vitit 2019-2020, ka qen\u00eb visiting scholar i Fondacionit Austriak t\u00eb Planit Marshall n\u00eb Shkoll\u00ebn e Studimeve t\u00eb Avancuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Washington DC n\u00eb post-doc program. Tema q\u00eb \u00ebsht\u00eb fokusuar Faruku \u00ebsht\u00eb \u201cShBA, Evropa dhe Rendi i Ri Global\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij episodi, jemi fokusuar kryesisht n\u00eb kat\u00ebr tema t\u00eb p\u00ebrgjithshme; roli i Gjermanis\u00eb brenda BE-s\u00eb, e sidomos pas Brexit, pastaj raporti trans-atlantik, duke vazhduar me relacionet gjermane me aktor\u00ebt joevropian\u00eb si; Kina dhe Rusia, si dhe n\u00eb fund, kemi diskutuar mbi pritjet q\u00eb Ballkani Per\u00ebndimor ka nga Gjermania, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kuptim t\u00eb nj\u00eb perspektive t\u00eb integtimit.<\/p>\n<p>Sipas Farukut, angazhimi gjerman brenda BE-s\u00eb duhet me u pa n\u00eb dy faza. E para, \u00ebsht\u00eb periudha e pasluft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore deri n\u00eb bashkimin e Gjermanis\u00eb, si dhe e dy, nga vitet 90-ta e deri m\u00eb sot. Ajo \u00e7ka mbetet konstante gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe mbi 75 vje\u00e7are, analizon Faruku, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje gjermane \u2018p\u00ebr ta normalizuar politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb brendshme, jo vet\u00ebm m\u00eb fqinjt\u00eb, por edhe me integrimin bendap\u00ebrbrenda strukturave euroatlantike.\u201d<\/p>\n<p>Duke komentuar raportet trans-atlantike, Faruku argumenton q\u00eb raportet mes Gjermanis\u00eb dhe ShBA-s\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe se sigurisht q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pasoja. ShBA, sipas Farukut ka b\u00ebr\u00eb disa veprime, si rasti me largimin e nj\u00eb numri t\u00eb trupave amerikane nga Gjermania, \u201cpa asnj\u00eb paralajm\u00ebrim,\u201d e t\u00eb cilat veprime kan\u00eb ndikuar t\u00eb relacionet n\u00eb mes k\u00ebtyre dy shteteve t\u00eb zbehen. Ankesat amerikane n\u00eb drejtim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb NATO-s\u00eb sa i p\u00ebrket rritjes s\u00eb shpenzimeve p\u00ebr mbrojtje, ishin shum\u00eb koh\u00eb me her\u00ebt. Di\u00e7ka t\u00eb ngjash\u00ebm kishin k\u00ebrkuar edhe president\u00ebt paraprak\u00eb: Bush dhe Obama, mir\u00ebpo, presidenti Trump ishte \u2018jokonvencional\u2019 n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa, duke \u201ci k\u00ebrc\u00ebnuar partner\u00ebt e NATO-s\u00eb, q\u00eb deri m\u00eb tani ka qen\u00eb di\u00e7ka e paimagjunuar.\u201d Sidoqoft\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij raporti t\u00eb tensionuar, sipas Farukut, ndryshimi i administrat\u00ebs n\u00eb ShBA, mund t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht dhe kemi par\u00eb nj\u00eb reagim gjerman n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Iniciativa e Presidentit Biden p\u00ebr nj\u00eb \u201cSummit p\u00ebr Demokracis\u00eb\u2019 mundet m\u00eb qen\u00eb nj\u00ebra m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar raportin e l\u00ebnduar transatlantik.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e diskutimit ku analizohet politika e jashtme gjermane me aktor\u00ebt joevropian\u00eb e per\u00ebndimor, Faruku thot\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb Gjermania \u2018\u00ebsht\u00eb z\u00eb kritik n\u00eb raport me t\u00eb drejtat e njeriut\u2019, sidomos n\u00eb dy krahina t\u00eb Kin\u00ebs, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb par\u00eb nj\u00eb \u2018synim i qeveris\u00eb Gjermane dhe biznesit gjerman n\u00eb raport me tregjet kineze \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje e sip\u00ebr.\u2019 Mir\u00ebpo, nuk \u00ebsht\u00eb ky raport vet\u00ebm m\u00eb Kin\u00ebn. Nj\u00eb qasje t\u00eb ngjashme BE ka dhe me Rusin\u00eb. Gjermania dhe BE kan\u00eb nj\u00eb pik\u00ebshikim ndryshe n\u00eb raportet me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb, raport i cili \u00ebsht\u00eb me shum\u00ebngjyr\u00ebsh sesa ShBA ka m\u00eb k\u00ebto shtete.<\/p>\n<p>Pjesa e fundit e k\u00ebtij podcastit fokusohet n\u00eb raportin q\u00eb Gjermani ka krijuar me Ballkanin Per\u00ebndimor. Nuk ka dyshim q\u00eb t\u00eb gjitha vendet e rajonit kan\u00eb nj\u00eb \u2018afinitet\u2019 p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb Gjermanin\u00eb dhe se ndikimi gjerman \u00ebsht\u00eb par\u00eb dhe shihen n\u00eb Ballkan. Sipas Farukut, pesha q\u00eb ka Gjermania n\u00eb kuptimin ekonomik dhe politik, angazhimi n\u00eb Ballkan \u2018\u00ebsht\u00eb i k\u00ebrkuar.\u2019 Jan\u00eb dy faktor\u00eb q\u00eb e mbajn\u00eb Gjermanin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Ballkan. E para, sipas Farukut \u00ebsht\u00eb \u201ckrijimi i iniciativ\u00ebs 16+1\u201d nga Kina, dhe elementi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb aneksimi i Krimes\u00eb. K\u00ebto dy ngjarje, kan\u00eb ndikuar direkt n\u00eb hartimin e strategjis\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, e q\u00eb sot njihet si \u201cProcesi i Berlinit.\u2019 Megjith\u00ebse kjo iniciativ\u00eb sikur e ka humbur dinamik\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn kishte filluar, duke qen\u00eb se politika e jashtme gjermane do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb mjaft e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2021\/January\/25\/auto_auto_1200px-U.S._Department_of_State_official_seal.svg16050083051611573665.png\" alt=\"Image\" width=\"150\" height=\"150\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky podcast prodhohet\u00a0nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autor\u00ebve\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve 80-ta, koha kur blloku sovjetik dhe komunizmi n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore po jetonin vitet e fundit, paralelisht me k\u00ebt\u00eb dram\u00ebn q\u00eb po shkaktohej nga kjo shembje, ngriheshin disa pyetje dhe shqet\u00ebsime n\u00eb drejtim t\u00eb dy Gjermanive? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse Gjermania Lindore i bashkohet asaj Per\u00ebndimore? \u00c7ka n\u00ebnkupton kjo p\u00ebr Evrop\u00ebn [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":422,"featured_media":2387,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3,7],"tags":[672,687,762,637],"ppma_author":[916],"class_list":["post-2335","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-podcasts","category-rendi-boteror","tag-eu","tag-foreign-policy","tag-germany","tag-nato"],"authors":[{"term_id":916,"user_id":422,"is_guest":0,"slug":"sbunker-podcast","display_name":"Podcast","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/unnamed1603963216.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/unnamed1603963216.jpg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"Podcast","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2335","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/422"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2335"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2335\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2336,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2335\/revisions\/2336"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2335"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2335"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2335"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2335"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}