{"id":2401,"date":"2023-12-06T11:51:20","date_gmt":"2023-12-06T10:51:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2401"},"modified":"2024-12-09T11:01:16","modified_gmt":"2024-12-09T09:01:16","slug":"rendesia-e-adresimit-te-problemeve-te-shendetit-mendor-dhe-domosdoshmeria-e-trajtimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/rendesia-e-adresimit-te-problemeve-te-shendetit-mendor-dhe-domosdoshmeria-e-trajtimit\/","title":{"rendered":"R\u00ebnd\u00ebsia e adresimit t\u00eb problemeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe domosdoshm\u00ebria e trajtimit"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebndeti mendor luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb jet\u00ebn e secilit individ dhe ndikon n\u00eb mir\u00ebqenien e tyre. Sh\u00ebndeti mendor ndihmon n\u00eb menaxhimin e stresit, nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore dhe p\u00ebrcaktimin e zgjedhjeve personale, mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, sh\u00ebndeti i dob\u00ebt mendor mund t\u00eb ket\u00eb pasoja serioze negative n\u00eb mir\u00ebqenien e individit, si dhe n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb punuar dhe nd\u00ebrvepruar. Shpesh, sh\u00ebndeti i dob\u00ebt mendor \u00e7on n\u00eb probleme t\u00eb tilla si izolimi social, i cili prish komunikimin dhe nd\u00ebrveprimet e nj\u00eb personi me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ket\u00eb efekte ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt, zhvillimi i t\u00eb cil\u00ebve varet nga krijimi i lidhjeve me an\u00ebtar\u00ebt e familjes dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/publichealth.tulane.edu\/blog\/mental-health-public-health\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre<\/a>.<\/p>\n<p>Prema\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nimh.nih.gov\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndetit Mendor<\/a>\u00a0n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb n\u00eb kat\u00ebr persona preken nga probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsohet se \u00e7rregullimet e ankthit jan\u00eb problemet m\u00eb t\u00eb raportuara t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.thezebra.com\/resources\/research\/mental-health-statistics\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ShBA<\/a>. Llogaritet se mbi 42 milion\u00eb amerikan\u00eb vuajn\u00eb nga nj\u00eb \u00e7rregullim i till\u00eb. Nd\u00ebrsa, n\u00eb nivel global konsiderohet se mbi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.thezebra.com\/resources\/research\/mental-health-statistics\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">800<\/a>\u00a0milion\u00eb njer\u00ebz vuajn\u00eb nga \u00e7rregullime t\u00eb ndryshme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, k\u00ebto v\u00ebshtir\u00ebsi kalojn\u00eb pa u v\u00ebrejtur nga rrethi familjar apo shoq\u00ebror. Kjo ndodh sepse shpeshher\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb tendenc\u00eb t\u2019i fshehin sfidat e tyre t\u00eb sh\u00ebndetit mendor nga familjar\u00ebt, miqt\u00eb apo bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, sepse e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00ebn e nevojshme profesionale.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb evidente n\u00eb vendet n\u00eb zhvillim, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Kosova, sepse roli i psikologut \u00ebsht\u00eb relativisht i ri dhe edukimi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e psikologut ka munguar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu, vite m\u00eb par\u00eb, problemet e sh\u00ebndetit mendor jan\u00eb par\u00eb kryesisht si probleme q\u00eb shkaktohen nga \u201cfaji i dikujt\u201d, apo se sepse jan\u00eb t\u00eb prekur nga \u201csyri i keq\u201d. Gjithashtu, njer\u00ebzit kan\u00eb besuar se problemet e tilla n\u00eb thelb jan\u00eb \u201c\u00e7rregullime t\u00eb pash\u00ebrueshme t\u00eb trurit\u201d, gj\u00eb q\u00eb e ka intensifikuar frik\u00ebn dhe stigm\u00ebn q\u00eb i rrethon k\u00ebto probleme.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, njer\u00ebzit me probleme t\u00eb tilla jan\u00eb izoluar nga familja e shoq\u00ebria dhe jan\u00eb diskriminuar si n\u00eb pun\u00eb, ashtu edhe n\u00eb dh\u00ebnie t\u00eb kujdesit dhe trajtimit gjithashtu.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb krahasim me t\u00eb kaluar\u00ebn, ka nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebnyr\u00eb se si njer\u00ebzit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i shohin problemet e sh\u00ebndetit mendor, edhe pse akoma ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb adres\u00eb primare p\u00ebr k\u00ebrkim t\u00eb ndihm\u00ebs nuk e kan\u00eb psikiatrin apo psikologun.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, personat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb tregojn\u00eb se fillimisht jan\u00eb \u2018\u2019trajtuar\u2019\u2019 p\u00ebr disa koh\u00eb nga persona q\u00eb nuk jan\u00eb kompetent\u00eb apo nuk kan\u00eb shkollim adekuat p\u00ebr trajtim t\u00eb problemeve t\u00eb tilla, e m\u00eb pas kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb te psikologu.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e domosdoshme t\u00eb flitet p\u00ebr problemet e sh\u00ebndetit mendor dhe t\u00eb sensibilizohen qytetar\u00ebt p\u00ebr trajtimin adekuat t\u00eb k\u00ebtyre problemeve te profesionist\u00ebt e fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova ende nuk ka nj\u00eb skanim t\u00eb gjendjes s\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe \u00e7rregullimeve predominuese. Si rrjedhoj\u00eb, nuk ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna sistematike dhe t\u00eb strukturuara, t\u00eb cilat do t\u00eb ndihmonin n\u00eb identifikimin e rasteve m\u00eb t\u00eb cenueshme dhe trajtimin e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs akoma ekziston nj\u00eb nivel i lart\u00eb i stigm\u00ebs ndaj problemeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, si dhe nuk ka gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor, si\u00e7 k\u00ebrkohet ndihm\u00eb p\u00ebr probleme t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me sh\u00ebndetin fizik.<\/p>\n<p>Po ashtu, akoma ekziston frika nga stigmatizimi dhe paragjykimi n\u00ebse e pranojn\u00eb hapur se po ballafaqohen me nj\u00eb problem kronik apo sfid\u00eb akute t\u00eb sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit ka nj\u00eb gatishm\u00ebri m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor, por edhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e nevojshme profesionale. Po ashtu, Kosova ka p\u00ebrjetuar rritje dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb institucioneve q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb sh\u00ebndetit mendor, si dhe t\u00eb numrit t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00ebnyra m\u00eb adekuate p\u00ebr t\u2019i kap\u00ebrcyer paragjykimet e njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet kontaktit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ndarja e historis\u00eb personale me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Studimet e deritanishme tregojn\u00eb se njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar probleme me sh\u00ebndetin mendor dhe nuk i fshehin historit\u00eb e tyre, kan\u00eb m\u00eb pak ndjenja negative p\u00ebr veten dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/sanacounselling.ca\/blog\/the-importance-of-speaking-openly-about-mental-health\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tyre<\/a>.<\/p>\n<p>Rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim mund t\u00eb luajn\u00eb personat me influenc\u00eb publike, si\u00e7 jan\u00eb sportist\u00ebt, k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, artist\u00ebt, etj. Ndarja e historive t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrballjes me problemet e sh\u00ebndetit mendor me publikun e gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb ndikuese dhe efikase edhe te simpatizuesit e tyre apo popullata e cila p\u00ebrballet me sfida t\u00eb ngjashme, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Mosmarrja me koh\u00eb e ndihm\u00ebs nga ana e psikologut apo psikiatrit, var\u00ebsisht nga specifikat e problemit, e v\u00ebshtir\u00ebson trajtimin adekuat, si dhe e ul mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb jetike t\u00eb kuptojm\u00eb se sh\u00ebndeti mendor nuk duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb tem\u00eb tabu. Hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb dhe t\u00eb flasim hapur p\u00ebr sfidat e sh\u00ebndetit mendor dhe k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme, pa frik\u00ebn e stigmatizimit apo gjykimit. Adresimi i problemeve n\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb hershme n\u00ebnkupton edhe mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr trajtim efektiv.<\/p>\n<p>Hapi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ofrimi i sh\u00ebrbimeve profesionale nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe forcimi i rrjeteve t\u00eb tyre t\u00eb mb\u00ebshtetjes. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku \u00e7do individ ndihet i sigurt p\u00ebr t\u00eb adresuar dhe trajtuar si duhet sfidat e sh\u00ebndetit mendor.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebndeti mendor luan nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb jet\u00ebn e secilit individ dhe ndikon n\u00eb mir\u00ebqenien e tyre. Sh\u00ebndeti mendor ndihmon n\u00eb menaxhimin e stresit, nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore dhe p\u00ebrcaktimin e zgjedhjeve personale, mes t\u00eb tjerash. Nga ana tjet\u00ebr, sh\u00ebndeti i dob\u00ebt mendor mund t\u00eb ket\u00eb pasoja serioze negative n\u00eb mir\u00ebqenien e individit, si dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":334,"featured_media":9690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[489,751,930],"ppma_author":[346],"class_list":["post-2401","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-health-care","tag-mental-health","tag-mental-illness"],"authors":[{"term_id":346,"user_id":334,"is_guest":0,"slug":"violeta-zefi","display_name":"Violeta Zefi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png"},"user_url":"","last_name":"Zefi","first_name":"Violeta","description":"Violeta Zefi ka ndjekur studimet themelore dhe ato master, n\u00eb fush\u00ebn e Psikologjis\u00eb, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. N\u00eb vitin 2017 ka p\u00ebrfunduar studimet e doktorat\u00ebs n\u00eb Masaryk University, Republik\u00eb \u00c7eke. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndjek specializimin n\u00eb fush\u00ebn e \u201cPsikologjis\u00eb Klinike\u201d. Nga viti 2006 ka punuar p\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrpos ligj\u00ebrimit ajo punon edhe si Psikologe n\u00eb Asociacionin Kosovar t\u00eb Personave q\u00eb Jetojn\u00eb me HIV\/AIDS (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Global Fund p\u00ebr HIV\/AIDS) dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar si psikologe, konsulente dhe trajnere n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/334"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2402,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2401\/revisions\/2402"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2401"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}