{"id":2416,"date":"2023-12-22T12:18:09","date_gmt":"2023-12-22T11:18:09","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2416"},"modified":"2023-12-31T16:06:07","modified_gmt":"2023-12-31T15:06:07","slug":"stereotipet-gjinore-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-historite-e-dhunes-seksuale-te-perjetuar-gjate-luftes-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/stereotipet-gjinore-dhe-ndikimi-i-tyre-ne-historite-e-dhunes-seksuale-te-perjetuar-gjate-luftes-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Stereotipet gjinore dhe ndikimi i tyre n\u00eb historit\u00eb e dhun\u00ebs seksuale t\u00eb p\u00ebrjetuar gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em>Ilustrimet nga: Artan Balaj<\/em><\/p>\n<p>&#8220;Z\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar&#8221; p\u00ebrmban rr\u00ebfime thell\u00ebsisht prek\u00ebse, q\u00eb zbulojn\u00eb histori t\u00eb pa treguara t\u00eb burrave dhe djemve t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb koh\u00eb lufte.\u00a0 Libri i kujtimeve v\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes rr\u00ebfimet e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb jetuar tmerre t\u00eb paimagjinueshme, si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar narrativat dominuese t\u00eb koh\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi nj\u00eb aspekt t\u00eb heshtur t\u00eb tragjedis\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb margjinat e err\u00ebta t\u00eb luft\u00ebs, ku dhuna dhe vuajtjet l\u00ebn\u00eb plag\u00eb t\u00eb pashlyeshme, disa z\u00ebra shpesh mbeten t\u00eb heshtura, t\u00eb varrosura n\u00ebn pesh\u00ebn e tabuve shoq\u00ebrore dhe stereotipeve t\u00eb rr\u00ebnjosura thell\u00eb.<\/p>\n<p>Dhuna seksuale si arm\u00eb e luft\u00ebs i \u00ebsht\u00eb drejtuar mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb dhe nuk ka qen\u00eb homogjene. \u201cTradicionalisht\u201c vet\u00ebm grat\u00eb dhe vajzat jan\u00eb perceptuar si caqe t\u00eb p\u00ebrdhunimit, por raportimet nga terrenet e luft\u00ebs dhe zonat e konfliktit tregojn\u00eb se dhuna seksuale nuk i ka kursyer as burrat e as f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201cnj\u00ebfar\u00eb hije, nj\u00ebfar\u00eb akulli e kam n\u2019shpirt, nuk po mundem m\u2019e largu, se m\u00e2 nuk m\u2019dhemb \u04abka m\u2019kan\u00eb ba, dhimta m\u2019ka kalu, por shpirtin e kam akull\u201d &#8211; I mbijetuar f\u00ebmij\u00eb.<\/em><\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2023\/November\/29\/auto_Feride_mrena-tekstit1701269978.png\" alt=\"Image\" width=\"660\" height=\"425\" \/><\/div>\n<p>Fjalia e m\u00ebsip\u00ebrme \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga rr\u00ebfimi i dhimbsh\u00ebm i nj\u00eb t\u00eb mbijetuari i cili n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me krimin e tmerrsh\u00ebm ka qen\u00eb vet\u00ebm 14 vje\u00e7ar. Libri q\u00eb mbani n\u00eb duar p\u00ebrpiqet t\u00eb hedh drit\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe mbi k\u00ebto rr\u00ebfime t\u00eb cilat reflektojn\u00eb realitetin rr\u00ebqeth\u00ebs t\u00eb z\u00ebrave t\u00eb pafajsh\u00ebm, t\u00eb z\u00ebrave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive.<\/p>\n<p>Burrat dhe djemt\u00eb civil\u00eb t\u00eb dhunuar n\u00eb rrethana lufte, jetojn\u00eb t\u00eb stigmatizuar tej mase n\u00eb shoq\u00ebri, nj\u00ebjt\u00eb apo mos m\u00eb shum\u00eb se grat\u00eb dhe vajzat q\u00eb e p\u00ebrjetuan k\u00ebt\u00eb krim lufte. N\u00eb rastin e burrave t\u00eb dhunuar, stereotipet gjinore t\u00eb &#8220;forc\u00ebs&#8221; dhe &#8220;burrnis\u00eb&#8221; kan\u00eb ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb stigmatizimin e tyre. Koncepti tradicional p\u00ebr burrin si nj\u00eb figur\u00eb e fuqishme q\u00eb p\u00ebrballon sfida t\u00eb v\u00ebshtira \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs me p\u00ebrjetimin e vuajtjeve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, pasi q\u00eb dhuna seksuale si arm\u00eb lufte tregon se burrat, ashtu si grat\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj rrezikut t\u00eb dhun\u00ebs dhe se realiteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb kompleks dhe sfidues sesa imazhi i konstruktuar shoq\u00ebror p\u00ebr fuqin\u00eb fizike burr\u00ebrore.<\/p>\n<p>Perceptimet e tilla shoq\u00ebrore t\u00eb cilat e nd\u00ebrlidhin figur\u00ebn e burrit me imazhin e \u201cburrnis\u00eb\u201d, b\u00ebn q\u00eb t\u00eb mbijetuarit t\u00eb jetojn\u00eb me barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb turpit, q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb mbrojn\u00eb veten (dhe n\u00eb shum\u00eb raste edhe grat\u00eb) nga akti posht\u00ebrues i dhunimit. Ata ndjehen t\u00eb thyer dhe fajtor\u00eb, duke ndikuar negativisht n\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimin dhe sh\u00ebndetin emocional. Pasojat e k\u00ebsaj ndenjeje t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb dhe turp\u00ebrimit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb burrat t\u2019iu qasen sh\u00ebrbimeve t\u00eb nevojshme rehabilituese me m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi se grat\u00eb dhe t\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim profesional dhe njohje t\u00eb statusit.<\/p>\n<p>T\u00eb mbijetuarit burra dhe t\u00eb mbijetuarat gra kan\u00eb nevoja dhe sfida t\u00eb ndryshme p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrveprimit t\u00eb faktor\u00ebve biologjik\u00eb, psikologjik\u00eb, social dhe kulturor\u00eb. Andaj, edhe qasja dhe ofrimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb rehabilitimit dallon n\u00eb nj\u00eb\u00a0 mas\u00eb n\u00eb mes tyre. Tek burrat, aspekt thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb trajtimi i ndjenjave t\u00eb turpit dhe fajit duke i sfiduar dhe ri-p\u00ebrkufizuar normat shoq\u00ebrore. Nd\u00ebrsa tek grat\u00eb terapia fokusohet n\u00eb rikthimin e ndjenj\u00ebs s\u00eb liris\u00eb dhe fuqizimit, duke sfiduar \u00e7do ndjenj\u00eb t\u00eb brendshme t\u00eb pafuqis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e kaluar \u201c<a href=\"https:\/\/dwp-balkan.org\/kcfinder\/upload\/files\/PERTEJ%20DHIMBJES,%20DREJTE%20GUXIMIT%20-%20alb%20-%20web%20version.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">P\u00ebrtej dhimbjes, drejt guximit<\/a>\u201d, botuar nga Qendra Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs (QKRMT) n\u00eb bashk\u00ebpunim me forumZFD programi n\u00eb Kosov\u00eb, u shpalos\u00ebn rr\u00ebfimet e partner\u00ebve dhe familjar\u00ebve t\u00eb grave t\u00eb mbijetuara t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb, dhe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb pun\u00ebs hulumtuese, n\u00eb diskurs publik u soll\u00ebn rr\u00ebfimet e dy burrave t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto rr\u00ebfime t\u00eb kontekstualizuara shp\u00ebrfaq\u00ebn dinamika mbi at\u00eb se si dhuna seksuale e p\u00ebrjetuar n\u00eb luft\u00eb ka ndikim n\u00eb rrethin familjar dhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, duke zgjatur ciklin e traum\u00ebs dhe duke mir\u00ebmbajtur turpin si rezultat i stigm\u00ebs dhe paragjykimit shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>&#8220;Z\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje ekskluzive e rr\u00ebfimeve t\u00eb burrave dhe djemve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrjetuan brutalitetin e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ky lib\u00ebr ka p\u00ebr q\u00ebllim dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, informimin e publikut t\u00eb gjer\u00eb mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e dhimbshme dhe ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/91902\/zera-te-pa-degjuar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Z\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar<\/a>&#8221; sjell\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb rr\u00ebfimet drith\u00ebruese, duke hedhur drit\u00eb mbi p\u00ebrvojat e burrave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur me traum\u00ebn e dhun\u00ebs seksuale dhe jan\u00eb shfaqur si fener\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrie, guximi dhe force. Ky lib\u00ebr synon t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb z\u00ebrat e t\u00eb mbijetuarve dhe t\u00eb sfidoj\u00eb stigm\u00ebn shoq\u00ebrore q\u00eb rrethon t\u00eb mbijetuarit burra dhe djem, duke inkurajuar edhe z\u00ebrat e tjer\u00eb t\u00eb heshtur t\u00eb d\u00ebgjohen.<\/p>\n<p>K\u00ebto histori jan\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb e burrave t\u00eb mbijetuar, q\u00eb refuzuan t\u2019u dor\u00ebzoheshin p\u00ebrvojave t\u00eb tyre traumatike. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ata gjet\u00ebn forc\u00ebn p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre, p\u00ebr t\u00eb ecur ngadal\u00eb n\u00eb udh\u00ebtimin e tyre sh\u00ebrues dhe p\u00ebr t\u00eb rind\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre me q\u00ebllim dhe vendosm\u00ebri t\u00eb pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p>Fal\u00eb guximit t\u00eb t\u00eb mbijetuarve, pun\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb profesionale nga ekipi psiko-social i QKRMT-s\u00eb, si dhe raportit t\u00eb mir\u00ebbesimit t\u00eb nd\u00ebrtuar nd\u00ebr vite, protagonist\u00ebt e k\u00ebtij libri arrit\u00ebn ta tejkalojn\u00eb ndjenj\u00ebn e fajit dhe turpit q\u00eb i kaplonte. Me synimin p\u00ebr t\u2019i kontribuar dokumentimit\u00a0 t\u00eb\u00a0 s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ata vendos\u00ebn t\u00eb flasin, duke e mposhtur dhimbjen dhe duke gjetur forc\u00ebn p\u00ebr ti ndar\u00eb p\u00ebrjetimet e tmerrit t\u00eb ndrydhura me vite, me publikun e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrmbledhje rr\u00ebfimesh personale, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tek burrat dhe djemt\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr veprim, nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me supozimet dhe paragjykimet e saj, ku burri shihet si i pamposhtur dhe i papreksh\u00ebm nga ky krim, t\u00eb pranoj\u00eb betejat unike me t\u00eb cilat p\u00ebrballen t\u00eb mbijetuarit burra dhe t\u00eb avokoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mjedis m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00ebn seksuale.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku, ne kemi fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb thyer heshtjen, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar t\u00eb mbijetuarit dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb rrug\u00eb drejt nj\u00eb t\u00eb ardhmeje ku guximi mbizot\u00ebron mbi heshtjen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilustrimet nga: Artan Balaj &#8220;Z\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar&#8221; p\u00ebrmban rr\u00ebfime thell\u00ebsisht prek\u00ebse, q\u00eb zbulojn\u00eb histori t\u00eb pa treguara t\u00eb burrave dhe djemve t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb koh\u00eb lufte.\u00a0 Libri i kujtimeve v\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes rr\u00ebfimet e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb jetuar tmerre t\u00eb paimagjinueshme, si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":425,"featured_media":2417,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[935,693,737,933],"ppma_author":[934],"class_list":["post-2416","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-gender-stereotypes","tag-literature","tag-sexual-violence","tag-social-issues"],"authors":[{"term_id":934,"user_id":425,"is_guest":0,"slug":"feride-rushiti","display_name":"Feride Rushiti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/63c72e6aceaf434260fda8e5_hIEs4mel_70lyHoZjeIYwjyGBwLJjOAapg3j2fbCLrc-scaled.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/63c72e6aceaf434260fda8e5_hIEs4mel_70lyHoZjeIYwjyGBwLJjOAapg3j2fbCLrc-scaled.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Rushiti","first_name":"Feride","description":"Dr. Feride Rushiti \u00ebsht\u00eb themeluese dhe drejtoresh\u00eb ekzekutive e Qendr\u00ebs Kosovare t\u00eb Rehabilitimit p\u00ebr Viktimat e Tortur\u00ebs (QKRMT). P\u00ebrmes gati dy dekadash hulumtimi dhe avokimi, Dr. Rushiti ka siguruar qasje n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat civile t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs 1998-1999. Avokimi i saj \u00e7oi n\u00eb njohjen e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb mesin e viktimave t\u00eb tjera civile t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb vitin 2014 dhe n\u00eb vitin 2017 vendimin historik t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr financimin e pensioneve p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, duke vendosur nj\u00eb precedent p\u00ebr angazhimin e qeveris\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t'u marr\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn e Kosov\u00ebs gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Dr. Rushiti, si mjeke, filloi trajtimin e viktimave civile t\u00eb luft\u00ebs gjat\u00eb konfliktit aktiv n\u00eb vitin 1999."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2416","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/425"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2416"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2416\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2420,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2416\/revisions\/2420"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2417"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2416"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2416"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2416"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2416"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}