{"id":2512,"date":"2021-06-29T10:45:29","date_gmt":"2021-06-29T08:45:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2512"},"modified":"2024-10-16T10:46:27","modified_gmt":"2024-10-16T08:46:27","slug":"cenimi-i-lirise-se-shtypit-ne-hong-kong","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/cenimi-i-lirise-se-shtypit-ne-hong-kong\/","title":{"rendered":"C\u00ebnimi i liris\u00eb s\u00eb shtypit n\u00eb Hong Kong"},"content":{"rendered":"<p><em>Mbyllja me zor e gazet\u00ebs pro demokratike Apple Daily \u00ebsht\u00eb shenja m\u00eb e fundit shqet\u00ebsuese p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb territorin kinez.<\/em><\/p>\n<p>Edhe pse t\u00eb lira prej kufizimeve t\u00eb vendosura mbi gazetarin\u00eb n\u00eb Kin\u00ebn kontinentale fqinje, mediat e ashpra dhe politikisht diverse t\u00eb Hong Kongut jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb ndryshme p\u00ebrgjat\u00eb viteve. Por, pas ligjit drakonian t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb hyri n\u00eb fuqi para nj\u00eb viti, ato sfida jan\u00eb shum\u00ebfishuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike.<\/p>\n<p>Rritja e presionit mbi mediat u v\u00ebrtetua t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn kur gazeta pro demokratike Apple Daily, e cila \u00ebsht\u00eb shpesh kritike ndaj qeverive t\u00eb Kin\u00ebs dhe Hong Kongut, njoftoi se nuk kishte zgjidhje tjet\u00ebr post\u00eb mbyllej. Duke qen\u00eb nj\u00ebra prej m\u00eb t\u00eb lexuarava n\u00eb Hong Kong, gazeta \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb baza t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb burgosur edhe themeluesi i saj, Jimmy Lai.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb mbrojtur me kushtetut\u00ebn lokale, territori kinez tash radhitet i 80-ti prej 180 vendeve dhe rajoneve n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/rsf.org\/en\/ranking\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Indeksin bot\u00ebror t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes<\/a>, plot 18 vende m\u00eb posht\u00eb q\u00eb prej botimit t\u00eb indeksit t\u00eb par\u00eb nga Gazetar\u00ebt pa Kufij m\u00eb 2002.<\/p>\n<p>\u201cS\u2019ka dyshim se k\u00ebto jan\u00eb koh\u00ebrat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta,\u201d \u00a0i tha muajin e kaluar gazet\u00ebs The New York Times kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Gazetar\u00ebve t\u00eb Hong Kongut, Chris Yeung. Ja disa prej m\u00ebnyrave se si po c\u00ebnohet liria e shtypit n\u00eb Hong Kong.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb ligj i ri i mjegullt<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2020, qeveria kineze miratoi nj\u00eb ligj spastrues t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare me q\u00ebllim t\u00eb shtypjes s\u00eb opozit\u00ebs ndaj pushtetit t\u00eb saj n\u00eb Hong Kong, nj\u00eb ish koloni britanike q\u00eb iu kthye Pekinit m\u00eb 1997. Ligji u miratua pas muajsh protestash kund\u00ebr qeveris\u00eb n\u00eb Hong Kong, q\u00eb paraqit\u00ebn sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe politike p\u00ebr Pekinin me dekada, me disa protestues q\u00eb b\u00ebn\u00eb thirrje p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e territorit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ligji p\u00ebrqendrohet n\u00eb kat\u00ebr krimet e terrorizmit, p\u00ebrmbysjes, shk\u00ebputjes dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb fshehta, ekspert\u00ebt ligjor\u00eb thon\u00eb se m\u00ebnyra e mjegullt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb shkruar ligji ka implikime p\u00ebr mediat. Komandanti i policis\u00eb s\u00eb Hong Kongut, Chris Tang paralajm\u00ebroi n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti se policia do t\u00eb hetonte mediat q\u00eb konsiderohen se rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare, duke cituar si shembull Apple Daily-n.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt nuk kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. N\u00eb fjal\u00ebn e saj jav\u00ebn e kaluar shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam la t\u00eb kuptohet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e vet\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se si t\u2019i shmangen shkeljes s\u00eb ligjit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. Ligji nuk prek \u201cpun\u00ebn normale gazetareske,\u201d tha ajo, ndon\u00ebse nuk shpjegoi se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptonte me normale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku askush nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt se ku jan\u00eb vijat e trasha, nj\u00eb reagim i zakonsh\u00ebm ka qen\u00eb vet\u00ebcenzura. Gazetar\u00ebt i shmangen temave t\u00eb caktuara n\u00eb intervista, aktivist\u00ebt kan\u00eb fshir\u00eb historit\u00eb e tyre n\u00eb mediat sociale dhe librarit\u00eb kan\u00eb hequr nga raftet librat e figurave pro demokratike p\u00ebr t\u2019i rishikuar ato. Aktivist\u00ebt, akademik\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb gjithashtu m\u00eb pak t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb flasin hapur, ngurrim q\u00eb u p\u00ebrforcua muajin e kaluar kur nj\u00eb gjykat\u00ebs, duke shpjeguar pse nj\u00eb ish ligjv\u00ebn\u00ebseje t\u00eb akuzuar p\u00ebrmes ligjit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare i ishte refuzuar lirimi me kusht, citoi komentet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb si n\u00eb intervista ashtu edhe n\u00eb mesazhet private me gazetar\u00eb n\u00eb WhatsApp.<\/p>\n<p><strong>Mbyllja e nj\u00eb gazete popullore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2020, zyrtar\u00ebt policor\u00eb arrestuan z.Lai p\u00ebrmes ligjit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, ashtu si\u00e7 kishte parashikuar ai vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb ese p\u00ebr The Times. Disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, ata bastis\u00ebn zyret e Apple Daily, gazettes s\u00eb tij t\u00eb guximshme pro demokratike. Disa reporter\u00eb transmetuan drejtp\u00ebrdrejt bastisjen, p\u00ebrderisa zyrtar\u00ebt rr\u00ebmuan tavolinat e tyre. Policia arrestoi gjithashtu dy f\u00ebmij\u00ebt e z. Lai dhe kat\u00ebr funskionar\u00eb t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb tij Next Digital.<\/p>\n<p>Z. Lai i cili ishte arrestuar edhe m\u00eb par\u00eb lidhur me rolin e tij n\u00eb protestat e paautorizuara t\u00eb vitit 2019, u akuzua p\u00ebrmes ligjit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb me forcat e huaja, p\u00ebrfshi thirrjen p\u00ebr sanksione ndaj Hong Kongut. Ai \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb burg ku do t\u00eb vuaj\u00eb d\u00ebnimin prej 20 muajsh p\u00ebr dy konteste t\u00eb ndryshme lidhur me protestat, por ende ballafaqohet me akuza shtes\u00eb, p\u00ebrfshi mashtrimin dhe tri pika tjera t\u00eb akuz\u00ebs n\u00ebn ligjin e siguris\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb d\u00ebnim me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. (procesi i par\u00eb gjyq\u00ebsor i siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb Hong Kong filloi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e shkuar).<\/p>\n<p>Bastisjet e gushtit tash duket se kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm nxemje. Jav\u00ebn e kaluar, qindra zyrtar\u00eb policor\u00eb bastis\u00ebn zyret e Apple Daily p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, duke arrestuar pes\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs dhe redaktor\u00eb, duke konfiskuar kompjuter\u00ebt e gazetar\u00ebve dhe ngrir\u00eb llogarit\u00eb e kompanis\u00eb. Dy prej t\u00eb arrestuarve jan\u00eb akuzuar p\u00ebrmes ligjit t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr konspiracion p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta me fuqit\u00eb e huaja. Nj\u00eb inspektor i lart\u00eb n\u00eb departamentin e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb policis\u00eb paralajm\u00ebroi gjithashtu publikun q\u00eb t\u00eb mos shp\u00ebrndaj\u00eb artikujt e Apple Daily.<\/p>\n<p>Duke mos qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paguaj\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb llogarive t\u00eb ngrira, Apple Daily tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se do t\u00eb mbyllej pas 26 vitesh. Dita kishte filluar me arrestimin e opinionistit kryesor t\u00eb gazet\u00ebs Yeung Ching-kee, i cili shkruante n\u00ebn pseudonimin Li Ping. Partia Komuniste e Kin\u00ebs dhe aleat\u00ebt e saj n\u00eb Hong Kong \u201ckan\u00eb vendosur t\u2019i z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn Apple Daily-t, t\u00eb vrasin lirin\u00eb e shtypit dhe lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb Hong Kong,\u201d kishte shkruar z.Yeung pas arrestimit t\u00eb z.Lai vitin e kaluar.<\/p>\n<p><strong>Radiotelevizioni publik n\u00ebn presion<\/strong><\/p>\n<p>Radiotelevezionit publik RTHK t\u00eb financuar nga qeveria dhe t\u00eb njohur p\u00ebr gazetarin\u00eb e pavarur po i vihen frenat gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb fillimvitit, qeveria e Hong Kongut akuzoi radiotelevizionin p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe objektiviteti dhe tha se duhet t\u00eb mbik\u00ebqyret m\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi. Zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb propozuar q\u00eb t\u00eb mbyllet fare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb varg zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb larguar nga RTHK n\u00eb muajt e fundit, p\u00ebrfshi edhe drejtorin e radiotelevizionit, i cili u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb sh\u00ebrbyes civil pa p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb gazetari. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, radiotelevizioni ka anuluar programe, nuk ka pranuar shp\u00ebrblime p\u00ebr media dhe ka fshir\u00eb p\u00ebrmbajtje arkivore prej llogarive n\u00eb YouTube dhe Facebook. Znj. Lam iu ofrua nj\u00eb program, i cili transmetohet kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar ndryshimet n\u00eb ligjin zgjedhor dhe kritik\u00ebt thon\u00eb se gati sa nuk i p\u00ebrjashton fare kandidat\u00ebt pro demokratik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, producentjae RTHK-s\u00eb Choy Yuk-ling u d\u00ebnua pasi u gjet fajtore p\u00ebr deklarata t\u00eb rreme me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit t\u00eb materialeve publike, n\u00eb nj\u00eb kontest q\u00eb Komisioni i Mbrojtjes s\u00eb Gazetar\u00ebve e quajti \u201cdisproporcional n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde.\u201d Znj. Choy, e cila ka qen\u00eb duke punuar nj\u00eb material kritik ndaj policis\u00eb, tha se kontesti i saj tregon se si zyrtar\u00ebt p\u00ebrpiqen t\u00eb kufizojn\u00eb qasjen n\u00eb informata t\u00eb cilat dikur kan\u00eb qen\u00eb publike. Ajo ka paraqitur ankes\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin.<\/p>\n<p><strong>Barrierat burokratike<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej ligjit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, ka pasur ndryshime m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb politika q\u00eb gazetar\u00ebt e Hong Kongut thon\u00eb se mund t\u00eb pengojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb punuar. Disa prej ndryshimeve kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nd\u00ebrveprimin me policin\u00eb, e cila pati disa konfrontime t\u00eb tendosura me gazetar\u00ebt gjat\u00eb protestave t\u00eb vitit 2019. Vitin e kaluar, policia tha se do t\u00eb njohin kredencialet e gazetar\u00ebve vet\u00ebm n\u00ebse punojn\u00eb p\u00ebr mediat e regjistruara n\u00eb qeveri, ose p\u00ebr organizata t\u00eb spikatura nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb mediave. Komandanti Tang tha gjithashtu se qasja n\u00eb operacionet e policis\u00eb\u00a0 duhet t\u00eb kufizohet te \u201cmediat e besueshme\u201d.<\/p>\n<p>Ve\u00e7mas nga kjo, qeveria do t\u00eb lejoj\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb t\u00eb fshehin t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndjeshme t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kritik\u00ebt thon\u00eb se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb zbulimin e mashtrimit.<\/p>\n<p>Mediat kan\u00eb raportuar gjithashtu p\u00ebr vonesa n\u00eb procedimin e vizave p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e huaj dhe n\u00eb disa raste ato jan\u00eb refuzuar fare. The Times p\u00ebrmendi ligjin e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe disa telashe me vizat, n\u00eb vendimin e ver\u00ebs s\u00eb kaluar p\u00ebr t\u00eb zhvendosur disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit prej Hong Kongut n\u00eb Seul, ndon\u00ebse mediat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk e kan\u00eb n\u00eb plan t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>Pritet t\u00eb ket\u00eb edhe sfida t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Znj. Lam shkaktoi panik muajin e kaluar kur tha se qeveria po shikonte mund\u00ebsin\u00eb e legjislacionit kund\u00ebr \u201clajmeve t\u00eb rreme,\u201d ku pyetja kryesore \u00ebsht\u00eb se si duhet t\u00eb p\u00ebrkufizohen lajmet e rreme dhe prej kujt. Ligjet e ngjashme t\u00eb miratuara n\u00eb vendet aziatike si Kamboxha, Malajzia dhe Singapori jan\u00eb kritikuar si vegla p\u00ebr t\u2019i z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn disidenc\u00ebs.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2021\/06\/23\/world\/asia\/hong-kong-press-freedom.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The New York Times<\/a>, m\u00eb 23 qershor 2021.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2021\/January\/25\/auto_auto_1200px-U.S._Department_of_State_official_seal.svg16050083051611573665.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbyllja me zor e gazet\u00ebs pro demokratike Apple Daily \u00ebsht\u00eb shenja m\u00eb e fundit shqet\u00ebsuese p\u00ebr gazetar\u00ebt n\u00eb territorin kinez. Edhe pse t\u00eb lira prej kufizimeve t\u00eb vendosura mbi gazetarin\u00eb n\u00eb Kin\u00ebn kontinentale fqinje, mediat e ashpra dhe politikisht diverse t\u00eb Hong Kongut jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb ndryshme p\u00ebrgjat\u00eb viteve. Por, pas ligjit drakonian [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":116,"featured_media":8343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1297],"ppma_author":[137],"class_list":["post-2512","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dragoi-i-zgjuar"],"authors":[{"term_id":137,"user_id":116,"is_guest":0,"slug":"jennifer-jett","display_name":"Jennifer Jett","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/bbea82b0e04c33c763ecabe132a1bd0da6d0de38ccf072e144006b0e328f547d?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Jett","first_name":"Jennifer","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/116"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2512"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2512\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2513,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2512\/revisions\/2513"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2512"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}