{"id":2604,"date":"2017-07-04T16:37:20","date_gmt":"2017-07-04T14:37:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2604"},"modified":"2025-01-14T16:39:58","modified_gmt":"2025-01-14T14:39:58","slug":"shqiperi-intimidimi-strategjik-i-gazetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/shqiperi-intimidimi-strategjik-i-gazetareve\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebri: Intimidimi Strategjik i Gazetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Padit\u00eb e fundit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga gazetar\u00ebt dhe mediat mij\u00ebra euro d\u00ebmshp\u00ebrblime p\u00ebr cenim t\u00eb reputacionit sinjalizojn\u00eb arritjen e Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike n\u00eb Shqip\u00ebri. U takon gjykat\u00ebsve q\u00eb duke zbatuar jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb ndalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb sa nuk e ka d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb gazetarin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Gjykat\u00ebsi Gjin Gjoni dhe gruaja e tij Elona \u00c7aushi m\u00eb 10 maj padit\u00ebn p\u00ebr shpifje\u00a0<a href=\"http:\/\/c\/Users\/norabajrami\/Desktop\/Ministria%20e%20Drejtesise(compressed)\/reporter.al\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">reporter.al,<\/a>\u00a0medium\u00a0<a href=\"http:\/\/www.mapo.al\/2015\/12\/fenomeni-ne-gazetarine-shqiptare-cfare-eshte-birn\/1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">i rrall\u00eb i pavarur\u00a0<\/a>dhe hulumtues n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjoni punon n\u00eb gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr gjykat\u00ebsit m\u00eb t\u00eb pasur shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa \u00c7aushi \u00ebsht\u00eb biznesmene. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cvuajtjeve shpirt\u00ebrore\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb cenimit t\u00eb nderit dhe personalitetit, \u00e7ifti k\u00ebrkon rreth 52,000 euro d\u00ebmshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Padia kund\u00ebr reporter.al ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me tri shkrime t\u00eb publikuara p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/akuzat-per-nje-mal-me-falsifikime-deshtimi-i-prokurorise-ne-hetimin-e-gjin-gjonit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nj\u00ebri trajtonte<\/a>\u00a0mbylljen e hetimit kund\u00ebr gjykat\u00ebsit p\u00ebr fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/rihapet-dosja-e-gjin-gjonit-por-gjyqtari-mbrohet-me-vendim-gjykate\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">tjetri b\u00ebnte<\/a>\u00a0t\u00eb ditur rihapjen e dosjes kund\u00ebr tij dhe<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/nga-gjin-gjoni-te-sinojmeri-lista-e-10-gjyqtareve-me-te-kamur-ne-shqiperi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0i fundit paraqiste<\/a>\u00a010 gjykat\u00ebsit m\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb bazuar n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb &#8211; ku p\u00ebrmendej edhe Gjoni.<\/p>\n<p>Padit\u00ebsit pretendojn\u00eb se hetimi ishte mbyllur p\u00ebr munges\u00eb faktesh, e jo arsye procedurale, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb bazuar gazetari kur ka raportuar p\u00ebr rihapjen e dosjes, ndon\u00ebse shkrimi ka si burim nj\u00eb dokument zyrtar dhe nuk pajtohen me m\u00ebnyr\u00ebn se si gazetarja kishte shpjeguar kurb\u00ebn e pasurimit t\u00eb gjykat\u00ebsit n\u00eb shkrimin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo padi nuk \u00ebsht\u00eb e zakonshme dhe duhet t\u00eb kuptohet si sinjal i qart\u00eb q\u00eb Padit\u00eb Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike (Strategic Lawsuits Against Public Participation \u2013 SLAPP) tashm\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb praktikohen edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Padit\u00eb SLAPP jan\u00eb padi q\u00eb\u00a0<em>prima facie<\/em>\u00a0v\u00ebrehen se nuk jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb fakte dhe se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pasuksesshme n\u00eb gjykat\u00eb. P\u00ebrmes tyre, padit\u00ebsi nuk synon t\u00eb fitoj\u00eb rastin, por ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb frik\u00ebsoj\u00eb dhe dekurajoj\u00eb gazetar\u00ebt nga raportimi i m\u00ebtejm\u00eb i \u00e7\u00ebshtjeve me interes publik duke i detyruar ata t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr procese t\u00eb gjata dhe t\u00eb kushtueshme gjyq\u00ebsore. K\u00ebto padi konsiderohen dhe duhet t\u00eb trajtohen si abuzim i legjislacionit kund\u00ebr shpifjes nga njer\u00ebzit dhe korporatat e fuqishme p\u00ebr t\u00eb heshtur gazetar\u00ebt, mediat dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile (lexo<a href=\"https:\/\/www.article19.org\/data\/files\/medialibrary\/38362\/Defamation-Principles-Background-paper.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0k\u00ebtu<\/a>\u00a0rreth SLAPP). Dometh\u00ebn\u00eb, padi t\u00eb k\u00ebtilla strategjike nuk ngriten vet\u00ebm nga zyrtar\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>Tri shkrimet e reporter.al p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb paditur nga gjykat\u00ebsi Gjoni dhe gruaja e tij, trajtojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb lart\u00eb publik, jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb fakte kredibile dhe jan\u00eb hulumtuar n\u00eb p\u00ebrputhje me obligimet etike t\u00eb gazetar\u00ebve. N\u00eb mbrojtje t\u00eb shkrimeve jan\u00eb shprehur edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/federata-europiane-e-gazetareve-padia-e-gjin-gjonit-ndaj-birn-keqperdorim-i-ligjit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">organizata<\/a>\u00a0nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/ambasadori-i-shba-se-mbeshtet-gazetaret-ne-betejen-ligjore-me-gjyqtarin-gjin-gjoni\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ambasadori amerikan n\u00eb Tiran\u00eb Donald Lu<\/a>\u00a0etj. \u00c7ifti do ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta fitoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb 12 muajve t\u00eb fundit t\u00eb pakt\u00ebn tri padi tjera jan\u00eb ushtruar kund\u00ebr gazetar\u00ebve:<\/p>\n<p>1. Shqiptarja.com po ashtu \u00ebsht\u00eb paditur nga Gjoni dhe \u00c7aushi m\u00eb 10 maj me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rreth 30,000 euro d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr dy shkrime t\u00eb botuara. Nj\u00ebri shkrim raportonte se ndon\u00ebse Gjoni i kishte shp\u00ebtuar me manovra procedurale lakut t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ai p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb detyrohet t\u00eb kaloj\u00eb sit\u00ebn e trefisht\u00eb t\u00eb vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri. Padit\u00ebsit p\u00ebrs\u00ebri insistojn\u00eb se hetimi ishte mbyllur p\u00ebr munges\u00eb faktesh, e jo p\u00ebrmes manovrave procedurale. N\u00eb shkrimin tjet\u00ebr ku raportohej dhe komentohej pasuria e deklaruar nga \u00e7ifti, padit\u00ebsit pretendojn\u00eb se kishte pasakt\u00ebsi.<\/p>\n<p>2. Kompania e nd\u00ebrtimit Edil Al-it n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/regjisori-i-publicus-paditet-per-shkrimin-e-botuar-ne-facebook\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ngritur padi<\/a>\u00a0p\u00ebr shpifje kund\u00ebr regjisorit t\u00eb emisionit \u2018Publicus\u2019 Artan Rama p\u00ebr nj\u00eb shkrim t\u00eb botuar n\u00eb Facebook t\u00eb cilit i k\u00ebrkohen 110,000 euro d\u00ebmshp\u00ebrblim. Shkrimi raportonte se kompania kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb tender p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb nuk kishte paguar detyrimet tatimore ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohej me ligj. Kompania pretendon se dokumenti n\u00eb t\u00eb cilin bazohet shkrimi nuk \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm, sepse i mungon vula e institucionit dhe se i kishte paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>3. American Hospital vitin e kaluar ka ngritur padi p\u00ebr cenim t\u00eb imazhit kund\u00ebr revist\u00ebs \u2018Sh\u00ebndeti Plus\u2019 p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb shkrimi q\u00eb paraqiste ankesat e pacient\u00ebve t\u00eb dializ\u00ebs p\u00ebr ushqim dhe kushte higjieno-sanitare. Spitali, q\u00eb ka fituar tender publik p\u00ebr ofrimin e dializ\u00ebs,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/spitali-amerikan-hedh-ne-gjyq-gazetaret-qe-publikuan-ankesat-e-pacienteve-te-dializes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">arsyetohet<\/a>\u00a0se kontrata me shtetin nuk i detyron ata t\u2019u ofrojn\u00eb ushqim pacient\u00ebve. M\u00eb 21 qershor American Hospital u\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/spitali-amerikan-terhiqet-nga-kerkesa-per-demshperblim-financiar-nga-shendet-plus\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00ebrhoq<\/a>\u00a0nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi prej 7,500 eurosh, por insiston q\u00eb media t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb shkrimin dhe t\u00eb paguaj\u00eb shpenzimet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebto padi shqet\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shumave t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimeve t\u00eb k\u00ebrkuara, t\u00eb cilat n\u00eb vende t\u00eb varfra si Shqip\u00ebria do t\u00eb mund t\u00eb rezultonin n\u00eb mbylljen e mediumeve, por realisht m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr arsye t\u00eb efektit frenues dhe harxhimit t\u00eb koh\u00ebs e resurseve tjera t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb procese gjyq\u00ebsore. Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e k\u00ebtyre padive.<\/p>\n<p>Sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosura nga Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejta e Njeriut (GjEDNj), vendimet e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb detyrueshme q\u00eb t\u00eb konsiderohen nga gjykat\u00ebsit n\u00eb Shqip\u00ebri, d\u00ebmshp\u00ebrblimi p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb reputacionit duhet t\u00eb jet\u00eb proporcional, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn mund t\u00eb ket\u00eb efekt frenimi te gazetar\u00ebt dhe mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb edhe te mbyllja e t\u00ebr\u00ebsishme e medias.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb parim GjEDNj-ja e konfirmoi p\u00ebrs\u00ebri muajin e kaluar n\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/hudoc.echr.coe.int\/eng#{\">Independent Newspapers (Ireland) Limited v. Irland\u00ebs<\/a>. Rasti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gazet\u00ebn irlandeze \u2018The Evening Herald\u2019, e cila kishte publikuar rreth 11 shkrime me t\u00eb cilat \u2013 bazuar n\u00eb thashetheme &#8211; sugjeronte se nj\u00eb konsulente kishte p\u00ebrfituar kontrata nga qeveria p\u00ebr shkak se ishte n\u00eb lidhje intime me nj\u00eb minist\u00ebr. Gazeta, ndon\u00ebse kishte pranuar se kishte shpifur dhe kishte botuar nj\u00eb k\u00ebrkimfalje, ishte d\u00ebnuar me nj\u00eb million euro d\u00ebmshp\u00ebrblim. Gjykata vendosi se d\u00ebmshp\u00ebrblimi nuk ishte proporcional dhe kishte cenuar t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb gazetarit.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e t\u00eb pushtetshm\u00ebve p\u00ebr t\u00eb censuruar lirin\u00eb e shprehjes t\u00eb shfaqura tani p\u00ebrmes padive SLAPP n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb parandalohen sa jan\u00eb ende n\u00eb fillim vet\u00ebm n\u00ebse t\u00eb tri pushtetet e qeverisjes dhe shoq\u00ebria civile shprehin gatishm\u00ebri dhe veprime konkrete p\u00ebr t\u00eb mbrojtur lirin\u00eb e mediave.<\/p>\n<p>Natyrisht, rol par\u00ebsor kan\u00eb gjykatat. T\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsit duhet t\u00eb informohen p\u00ebr ekzistimin e padive SLAPP. Ata duhet t\u00eb njohin mir\u00eb dhe ta zbatojn\u00eb jurisprudenc\u00ebn e GjEDNj-s\u00eb, e cila p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb miq\u00ebsore ndaj gazetar\u00ebve dhe u ofron atyre mbrojtje t\u00eb madhe. Dhe kur ballafaqohen me padi t\u00eb k\u00ebtilla, ata duhet t\u00eb hedhin posht\u00eb ato, kur shihet se me shkrime nuk \u00ebsht\u00eb shkaktur shpifje kund\u00ebr padit\u00ebsve. K\u00ebshtu tashm\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb veprojn\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.article19.org\/data\/files\/medialibrary\/38362\/Defamation-Principles-Background-paper.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">disa gjykat\u00ebs n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb Indi<\/a>. Avokat\u00ebt mbrojt\u00ebs po ashtu mund t\u00eb kontribuojn\u00eb duke iu referuar praktik\u00ebs s\u00eb Strasburgut n\u00eb shkresat e tyre.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u2019i propozoj\u00eb parlamentit legjislacion q\u00eb ndalon abuzimin e legjislacionit kund\u00ebr shpifjes (legjislacion anti-SLAPP) si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb ShBA dhe n\u00eb Kanada. Organizatat jofitimprur\u00ebse, sidomos Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, duhet t\u00eb monitorojn\u00eb vendimet e gjykatave (dhe kritikojn\u00eb ato kur nuk jan\u00eb n\u00eb pajtim me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare) dhe duhet t\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr masa ligjore n\u00eb mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo nd\u00ebrmarrje strategjike e cenimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe gazetaris\u00eb hulumtuese \u00ebsht\u00eb e dukshme dhe e d\u00ebshmuar. U takon pushteteve t\u00eb lartp\u00ebrmendura t\u00eb veprojn\u00eb kund\u00ebr saj.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Padit\u00eb e fundit q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga gazetar\u00ebt dhe mediat mij\u00ebra euro d\u00ebmshp\u00ebrblime p\u00ebr cenim t\u00eb reputacionit sinjalizojn\u00eb arritjen e Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike n\u00eb Shqip\u00ebri. U takon gjykat\u00ebsve q\u00eb duke zbatuar jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut t\u00eb ndalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb sa nuk e ka d\u00ebmtuar m\u00eb shum\u00eb gazetarin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":11216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1930,976],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-2604","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-gjykata","tag-media"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2605,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2604\/revisions\/2605"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2604"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}