{"id":2606,"date":"2017-09-15T16:35:16","date_gmt":"2017-09-15T14:35:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2606"},"modified":"2025-11-27T16:33:21","modified_gmt":"2025-11-27T14:33:21","slug":"qortimi-qe-censuron-gjykatesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/qortimi-qe-censuron-gjykatesit\/","title":{"rendered":"Qortimi q\u00eb Censuron Gjykat\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Gabimet procedurale t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, Hamdi Ibrahimi, detyruan Kushtetuesen t\u00eb mos pranoj\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Sikur t\u00eb gjykohej, Ibrahimi me siguri do t\u00eb fitonte p\u00ebrball\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e penalizoi at\u00eb vet\u00ebm pse guxoi t\u00eb kritikonte publikisht prokurorin\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00eb kritik\u00eb me vend b\u00ebr\u00eb sistemit prokurorial i ka kushtuar ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Hamdi Ibrahimit, me qortim dhe humbje t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr promovim n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa intervistohej n\u00eb emisionin \u201cPuls\u201d n\u00eb \u201cKoha Vision\u201d m\u00eb 29 qershor 2015, Ibrahimi pati deklaruar se nuk kishte opinion t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe se n\u00eb at\u00eb prokurori kishte pasur l\u00ebshime dhe veprime q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb kriminale (<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=UuyGwAYn95s\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shih deklarat\u00ebn n\u00eb minut\u00ebn 50:23<\/a>).<\/p>\n<p>Rreth dy jav\u00eb pas transmetimit t\u00eb emisionit, kryeprokurori i Prishtin\u00ebs Imer Beka ishte ankuar me sukses n\u00eb Zyr\u00ebn e Prokurorit Disiplinor (ZPD) n\u00ebn pretendimin se deklaratat e Ibrahimit kishin \u201cp\u00ebrdhosur dhe denigruar publikisht pun\u00ebn, integritetin dhe profesionalizmin e prokuror\u00ebve\u2026\u201d.<\/p>\n<p>ZPD, m\u00eb 4 dhjetor 2015, i kishte rekomanduar Komisionit Disiplinor t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs (KGjK) ta shpallte Ibrahimin fajtor p\u00ebr sjellje t\u00eb pahijshme dhe shkelje t\u00eb Kodit t\u00eb Etik\u00ebs p\u00ebr Sjellje Profesionale p\u00ebr Gjyqtar\u00eb. M\u00eb 31 mars 2016, komisioni i lartp\u00ebrmendur kishte vendosur q\u00eb deklarata e Ibrahimit p\u00ebrb\u00ebnte sjellje t\u00eb pahijshme dhe i kishte shqiptuar atij mas\u00ebn disiplinore- qortim. Vendimi p\u00ebr qortim \u00ebsht\u00eb publikuar i anonimizuar nga KGjK-ja.<\/p>\n<p>Kur Ibrahimi kandidoi p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Themelor\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb dhjetor 2016, duket q\u00eb qortimi u p\u00ebrdor kund\u00ebr tij. Ai nuk mundi t\u00eb em\u00ebrohej.<\/p>\n<p>Ibrahimi e sfidoi vendimin n\u00eb Kushtetuese, n\u00ebn pretendimin se<em>\u00a0inter alia<\/em>, me qortimin n\u00eb fjal\u00eb atij i \u00ebsht\u00eb shkelur e drejta e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.\u00a0<em>K\u00ebrkesa e Ibrahimit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e par\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes drejtuar gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend.<\/em><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pse Ibrahimi ka vendosur t\u2019i drejtohet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti Kushtetueses, ndon\u00ebse n\u00eb vendimin p\u00ebr qortim, ai udh\u00ebzohet t\u2019i drejtohet KGjK-s\u00eb n\u00eb rast mospajtimi.\u00a0<a href=\"http:\/\/www.gjk-ks.org\/repository\/docs\/gjk_ki_130_16_shq.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kushtetuesja m\u00eb 16 qershor 2017<\/a>\u00a0shpalli t\u00eb papranueshme k\u00ebrkes\u00ebn e Ibrahimit p\u00ebr mosshterim t\u00eb mjeteve juridike. Shterimi i mjeteve juridike do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb pala para se t\u00eb ankohet n\u00eb Kushtetuese duhet t\u2019u drejtohet gjykatave themelore, t\u00eb Apelit dhe Supremes dhe\/ose t\u00eb ndjek\u00eb procedurat tjera administrative. (Ka vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme rreth precedent\u00ebve q\u00eb ka krijuar Kushtetuesja p\u00ebr shterimin e mjeteve juridike, por ato nuk do t\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb blog)<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, Ibrahimi kishte konsideruar \u201cse vet\u00eb fakti q\u00eb ai ka nj\u00eb pozit\u00eb specifike e cila \u2018bart\u2019 me vete t\u00eb drejta, obligime dhe p\u00ebrgjegjesi t\u00eb caktuara, vetvetiu duhet ta liroj\u00eb at\u00eb nga shterimi i t\u00eb gjitha mjeteve juridike t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj dhe t\u00eb cilat q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tij,\u201d arsyetim ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur posht\u00eb nga Kushtetuesja.<\/p>\n<p>Arsyeja q\u00eb ka shtyr\u00eb Ibrahimin t\u00eb rrezikoj\u00eb rastin e tij duke mos respektuar procedurat ligjore mbetet ende mister.\u00a0 A ka menduar q\u00eb Kushtetuesja nuk do t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb t\u00eb shtjerr\u00eb mjetet juridike? Apo ka qen\u00eb ndonj\u00eb arsye tjet\u00ebr e cila nuk reflektohet n\u00eb aktvendimin e gjykat\u00ebs. P\u00ebrgjigjet do t\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb vet\u00ebm Ibrahimi q\u00eb ende nuk ka folur publikisht p\u00ebr aktvendimin e Kushtetueses.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej mosrealizimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr liri t\u00eb shprehjes, ai ka humbur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb testoj\u00eb edhe vet\u00eb Kushtetuesen n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes \u2013 e cila deri m\u00eb tani nuk ka vendosur n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs \u2013 dhe eventualisht t\u00eb krijoj\u00eb precedent mbrojt\u00ebs p\u00ebr koleg\u00ebt e tij q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb publikisht.<\/p>\n<p><strong>Injorimi i GjEDNJ-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Disiplinor i KGjK-s\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr qortim kishte vler\u00ebsuar se me deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb Ibrahimi kishte tejkaluar \u201ckompetencat si kryetar dhe se ai p\u00ebr \u00e7do problem \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i drejtohet KGjK-s\u00eb\u201d. Sugjerimi i KGjK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb censurues dhe i rreziksh\u00ebm, sepse k\u00ebshtu ai tenton t\u2019ua mbyll\u00eb goj\u00ebn gjykat\u00ebsve duke mos i lejuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb debate p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje me interes publik.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Ibrahimi duhet t\u00eb ruaj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb, por komisioni ka d\u00ebshtuar t\u00eb ofroj\u00eb arsyetim se si komentet e Ibrahimit jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e tij. Aty jan\u00eb kopjuar nene t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat jan\u00eb interpretuar gabimisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk jan\u00eb relevante n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, si p.sh konfidencialiteti i informatave.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr qortimin e Ibrahimit q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ngjason n\u00eb nj\u00eb procesverbal, nuk e trajton t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sipas nenit 53 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore duhet t\u00eb interpretohen n\u00eb harmoni me vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GjEDNj).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh rastesh, kjo gjykat\u00eb ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb gjykat\u00ebsve, prokuror\u00ebve dhe avokat\u00ebve q\u00eb publikisht kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr sistemin gjyq\u00ebsor apo prokurorial. Ata g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje t\u00eb lart\u00eb bazuar n\u00eb nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr Mbrojten e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut (Konventa).<\/p>\n<p>N\u00eb rastin\u00a0<a href=\"https:\/\/hudoc.echr.coe.int\/eng#{\">Karzhev k. Bullgaris\u00eb<\/a>, GjEDNj-ja ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb prokurorit q\u00eb kishte akuzuar p\u00ebr korrupsion koleg\u00ebt e tij prokuror\u00eb. N\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/hudoc.echr.coe.int\/eng#{\">Baka k. Hungaris\u00eb<\/a>, gjykata kishte vler\u00ebsuar se kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Hungaris\u00eb Andra?s Baka i ishte shkelur e drejta e liris\u00eb s\u00eb shprehjes kur ishte larguar nga puna para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit p\u00ebr shkak se kishte kritikuar reformat gjyq\u00ebsore. N\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/hudoc.echr.coe.int\/eng#{\">Morice k. Franc\u00ebs<\/a>, gjykata kishte vendosur n\u00eb favor t\u00eb avokatit q\u00eb kishte kritikuar dy gjykat\u00ebs si t\u00eb ansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb precedent\u00ebt e krijuar deri m\u00eb tani, GjEDNj-ja k\u00ebrkon nga autoritetet vendore q\u00eb n\u00eb rastet e liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb marrin parasysh q\u00eb zyrtar\u00ebt publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit, duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb tolerant\u00eb ndaj kritikave. Gjykata pret q\u00eb ato t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb fillimisht n\u00ebse deklaratat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me nj\u00eb tem\u00eb me interes publik, t\u2019i analizojn\u00eb ato n\u00eb kontekst t\u00eb zhvillimeve dhe jo t\u00eb izoluara, t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb n\u00ebse ato jan\u00eb fakte apo opinion dhe t\u00eb tregojn\u00eb kujdes t\u00eb shtuar p\u00ebr caktimin e sanksioneve, sepse ato mund t\u00eb ken\u00eb efekt frenues dhe mund t\u00eb dekurajojn\u00eb zyrtar\u00ebt nga marrja pjes\u00eb n\u00eb debate publike.<\/p>\n<p>KGjK-ja nuk ka p\u00ebrfillur asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb GjEDNj-s\u00eb dhe nuk e ka interpretuar t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb ish-kryegjykat\u00ebsit t\u00eb Themelores s\u00eb Prishtin\u00ebs bazuar n\u00eb standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Rrjedhimisht, qortim dhe denigrim publik meritojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e KGjK-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes vendimeve antikushtetuese tentojn\u00eb t\u00eb censurojn\u00eb gjykat\u00ebsit.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kalonte k\u00ebrkesa e Ibrahimit testin e pranueshm\u00ebris\u00eb, Kushtetuesja me siguri do ta gjente fajtore KGjK-n\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb Konvent\u00ebs. KGJK-ja vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti e ka shkelur dy her\u00eb Kushtetut\u00ebn gjat\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Apelit dhe t\u00eb Supremes.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gabimet procedurale t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, Hamdi Ibrahimi, detyruan Kushtetuesen t\u00eb mos pranoj\u00eb n\u00eb shqyrtim nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes. Sikur t\u00eb gjykohej, Ibrahimi me siguri do t\u00eb fitonte p\u00ebrball\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e penalizoi at\u00eb vet\u00ebm pse guxoi t\u00eb kritikonte publikisht prokurorin\u00eb. Nj\u00eb kritik\u00eb me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":11216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1930,2045],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-2606","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-gjykata","tag-liria-e-shprehjes"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2606","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2606"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2606\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2607,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2606\/revisions\/2607"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2606"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2606"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2606"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2606"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}