{"id":2608,"date":"2017-10-10T16:23:26","date_gmt":"2017-10-10T14:23:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2608"},"modified":"2025-01-14T16:35:04","modified_gmt":"2025-01-14T14:35:04","slug":"shtrengimi-i-pabaze-i-lirise-se-shprehjes-se-mllefit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/shtrengimi-i-pabaze-i-lirise-se-shprehjes-se-mllefit\/","title":{"rendered":"Shtr\u00ebngimi i pabaz\u00eb i liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb mllefit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Nj\u00eb rast i ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes me mllef n\u00eb De\u00e7an, \u00ebsht\u00eb komplikuar dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar pa nevoj\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Asim Cenaj, shqiptar nga komuna e De\u00e7anit, kishte qen\u00eb 14 vje\u00e7 kur babai i ishte zhdukur n\u00eb rrethana t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit nd\u00ebretnike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Para af\u00ebr nj\u00eb viti, n\u00eb nj\u00eb takim me kosovar\u00eb serb\u00eb dhe malazez\u00eb t\u00eb zhvendosur n\u00eb Serbi pas largimit t\u00eb forcave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb nga Kosova, Cenaj kishte kritikuar institucionet p\u00ebrse nuk kishin folur paraprakisht me komunitetin shqiptar p\u00ebr takimin dhe kishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ftonte banor\u00ebt \u201cp\u00ebr t\u2019u ballafaquar\u201d me autoritetet e pranishme.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, ai ka gati nj\u00eb vit q\u00eb zvarritet gjykatave p\u00ebr nxitje t\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bllog argumentohet se ky rast q\u00eb hyn direkt n\u00eb fush\u00ebn e ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mllefosur, \u00ebsht\u00eb komplikuar dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar pa nevoj\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr dyshime q\u00eb sanksionohen me kodin penal.<\/p>\n<p>Takimi n\u00eb sall\u00ebn e Asambles\u00eb Komunale t\u00eb De\u00e7anit m\u00eb 1 dhjetor 2016 ishte iniciativ\u00eb e disa organizatave p\u00ebr refugjat\u00eb. Cenaj kishte kuptuar p\u00ebr takimin n\u00eb komun\u00eb, ku punon si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb personave t\u00eb pagjetur.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebsit, Cenaj ishte shprehur n\u00eb takim: \u201c<em>T\u00eb keni turp q\u00eb keni ardhur, sepse nuk jeni t\u00eb mir\u00ebseardhur. Ne e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb kush jeni ju. Ju m\u00eb vrat\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb dhe ardhja juaj \u00ebsht\u00eb provokim p\u00ebr ne. Fillimisht \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb policia, kryetari i komun\u00ebs dhe KFOR-i t\u00eb pyesin fshatar\u00ebt. Ne i njohim fort mir\u00eb kush jan\u00eb, ne e kemi formuar edhe dosjen. Sikur t\u00eb kishit pasur pak nder dhe moral nuk do t\u00eb kishit ardhur p\u00ebr t\u00eb na provokuar k\u00ebshtu. Tani p\u00ebr 30 minuta do t\u2019i lajm\u00ebroj t\u00eb gjith\u00eb familjar\u00ebt e t\u00eb pagjeturve dhe t\u00eb vrar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb me qindra, tani kryetari dhe KFOR-i le t\u00eb ballafaqohen me ta<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Materialet e prokuroris\u00eb nuk sqarojn\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb \u201cballafaqimi\u201d kishte aluduar ai, kur e kishte l\u00ebn\u00eb takimin pas fjal\u00ebs s\u00eb tij, dhe nuk mund t\u00eb hidhet posht\u00eb mund\u00ebsia se ai n\u00ebnkuptonte pranin\u00eb e civil\u00ebve tjer\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb takimin publik.<\/p>\n<p>Cenaj ishte arrestuar dhe ishte ndaluar p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00eb polici. M\u00eb 7 mars 2017, prokurorja e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Pej\u00eb (dega n\u00eb De\u00e7an), Lumturije Vu\u00e7etaj, pas kall\u00ebzimit penal t\u00eb ushtruar nga policia bazuar n\u00eb nenin 147 (1) t\u00eb Kodit Penal q\u00eb kriminalizon gjuh\u00ebn e urrejtjes, i kishte ngritur aktakuz\u00eb zyrtare. \u00a0Ai \u00ebsht\u00eb liruar nga ndalimi policor pas protest\u00ebs s\u00eb organizuar n\u00eb De\u00e7an nga bashk\u00ebpunonj\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Sipas prokurores, Cenaj duhej t\u00eb d\u00ebnohej sepse kishte shfaqur mosdurim etnik, urrejtje dhe kishte nxitur krijimin e situatave konfliktuoze q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb kishin pasoja t\u00eb r\u00ebnda. Prokurorja, megjithat\u00eb, e pranon q\u00eb \u201cdit\u00ebn kritike\u201d nuk ishte shkaktuar ndonj\u00eb pasoj\u00eb konkrete. Aktakuza gjithashtu nuk ka asnj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb zhvendosuri prezent n\u00eb sall\u00eb me pohimin se \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb i\/e rrezikuar.<\/p>\n<p>Para prokuroris\u00eb, Cenaj ka d\u00ebshmuar se kishte dashur t\u00eb shprehte mllefin ndaj \u201catyre q\u00eb kan\u00eb kryer krime lufte\u201d. Ai gjithashtu ka th\u00ebn\u00eb se ka n\u00ebnt\u00eb vjet q\u00eb punon n\u00eb komun\u00eb dhe se nuk ka pasur ndonj\u00eb problem me koleg\u00ebt serb\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi i Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Pej\u00ebs (dega n\u00eb De\u00e7an), Sulltan Dobraj, m\u00eb 6 qershor 2017 \u00a0hodhi posht\u00eb aktakuz\u00ebn. N\u00eb aktvendimin e tij thuhet se veprimet e t\u00eb pandehurit nuk kan\u00eb elemente t\u00eb vepr\u00ebs penale n\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr t\u00eb ekzistuar ajo vep\u00ebr, sipas aktvendimit, duhet q\u00eb veprimet e t\u00eb pandehurit t\u00eb jen\u00eb drejtuara n\u00eb n\u00ebn\u00e7mimin ose p\u00ebrqeshjen e vlerave t\u00eb nj\u00eb kombi ose pakicave komb\u00ebtare, ose q\u00eb dikush t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime me t\u00eb cilat do t\u00eb shprehte ndjenja armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rasti nuk ka p\u00ebrfunduar ende, pas ankes\u00ebs s\u00eb prokuroris\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Aktakuza dhe aktvendimi (ndon\u00ebse n\u00eb favor t\u00eb Cenajt) nuk ofrojn\u00eb prova apo argumente ligjore bind\u00ebse pse fjal\u00ebt e th\u00ebna (nuk) shkaktojn\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes. T\u00eb dy institucionet &#8211; prokuroria dhe gjykata e kan\u00eb\u00a0<em>copy &#8211; paste<\/em>\u00a0nenin p\u00ebrkat\u00ebs pa e interpretuar dhe pa e analizuar at\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat ka ndodhur ngjarja.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebri institucion nuk ka ngritur aspektet kryesore q\u00eb karakterizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb tubimit.<\/p>\n<p>Cenaj duke folur n\u00eb takim ka ushtruar lirin\u00eb e shprehjes p\u00ebr t\u00eb kritikuar institucionet. Kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb e garantuar ligj\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb dhe mund t\u00eb kufizohet n\u00ebse,\u00a0<em>inter alia<\/em>, p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb nxitur urrejtje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u cil\u00ebsuar si nxitje e urrejtjes, fjalimi i tij \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb analizohet sipas standardeve t\u00eb krijuara nga Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Sipas k\u00ebsaj gjykate, n\u00eb rastet kur pretendohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar gjuh\u00eb e urrejtjes, autoritetet duhet t\u00eb marrin parasysh disa faktor\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht a jan\u00eb b\u00ebr\u00eb deklaratat n\u00eb momente t\u00eb tensioneve politike ose shoq\u00ebrore, a mund t\u00eb konsiderohen deklaratat si thirrje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb dhe a kan\u00eb \u00e7uar deklaratat n\u00eb pasoja t\u00eb d\u00ebmshme. K\u00ebto elemente, GjEDNj i ka p\u00ebrmbledhur n\u00eb rastin Perin\u00e7ek k. Zvicr\u00ebs (2015) bazuar n\u00eb nenin 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Sikur policia dhe prokuroria t\u00eb analizonin rastin nga perspektiva e k\u00ebtyre standardeve, v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb mund ta arrestonin dhe ta akuzonin Cenajn.<\/p>\n<p>E drejta tjet\u00ebr q\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb injoruar potencialisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb liria e tubimit paq\u00ebsor, e cila \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb e garantuar n\u00eb Kosov\u00eb me kushtetut\u00eb dhe instrumente nd\u00ebrkomb\u00ebtare. GjEDNj i kushton aq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebsaj t\u00eb drejte, sa n\u00eb rastin\u00a0<a href=\"https:\/\/hudoc.echr.coe.int\/eng#{\">K\u00f6rtv\u00e9lyessy v. Hungary (2017)<\/a>\u00a0ajo ka th\u00ebn\u00eb se protestat n\u00eb vende publike mund t\u00eb shkaktojn\u00eb edhe \u00e7rregullime dhe prap\u00eb, kur ato nuk jan\u00eb t\u00eb dhunshme, autorietet duhet t\u2019i tolerojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse aktakuza dhe aktvendimi jan\u00eb vendosur n\u00eb koh\u00eb rekorde t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr praktik\u00ebn kosovare, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb prokuroria dhe gjykata kan\u00eb injoruar praktik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, gjykata ka d\u00ebshtuar ta interpretoj\u00eb seriozisht rastin. Edhe pse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kontekst emocional q\u00eb vjen si pasoj\u00eb e nd\u00ebrlikimeve t\u00eb luft\u00ebs, Cenaj nuk kishte b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kishte shkaktuar nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pak\u00ebndshme n\u00eb sall\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti i Cenajt d\u00ebshmon se autoritetet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kan\u00eb mang\u00ebsi t\u00eb njohurive elementare t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tubimit dhe se nuk p\u00ebrfillin obligimin kushtetues q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ato kan\u00eb harxhuar kot parat\u00eb e tatimpaguesve.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rast i ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes me mllef n\u00eb De\u00e7an, \u00ebsht\u00eb komplikuar dhe \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar pa nevoj\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Asim Cenaj, shqiptar nga komuna e De\u00e7anit, kishte qen\u00eb 14 vje\u00e7 kur babai i ishte zhdukur n\u00eb rrethana t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit nd\u00ebretnike n\u00eb Kosov\u00eb. Para af\u00ebr nj\u00eb viti, n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":11934,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[2045],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-2608","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-liria-e-shprehjes"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2608"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2608\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2609,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2608\/revisions\/2609"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11934"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2608"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}