{"id":2614,"date":"2018-02-08T11:42:41","date_gmt":"2018-02-08T09:42:41","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2614"},"modified":"2025-01-16T11:44:51","modified_gmt":"2025-01-16T09:44:51","slug":"jahjaga-qendron-drejt-ne-opinion-dhe-kauze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/jahjaga-qendron-drejt-ne-opinion-dhe-kauze\/","title":{"rendered":"Jahjaga q\u00ebndron drejt &#8211; n\u00eb opinion dhe kauz\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Padia q\u00eb vjen nga Suhareka kund\u00ebr ish-Presidentes Jahjaga, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht leht\u00eb e mposhtshme, \u00ebsht\u00eb paq\u00ebllimsh\u00ebm e dobishme: ajo e mban n\u00eb publik tem\u00ebn e vuajtjes s\u00eb gruas nga patriarkalizmi dhe na tregon sa mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sot nj\u00eb politikane &#8211; q\u00eb sado me fuqi t\u00eb vog\u00ebl &#8211; ka kredibilitet dhe p\u00ebrfaq\u00ebson kauz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ish-Presidentja e Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga, m\u00eb 20 mars 2017 kishte mbajtur nj\u00eb fjalim me rastin e hapjes s\u00eb Jav\u00ebs s\u00eb Gruas t\u00eb organizuar nga Instituti Komb\u00ebtar Demokratik (NDI) dhe Agjencia e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (USAID). Fjalimin e kishte\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/atifete.jahjaga.zprk\/posts\/1282227475199726\">botuar edhe n\u00eb Facebook<\/a>.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ish-Presidentja kishte th\u00ebn\u00eb:\u00a0<em>\u201cSi mundemi, ne, respektuesit e kuot\u00ebs s\u00eb tridhjet\u00eb p\u00ebrqindshit, promovuesit dhe avokuesit p\u00ebr t\u00eb drejtat e gruas, t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb hiqet zvarr\u00eb nga sht\u00ebpia e saj ku me vite ka grumbulluar kujtimet e m\u00eb t\u00eb dashurve\u2026asaj \u00ebsht\u00eb duke iu mohuar e drejta mbi pron\u00ebn, bashk\u00ebnd\u00ebrtuese e s\u00eb cil\u00ebs ishte\u2026dyert e sht\u00ebpis\u00eb ku kishte nisur e krijuar familjen deri n\u00eb ato momente t\u00eb kobshme q\u00eb e kishin privuar p\u00ebrjet\u00eb nga ajo lumturi, do t\u2019i mbyllen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb normave, t\u00eb burrnis\u00eb, t\u00eb tradit\u00ebs\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Presidentja po i referohej Shyhrete Berish\u00ebs e cila u b\u00eb e njohur n\u00eb betejen e saj ligjore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi sht\u00ebpin\u00eb ku kishte jetuar n\u00eb Suharek\u00eb.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/atifete.jahjaga.zprk\/posts\/1282227475199726\">Aty kishte jetuar me burrin dhe kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i qen\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Ajo kishte mbijetuar me shum\u00eb plag\u00eb n\u00eb trup pasi kishte k\u00ebrcyer nga kamioni me t\u00eb cilin forcat serbe po i bartnin trupat e pajet\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj<\/a>.<\/p>\n<p>Kunati i mbijetuar kishte pretenduar t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ku ajo kishte jetuar me familjen. Por, pas nj\u00eb beteje t\u00eb gjat\u00eb ligjore, gjykata i dha asaj t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb proces, Shyhrete Berisha u b\u00eb e njohur n\u00eb mesin e aktivist\u00ebve dhe n\u00eb publik &#8211; meq\u00eb rasti i saj sfidonte diskriminimin patriarkal t\u00eb gruas.<\/p>\n<p>Tani, Xhelal dhe Arben Berisha nga Suhareka, familjar\u00eb t\u00eb burrit t\u00eb Shyhrete Berish\u00ebs, po e sfidojn\u00eb p\u00ebr shpifje Presidenten Jahjaga. Me padi t\u00eb ushtruar jasht\u00eb afatit ligjor, m\u00eb 8 shtator 2017, ata kan\u00eb k\u00ebrkuar 250,000 euro kompensim d\u00ebmi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb reputacionit, mas\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr ndalimin e shpifjes, si dhe t\u00ebrheqjen e informacionit shpif\u00ebs. Gjykimi pritet t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb 14 shkurt 2018.<\/p>\n<p>Ky blog ofron argumente q\u00eb favorizojn\u00eb hedhjen posht\u00eb t\u00eb padis\u00eb p\u00ebr kompensim d\u00ebmi si e pas-afatshme. N\u00ebse padit\u00ebsit, megjithat\u00eb, kan\u00eb argumente bind\u00ebse p\u00ebr dor\u00ebzimin e padis\u00eb \u00a0me vones\u00eb, ajo duhet t\u00eb refuzohet prap\u00eb &#8211; si e pabazuar. Fjalimi i Jahjag\u00ebs g\u00ebzon mbrojtje ligjore ngase trajton \u00e7\u00ebshtje me interes t\u00eb lart\u00eb publik dhe p\u00ebrmban metafor\u00eb, ekzagjerim dhe opinion t\u00eb bazuar n\u00eb fakte publikisht t\u00eb njohura dhe t\u00eb v\u00ebrtetuara.<\/p>\n<p>Padia kund\u00ebr ish-presidentes \u00ebsht\u00eb ushtruar gjasht\u00eb muaj pas publikimit t\u00eb fjalimit t\u00eb kontenstuar. Ligji Civil Kund\u00ebr Shpifjes dhe Fyerjes parasheh afatin prej tre muajsh p\u00ebr t\u00eb parashtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kompensim d\u00ebmi. Afati llogaritet nga dita kur personi q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb d\u00ebmit; n\u00eb asnj\u00eb rast ankesa nuk duhet t\u00eb shtrohet m\u00eb von\u00eb se nj\u00eb vit. An\u00ebtar\u00ebt e familjes Berisha do ta ken\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta argumentojn\u00eb para gjykat\u00ebs q\u00eb asnj\u00ebri nga ta nuk \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr fjalimin e Jahjag\u00ebs p\u00ebrmes televizionit, shtypit, radios ose mediave online brenda afatit prej tre muajsh.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej aspektit procedural, e drejta e grave p\u00ebr trash\u00ebgim n\u00eb pron\u00eb \u00ebsht\u00eb tem\u00eb me interes publik sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me trajtimin e pabarabart\u00eb ligjor t\u00eb grave karshi burrave. Vet\u00ebm\u00a0<a href=\"http:\/\/www.eulex-kosovo.eu\/eul\/repository\/docs\/Inheritance_1N.pdf\">rreth 15 p\u00ebr qind e pronave\u00a0<\/a>n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb regjistruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grave, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shifr\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb Ballkan. Rasti gjyq\u00ebsor i Shyhrete Berish\u00ebs ka ndikuar q\u00eb kjo tematik\u00eb \u2013 diskriminimi i grave karshi burrave n\u00eb g\u00ebzimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs &#8211; t\u00eb debatohet aktivisht n\u00eb qeveri, parlament, shoq\u00ebri civile dhe n\u00eb publik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Jahjaga me t\u00eb drejt\u00eb ia kishte kushtuar fjalimin e saj t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb gruas p\u00ebr trash\u00ebgim n\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>Fjalia \u201c<em>\u2026nj\u00eb grua t\u00eb hiqet zvarr\u00eb nga sht\u00ebpia e saj<\/em>\u201d duhet t\u00eb kuptohet si metafor\u00eb dhe ekzagjerim me q\u00ebllim t\u00eb shprehjes s\u00eb solidaritetit. Nj\u00ebjt\u00eb duhet t\u00eb kuptohet edhe fjalia \u201c<em>\u2026do t\u2019i mbyllen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb normave, t\u00eb burrnis\u00eb, t\u00eb tradit\u00ebs<\/em>\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb simbolizuar dominimin e pakontestuesh\u00ebm t\u00eb burrave n\u00eb secil\u00ebn sfer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb dyja k\u00ebto shprehje bien n\u00eb fush\u00ebveprimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb opinionit dhe nuk mund t\u00eb konsiderohen si fakte.<\/p>\n<p>Jahjaga nuk e akuzon asnj\u00eb person me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr p\u00ebr \u201ct\u00ebrheqje zvarr\u00eb\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u00a0\u201cburrnis\u00eb\u201d prandaj prentendimet p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb reputacionit jan\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, metafora mund t\u00eb jet\u00eb e insipiruar nga ngjarja q\u00eb kunata e Shyhretes, Vjollca Berisha, ia kishte p\u00ebrshkruar gazet\u00ebs\u00a0<a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/world\/1999\/jun\/17\/balkans8\">The Guardian<\/a>\u00a0p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte deklaruar se serb\u00ebt e kishin t\u00ebrhequr zvarr\u00eb dhe e kishin hedhur mbi kamion mbi kufom\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj. Ajo nuk e meritonte edhe nj\u00eb trajtim t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu, fjala \u201cbashk\u00ebnd\u00ebrtuese\u201d, e cila kontestohet nga padit\u00ebsit, \u00ebsht\u00eb opinion i bazuar n\u00eb fakte. Kjo fjal\u00eb nuk duhet t\u00eb lexohet fjal\u00ebp\u00ebrfjalsh\u00ebm, pra si person q\u00eb fizikisht e ka bashk\u00ebnd\u00ebrtuar at\u00eb sht\u00ebpi, por duhet t\u00eb kuptohet si p\u00ebrshkrim i kontributit t\u00eb nj\u00eb gruaje q\u00eb s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn dhe familjen e tyre n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi.\u00a0<a href=\"http:\/\/kallxo.com\/gjysma-e-prones-dhe-gjysma-e-shtepise-takojne-shyhrete-berishes\/\">Gjykata e Suharek\u00ebs ka v\u00ebrtetuar<\/a>\u00a0se Shyhrete Berisha v\u00ebrtet ishte bashk\u00ebpronare e gjysm\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb banimit dhe gjysm\u00ebs s\u00eb paluejtshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pron\u00ebs s\u00eb kontestuar n\u00eb Suharek\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji Civil Kund\u00ebr Shpifjes dhe Fyerjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Jahjag\u00ebs sepse parasheh mbrojtje t\u00eb opinioneve. Sipas nenit 8, q\u00eb \u00ebsht\u00eb neni kryesor relevant n\u00eb rastin konkret, \u201caskush nuk do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shpifje dhe fyerje p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjykata e ka vler\u00ebsuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb deklarim i opinionit, me kusht q\u00eb opinioni t\u00eb jet\u00eb shprehur me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb bazuar n\u00eb ndonj\u00eb fakt\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb saj, sa i p\u00ebrket opinioneve n\u00eb Lingens k. Austris\u00eb kishte vendosur se \u201cekzistimi i fakteve mund t\u00eb d\u00ebshmohet nd\u00ebrsa v\u00ebrtet\u00ebsia e opinionit nuk mund t\u00eb jet\u00eb prov\u00eb e v\u00ebrtetimit\u201d. Rasti kishte t\u00eb b\u00ebnte me kritika t\u00eb ashpra t\u00eb shk\u00ebmbyera n\u00eb mes t\u00eb politikan\u00ebve n\u00eb Austri. Pra, praktika e GjEDNj nuk k\u00ebrkon q\u00eb (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) Jahjaga t\u00eb ofroj\u00eb prova dhe fakte p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar opinionin e saj. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrten do t\u00eb krijohej efekt frenimi n\u00eb t\u00eb shprehur nga frika se duhet t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb secilin opinion meritor me fakte.<\/p>\n<p>Themelorja e Prishtin\u00ebs duhet ta hedh\u00eb posht\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00eb mbrojt\u00ebse. \u00cbsht\u00eb tejet problematike q\u00eb masa mbrojt\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe gjykata ende nuk ka vendosur p\u00ebr t\u00eb. Q\u00ebllimi i saj \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb raste kur ka argumente (n\u00eb rastin konkret nuk ka argumente) t\u00eb ndalohet p\u00ebrhapja e informacionit shpif\u00ebs sa m\u00eb par\u00eb. Ambasadorja Vlora \u00c7itaku n\u00eb shenj\u00eb mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr Jahjagen, n\u00ebn hashtag\u00ebt #mePresidenten dhe\u00a0#meGrat\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/vlora.citaku.1\/posts\/10155080685197414\">me sukses k\u00ebrkoi nga mij\u00ebra ndjek\u00ebs t\u00eb saj n\u00eb Facebook q\u00eb t\u00eb rishp\u00ebrndanin fjalimi e ish-presidentes<\/a>. Po ashtu, dhjet\u00ebra media online pat\u00ebn ripublikuar fjalimin e Jahjag\u00ebs; kjo e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mas\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb padobishme.<\/p>\n<p>Procedura gjyq\u00ebsore kund\u00ebr Jahjages \u00ebsht\u00eb, pra, tentativ\u00eb e pas-afatshme dhe e mposhtshme p\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb drejt\u00ebn e fjalimit politik e cila g\u00ebzon mbrojtje t\u00eb madhe ligjore n\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>Ajo mund t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb paq\u00ebllimshme. Duke e ndjekur bindjen e tyre t\u00eb gabuar, burrat nga Suhareka po i kontribuojn\u00eb shp\u00ebrfaqjes dhe diskutimit publik t\u00eb formave m\u00eb brutale dhe shpirtngushta t\u00eb ushtrimit t\u00eb pushtetit patriarkal.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Presidentja Jahjaga po tregon sa mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb sot nj\u00eb politikane n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; sado me fuqi reale t\u00eb vog\u00ebl &#8211; kur ka kredibilitet dhe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb kauz\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi publike.<\/p>\n<p>Presidentja Atifete Jahjaga, sikur Shyhrete Berisha, q\u00ebndron drejt n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe kauz\u00ebn e saj. Kurse historia e tmerrshme e luft\u00ebs e Shyhrete Berish\u00ebs dhe beteja e saj e pasluft\u00ebs, duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikujtuar sa pak \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat tona si njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb mbrojtur.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Padia q\u00eb vjen nga Suhareka kund\u00ebr ish-Presidentes Jahjaga, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht leht\u00eb e mposhtshme, \u00ebsht\u00eb paq\u00ebllimsh\u00ebm e dobishme: ajo e mban n\u00eb publik tem\u00ebn e vuajtjes s\u00eb gruas nga patriarkalizmi dhe na tregon sa mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb sot nj\u00eb politikane &#8211; q\u00eb sado me fuqi t\u00eb vog\u00ebl &#8211; ka kredibilitet dhe p\u00ebrfaq\u00ebson kauz\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":12092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2341,1332],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-2614","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-jahjaga","tag-opinion"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2614"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2614\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12094,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2614\/revisions\/12094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2614"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}