{"id":2714,"date":"2020-09-02T14:23:21","date_gmt":"2020-09-02T12:23:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2714"},"modified":"2024-09-16T14:24:49","modified_gmt":"2024-09-16T12:24:49","slug":"ne-ekuacionin-e-ballkanit-demokracia-eshte-vlere-e-panjohur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/ne-ekuacionin-e-ballkanit-demokracia-eshte-vlere-e-panjohur\/","title":{"rendered":"N\u00eb ekuacionin e Ballkanit, demokracia \u00ebsht\u00eb vler\u00eb e panjohur"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Ferri jan\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb, Zhan-Pol Sartri<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Drama \u201cS\u2019ka dalje\u201d nga filozofi francez Zhan-Pol Sartri nuk \u00ebsht\u00eb aq e popullarizuar n\u00eb teatro sot sa ka qen\u00eb para disa dekadash. Fatkeq\u00ebsisht, ajo \u00ebsht\u00eb ekzekutuar shpesh n\u00eb realitet, kurse fabula dhe natyra pesimiste e saj m\u00eb kujtojn\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vdekjes, tre burra d\u00ebnohen ta kalojn\u00eb koh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb madhe recepsioni, si lloj dhome e pritjes, pa ditur se \u00ebsht\u00eb gjykimi i tyre i p\u00ebrhersh\u00ebm &#8211; se \u00ebsht\u00eb Ferri i tyre. Duke qen\u00eb t\u00eb mbyllur, ata jetojn\u00eb pran\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe ushqejn\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin, urrejtjen dhe pafuqin\u00eb. Ata jan\u00eb t\u00eb mallkuar t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisin gabimet e nj\u00ebjta. Nuk ka zgjidhje p\u00ebr problemet dhe s\u2019ka dalje nga rrethi i tyre vicioz.<\/p>\n<p>Shikoni v\u00ebrdall\u00eb dhe mendoni nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt dhe situat\u00ebn e tanishme n\u00eb rajon. A keni p\u00ebrshtypjen se jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Sartrit, duke pritur p\u00ebr dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira dhe duke i p\u00ebrs\u00ebritur gabimet? Ve\u00e7, ky s\u2019\u00ebsht\u00eb teat\u00ebr, por realitet.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga ardhjet e reja n\u00eb politik\u00eb, pak gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar n\u00eb rajon gjat\u00eb disa dekadave t\u00eb fundit. K\u00ebta jan\u00eb avatar\u00ebt, tellall\u00ebt e ideeve t\u00eb nj\u00ebjta, retorika e nj\u00ebjt\u00eb, ikonografia e nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb na kan\u00eb gjunj\u00ebzuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta dhe si\u00e7 thoshte Ane Markoviq, na kan\u00eb shtyr\u00eb n\u00eb skaj t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb dhom\u00ebn e pritjes s\u00eb p\u00ebrhershme. [1]<\/p>\n<p>Ndryshimi i qeverive as nuk ka sjell\u00eb ndryshim t\u00eb politikave, as nuk ka dh\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rishikim serioz, objektiv dhe t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, as nuk ua ka dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ideve t\u00eb pajtimit, toleranc\u00ebs dhe mir\u00ebkuptimit. Ferri jan\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p><em><strong>Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa t\u00eb dukesh fetar! Nikolo Makiaveli<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit parlamentare n\u00eb Malin e Zi mbase jan\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i rrotullimit ton\u00eb rreth vetvetes. Gjukanoviqi dhe Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (PDS) kan\u00eb pasur pushtetin p\u00ebr 30 vitet e fundit. Sidoqoft\u00eb, as opozita nuk ka ndryshuar.<\/p>\n<p>Partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, ato proserbe t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga turbo-ortodoksia e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe (KOS), \u00e7mojn\u00eb ideologjin\u00eb e Sllobodan Millosheviqit dhe p\u00ebrkrahin urrejtjen fetare dhe komb\u00ebtare, duke k\u00ebrkuar z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb sunduesi autokratik (Gjukanoviq) me Vu\u00e7iqin si idhull.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb tipit t\u00eb Teatrit Absurd, Kisha Ortodokse Serbe po udh\u00ebheq \u201cpopullin\u201d kund\u00ebr nj\u00eb regjimi tradhtar, t\u00eb korruptuar dhe autoritar n\u00eb Malin e Zi, duke mb\u00ebshtetur regjimin hibrid n\u00eb Serbi dhe duke lart\u00ebsuar Putinin. Ikonografia \u00ebsht\u00eb e ngjashme me vitet e 80-ta, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe retorika &#8211; Kosova \u00ebsht\u00eb ende Serbi, \u201cne\u201d dhe rus\u00ebt ende jemi 200 milion\u00eb, i vetmi q\u00eb na mungon \u00ebsht\u00eb Sllobodan Millosheviqi.<\/p>\n<p>Kjo retorik\u00eb nacionaliste serbe-ortodokse nuk do t\u2019i bind\u00eb fare mendjet dhe zemrat e shqiptar\u00ebve, boshnjak\u00ebve ose kroat\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Malin e Zi. P\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e minoriteteve komb\u00ebtare n\u00eb Malin e Zi, PDS-ja nuk ishte e d\u00ebshiruar, por ishte partneri i vet\u00ebm i mundsh\u00ebm n\u00eb horizontin politik t\u00eb vendit. A do t\u00eb ndryshoj\u00eb pas zgjedhjeve? V\u00ebshtir\u00eb se shqiptar\u00ebt, boshnjak\u00ebt dhe kroat\u00ebt do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb koalicion me ata q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00eb posht\u00ebruese ndaj tyre.<\/p>\n<p>Tekefundit, me ose pa PDS-n\u00eb, nuk ka Mal t\u00eb Zi pa shqiptar\u00eb, boshnjak\u00eb dhe kroat\u00eb, sepse jan\u00eb shtyllat e nj\u00eb Mali t\u00eb Zi qytetar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb absurde q\u00eb thuajse e t\u00ebr\u00eb opozita serbe, nga snobi Boris Tadiq deri te nihilisti Boshko Obradoviq mb\u00ebshtet grupin e partive n\u00eb Malin e Zi q\u00eb varen politikisht dhe financiarisht nga Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb partive q\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebnuar brutalitetin e policis\u00eb serbe ndaj protestuesve, p\u00ebrfshir\u00eb Obradoviqin, para disa jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond t\u00eb muzik\u00ebs korale (ortodokse) q\u00eb \u00ebsht\u00eb luajtur n\u00eb Malin e Zi p\u00ebr shum\u00eb muaj, i vetmi z\u00eb (i dob\u00ebt) q\u00eb zhang\u00ebllon \u00ebsht\u00eb ai i ish-aleatit t\u00eb Gjukanoviqit PSD (Partia Socialdemokrate) dhe z\u00ebri paksa m\u00eb i fort\u00eb i l\u00ebvizjes qytetare URA (Veprimi i Bashkuar p\u00ebr Reform\u00eb), aft\u00ebsia e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbetur politikisht e pavarur nga PDS-ja \u00ebsht\u00eb sfiduar vazhdimisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr muaj me radh\u00eb, ne kemi v\u00ebzhguar manipulimet politike nga t\u00eb dyjat, ku energjia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e identitetit, mbijetes\u00ebn e shtetit, ose pyetjet kinse klerike\/fetare, t\u00eb cilat spostojn\u00eb fokusin nga pyetjet q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb theksi i secil\u00ebs fushat\u00eb n\u00eb Ballkan &#8211; korrupsioni, r\u00ebnia ekonomike, papun\u00ebsia, regresi demokratik, shkat\u00ebrrimi i paskrupullt i mjedisit (shpyll\u00ebzimi n\u00eb Veri, ose d\u00ebrrmimi i bregdetit n\u00eb Jug), politikat rajonale konstruktive, etj.<\/p>\n<p>Si\u00e7 komentonte nj\u00eb mik imi nga Podgorica: \u201cnj\u00eb grup mbron Shtetin, t\u00eb tjer\u00ebt mbrojn\u00eb kish\u00ebn, fen\u00eb dhe vendet e shenjta, dhe k\u00ebshtu ka shkuar gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit. Partit\u00eb nuk kan\u00eb programe politike dhe u mungojn\u00eb ideologjit\u00eb\u201d. Popullizmi dhe demagogjia mbizot\u00ebrojn\u00eb diskursin publik.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb duhet t\u2019u japin llogari votuesve dhe jan\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr demokracin\u00eb, por \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kesh demokraci me retorik\u00eb naconaliste dhe populliste, dhe ikonografi ortodokse.<\/p>\n<p><em><strong>E kaluam rrug\u00ebn. Rruga ishte e gjat\u00eb. Nuk kishim kuptuar se rruga ishte rreth derisa u b\u00eb shum\u00eb von\u00eb &#8211; Tin Ujeviq<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse dalim nga Mali i Zi dhe shikojm\u00eb p\u00ebrreth, s\u2019do ta shohim nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Politikat e shteteve t\u00eb m\u00ebdha nuk kan\u00eb vdekur. Mediat kan\u00eb mjegulluar realitetin, duke i ushqyer qytetar\u00ebt me narrativa t\u00eb cek\u00ebta dhe t\u00eb pavlera, por t\u00eb rrezikshme. Hap\u00ebsira p\u00ebr analiz\u00eb dhe dialog serioz \u00ebsht\u00eb tkurrur n\u00eb nivelin e gabimit statistikor.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e politikave t\u00eb nj\u00ebjta q\u00eb nga vitet e 90-ta, edhe pse ka disa njer\u00ebz t\u00eb ri\/t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb pushtet n\u00eb vend dhe n\u00eb rajon. \u00cbsht\u00eb aq e fort\u00eb ose e dob\u00ebt sa e duan fqinj\u00ebt. Pavar\u00ebsisht nga ajo q\u00eb thon\u00eb lider\u00ebt e Beogradit ose t\u00eb Zagrebit, \u00e7el\u00ebsi i stabilitetit t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e tyre.<\/p>\n<p>Sa kan\u00eb ndryshuar Shqip\u00ebria dhe Kosova n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si kuptohet dhe ekzekutohet politika? Sa ka ndryshuar p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs sjellja e elitave politike ose kuptimi i nocionit t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb? Ndryshimi \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl dhe thuajse i pav\u00ebrejtsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sa larg ka shkuar kroacia nga politikat komb\u00ebtare t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta? Zgjedhjet e fundit presidenciale t\u00eb Kroacis\u00eb, fushata e Presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviq, problemi i v\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjes\u00a0<em>\u201cT\u00eb Gatsh\u00ebm p\u00ebr Atdheun\u201d<\/em>\u00a0n\u00eb kontekstin e duhur politik dhe historik, dhe popullariteti i Thompson-it jan\u00eb p\u00ebrgjigjet m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Elitat politike t\u00eb rajonit p\u00ebrfitojn\u00eb duke i mbajtur mosmarr\u00ebveshjet rajonale t\u00eb hapura p\u00ebr t\u2019i manipuluar qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u2019i mashtruar partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Kujtoni sa gjat\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur \u00e7\u00ebshtja e emrit mes Greqis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr t\u2019i fuqizuar politikat nacionale t\u00eb kota dhe t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Sado e palogjikshme q\u00eb mund t\u00eb duket, \u00ebsht\u00eb politikisht oportuniste p\u00ebr Serbin\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb pezull negociatat me Prishtin\u00ebn. P\u00ebr Kosov\u00ebn, nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi ekzistenciale, nd\u00ebrsa p\u00ebr Beogradin \u00ebsht\u00eb veg\u00ebl q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr loj\u00ebra diplomatike me Brukselin dhe m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019ia mbajtur der\u00ebn hapur p\u00ebrfshirjes s\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb bisedime.<\/p>\n<p><em><strong>Hendeku demokratik<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kapaciteti i njeriut p\u00ebr drejt\u00ebsi e mund\u00ebson demokracin\u00eb, kurse prirja e njeriut p\u00ebr padrejt\u00ebsi e b\u00ebn demokracin\u00eb t\u00eb nevojshme (Reinhold Niebuhr). Kjo maksim\u00eb e teologut, filozofit dhe aktivistit politik amerikan Niebuhr \u201czuri\u201d nj\u00eb statusin e nd\u00ebrmjetm\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb reformave demokratike, neve na ofrohet nj\u00eb hendek demokratik.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap drejt demokracis\u00eb por nuk kemi arritur asgj\u00ebkundi. Sa m\u00eb shum\u00eb kalon koha, aq m\u00eb tep\u00ebr shikojm\u00eb prapa &#8211; drejt se kaluar\u00ebs, sepse do t\u00eb ktheheshim atje me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. \u00c7far\u00eb na shqet\u00ebson dhe frik\u00ebson \u00ebsht\u00eb ndryshimi i mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb duhet ta nd\u00ebrmarrim. Ne lavd\u00ebrojm\u00eb dhe mitologjizom\u00eb di\u00e7ka q\u00eb s\u2019kemi qen\u00eb kurr\u00eb dhe as nuk do t\u00eb b\u00ebhemi ndonj\u00ebher\u00eb. T\u00eb frym\u00ebzuar nga \u201cjeta e tyre m\u00eb e mir\u00eb\u201d, e jo nga sundimi i tyre i ligjit ose institucionet e forta, ne duam t\u00eb jemi si demokracit\u00eb e zhvilluara. Por nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb lodhshme dhe m\u00eb par\u00eb do t\u2019i binim shkurt q\u00eb t\u00eb ndryshom\u00eb sa m\u00eb pak.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, qytetar\u00ebt kan\u00eb kapacitetin p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe e tregojn\u00eb fytyr\u00ebn her\u00eb pas here. Si lum\u00eb me rrjedh\u00eb t\u00eb dob\u00ebsuar, zem\u00ebrata e tyre shfaqet nganj\u00ebher\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb rebelimeve, protestave dhe kund\u00ebrv\u00ebnieve ndaj padrejt\u00ebsive q\u00eb i rrethojn\u00eb. Njer\u00ebzit jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer, disa jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebruar, por krejt \u00e7far\u00eb duan \u00ebsht\u00eb ndryshimi. Por n\u00eb fund t\u00eb fundit kemi shijen e hidhur q\u00eb padrejt\u00ebsia do t\u00eb triumfoj\u00eb, jo sepse priremi nga padrejt\u00ebsia m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, por se nuk jemi m\u00ebsuar t\u2019i p\u00ebrdorim \u201cveglat demokratike\u201d p\u00ebr t\u2019i arritur q\u00ebllimet tona.<\/p>\n<p>Demokracia nuk ka banuar kurr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Mendoni pak p\u00ebr historin\u00eb e rajonit ton\u00eb n\u00eb shekullin XX. Mungesa e tradit\u00ebs demokratike dhe e kultur\u00ebs s\u00eb dialogut, si dhe mungesa e institucioneve t\u00eb forta dhe t\u00eb pavarura ku do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhte debati p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shtetit kan\u00eb kontribuar shum\u00eb n\u00eb gjakderdhjen q\u00eb i dha fund dram\u00ebs jugosllave. Duke jetuar n\u00eb Belgjik\u00eb, nj\u00eb vend tep\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vija etnike, gjuh\u00ebsore dhe kulturore, kam m\u00ebsuar se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kultura e dialogut politik dhe kompromisi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fare pak n\u00eb rajon p\u00ebr ta ushqyer sensin e detyr\u00ebs shoq\u00ebrore, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies te ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb politik\u00eb. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fare pak p\u00ebr t\u2019i studiuar sistematikisht parimet demokratike p\u00ebrmes sistemit t\u00eb arsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb zgjidhjeve m\u00eb t\u00eb mira, ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe, kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb shkolluarit, t\u00eb pak\u00ebnaqur me riciklimin e modeleve t\u00eb nj\u00ebjta politike, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve kan\u00eb dy mund\u00ebsi &#8211;\u00a0 apatin\u00eb\/mospjes\u00ebmarrjen politike ose shp\u00ebrnguljen. N\u00eb nj\u00eb nivel personal, jeta jasht\u00eb vendit mund t\u00eb sjell mund\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira; p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri, kjo ndodhi precipiton prirje negative n\u00eb procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve dhe \u00e7on te p\u00ebrjashtimi q\u00eb mendojn\u00eb jasht\u00eb kornizave t\u00eb zakonshme kur vjen puna te politika.<\/p>\n<p>Le t\u00eb kthehemi te Mali i Zi p\u00ebr ta mbyllur qarkun. Rezultatet e zgjedhjeve kan\u00eb \u00e7elur shtegun p\u00ebr ndryshim. Kjo l\u00ebvizje mund t\u00eb jet\u00eb pozitive, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe prapambetje. Shum\u00eb njer\u00ebz presin q\u00eb Mali i Zi do ta vazhdoj\u00eb regresin n\u00eb vitet n\u00eb vijim. Periudha e amullis\u00eb ka zgjatur shum\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsohet PDS-ja. Prej tash, performanca e dob\u00ebt, ngatht\u00ebsia e reformave dhe korrupsioni mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tjet\u00ebrkujt. PDS-ja mund ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb pushtet, gj\u00eb q\u00eb rajoni tanim\u00eb e ka p\u00ebrjetuar.<\/p>\n<p>Befasia m\u00eb e madhe e zgjedhjeve t\u00eb Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje qytetare u b\u00eb faktor ky\u00e7 n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen politike mes dy garuesve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin ide t\u00eb ricikluara p\u00ebr dekada me radh\u00eb. N\u00ebse Mali i Zi ia del ta ket\u00eb nj\u00eb qeveri eskpert\u00ebsh si rezultat i k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb URA-s; n\u00ebse krijohet nj\u00eb atmosfer\u00eb politike ku askush nuk mund ta luaj\u00eb rolin e nj\u00eb \u201cv\u00ebllai t\u00eb madh\u201d; n\u00ebse m\u00eb n\u00eb fund kemi zgjedhje t\u00eb lira; at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb shihet si nj\u00eb puhi e fresk\u00ebt e demokracis\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Malin e Zi, por edhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb URA e aft\u00eb ta p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn? Duke shp\u00ebrfillur PDS, a do t\u00eb b\u00ebhet \u201cpateric\u00eb\u201d e partive nacionaliste proserbe dhe ta shkat\u00ebrroj\u00eb profilin e saj qytetar? Kjo mbetet t\u00eb shihet.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>[1]\u00a0\u201cWe will pay for these delusions with poverty, erosion of spirit and living in the far periphery of Europe\u201d, Ante Markovic, 1990 \/\/ (\u201cZablude \u0107emo pla\u0107ati siroma\u0161tvom, trovanjem duha i polo\u017eajem daleke periferije u Evropi\u201d, Ante Markovi\u0107, 1990)<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Bashk\u00ebpunimi n\u00eb mes t\u00eb platformave online<a href=\"https:\/\/remarker.media\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0Remarker\u00a0<\/a>dhe Sbunker \u00ebsht\u00eb duke sjellur nj\u00eb seri analizash q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim nxitjen e debatit t\u00eb hapur e kritik mbi situat\u00ebn aktuale n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas q\u00ebndrimeve t\u00eb fundit nga Franca, nj\u00eb nd\u00ebr shtetet an\u00ebtare me m\u00eb s\u00eb shumti ndikim n\u00eb BE, rajoni po p\u00ebrballet me nj\u00eb nd\u00ebr sfidat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit, prej kur shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor filluan rrug\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, fillimisht duke kaluar n\u00ebp\u00ebr konflikte dhe pastaj n\u00eb procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00ebllimi i\u00a0<a href=\"https:\/\/remarker.media\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Remarker\u00a0<\/a>dhe Sbunker \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve aktuale n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe rritjen e vet\u00ebdijes mbi proceset e integrimit evropian, at\u00eb t\u00eb demokratizimit dhe sundimit t\u00eb ligjit, si kushtet kryesore p\u00ebr arritjen e paqes afatgjat\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb rajon.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&#8212;&#8211;<\/p>\n<p>Shkrimin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe mund ta gjeni\u00a0<a href=\"https:\/\/remarker.media\/region-2020\/u-balkanskoj-jednacini-demokratija-je-najcsesce-nepoznata\">k\u00ebtu<\/a>,\u00a0nd\u00ebrsa n\u00eb gjuh\u00ebn\u00a0angleze\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/rajoni-2020-bllogje-tematike\/90618\/in-balkans-equation-democracy-is-an-unknown-value\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebtu.<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ferri jan\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb, Zhan-Pol Sartri Drama \u201cS\u2019ka dalje\u201d nga filozofi francez Zhan-Pol Sartri nuk \u00ebsht\u00eb aq e popullarizuar n\u00eb teatro sot sa ka qen\u00eb para disa dekadash. Fatkeq\u00ebsisht, ajo \u00ebsht\u00eb ekzekutuar shpesh n\u00eb realitet, kurse fabula dhe natyra pesimiste e saj m\u00eb kujtojn\u00eb rajonin ton\u00eb. Pas vdekjes, tre burra d\u00ebnohen ta kalojn\u00eb koh\u00ebn [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":330,"featured_media":7714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1189,1188],"ppma_author":[342],"class_list":["post-2714","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1189","tag-rajoni"],"authors":[{"term_id":342,"user_id":330,"is_guest":0,"slug":"vesko-garcevic","display_name":"Vesko Gar\u010devi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Vesko-e1579805163960-545x600-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Vesko-e1579805163960-545x600-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gar\u010devi\u0107","first_name":"Vesko","description":"Vesko Gar\u00e7eviq sh\u00ebrbeu si ambasador i Malit t\u00eb Zi n\u00eb Bruksel (NATO) dhe Vjen\u00eb (Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb - OSBE dhe organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare). Ai ishte ambasador i Malit t\u00eb Zi n\u00eb Austri, Belgjik\u00eb, Luksemburg dhe Holand\u00eb. Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij diplomatike ai mbajti poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb koh\u00ebn sfiduese politike t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Republik\u00ebs Socialiste Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe tranzicionit demokratik t\u00eb Malit t\u00eb Zi."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/330"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2714"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2715,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2714\/revisions\/2715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2714"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}