{"id":2767,"date":"2018-03-02T14:51:07","date_gmt":"2018-03-02T12:51:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2767"},"modified":"2025-01-16T14:55:40","modified_gmt":"2025-01-16T12:55:40","slug":"mosbesim-dhe-konfuzion-si-e-shohin-qytetaret-e-kosoves-dialogun-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/mosbesim-dhe-konfuzion-si-e-shohin-qytetaret-e-kosoves-dialogun-me-serbine\/","title":{"rendered":"Mosbesim dhe konfuzion: Si e shohin qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dialogun me Serbin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Dialogu me Serbin\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb sfida m\u00eb e madhe diplomatike e Kosov\u00ebs dhe procesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, duke ndikuar paralelisht edhe n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit. Edhe pse ky dialog synon normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy shteteve, shtat\u00eb vite pas fillimit t\u00eb k\u00ebtij procesi dhe dhjet\u00eb vite pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb mbeten shum\u00eb larg normales. N\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dialogu me Serbin\u00eb po d\u00ebshton n\u00eb p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimeve kryesore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, qytetar\u00ebt shpreh\u00ebn se ky dialog nuk po sh\u00ebrben si mjet p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb po u sh\u00ebrben politikave t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebshtu Serbin\u00eb fituese t\u00eb k\u00ebtij dialogu.<\/p>\n<p>Strategjia e BE-s\u00eb p\u00ebr zgjerim n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor parasheh nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Marr\u00ebveshja do t\u00eb obligonte t\u00eb dyja pal\u00ebt e dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe konsiderohet si e domosdoshme p\u00ebr p\u00ebrparimin e k\u00ebtyre dy shteteve n\u00eb rrug\u00ebt e tyre evropiane. Shefja e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, deklaroi se faza e re (e fundit) e dialogut Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb dy vendet dhe se do t\u00eb shpjer\u00eb drejt normalizimit t\u00eb raporteve. Mir\u00ebpo, nj\u00eb vit para dat\u00ebs s\u00eb mbylljes s\u00eb dialogut, ende mbetet e paqart\u00eb se \u00e7ka do t\u00eb ng\u00ebrthej\u00eb n\u00eb vete ky normalizim dhe \u00e7far\u00eb epilogu \u201chistorik\u201d do t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e padiskutueshme se rezultati i fundit nga marr\u00ebveshja e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi duhet t\u00eb p\u00ebrcillet me njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia. Megjithat\u00eb, edhe pse n\u00eb fillim t\u00eb dialogut kishte p\u00ebrshtypje se ky proces do t\u00eb p\u00ebrfundonte me njohje, qasja e vazhdueshme armiq\u00ebsore e Serbis\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet se mund t\u00eb ket\u00eb edhe forma tjera t\u00eb \u2018normalizimit\u2019- di\u00e7ka t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt- p\u00ebrve\u00e7 njohjes.<\/p>\n<p>Kompleksiteti i diplomacis\u00eb bashk\u00ebkohore mund\u00ebson ekzistimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilateriale n\u00eb mes t\u00eb dy shteteve q\u00eb nuk e njohin nj\u00ebri-tjetrin. Mir\u00ebpo, n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00e7do marr\u00ebveshje q\u00eb nuk p\u00ebrfshin njohjen e Kosov\u00ebs si rezultat i k\u00ebtij dialogu, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ndonj\u00eb marr\u00ebveshje si ajo e fusnot\u00ebs, paraqet rrezik ekzistencial p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb orientimit fondamental t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb n\u00eb thelb organizohet rreth mohimit dhe refuzimit aktiv t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb komplikuar m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn, dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb politik\u00ebn globale del t\u00eb jet\u00eb tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr njohjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, procese k\u00ebto q\u00eb Serbia, p\u00ebrmes t\u00eb nj\u00ebjtit dialog, tenton t\u2019i bllokoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa elita politike nga fillimi i k\u00ebtij dialogu vazhdimisht thekson se Kosova po p\u00ebrfiton nga ky dialog, p\u00ebr qytetar\u00ebt normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi dhe progresi i Kosov\u00ebs n\u00eb procesin e integrimeve evropiane mbetet nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e larg\u00ebt dhe nj\u00eb premtim bosh.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsit\u00eb lidhur me agjend\u00ebn, koh\u00ebshtrirjen, formatin dhe mungesa e vazhdueshme e transparenc\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb zhg\u00ebnjehen nga ky proces, duke e par\u00eb veten totalisht t\u00eb shp\u00ebrfillur nga ky dialog. Qasja e till\u00eb ka vazhduar ta rris\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb skepticizmin dhe mendimin negativ t\u00eb qytetar\u00ebve rreth k\u00ebtij dialogu. Kjo ka rezonuar edhe n\u00eb rezultatet e matjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb opinionit publik n\u00eb Kosov\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Barometri Kosovar i Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>BE vazhdimisht ka theksuar normalizimin si synim ky\u00e7 t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, rreth 58 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve jan\u00eb shprehur se marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb Bruksel nuk kan\u00eb fare ndikim n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, rrjedhimisht nuk po ndikojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs. Faktori ky\u00e7, i p\u00ebrmendur nga t\u00eb anketuarit, q\u00eb ka ndikuar n\u00eb rritje t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb nga viti i kaluar ishte stagnimi i k\u00ebtij procesi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Viti 2017 i gjeti Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb me fokus t\u00eb lart\u00eb n\u00eb problemet e tyre t\u00eb brendshme q\u00eb \u00e7uan deri tek nd\u00ebrprerja e dialogut. Kosova u gjet n\u00eb nj\u00eb vakuum politik i p\u00ebrcjell\u00eb me vones\u00eb t\u00eb formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re, e zvarritje n\u00eb em\u00ebrimin e nj\u00eb personi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dialogun.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Serbia merrej me zgjedhjet presidenciale dhe rehatimin e akter\u00ebve t\u00eb pushtetsh\u00ebm n\u00eb linjat formale t\u00eb pushtetit. Ishin pik\u00ebrisht k\u00ebto zgjedhje presidenciale q\u00eb i dhan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi kandidat\u00ebve me retorik\u00eb nacionaliste, t\u00eb cilat krijuan hut\u00ed tek qytetar\u00ebt, s\u00eb bashku me koh\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb po merr procesi dhe me sjelljen e pandryshueshme t\u00eb Serbis\u00eb karshi Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, incidentet si ai me trenin, me simbole komb\u00ebtare serbe e mbishkrime \u2018Kosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u2019 si dhe arrestimi i ish liderit t\u00eb opozit\u00ebs &#8211; tash kryeministrit Haradinaj &#8211; apo muri i betonit i vendosur nga autoritetet serbe n\u00eb Mitrovic\u00eb, e vulos\u00ebn mendimin e qytetar\u00ebve se dialogu ka d\u00ebshtuar n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh q\u00eb Barometri mat edhe perceptimet e qytetar\u00ebve serb\u00eb, vlen t\u00eb theksohet se p\u00ebrshtypja \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. Rreth 61 p\u00ebrqind t\u00eb serb\u00ebve deklaruan se dialogu nuk e ka ndryshuar situat\u00ebn. Edhe pse jan\u00eb p\u00ebrmendur e ndoshta edhe \u201cp\u00ebrdorur\u201d nga t\u00eb dy pal\u00ebt, asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka treguar se si do t\u00eb integrohet popullsia serbe q\u00eb jeton n\u00eb veri t\u00eb vendit, duke ngritur k\u00ebshtu, tek serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, mosbesimin n\u00eb procesin e dialogut.<\/p>\n<p>Rreth 36 p\u00ebrqind t\u00eb respondent\u00ebve besojn\u00eb se dialogu ka sjell\u00eb normalizim, deri diku, e ky perceptim vjen duke u bazuar kryesisht n\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb. N\u00eb mesin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e dialogut, ajo e themelimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe ishte ajo q\u00eb ngjalli m\u00eb s\u00eb shumti diskutime n\u00eb mes t\u00eb pushtetit dhe opozit\u00ebs duke \u00e7uar n\u00eb ng\u00ebr\u00e7 politik, por edhe duke rritur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket tem\u00ebs m\u00eb t\u00eb debatuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij dialogu, Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, duke u ngjasuar qytetar\u00ebve me sistemin federal n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, ka shtuar frik\u00ebn p\u00ebr rritjen e ndikimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebsisoj, 73 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve e shohin marr\u00ebveshjen e Asociacionit si tejet t\u00eb d\u00ebmshme me ndikim dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. Ndryshe nga shqiptar\u00ebt, rezultatet e Barometrit tregojn\u00eb se qytetar\u00ebt serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorur politikisht nga Beogradi, kan\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Asociacionin. Gjysma e t\u00eb anketuarve serb\u00eb kan\u00eb qasje pozitive ndaj k\u00ebtij Asociacioni, duke e par\u00eb si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Barometrit, shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt e shohin nj\u00ebri-tjetrin si fitues nga dialogu. Padyshim se n\u00eb nj\u00eb dialog si ky me munges\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs, qytetar\u00ebt krijojn\u00eb perceptime n\u00eb munges\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Krahas k\u00ebsaj, 48 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve shqiptar\u00eb u shpreh\u00ebn se Serbia po p\u00ebrfiton nga dialogu, nd\u00ebrsa shumica e respondent\u00ebve serb\u00eb than\u00eb se p\u00ebrfituese \u00ebsht\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs asnj\u00ebher\u00eb nuk reshti s\u00eb predikuari se Kosova \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po p\u00ebrfiton nga ky dialog. Mir\u00ebpo, vet\u00ebm 9 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve shqiptar\u00eb mendojn\u00eb k\u00ebshtu. Ky perceptim tek k\u00ebta 9 p\u00ebrqind t\u00eb respondent\u00ebve lidhet me Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asociimit, q\u00eb nga shum\u00eb qytetar\u00eb u pa si der\u00eb magjike p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb BE. Megjithat\u00eb, r\u00ebnia prej 6 pik\u00ebve t\u00eb p\u00ebrqindjes (15 n\u00eb vitin 2016) tregon se besimi q\u00eb Kosova po fiton m\u00eb shum\u00eb se Serbia po zbehet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej arsyeve ky\u00e7e se pse trajektorja e marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale dhe multilaterale e Kosov\u00ebs mbetet ende komplekse edhe 10 vite pas shpalljes se pavar\u00ebsis\u00eb, duke ndikuar paralelisht edhe n\u00eb stabilitetin dhe sigurin\u00eb e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjetjet e Barometrit tregojn\u00eb se perceptimet e qytetar\u00ebve jan\u00eb definitivisht reflektim i gjendjes aktuale n\u00eb terren. Padyshim se nj\u00eb dialog pa rezultate t\u00eb qarta edhe pas shtat\u00eb viteve n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve rezonon me nj\u00eb dialog t\u00eb d\u00ebshtuar. K\u00ebto perceptime b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb konsensus t\u00eb brendsh\u00ebm politik, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb dialogut, i cili do t\u00eb reflektonte n\u00eb nj\u00eb pozicionim t\u00eb Kosov\u00ebs si pal\u00eb e barabart\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por edhe do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte sigurin\u00eb dhe jetes\u00ebn n\u00eb vend.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dialogu me Serbin\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb sfida m\u00eb e madhe diplomatike e Kosov\u00ebs dhe procesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, duke ndikuar paralelisht edhe n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit. Edhe pse ky dialog synon normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy shteteve, shtat\u00eb vite pas fillimit t\u00eb k\u00ebtij procesi dhe dhjet\u00eb vite pas shpalljes [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":252,"featured_media":12144,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[10,1236],"ppma_author":[2360],"class_list":["post-2767","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dialogu","tag-kosove-serbi"],"authors":[{"term_id":2360,"user_id":252,"is_guest":0,"slug":"donika-marku","display_name":"Donika Marku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Donika-Marku.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/Donika-Marku.jpg"},"user_url":"","last_name":"Marku","first_name":"Donika","description":"Donika Marku is a senior research analyst covering social and political research topics."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/252"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2767"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2767\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2768,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2767\/revisions\/2768"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2767"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}