{"id":2786,"date":"2017-04-14T15:22:54","date_gmt":"2017-04-14T13:22:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2786"},"modified":"2024-12-18T15:30:47","modified_gmt":"2024-12-18T13:30:47","slug":"kosova-dhe-renia-e-multi-lateralizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/kosova-dhe-renia-e-multi-lateralizmit\/","title":{"rendered":"Kosova dhe r\u00ebnia e multi-lateralizmit"},"content":{"rendered":"<p>Epoka e pasluft\u00ebs u karakterizua nga liberalizmi, dhe veprimi kolektiv n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aleancave dhe respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, qasje q\u00eb u b\u00ebn\u00eb themel n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si pasoj\u00eb, multilaterizmi u b\u00eb tipari qendror i diplomacis\u00eb s\u00eb shekullit XXI, kurse bilateralizmi vet\u00ebm si nj\u00eb vler\u00eb e shtuar. Kjo qasje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjeneroi nj\u00eb sistem multilateral t\u00eb koordinimit t\u00eb politikave. Megjithat\u00eb, sot, duke u p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb mjedis t\u00eb ri n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rritja e kompleksitetit t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebrkon elasticitet dhe ri-definim t\u00eb k\u00ebtij sistemi. Dalja e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar nga Bashkimit Europian, sikur tronditi rolin dhe pozicionin e BE-s\u00eb, kurse zgjedhja e Presidentit Trump, i cili shkurtoi kontributet p\u00ebr disa struktura nd\u00ebrkomb\u00ebtare[1] (sidomos OKB) sikur dha shuplak\u00ebn e fundit k\u00ebtij sistemi.<\/p>\n<p>Dridhja e themeleve t\u00eb strukturave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 sidomos BE dhe OKB \u2013 ka gjetur Kosov\u00ebn n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre mekanizmave multilaterale. Pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb pas pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrpjekjet diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ende vazhdojn\u00eb. Sigurimi i njohjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; nj\u00eb proces q\u00eb u zhvillua menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2008 &#8211; mbetet nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha diplomatike p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kjo u p\u00ebrcjell edhe nga aspiratat p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat edhe m\u00eb tej do t\u00eb forconin pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ani pse politikisht e \u201cgozhduar\u201d me mund\u00ebsi minimale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kandidat potencial p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb k\u00ebto organizata, Kosova ka vazhduar aspiratat p\u00ebr t\u00eb ju bashkuar k\u00ebtij sistemi. Kjo gjendje sikur krijoi nj\u00eb \u201ckomoditet\u201d p\u00ebr Qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti 2008, q\u00eb t\u00eb fshihen pas pengesave politike, e shum\u00eb shpesh t\u00eb arsyetojn\u00eb d\u00ebshtimin n\u00eb diplomaci, reforma dhe p\u00ebrmbushje t\u00eb kushteve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim.<\/p>\n<p>E njohur nga 114 shtete, Kosova ka nd\u00ebrtuar bashk\u00ebpunim bilateral me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb shteteve. Shumica prej tyre mb\u00ebshtet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite procesin e shtet-nd\u00ebrtimit n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb forcuar statusin e saj n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa, nj\u00eb v\u00ebmendje e madhe i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shteteve jo-njoh\u00ebse dhe an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, u krijua perceptimi se nuk po b\u00ebhet mjaft p\u00ebrpjekje diplomatike n\u00eb drejtim t\u00eb ruajtjes dhe forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve aktuale bilaterale. E kjo m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi u reflektua n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku Kosova d\u00ebshtoi t\u00eb siguroj\u00eb mb\u00ebshtetjen e vendeve q\u00eb e kishin njohur tashm\u00eb \u2013 rasti i Polonis\u00eb, Japonis\u00eb dhe Kores\u00eb s\u00eb Jugut n\u00eb UNESCO. E n\u00ebse ky skenar p\u00ebrs\u00ebritet\u00a0 n\u00eb rastin e Interpolit, do t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebshtime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke rrezikuar de-faktorizimin e plot\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Zgjerimi i konceptit t\u00eb &#8220;bilateralizmit&#8221;: n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb partner\u00ebve strategjik<\/strong><\/p>\n<p>Ta themi tro\u00e7, Kosova ka d\u00ebshtuar n\u00eb proceset integruese. Nga ambiciet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e OKB-s\u00eb, Kosova ka degraduar n\u00eb nivel rajonal, n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim n\u00ebp\u00ebr mekanizma jo-relevante t\u00eb bazuara n\u00eb projekte e fonde modeste t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ka arritur pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb mundshme maksimale me rastin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Stabilizim dhe Asociim. P\u00ebr disa ky \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb hap shum\u00eb relevant drejt vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve kontraktuale n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe BE-s\u00eb. Mir\u00ebpo, kjo kontrat\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb l\u00ebvizja e vetme q\u00eb Kosova mund ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe se konsensusi n\u00eb lidhje me hapat tutje \u00ebsht\u00eb tejet i v\u00ebshtir\u00eb, madje edhe ligj\u00ebrisht i pamundur p\u00ebr Kosov\u00ebn. Kurse, me rastin e liberalizmit t\u00eb vizave, duhet t\u00eb qart\u00ebsohet q\u00eb ky proces \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga procesi i integrimit n\u00eb BE. Sipas logjik\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb e arritshme p\u00ebr rastin e Kosov\u00ebs sepse k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e g\u00ebzojn\u00eb edhe shtete t\u00eb cilat shtrihen n\u00eb kontinente t\u00eb tjera (p.sh. Kolumbia), dhe p\u00ebr faktin se BE ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje p\u00ebr liberalizim t\u00eb vizave edhe me \u201centitete jo-shtet\u00ebrore\u201d si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Tajvani.<\/p>\n<p>Raste edhe m\u00eb t\u00eb humbura p\u00ebr diplomacin\u00eb Kosovare jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO dhe OKB, t\u00eb dyja k\u00ebto procese t\u00eb ngelura n\u00ebp\u00ebr dokumentet strategjike t\u00eb secil\u00ebs Qeveri. Megjithat\u00eb, shpresat q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt, kjo ngase deri m\u00eb tani asnj\u00eb struktur\u00eb nga k\u00ebto organizata nuk ka interesim t\u00eb gjej\u00eb modalitetet p\u00ebr zhvillim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn. Andaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Kosova t\u00eb mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fuqishme me vendet q\u00eb e mb\u00ebshtesin, dhe t\u00eb cilat do t\u00eb mund t\u00eb sponsorojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Koncepti i bilateralizmit p\u00ebr Kosov\u00ebn nuk mund t\u00eb shihet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vet\u00ebm kur p\u00ebrdoret si nj\u00eb mjet p\u00ebr avokim n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nd\u00ebrtimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb forta bilaterale \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr procesin e shtet-nd\u00ebrtimit. Si e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin afatgjat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb forcuar partneritetin me shtetet q\u00eb kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur institucionet e Kosov\u00ebs, e si pasoj\u00eb duke luajtur rol leht\u00ebsues n\u00eb nd\u00ebrtimin e kanaleve t\u00eb reja t\u00eb komunikimit n\u00eb rajon dhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet me shtete si Gjermania, Franca e Austria mbeten kruciale. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme q\u00eb intensiteti t\u00eb rritet edhe n\u00eb drejtim t\u00eb Italis\u00eb, pasi q\u00eb ky shtet pritet t\u00eb marr\u00eb rolin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe brenda BE-s\u00eb \u2013 pas Brexi-it. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Kroacia ende mbetet nj\u00eb nga aleat\u00ebt kryesor\u00eb strategjik dhe ushtarak. Ky potencial shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar nga Kosova, jo vet\u00ebm n\u00eb raport me procesin e integrimit n\u00eb BE, por edhe n\u00eb nivel rajonal. \u00a0Nd\u00ebrsa, n\u00eb aspektin ushtarak forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe bashk\u00ebpunimi me ShBA dhe Britanin\u00eb e Madhe, duhet t\u00eb shihet si e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Pra, sot marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk varen m\u00eb nga vlerat e p\u00ebrbashk\u00ebta, por m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb interesa afat-shkurtra. Kundrejt k\u00ebtij sistemi, diplomacia Kosovare duhet t\u00eb jet\u00eb vigjilente. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare rishtazi po kthehen n\u00eb vitet e `30-ta, prandaj, forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve bilaterale me partner\u00ebt strategjik do t\u00eb sjell\u00eb stabilitet dhe siguri p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>______________________<\/p>\n<p>[1] Kjo nuk vlen p\u00ebr NATO, sepse ShBA vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kontribuesi m\u00eb i madh dhe ithtar i fuqizimit t\u00eb k\u00ebsaj Aleance.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Epoka e pasluft\u00ebs u karakterizua nga liberalizmi, dhe veprimi kolektiv n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aleancave dhe respektit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, qasje q\u00eb u b\u00ebn\u00eb themel n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si pasoj\u00eb, multilaterizmi u b\u00eb tipari qendror i diplomacis\u00eb s\u00eb shekullit XXI, kurse bilateralizmi vet\u00ebm si nj\u00eb vler\u00eb e shtuar. Kjo qasje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjeneroi nj\u00eb sistem multilateral [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":251,"featured_media":11217,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664],"ppma_author":[1437],"class_list":["post-2786","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":1437,"user_id":251,"is_guest":0,"slug":"donika-emini","display_name":"Donika Emini","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/donika-28-e1772270353976.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/donika-28-e1772270353976.jpg"},"user_url":"","last_name":"Emini","first_name":"Donika","description":"Donika Emini (kandidate p\u00ebr doktoratur\u00eb n\u00eb Politik\u00eb dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Westminster, Lond\u00ebr) po drejton Platform\u00ebn CiviKos, nj\u00eb sekretariat q\u00eb mbledh 250 OSHC n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo mban nj\u00eb burs\u00eb nga Fondi i K\u00ebrkimit p\u00ebr Sfidat Globale (GCRF) dhe nj\u00eb diplom\u00eb master n\u00eb Politika Publike, e specializuar n\u00eb Menaxhimin Publik dhe Jo-fitimprur\u00ebs dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pas kthimit t\u00eb saj nga Gjermania n\u00eb Kosov\u00eb, znj. Emini ishte p\u00ebrfituese e Programit t\u00eb Zhvillimit Profesional t\u00eb t\u00eb Rinjve nga OSI - Think Tank, si pjes\u00eb e Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, ku ajo punoi m\u00eb par\u00eb (2013-2016). P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo ishte nj\u00eb Bashk\u00ebpun\u00ebtore K\u00ebrkimore n\u00eb Institutin e BE-s\u00eb p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (EUISS) n\u00eb Zyr\u00ebn Qendrore n\u00eb Paris - burs\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga Fondi Evropian p\u00ebr Ballkanin. M\u00eb par\u00eb, znj. Emini punoi me Sekretariatin e Transparency International n\u00eb Berlin, Institutin e Politikave Ballkanike (IPOL) dhe Konsullat\u00ebn e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb New York."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2786","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/251"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2786"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2786\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2787,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2786\/revisions\/2787"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2786"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2786"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2786"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2786"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}