{"id":2791,"date":"2017-03-10T15:23:16","date_gmt":"2017-03-10T13:23:16","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2791"},"modified":"2025-01-16T15:25:13","modified_gmt":"2025-01-16T13:25:13","slug":"rasti-haradinaj-marredheniet-kosove-france","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/rasti-haradinaj-marredheniet-kosove-france\/","title":{"rendered":"Rasti Haradinaj: Marr\u00ebdh\u00ebniet Kosov\u00eb-Franc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Trajektorja e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike e diplomatike t\u00eb Franc\u00ebs karshi Kosov\u00ebs ka sh\u00ebnuar an\u00ebn m\u00eb pozitive pik\u00ebrisht n\u00eb krye me Presidentin Nikolas Sarkozi. Me ardhjen e Presidentit Sarkozi, Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb avion i linj\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shtetin francez. Vite me radh\u00eb ajo ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si n\u00eb zgjidhjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs ashtu edhe n\u00eb faz\u00ebn pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Nga ana tjet\u00ebr, Franca si nj\u00eb shtet me tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me shtetin serb, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht si nj\u00eb aktor ky\u00e7 n\u00eb Kosov\u00eb, synonte p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb pranueshme nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. Ishte Presidenti Nicolas Sarkozi i cili nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt iu drejtua student\u00ebve p\u00ebr krijimin e shtetit m\u00eb t\u00eb ri n\u00eb bot\u00eb. Pra, Republika e Pest\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb i ka parapri themelimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, por ka kontribuuar dhe mb\u00ebshtetur shtetin e ri n\u00eb nismat tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Imazhi i Franc\u00ebs karshi kosovar\u00ebve ka p\u00ebsuar ngritje dhe r\u00ebnie t\u00eb her\u00ebpashershme. Pak\u00ebnaq\u00ebsia kundrejt shtetit francez ka filluar pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e pasluft\u00ebs, si nj\u00eb paaft\u00ebsi e trupave francez\u00eb (pjes\u00eb e KFOR-it), p\u00ebr t\u00eb shmangur ndarjen e Mitrovic\u00ebs m\u00eb 1999. Qysh nga e kaluara, kosovar\u00ebt kan\u00eb pasur nj\u00eb q\u00ebndrim skeptik karshi shtetit francez. Ata ende e shfaqin diskursin negativ q\u00eb prej koh\u00ebs s\u00eb Zhak Shirak, i cili nuk konsiderohet nj\u00eb imazh i mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. Qytetar\u00ebt duhet ta kuptojn\u00eb q\u00eb periudha kur Franca ka qen\u00eb jo-mike ka p\u00ebrfunduar pothuajse q\u00eb 10 vite.<\/p>\n<p>N\u00eb grupin e partner\u00ebve strategjik p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik kosovar, Franca \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebr shtetet m\u00eb mike t\u00eb Kosov\u00ebs. Mir\u00ebpo, ajo nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb shtet me nj\u00eb rol ky\u00e7 sidomos n\u00eb aspektin politik n\u00eb vendin ton\u00eb, pavar\u00ebsisht kontributit t\u00eb saj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e politike t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e konsideron at\u00eb si shtet m\u00eb jo-mik duke u nisur nga ajo q\u00eb Franca konsiderohet si nj\u00eb mik i ngusht\u00eb i Serbis\u00eb dhe gjoja se e favorizon at\u00eb qoft\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje edhe Kosova. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb Serbia gjithmon\u00eb e ka par\u00eb Franc\u00ebn si nj\u00eb nd\u00ebr shtetet m\u00eb mike t\u00eb saj\u00ebn, ose t\u00eb pakt\u00ebn shtetin m\u00eb pak armik, mir\u00ebpo kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb a priori \u00e7do shtet i cili konsiderohet mik i Serbis\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet si shtet armik p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sot, ka nj\u00eb perceptim tjet\u00ebr t\u00eb asaj se Franca m\u00eb nuk konsiderohet edhe aq si shtet shum\u00eb af\u00ebrt me Serbin\u00eb, p\u00ebr shkak se linja politike e Franc\u00ebs karshi Ballkanit nuk dallon me Britanin\u00eb e Madhe apo SHBA-n\u00eb sa i p\u00ebrket politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>N\u00eb barometrin e fundit (2016) t\u00eb realizuar nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (QKSS), lidhur me imazhin e shteteve dhe rolin e tyre n\u00eb Kosov\u00eb, v\u00ebrehet duksh\u00ebm q\u00eb Franca \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr shtetet q\u00eb ka p\u00ebsuar l\u00ebvizje. Trendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb pozitiv Franca e ka arritur gjat\u00eb 2015 me 66,3%, si rjedhoj\u00eb e mb\u00ebshtetjes nga diplomacia franceze, edhe pse ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr 59,4% n\u00eb vitin 2016, si rezultat i asaj q\u00eb qytetar\u00ebt e mendojn\u00eb Franc\u00ebn si shtet neutral ndaj Kosov\u00ebs. Si\u00e7 shihet k\u00ebtu, e para e v\u00eb n\u00eb pah angazhimin aktiv t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa e dyta v\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb lloj pasiviteti.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket procesit drejt integrimit Evropian dhe an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb strukturat tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr shkak t\u00eb primatit t\u00eb Gjermanis\u00eb, roli i Franc\u00ebs nuk duket t\u00eb jet\u00eb edhe aq prominent. Franca nuk shihet si nj\u00eb partner relevant n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Duke marr\u00eb parasysh se Franca dhe Gjermania jan\u00eb dy lider\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, dhe duke e par\u00eb Gjermanin\u00eb dhe insistimin e saj duke q\u00ebndruar si \u201c\u00c7eki\u00e7 mbi kok\u00eb\u201d ndaj njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb simpati t\u00eb madhe ndaj shtetit gjerman n\u00eb krahasim me at\u00eb francez.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe pse zyrtarisht Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Frankofonis\u00eb, opinioni kosovar ka m\u00eb shum\u00eb info rreth bot\u00ebs anglo-sanksone dhe asaj gjermane, krahas atij francez. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Franca ka vler\u00ebsuar intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb ndodhen atje, duke i nderuar ata me tituj t\u00eb lart\u00eb nderi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Kadares\u00eb dhe disa t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n<p>Por muaj m\u00eb par\u00eb, Ramush Haradinaj u ndalua nga autoritetet franceze n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr arresti t\u00eb l\u00ebshuar nga Serbia n\u00eb vitin 2004. Konform Interpolit, Franca \u00ebsht\u00eb duke zbatuar k\u00ebrkes\u00ebn e Serbis\u00eb, pavar\u00ebsisht q\u00eb qytetar\u00ebve nuk i\u00a0p\u00eblqen. Fundja, k\u00ebto jan\u00eb rregulla q\u00eb duhet zbatuar pa p\u00ebrjashtim dhe prapavija politike duhet t\u00eb v\u00ebrtetohet n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb paraprake gjyq\u00ebsore t\u00eb pavarur. Ngjarja Haradinaj nuk p\u00ebrmban ndonj\u00eb dimension politik\/diplomatik aq sa\u00a0t\u2019i nxit\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs drejt prishjes s\u00eb raporteve diplomatike me Franc\u00ebn. Franca e njeh Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur dhe mbi t\u00eb gjitha ajo konsiderohet nj\u00eb nd\u00ebr shtetet shtyt\u00ebse t\u00eb antar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol. Por, \u00ebsht\u00eb Serbia ajo q\u00eb vazhdimisht e (keq)p\u00ebrdor Interpolin n\u00eb rast me Kosov\u00ebn. Mund t\u00eb thuhet se k\u00ebtu kemi t\u00eb bejm\u00eb me mos-harmonizimin e politikave zyrtare franceze n\u00eb nivelin praktik. Pra, p\u00ebr dallim nga Gjermania, Zvicra, e shum\u00eb vende t\u00eb tjera, ku q\u00ebndrimet zyrtare politike jan\u00eb transmetuar edhe n\u00eb nivel praktik t\u00eb njohjes s\u00eb sovranitetit juridik t\u00eb Kosov\u00ebs (bashk\u00ebpunimi bilateral dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb sundim t\u00eb ligjit dhe drejt\u00ebsi penale), Franca e ka anashkaluar k\u00ebt\u00eb hap. K\u00ebshtu, p\u00ebrderisa Franca e njeh shtetin e Kosov\u00ebs, shtetit francez si duket ende i mungon materializimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshje bilaterale.<\/p>\n<p>Arrestime t\u00eb tilla ka pasur edhe herave t\u00eb kaluara si rasti i ish Kryeministrit Tha\u00e7i n\u00eb\u00a0Hungari, ish kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Agim \u00c7ekut n\u00eb Bullgari dhe Ramush Haradinaj n\u00eb Slloveni. Mir\u00ebpo, k\u00ebt\u00eb her\u00eb flet\u00ebarresti rastisi n\u00eb Franc\u00eb, dhe kjo nuk e b\u00ebn at\u00eb armik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb pozit\u00ebn kur m\u00eb s\u00eb paku i duhet prishja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me shtetet t\u00eb cilat kan\u00eb kontribuuar dhe vazhdojn\u00eb ta mb\u00ebshtesin at\u00eb n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb brendshme si dhe n\u00eb nisma nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Duke marr\u00eb parasysh se Franca posedon veto n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, ashtu sikurse Rusia q\u00eb e p\u00ebrdor veton n\u00eb bllokimin e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Franca s\u00eb bashku me SHBA-n\u00eb dhe Britanin\u00eb \u00ebsht\u00eb garante se nuk ka kthim mbrapa. Tek shtetet me fuqi vetoje, raporti \u00ebsht\u00eb 3 me 1 duke konsideruar neutralitetin e Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Acarimi apo prishja e mardh\u00ebnieve me nj\u00eb shtet t\u00eb fuqish\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Franca, rrjedhimisht do t\u00eb kishte impakt jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb perspektiv\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trajektorja e marr\u00ebdh\u00ebnieve politike e diplomatike t\u00eb Franc\u00ebs karshi Kosov\u00ebs ka sh\u00ebnuar an\u00ebn m\u00eb pozitive pik\u00ebrisht n\u00eb krye me Presidentin Nikolas Sarkozi. Me ardhjen e Presidentit Sarkozi, Kosova asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb avion i linj\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shtetin francez. Vite me radh\u00eb ajo ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si n\u00eb zgjidhjen [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":627,"featured_media":12154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[919,2370,972,1639],"ppma_author":[2366],"class_list":["post-2791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-france","tag-haradinaj","tag-kosove","tag-marredheniet"],"authors":[{"term_id":2366,"user_id":627,"is_guest":0,"slug":"arife-muji","display_name":"Arife Muji","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1650629682822.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1650629682822.jpg"},"user_url":"","last_name":"Muji","first_name":"Arife","description":"Passionate researcher, educator, and trainer specializing in international politics and migration."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/627"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2791"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2791\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2792,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2791\/revisions\/2792"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2791"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}