{"id":2806,"date":"2016-12-22T15:14:35","date_gmt":"2016-12-22T13:14:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2806"},"modified":"2025-01-15T15:19:04","modified_gmt":"2025-01-15T13:19:04","slug":"pse-ra-numri-i-luftetareve-te-huaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/pse-ra-numri-i-luftetareve-te-huaj\/","title":{"rendered":"Pse ra numri i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj?"},"content":{"rendered":"<p>Lufta n\u00eb Siri dhe Irak, n\u00eb fillim ishte kryengritje p\u00ebr liri dhe demokraci, e cila m\u00eb von\u00eb u sh\u00ebndrrua n\u00eb luft\u00eb sektare, kishte ndikimin e saj n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn. Mungesa e mb\u00ebshtetjes nga ana e shteteve per\u00ebndimore p\u00ebr opozit\u00ebn siriane, e cila angazhohej p\u00ebr largimin e regjimit t\u00eb presidentit sirian Bashar al-Assad, rezultoi n\u00eb dob\u00ebsin\u00eb e potencialit t\u00eb saj politik e ushtarak. Si rrjedhoj\u00eb, primatin n\u00eb konfliktin siriane morr\u00ebn organizata terroriste si Jabhat al Nusra dhe ISIS. K\u00ebto organizata transformuan trajektoren fillestare p\u00ebr vendosjen e demokracis\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb thjesht sektare.<\/p>\n<p>Rritja e rolit t\u00eb organizatave terroriste n\u00eb luft\u00ebn e Siris\u00eb dhe Irakut,\u00a0 dhe fuqia e tyre propaganduese n\u00eb p\u00ebrdorimin e mediave digjitale dhe sociale si Twitter, Facebook, dhe Youtube, ndikoi q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb joshen dhe udh\u00ebtojn\u00eb drejt konfliktit sirian dhe ti bashkohen kauz\u00ebs s\u00eb tyre, e cila rreshtohej p\u00ebrreth narracioneve si\u00e7 ishin: \u201ckrijimi i Kalifatit\u201d,\u201clufta kund\u00ebr t\u00eb pafeve\u201d si dhe\u201cluftimi i armiq\u00ebve t\u00eb Islamit\u201d. Si shkak i saj deri m\u00eb tani vler\u00ebsohet se organizatave terroriste t\u00eb cilat jan\u00eb aktive n\u00eb Siri dhe Irak i jan\u00eb bashkuar mbi 25 mij\u00eb luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj nga mbi 70 vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe 317 qytetar\u00eb\u00a0t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb i jan\u00eb bashkuar konfliktit sirian n\u00eb p\u00ebriudha t\u00eb ndryshme (burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb)<\/p>\n<p>Trendi m\u00eb i madh i udh\u00ebtimit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb konfliktin n\u00eb Siri dhe Irak, n\u00eb nivel global \u00ebsht\u00eb viti 2013 dhe 2014, periudha kur ISIS ishte n\u00eb kulmin e rritjes s\u00eb fuqis\u00eb. Pra, n\u00eb vitet 2013-2014 ISIS ishte simbol i nj\u00eb organizate t\u00eb fuqishme, t\u00eb pamposhtur, e cila thirrej si \u201cmbrojt\u00ebse kryesore e Islamit\u201d, dhe t\u00eb cil\u00ebt zot\u00ebronin nj\u00eb territor ku jetonin miliona banor\u00eb. Kjo organizat\u00eb p\u00ebr cak kryesor t\u00eb rekrutimit kishte t\u00eb rinjt\u00eb nd\u00ebrmjet moshave 18-26 vje\u00e7, dhe t\u00eb cil\u00ebt ndiheshin t\u00eb p\u00ebrhuaj\u00ebsuar n\u00eb vendet e tyre t\u00eb origjin\u00ebs, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr nj\u00eb ndryshim q\u00eb e k\u00ebrkonin n\u00eb jet\u00ebn e tyre, dhe me aktivitetet i jepnin nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. ISIS uav\u201cofroi\u201d k\u00ebtyre t\u00eb rinjve mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb protagonist t\u00eb themelimit t\u00eb \u201cKalifatit\u201d, d\u00ebshir\u00eb kjo e dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt iu bashkuan konfliktit, dhe realizuan \u201cq\u00ebllimin\u201d jet\u00ebsor t\u00eb tyre. Kjo ishte\u00a0arma kryesore propaganduese e ISIS, e cila me instrumente t\u00eb p\u00ebrsosura rekrutimi, arriti t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nd\u00ebr organizatat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u00a0dhe m\u00eb t\u00eb fuqishme terroriste n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi pyetjes se pse n\u00eb vitin q\u00eb po e l\u00ebm\u00eb paska r\u00ebn\u00eb numri i\u00a0luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb iu bashkuan ISIS-it? Dhe p\u00ebr m\u00eb konkretisht, pse ra numri i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs? Masat e nd\u00ebrmarra nga ana e institucioneve kosovare kan\u00eb ndikuar deri n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb r\u00ebnien e numrit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u bashkohen organizatave terroriste n\u00eb Siri dhe Irak. Fillimisht, Policia e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb arrestimeve si pjes\u00eb e aktiviteteve t\u00eb saj n\u00eb luftimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe terrorizmit. \u00cbsht\u00eb arrestuar nj\u00eb num\u00ebr i madh i qytetar\u00ebve si t\u00eb dyshuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje, organizim dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb organizatave terroriste me 83 prej tyre tani m\u00eb n\u00eb procedura gjygj\u00ebsore. Kuvendi i Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2015 ka miratuar\u00a0<a href=\"http:\/\/www.kuvendikosoves.org\/common\/docs\/ligjet\/05-L-002%20sh.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ligjin nr 05\/L-002<\/a>\u00a0p\u00ebr ndalimin e bashkimit n\u00eb konflikte t\u00eb armatosura jasht\u00eb territorit t\u00eb vendit. Poashtu, Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar\u00a0<a href=\"http:\/\/www.kryeministri-ks.net\/repository\/docs\/STRATEGJIA_parandalim_-_SHQIP.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">strategjin\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm q\u00eb shpie n\u00eb terroriz\u00ebm<\/a>, si qasje e but\u00eb p\u00ebr adresimin e problemit t\u00eb terrorizmit. Pra, Kosova ka apikuar\u00a0 nj\u00eb qasje t\u00eb kombinuar t\u00eb masave, represesive (ligji dhe arrestimet) si dhe qasja e but\u00eb (strategjia), si m\u00ebnyra p\u00ebr tu p\u00ebrballur me ekstremizmin e dhunsh\u00ebm dhe terrorizmin n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb drejtim t\u00eb luftimit t\u00eb ekstremzimit t\u00eb dhunsh\u00ebm kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, mediat, komunat e prania nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebrisht kan\u00eb organizuar aktivitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me q\u00ebllim\u00a0 t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimit t\u00eb komunitetit rreth k\u00ebrcenimeve dhe rreziqeve nga ekstremizmi i dhunsh\u00ebm dhe terrorizmi. Mir\u00ebpo, k\u00ebto masa t\u00eb nd\u00ebrmarra, edhe pse t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb r\u00ebnien e numrit t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat terroriste si ISIS. Pra, r\u00ebnia e trendit t\u00eb shkuarjes s\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb drejt vatrave t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Siri dhe Irak, ka r\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb si rezultat zvog\u00eblimit t\u00eb fuqis\u00eb rekrutuese t\u00eb ISIS, si dhe dob\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, se sa masat e nd\u00ebrmarra nga institucionet e vendit dhe akter\u00ebt tjer\u00eb jo-shtet\u00ebror n\u00eb drejtim t\u00eb adresimit t\u00eb k\u00ebtij fenomeni. Trendi i r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj, po ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr rithemelimin e \u201cKalifatit\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb popullore dhe e k\u00ebrkuar tek qarqet muslimane p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb\u00a0 \u201cmund\u00ebsi\u201d ISIS ua ofroi nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb bot\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, dhe protagonist\u00eb t\u00eb themelimit dhe mbrojtj\u00ebs t\u00eb \u201cKalifatit\u201d. Pra kjo ka qen\u00eb nj\u00eb utopi shum\u00eb e madhe, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ISIS ka fituar zemrat e shum\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb rinj nga e gjith\u00eb bota. Rrjedhimisht, sllogani \u201c\u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebv\u00eb q\u00eb\u00a0 ta mbrojn\u00eb, dhe nd\u00ebrtojn\u00eb kalifatin\u201d m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb duke funksionuar, p\u00ebr arsye se ISIS nuk \u00ebsht\u00eb ajo organizata e pamposhtur, apo nuk e zot\u00ebron fuqin\u00eb rekrutuese e propaganduese n\u00ebpermjet t\u00eb cil\u00ebs kishte rekrutuar mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb huaj. Mungesa e nj\u00eb territori t\u00eb cilin e kontrollon, munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb financiare t\u00eb saj, si dhe zbehjes s\u00eb utopis\u00eb q\u00eb kjo organizat\u00eb kishte ofruar p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb rinjsh, rezultoi n\u00eb r\u00ebnien e numrit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj, n\u00eb ISIS apo organizata tjera terroriste. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, humbja e \u201cBetej\u00ebs s\u00eb Dabiqit\u201d e cila ka r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Islam ishte nj\u00eb goditje shum\u00eb\u00a0e madhe p\u00ebr ISIS, si dhe fuqin\u00eb e saj t\u00eb rekrutimit.<\/p>\n<p>Edhe vet\u00eb ndryshimi i qasjes s\u00eb organizatave terroriste, duke deklaruar se nuk kan\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00eb\u00a0t\u00eb ri q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb zonat e luft\u00ebs n\u00eb Siri dhe Irak, dhe se \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb \u201cxhihadin\u201d ta b\u00ebjn\u00eb edhe n\u00eb vendet e tyre, ka ndikuar n\u00eb r\u00ebnien e numrit e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb zonat e luft\u00ebs. Kjo n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebn sfid\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb nacionale n\u00eb territorin e gjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs sepse sulmet sikurse ato n\u00eb Belgjik\u00eb, Franc\u00eb, Gjermani e Turqi priten t\u00eb shpeshtohen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta n\u00eb Siri dhe Irak, n\u00eb fillim ishte kryengritje p\u00ebr liri dhe demokraci, e cila m\u00eb von\u00eb u sh\u00ebndrrua n\u00eb luft\u00eb sektare, kishte ndikimin e saj n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn. Mungesa e mb\u00ebshtetjes nga ana e shteteve per\u00ebndimore p\u00ebr opozit\u00ebn siriane, e cila angazhohej p\u00ebr largimin e regjimit t\u00eb presidentit [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":614,"featured_media":12073,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1705,1735],"ppma_author":[2332],"class_list":["post-2806","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-isis","tag-lufta"],"authors":[{"term_id":2332,"user_id":614,"is_guest":0,"slug":"skender-perteshi","display_name":"Sk\u00ebnder Perteshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/images-4.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/images-4.jpg"},"user_url":"","last_name":"Perteshi","first_name":"Sk\u00ebnder","description":"Researcher at Kosovar Center for Security Studies"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2806","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/614"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2806"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2806\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2807,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2806\/revisions\/2807"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12073"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2806"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2806"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2806"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2806"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}