{"id":2821,"date":"2019-02-26T13:31:32","date_gmt":"2019-02-26T11:31:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2821"},"modified":"2024-10-08T13:32:41","modified_gmt":"2024-10-08T11:32:41","slug":"shqiptaret-qe-zhvilluan-mendimin-filozofik-ne-perandorine-osmane-pjesa-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/shqiptaret-qe-zhvilluan-mendimin-filozofik-ne-perandorine-osmane-pjesa-ii\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt q\u00eb zhvilluan mendimin filozofik n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane &#8211; Pjesa II"},"content":{"rendered":"<p>Mehmed Esat Janina (v. 1730) dhe Hasan Tahsini (v. 1881) ishin dy dijetar\u00eb, veprat e t\u00eb cil\u00ebve nuk qen\u00eb pa ndikim n\u00eb dy periudha mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb konsiderohen pik\u00ebkthesa n\u00eb historin\u00eb osmane. N\u00eb koh\u00ebn e Esat Janin\u00ebs filloi \u201cPeriudha e Tulipanit\u201d (Lale Devri), nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebn e Tahsinit, ndodh\u00ebn reformat e Tanzimatit. Q\u00eb t\u00eb dy k\u00ebta dijetar\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribute shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zhvillimin shkencor dhe filozofik t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, madje Hasan Tahsini ka merita n\u00eb formimin e identitetit modern shqiptar.<\/p>\n<p>Esad Janina i lindur dhe i formuar n\u00eb Janin\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb Stamoll, ishte studiues i filozofis\u00eb, poet, gjykat\u00ebs, p\u00ebrkthyes dhe redaktor i botimeve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb botuese t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Sipas Nehat Krasniqit, Esad Janina p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebve arabe, perse dhe turke, njihte edhe greqishten e latinishten, nga t\u00eb cilat kishte p\u00ebrkthyer disa vepra t\u00eb Arsitotelit. Ishte i pari q\u00eb kishte p\u00ebrkthyer vepr\u00ebn \u2018Fizika\u2019 t\u00eb Aristotelit n\u00eb gjuh\u00ebn arabe, gj\u00eb q\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb popullarizuar n\u00eb mesin e intelegjenc\u00ebs osmane. (Krasniqi 2017:303-305) Ai po ashtu pjes\u00ebn turke t\u00eb fjalorit t\u00eb Shahidit \u201cTuhfe-i Shahidi\u201d (fjalor persisht \u2013 turqisht) e kishte p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebn greke, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thuhet se e kishte d\u00ebrguar n\u00eb vendilindjen e tij. Esad Janina p\u00ebrve\u00e7 se ka p\u00ebrkthyer e komentuar veprat e Aristotelit n\u00eb gjuh\u00ebn turke, gjithashtu kishte shkruar komentar\u00eb edhe p\u00ebr disa vepra t\u00eb filozof\u00ebve tjer\u00eb peripatetik\u00eb mysliman\u00eb, si Farabiu, Ibn Sina (Avicenna), Ibn Rushd (Averros). Esad Janina kishte komentuar edhe Ioaniss Kuttinius, Scotus Erigena, Albert Magnus dhe Sh\u00ebn Thoma Aquini. Disa nga veprat e Esad Janin\u00ebs q\u00eb ruhen n\u00eb Bibliotekat e Stambollit, jan\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>Et-Ta\u2019limu\u2019s Salis<\/em>. P\u00ebrkthim nga greqishtja n\u00eb arabisht i vepr\u00ebs Fizika t\u00eb Aristotelit, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga pes\u00eb pjes\u00eb. Ky p\u00ebrkthim i Hoxha Esadit p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komentimit q\u00eb Ioaniss Kuttinius ia kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj vepre t\u00eb Aristotelit.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>Terxhumetu-sh Sherhi\u2019l Envar<\/em>. P\u00ebrkthim i Eisaguge t\u00eb Porporiusit, dhe nj\u00eb p\u00ebrmbledhje nga pjes\u00ebt e Kategorive, Peri Hermeneias, Analitikat I dhe II t\u00eb Aristotelit. K\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e ka p\u00ebrkthyer duke u bazuar n\u00eb komentimin e Ioaniss Kuttiniusit, por ka edhe komentime dhe analiza t\u00eb tij personale.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>Risale-i Lahutije<\/em>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr trajtohen disa nga problemet themelore t\u00eb teologjis\u00eb islame. Esad Janina k\u00ebtu diskuton mbi argumentet q\u00eb provojn\u00eb t\u00eb domosdoshmen, qenien e mundshme dhe t\u00eb domosdoshme, ekzistenc\u00ebn e Zotit, si dhe shtron argumentet e filozof\u00ebve dhe mistik\u00ebve mysliman\u00eb dhe jomysliman\u00eb mbi dallimin midis Qenies substanciale dhe qenies quiditetale t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>&#8211;<em>\u00a0Kitabu Ameli\u2019l-murabba\u2019il-musavi li\u2019da\u2019ire.<\/em>\u00a0P\u00ebrkthim i nj\u00eb pjese t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Arkimedit.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>Terxheme-i Shifa li Ibni Sina.\u00a0<\/em>P\u00ebrkthimi i \u201cShifas\u201d, kryevep\u00ebr e Ibn Sinas\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>Sherhi Hikmetu\u2019l Ishrakije<\/em>. Komentim i \u201cUrt\u00ebsia iluministe\u201d, vep\u00ebr Shihabuddin Suhreverdit.<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0<em>Divan<\/em>. P\u00ebrmbledhje me poezi n\u00eb gjuh\u00ebn turke, perse dhe arabe.<\/p>\n<p>Esad Yanina ishte profesor (muderris) i shkollave m\u00eb t\u00eb popullarizuara osmane t\u00eb koh\u00ebs, madje sipas studiuesit Ihsan Fazlioglu, ai njihte shum\u00eb mir\u00eb edhe teologjit\u00eb e feve hebreje dhe t\u00eb krishtere, ku shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs hebrenj dhe t\u00eb krishter\u00eb tek ai studionin fet\u00eb e tyre. Filozof\u00ebt mysliman\u00eb, Aristotelin e pat\u00ebn quajtur \u201cM\u00ebsuesi i par\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa Farabiun \u201cM\u00ebsuesi i dyt\u00eb\u201d, k\u00ebshtu edhe studiuesit e filozofis\u00eb bashkohanik\u00eb t\u00eb tij, Esad Janin\u00ebn e pat\u00ebn quajtur \u201cM\u00ebsuesi i tret\u00eb\u201d (muallim-i salis). P\u00ebr arsye se nj\u00ebjt si Farabiu q\u00eb kishte fituar nam nga p\u00ebrkushtimi p\u00ebr filozofin\u00eb arsitoteliane, edhe Esad Janina k\u00ebt\u00eb epitet e kishte fituar p\u00ebr shkak se kishte arritur t\u00eb ringjallte tradit\u00ebn filozofike aristoteliane n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Esad Janina kishte arritur t\u00eb v\u00ebrej\u00eb gjithashtu edhe dekadenc\u00ebn q\u00eb kishte mb\u00ebrthyer arsimin dhe shkoll\u00ebn osmane, dhe n\u00eb shkrimet e tij p\u00ebrpos kritikave karshi k\u00ebtij sistemi, lexojm\u00eb edhe rrug\u00ebzgjidhjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb mendimit osman. Prof. Fazlioglu shkruan: \u201cPas pushtimit t\u00eb Stambollit, mendimi shkencor osman mb\u00ebshtetej n\u00eb paradigm\u00ebn teologji-matematik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte vendosur Sulltan Fatih Mehmeti, Ali Kush\u00e7u dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tyre. Por Esad Janina e kritikonte k\u00ebt\u00eb paradigm\u00eb dhe theksin e vendoste n\u00eb paradigm\u00ebn natyraliste aristoteliane.\u201d P\u00ebr ate dhe Esad Janina duke e p\u00ebrkthyer rishtazi Organonin e Aristotelit, n\u00eb hyrje t\u00eb p\u00ebrkthimit flet mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vler\u00ebn e logjik\u00ebs dhe fizik\u00ebs aristoteliane, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ia m\u00ebsyn t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb dije teorike t\u00eb bazuar n\u00eb natyraliz\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb hyrje ai shkruan: \u201cFizika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dije teorike dhe prov\u00eb empirike dhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb e kishte th\u00ebn\u00eb edhe Ibn Rushdi, por disa dijetar\u00eb tan\u00eb k\u00ebt\u00eb dije e kishin deformuar dhe e kishin sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje jonormale\u201d. Ai gjithashtu n\u00eb veprat e tij polemizon edhe me Ali Kush\u00e7un\u00eb, dhe sipas Fazlioglus\u00eb, kjo qasje e Esad Janin\u00ebs kishte p\u00ebrgatitur intelegjenc\u00ebn osmane p\u00ebr tu ballafaquar me shkencat moderne, q\u00eb m\u00eb pas filluan t\u00eb dep\u00ebrtonin nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn islame njihen dy shkolla t\u00eb mendimit filozofik: nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb mendimi filozofik i g\u00ebrshetuar me mendimin fetar-teologjik i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Imam Gazaliu, nd\u00ebrsa tjetri mendimi puro filozofik i ndjekur nga Ibn Rushd, i cili fen\u00eb dhe filozofin\u00eb i trajton n\u00eb dy dimensone t\u00eb ndara nga nj\u00ebri tjetri. Jan\u00eb t\u00eb njohura kund\u00ebrshtit\u00eb midis k\u00ebtyre dy shkollave filozofike. Disa studiues\u00eb shkruajn\u00eb se Ibn Rushdi e kishte humanizuar arsyen njer\u00ebzore, e cila para tij kundrohej hyjnore, dhe kjo arsye e humanizuar \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00ebra nga shtyllat e modernizmit n\u00eb Per\u00ebndim. Andaj, Esad Janina e kishte kuptuar mir\u00eb filozofin\u00eb e Ibn Rushdit, dhe duke kritikuar tradit\u00ebn gazaliane, pra at\u00eb teologjike \u2013 matematikore t\u00eb mendimit osman, k\u00ebrkonte aplikimin e shkoll\u00ebs averrosiane (ibnrushdiane), pra filozofin\u00eb-shkenc\u00ebn natyraliste. Megjith\u00ebse sasia e madhe e dor\u00ebshkrimeve t\u00eb veprave t\u00eb Esad Janin\u00ebs provon faktin se ai ka qen\u00eb i lexuar n\u00eb qarqet intelektuale t\u00eb Stambollit, por qasja e tij ndaj shkenc\u00ebs dhe filozofis\u00eb nuk u ndoq nga pasardh\u00ebsit, dhe si rezultat, mendimi osman nuk e shfryt\u00ebzoi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kapte hapin e zhvillimit dhe reformimit shkencor e filozofik.<\/p>\n<p>Frym\u00ebn filozofike e shkencore t\u00eb Esad Janin\u00ebs pastaj e vazhdoi nj\u00eb shqiptar tjet\u00ebr, Hoxha Hasan Tahsini, i shkolluar n\u00eb Shkod\u00ebr, Stamboll dhe Paris. Tahsini kishte studiuar dijet fetare, filozofin\u00eb dhe shkencat natyrore t\u00eb koh\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga personalitetet ky\u00e7e t\u00eb mendimit filozofik osman dhe shqiptar, si dhe ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb emancipimin dhe zhvillimin e mendimit shqiptar. Kontributi intelektual dhe filozofik i Hoxha Tahsinit akoma nuk \u00ebsht\u00eb studiuar dhe analizuar sa e si duhet. N\u00eb intervist\u00ebn e zhvilluar me revist\u00ebn \u201cHazine-i Evrak\u201d, Tahsini pohonte se t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e ka kaluar i preokupuar me mendime filozofike. Hasan Tahsini mund t\u00eb konsiderohet racionalisti i par\u00eb shqiptar, sepse \u00ebsht\u00eb mendimtari i par\u00eb q\u00eb njohjen filozofike dhe shkencore e vendosi mbi \u00e7do njohje tjet\u00ebr, si dhe b\u00ebri p\u00ebrpjekje q\u00eb bot\u00ebn ta kuptonte dhe shpjegonte pa iu referuar apriori teksteve t\u00eb shenjta. Ky ishte shkaku q\u00eb u akuzua e u diskreditua si jofetar, blasfem dhe heretik. Hasan Tahsini gjithashtu ishte larguar nga detyra e rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Stambollit p\u00ebr arsye se profet\u00ebsin\u00eb e kishte konsideruar frym\u00ebzim artistik. P\u00ebr shkak t\u00eb admirimit q\u00eb kishte treguar p\u00ebr Parisin dhe kultur\u00ebn e shkenc\u00ebn evropiane, shpesh ishte quajtur edhe si \u201cM\u00f6sy\u00f6 Tahsin\u201d dhe \u201cGjavur Tahsin\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse Omer Faruk Akgyn, autori i z\u00ebrit t\u00eb Hoxha Tahsinit n\u00eb Enciklopedin\u00eb islame t\u00eb Turqis\u00eb jep t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajizuara e t\u00eb vlefshme rreth jet\u00ebs e vepr\u00ebs s\u00eb tij, por p\u00ebrgjat\u00eb shkrimit v\u00ebrehet nj\u00ebfar\u00eb prirje e panevojshme p\u00ebr t\u2019ia ruajtur besimin islam Hoxha Tahsinit. Akgyn edhe aty ku i trajton idet\u00eb filozofike dhe shkencore t\u00eb Tahsinit, vazhdimisht e ndjen nevoj\u00ebn t\u00eb v\u00eb theksin se Tahsini mendimet i mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb Kuran dhe Hadith\u00eb, \u00e7\u2019ka nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Edhe n\u00ebse Tahsini n\u00eb veprat shkencore citon ndonj\u00eb ajet kuranor, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta ilustruar mendimin apo rezultatin e tij shkencor dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptuesh\u00ebm p\u00ebr lexuesit e koh\u00ebs, e jo q\u00eb at\u00eb p\u00ebrfundim e kishte nxjerr\u00eb nga Kurani apo Hadithi. Nj\u00ebjt vepronin edhe filozof\u00ebt mysliman\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs peripatetike. Hoxha Tahsini ishte ndjek\u00ebs i filozofis\u00eb s\u00eb Ibn Rushdit dhe Esad Janin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt dijen shkencore dhe filozofike nuk e g\u00ebrshetonin me spekulime fetare. Ai n\u00eb shkrimet rreth fes\u00eb islame, por sidomos n\u00eb poezit\u00eb e tij rr\u00ebfen mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr besimin e tij islam, por si duket kjo nuk u mjaftonte klerik\u00ebve dhe pushtetar\u00ebve radikal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kujdeseshin q\u00eb Hoxha Tahsini t\u00eb mos sfidonte sistemin e tyre t\u00eb vjet\u00ebruar t\u00eb dijes dhe shkenc\u00ebs. Hoxha Tahsini sikur t\u00eb mos studionte dhe t\u00eb mos i merrte seriozisht mendimin filozofik dhe shkencor t\u00eb Evrop\u00ebs, nuk do t\u00eb kishte rezultatet filozofike-shkencore q\u00eb pati, por m\u00eb e shum\u00ebta ndoshta do t\u00eb mbetej nj\u00eb dijetar apo hoxh\u00eb klasik shum\u00eb i mir\u00eb, q\u00eb do t\u00eb mjaftohej vet\u00ebm me spekulime klasike teologjike. Hasan Tahsini, p\u00ebrpiqej q\u00eb mendimin osman ta vendoste mbi themele natyraliste, prandaj pohonte se \u201cmetodologjia e filozofis\u00eb natyraliste \u00ebsht\u00eb themeluar mbi baza t\u00eb forta dhe \u00ebsht\u00eb matur n\u00eb peshoren e mendjes dhe urt\u00ebsis\u00eb\u201d. P\u00ebr dallim nga mendimi klasik teologjik q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb shkollat osmane sipas t\u00eb cilit, njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb arrij\u00eb deri te e v\u00ebrteta, Hoxha Tahsini si nj\u00eb racioanlist, njeriun e konceptonte si qenie t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin. P\u00ebr at\u00eb dhe Tahsini \u00ebsht\u00eb i pari n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane q\u00eb ka shkruar nj\u00eb vep\u00ebr n\u00eb rrafshin e psikologjis\u00eb moderne dhe ka shtruar teorit\u00eb moderne t\u00eb astronomis\u00eb.<\/p>\n<p>Hoxha Tahsini duke e vendosur njohjen pozitiviste (empirike) si njohjen m\u00eb legjitime dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb mendimin osman, por edhe n\u00eb at\u00eb shqiptar. Sepse ai me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb i sh\u00ebrbeu kauz\u00ebs shqiptare dhe arriti t\u00eb edukoj\u00eb dijetar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, si\u00e7 qen\u00eb Sami e Naim Frash\u00ebri dhe Pashko Vasa, t\u00eb cil\u00ebt kishin ndjekur leksionet e Tahsinit dhe kishin mbajtur kontakte t\u00eb af\u00ebrta me te. Sami Frash\u00ebri veprat e tij shkencore, nd\u00ebr to dhe vepr\u00ebn e par\u00eb antropologjike n\u00eb gjuh\u00ebn turke \u201cInsan\/Njeriu\u201d e kishte shkruar n\u00ebn ndikimin dhe k\u00ebshillimet me Hasan Tahsinin. Gjithashtu edhe Naimi, vepr\u00ebn \u201cShpikje dhe Zbulime\u201d e kishte shkruar me udh\u00ebzimet e Hoxha Tahsinit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Hoxha Tahsini, m\u00eb pas Naim e Sami Frash\u00ebri dhe ndjek\u00ebsit e shkoll\u00ebs s\u00eb tyre si Mit\u2019hat e Mehdi Frash\u00ebri, Branko Merxhani e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me krijimtarin\u00eb artistike, filozofike dhe shkencore e avancuan edhe m\u00eb tej kultur\u00ebn dhe mendimin shqiptar q\u00eb frymonte brenda sistemeve t\u00eb kodifikuara teologjike-fetare. Ata hodh\u00ebn themelet e nj\u00eb shkolle autoktone shqiptare t\u00eb mendimit, e cila m\u00eb pas u shkat\u00ebrrua nga regjimi komunist.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>Literatura:<\/p>\n<p>&#8211; Ihsan Fazlioglu:\u00a0<a href=\"https:\/\/fazlioglu.blogspot.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Esad Efendi&#8221;<\/a><\/p>\n<p>&#8211; Hoxha Hasan Tahsin. Vepra. Tiran\u00eb: Onufri, 2014.<\/p>\n<p>&#8211; Nehat Krasniqi. Zhvillimi i kultur\u00ebs shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri n\u00eb fillimet e rilindjes komb\u00ebtare. Prishtin\u00eb: Instituti Albanologjik, 2017.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mehmed Esat Janina (v. 1730) dhe Hasan Tahsini (v. 1881) ishin dy dijetar\u00eb, veprat e t\u00eb cil\u00ebve nuk qen\u00eb pa ndikim n\u00eb dy periudha mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb konsiderohen pik\u00ebkthesa n\u00eb historin\u00eb osmane. N\u00eb koh\u00ebn e Esat Janin\u00ebs filloi \u201cPeriudha e Tulipanit\u201d (Lale Devri), nd\u00ebrsa n\u00eb koh\u00ebn e Tahsinit, ndodh\u00ebn reformat e Tanzimatit. Q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":27,"featured_media":8092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1245],"ppma_author":[37],"class_list":["post-2821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-orientoxident"],"authors":[{"term_id":37,"user_id":27,"is_guest":0,"slug":"abdulla-rexhepi","display_name":"Abdulla Rexhepi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Rexhepi","first_name":"Abdulla","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2821"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2821\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8094,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2821\/revisions\/8094"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2821"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}