{"id":2849,"date":"2019-01-10T11:14:51","date_gmt":"2019-01-10T09:14:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2849"},"modified":"2024-10-09T11:15:53","modified_gmt":"2024-10-09T09:15:53","slug":"luftimi-i-krimit-te-organizuar-ne-zgjedhje-nga-pronto-drejtesia-utopike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/luftimi-i-krimit-te-organizuar-ne-zgjedhje-nga-pronto-drejtesia-utopike\/","title":{"rendered":"Luftimi i krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje nga &#8220;pronto&#8221; drejt\u00ebsia, utopike"},"content":{"rendered":"<p>Ishte 12 dhjetori 2010. Dita kur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs votonin, n\u00eb zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs. Isha monitorues i certifikuar i shoq\u00ebris\u00eb civile, n\u00eb Shal\u00eb t\u00eb Lipjanit t\u00eb Drenic\u00ebs. Kisha t\u00eb af\u00ebrm, q\u00eb ishin komisioner\u00eb t\u00eb partive politike. Para syve, disa militant\u00eb partiak\u00eb, votuan m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb her\u00eb. Askush nuk pengonte ask\u00ebnd. Procesi dukej \u201cnormal\u201d. Sa her\u00eb votonin personat e nj\u00ebjt\u00eb, mbaja sh\u00ebnime. T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb shikonin me habi. M\u00eb kujtohet kur nj\u00ebri prej komisioner\u00ebve, familjar i af\u00ebrt, ma rrahte shpin\u00ebn dhe m\u00eb thoshte: \u201cO djali i m\u00ebsuesit, badihava po shkrun&#8230; Kjo \u00ebsht\u00eb demokraci&#8230;\u201d. N\u00eb or\u00ebn 19:00 vendvotimi u mbyll. Nisi procesi i num\u00ebrimit t\u00eb votave. Komisioner\u00ebt ishin n\u00eb hall se nuk iu dilnin 1+1=2. Ishte halli i disa deputet\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u duheshin votat. Ftuan nj\u00eb \u201cekspert\u201d me p\u00ebrvoj\u00eb, i cili erdhi nga nj\u00eb klas\u00eb tjet\u00ebr. Ai p\u00ebr 15 minuta e mbylli dosjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u201cp\u00ebrkryer\u201d. Kutit\u00eb e votimit u nis\u00ebn p\u00ebr Qendr\u00ebn e Num\u00ebrimit t\u00eb Rezultateve n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>U ankova n\u00eb Panelin p\u00ebr Zgjidhjen e Ankesave dhe Parashtresave p\u00ebr t\u00eb gjitha krimet zgjedhore. Vendvotimi n\u00eb Shal\u00eb u anulua. Pas disa vitesh, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Dega e Lipjanit m\u00eb ftoi si d\u00ebshmitar kryesor kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebve, q\u00eb kishin manipuluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendvotim. D\u00ebshmova n\u00eb gjykat\u00eb, edhe kund\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmve. Ata u d\u00ebnuan me burgim dhe gjoba. Lufta kund\u00ebr krimeve n\u00eb zgjedhje, \u00ebsht\u00eb detyrim i secilit prej nesh, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite kan\u00eb obligime kushtetuese dhe ligjore organet e ndjekjes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb nd\u00ebr rastet e shumta, n\u00eb t\u00eb cilat prokuroria kishte ngritur aktakuza ndaj komisioner\u00ebve p\u00ebr manipulimet masive t\u00eb zgjedhjeve 2010. Ato prodhuan nj\u00eb Kuvend me legjitimitet t\u00eb kontestuar. Secilit mund t\u2019i kujtohen Ambasador\u00ebt e huaj n\u00eb monitorim, t\u00eb cil\u00ebt pan\u00eb me syt\u00eb e tyre dhe deklaruan sesi manipuloheshin votat e qytetar\u00ebve. T\u00eb gjitha k\u00ebto soll\u00ebn nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb zez\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha raportet relevante nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Opozita e at\u00ebhershme, manipulimin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2010, ia atribuonte praktik\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb q\u00eb kishte ndodhur po ashtu n\u00eb nj\u00eb shtet ballkanik, dhe q\u00eb njihej si treni bullgar.<\/p>\n<p>Reagimet e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e menaxhimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2010, ishin t\u00eb ashpra dhe vinin n\u00eb pah munges\u00ebn e legjitimitetit t\u00eb institucioneve t\u00eb themeluara si rezultat i k\u00ebtyre zgjedhjeve. Kosova n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, p\u00ebr vite me radh\u00eb ka raportuar lidhur me numrin e personave t\u00eb hetuar, akuzuar dhe gjykuar lidhur me keqp\u00ebrdorimet n\u00eb zgjedhjet e vitit 2010.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, padyshim se ishte legjitime, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb se nuk kan\u00eb munguar edhe vendvotimet ku pjes\u00ebmarrja qytetare n\u00eb k\u00ebto zgjedhje kishte kaluar edhe n\u00eb 120%. \u00a0Prokurori i Shtetit kishte akuzuar me mij\u00ebra persona p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet n\u00eb k\u00ebto zgjedhje.<\/p>\n<p>Si rezultat i \u00a0manipulimit masiv t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2010, Kosova sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs, kishte parapar\u00eb nj\u00eb kapitull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb lidhur me keqp\u00ebrdorimet n\u00eb zgjedhje. Politika nd\u00ebshkimore po ashtu ishte ashp\u00ebrsuar.<\/p>\n<p>Faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar pas vitit 2010, kishte k\u00ebrkuar me ngulm reform\u00ebn zgjedhore, ku nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb me kalimin e viteve \u00ebsht\u00eb zbehur dhe debati p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, ngritet sa her\u00eb caktohen datat e zgjedhjeve, por n\u00eb fund asgj\u00eb nuk arrihet dhe zgjedhjet p\u00ebrfundojn\u00eb gjithmon\u00eb pa ndryshimet e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb m\u00ebsim nga m\u00ebnyra sesi organet shtet\u00ebrore kishin neglizhuar zbatimin e \u00a0kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejt\u00ebs aktive dhe pasive t\u00eb votimit, n\u00eb vitin 2012, si pjes\u00eb e Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), zhvilluam nj\u00eb hulumtim dhe analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje. Asokohe, gjet\u00ebm d\u00ebshtime zinxhirore t\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb. Si IKD rekomanduam hapa konkret\u00eb sesi duhet t\u00eb parandalohen dhe luftohen krimet n\u00eb zgjedhje. P\u00ebr 3 n\u00ebntor 2013, u caktua data e zgjedhjeve lokale. Asokohe, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kishte vendosur t\u00eb zbatonte rekomandimet e IKD-s\u00eb, q\u00eb sugjeronin zbatimin e nj\u00eb politike proaktive, t\u00eb bazuar n\u00eb parandalim dhe n\u00eb ndjekje t\u00eb veprave penale kund\u00ebr t\u00eb drejtave t\u00eb votimit. Bashk\u00eb me Prokurorin\u00eb dhe Policin\u00eb hartuam Memorandumin e Bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstiucional me t\u00eb gjitha institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb procesin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Me iniciativ\u00ebn dhe ndihm\u00ebn e IKD-s\u00eb, Prokuroria dhe Policia hartuan Procedurat Standarde t\u00eb Veprimit (PSV). Q\u00ebllimi i tyre ishte rritja e efikasitetit dhe efektivitetit p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb parandalimin dhe luftimin e krimeve n\u00eb zgjedhje. Rezultatet u d\u00ebshmuan menj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr dallim prej zgjedhjeve 2010, n\u00eb t\u00eb cilat u p\u00ebrfshin\u00eb mbi 5 mij\u00eb komisioner\u00eb n\u00eb manipulime t\u00eb votave, n\u00eb zgjedhjet 2013, pati ulje drastike t\u00eb rasteve t\u00eb manipulimit t\u00eb zgjedhjeve, duke num\u00ebruar 261 persona si t\u00eb dyshuar n\u00eb manipulime. Ky num\u00ebr ra n\u00eb 40 persona t\u00eb dyshuar n\u00eb zgjedhjet 2014. Ky num\u00ebr ra edhe m\u00eb tutje n\u00eb vet\u00ebm 27 persona n\u00eb zgjedhjet 2017. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, sot, Kosova nuk p\u00ebrmendet n\u00eb asnj\u00eb raport, si vend, n\u00eb t\u00eb cilin zgjedhjet nuk jan\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Kjo praktik\u00eb e ndryshuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb n\u00eb organizimin dhe sigurimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb proceseve zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb ka d\u00ebshmuar se fajtori kryesor p\u00ebr krimet n\u00eb proceset zgjedhore ka qen\u00eb ekskluzivisht faktori njeri. Kot flasim p\u00ebr ndryshime t\u00eb reja ligjore, p\u00ebrderisa nuk ekzistojn\u00eb zyrtar\u00ebt me integritet, t\u00eb cil\u00ebt zbatojn\u00eb obligimet ligjore n\u00eb ruajtje t\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb fakt, se Kosova kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn baz\u00eb ligjore dhe pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtit bart\u00ebs t\u00eb funksioneve n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur jan\u00eb organizuar zgjedhjet e vitit 2010, 2013, 2014 dhe 2017. Por, dallimi i zgjedhjeve 2010 me ato q\u00eb pasuan ishte si nata me dit\u00eb. Nuk dihet n\u00ebse ishte edhe vullneti apo urdhrat e krer\u00ebve t\u00eb partive politike p\u00ebr t\u00eb mos vazhduar me avazin e vjet\u00ebr, por gjithsesi se ndjekja e \u201cargat\u00ebve\u201d t\u00eb vegj\u00ebl \u2013 komisioner\u00ebve \u2013 t\u00eb partive politike, sado me vones\u00eb nga Prokuroria, ndikoi tek t\u00eb gjitha partit\u00eb politike dhe militant\u00ebt e tyre q\u00eb t\u00eb sprapsen me organizimin e manipulimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, p\u00ebrderisa, n\u00eb krye t\u00eb Kryeprokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit, jan\u00eb argat\u00eb t\u00eb partive politike q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar \u201cPronto\u201d Prokurorin\u00eb e Shtetit n\u00eb krye me Aleksand\u00ebr Lumezin, do t\u00eb jet\u00eb utopike t\u00eb pritet q\u00eb ndjekja p\u00ebr krimet e zgjedhjeve do t\u00eb zgjerohet n\u00eb drejtim t\u00eb protagonist\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb partive politike. M\u00eb s\u00eb shumti q\u00eb mund t\u00eb presim, jan\u00eb akuzat e r\u00ebndomta ndaj argat\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb partive t\u00eb politike, sikurse \u00ebsht\u00eb vepruar deri m\u00eb tash. Pra, ky \u00ebsht\u00eb problemi kryesor, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me integritetin e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb dhe bart\u00ebsve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb argat\u00eb t\u00eb pushtetit dhe grupeve t\u00eb interesit. Prandaj, iniciativa e IKD-s\u00eb p\u00ebr ta futur n\u00eb veting sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me integritet, i cili do t\u00eb ket\u00eb bart\u00ebs t\u00eb funksioneve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb verifikuar n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<\/p>\n<p>Besoj se t\u00eb gjith\u00eb i g\u00ebzohemi faktit se kur flasim p\u00ebr organizimin e zgjedhjeve, mund t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb pozitivisht zgjedhjet e mbajtura prej vitit 2013 e tutje, n\u00eb t\u00eb cilat kishte probleme, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi zgjedhjet ishin demokratike, fer dhe t\u00eb drejta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb padyshim se meritat kryesore i shkojn\u00eb Prokuroris\u00eb dhe Policis\u00eb, t\u00eb cilat zbatuan me p\u00ebrpik\u00ebri PSV-t\u00eb, t\u00eb cilat ishin trungu i bashk\u00ebpunimit q\u00eb soll\u00ebn reagime efikase dhe efektive t\u00eb papara n\u00eb dit\u00ebn e votimit sa i p\u00ebrket hetimit dhe ndjekjes s\u00eb krimeve t\u00eb zgjedhjeve. Natyrisht edhe d\u00ebnimet e gjykat\u00ebsve, sado joadekuate q\u00eb jan\u00eb shqiptuar, kan\u00eb ndikuar q\u00eb q\u00ebllimi i d\u00ebnimeve tek argat\u00ebt e vegj\u00ebl, t\u00eb arrihet dhe q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit mos t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb manipulime t\u00eb zgjedhjeve, por edhe publiku t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga p\u00ebrvoja e tyre.<\/p>\n<p>Kosova ka korniz\u00eb t\u00eb avancuar n\u00eb legjislacionin penal p\u00ebr hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e veprave penale q\u00eb nd\u00ebrlidhen me zgjedhjet. Gjithashtu, n\u00ebse vazhdon praktika e mir\u00eb e Prokuroris\u00eb dhe e Policis\u00eb, dita e votimit, nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb problematike. N\u00eb secilin rast t\u00eb paraqitur, zbatimi i PSV-ve do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb parandalim dhe luftim t\u00eb kryesve t\u00eb krimeve t\u00eb zgjedhjeve. Halli \u00ebsht\u00eb tek format e tjera t\u00eb manipulimit t\u00eb proceseve zgjedhore dhe keqp\u00ebrdorimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb votuesve. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet q\u00eb ndodhin para dhe pas dit\u00ebs s\u00eb votimit n\u00eb procesin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Krimet e zgjedhjeve jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura me aktivitete tjera kriminale, t\u00eb cilat nd\u00ebrlidhen me zgjedhjet por nuk fillojn\u00eb dhe nuk mbarojn\u00eb me dit\u00ebn e votimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrfshihen disa faza dhe fenomene t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat burojn\u00eb nga m\u00ebnyra e dyshimt\u00eb e financimit t\u00eb partive politike, \u00e7\u00ebshtje kjo, e cila \u00ebsht\u00eb ngritur vazhdimisht nga IKD dhe organizatat e tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Pa hetimin dhe ndjekjen e shtyt\u00ebsve, organizator\u00ebve dhe financuesve t\u00eb individ\u00ebve dhe grupeve q\u00eb manipulojn\u00eb proceset zgjedhore, asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb sigurohemi se zgjedhjet do t\u00eb jen\u00eb demokratike, t\u00eb lira dhe t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>PSV-t\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb t\u00eb koncentruara n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e veprimeve t\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e votimit t\u00eb zgjedhjeve. K\u00ebto PSV nuk mbulojn\u00eb aktivitetet, n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb kryhen krimet e zgjedhjeve para dit\u00ebs s\u00eb votimit, n\u00eb koh\u00ebn e fushat\u00ebs parazgjedhore dhe pas dit\u00ebs s\u00eb votimit n\u00eb zgjedhje, kur fituesit e pushtetit, nisin t\u00eb kthejn\u00eb borxhet tek financuesit e tyre t\u00eb fushatave.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar veprimet e partive politike dhe kandidat\u00ebve t\u00eb caktuar n\u00eb investimet q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore dhe pas marrjes s\u00eb pushtetit me shp\u00ebrblimin e bizneseve me tender\u00eb publik\u00eb, si IKD kemi rekomanduar veprime standarde t\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb n\u00eb parandalim dhe ndjekje efikase t\u00eb k\u00ebtyre veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme. Ky efikasitet mund\u00ebsohet p\u00ebrmes plot\u00ebsimit t\u00eb PSV-ve n\u00eb k\u00ebto dy faza t\u00eb zgjedhjeve, para dhe pas dit\u00ebs s\u00eb votimit.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn para dit\u00ebs s\u00eb votimit, zgjedhjet p\u00ebrcillen me fushat\u00eb parazgjedhore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, po t\u00eb kishte nj\u00eb ndjekje efikase t\u00eb PSh-s\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb zbuloheshin shum\u00eb veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme, t\u00eb cilat hyn\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn kriminale. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr financimin e partive politike. K\u00ebto t\u00eb fundit, zakonisht b\u00ebjn\u00eb shpenzime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa deklarojn\u00eb. Financat e tyre vazhdimisht kan\u00eb mbetur jotransparente p\u00ebr publikun n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, biznese t\u00eb af\u00ebrta me partit\u00eb politike n\u00eb qeverisje, t\u00eb cilat kan\u00eb financuar fushatat e partive, jan\u00eb shp\u00ebrblyer me tender\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb faz\u00ebn para dit\u00ebs s\u00eb votimit, faz\u00eb kjo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn partit\u00eb politike zhvillojn\u00eb fushat\u00eb zgjedhore, PSh duhet t\u00eb caktoj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr secil\u00ebn komun\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Detyrat e k\u00ebtyre prokuror\u00ebve, do t\u00eb fokusoheshin n\u00eb monitorimin e aktiviteteve t\u00eb fushat\u00ebs parazgjedhore, p\u00ebrmes hetuesve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrmes informacioneve q\u00eb publikohen n\u00eb media dhe duke ofruar qasje p\u00ebr publikun p\u00ebr t\u00eb informuar n\u00eb linja t\u00eb sigurta t\u00eb komunikimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime p\u00ebrmes telefonit dhe internetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, do t\u00eb mund\u00ebsohej fillimisht parandalimi i financimit t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb tender\u00ebve publik\u00eb tek bizneset apo individ\u00ebt q\u00eb kan\u00eb financuar partit\u00eb politike, t\u00eb cilat, pas informimit q\u00eb PSh do t\u2019i hetoj\u00eb k\u00ebto veprimtari t\u00eb financimit, do t\u2019i minimizonin aktivitetet e financimit t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb bizneseve apo individ\u00ebve p\u00ebrmes tender\u00ebve publik\u00eb dhe m\u00eb pas po qe se do t\u00eb ndodhnin k\u00ebto keqp\u00ebrdorime, ato do t\u00eb ndiqeshin me efikasitet nga organet e ndjekjes.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit dhe shpalljes s\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, PSh duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime n\u00eb drejtim t\u00eb analizimit t\u00eb veprimeve n\u00eb fush\u00ebn e prokurimit publik, fush\u00eb kjo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn buxheti publik keqp\u00ebrdoret n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrblimit t\u00eb bizneseve dhe financueve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb financuar partit\u00eb politike apo kandidat\u00ebt e caktuar n\u00eb fushat\u00eb parazgjedhore.<\/p>\n<p>Baza e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb PSh-s\u00eb e krijuar gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore p\u00ebr aktivitetet e financuara te partit\u00eb politike nga bizneset dhe individ\u00ebt e caktuar, do t\u00eb mund\u00ebsonte nj\u00eb pist\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb hetimit p\u00ebr prokuror\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt do obligoheshin t\u00eb hetojn\u00eb lidhjet e financimit t\u00eb partive politike dhe shp\u00ebrblimit t\u00eb financuesve me tender\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, hartimi dhe zbatimi i PSV-s\u00eb p\u00ebr monitorimin dhe mbledhjen e informacioneve p\u00ebr financimin e fushatave zgjedhore nga bizneset apo individ\u00ebt p\u00ebr partit\u00eb politike, do t\u00eb mund\u00ebsonte nj\u00eb pist\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb hetimit dhe ndjekjes p\u00ebr prokuror\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt do obligoheshin t\u00eb hetonin lidhjet e financimit t\u00eb partive politike dhe shp\u00ebrblimit t\u00eb financuesve me tender\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n<p>Duke i pasur parasysh t\u00eb gjitha k\u00ebto veprime n\u00eb fush\u00ebn e prokurimit publik dhe nd\u00ebrlidhjen e politik\u00ebs me biznesin, si IKD i kemi rekomanduar PSh t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime n\u00eb drejtim t\u00eb monitorimit dhe analizimit t\u00eb veprimeve n\u00eb fush\u00ebn e prokurimit publik p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ndjekur shp\u00ebrblimin me tender\u00eb publik\u00eb t\u00eb financuesve t\u00eb partive politike. Ky monitorim do duhej t\u00eb zhvillohej p\u00ebrmes PSh-s\u00eb s\u00eb bashku me ekipet e hetuesve policor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb fokusoheshin n\u00eb monitorimin e aktiviteve t\u00eb prokurimit publik, duke mbledhur edhe raportimet q\u00eb publikohen n\u00eb media si dhe duke ofruar qasje p\u00ebr publikun p\u00ebr t\u00eb informuar n\u00eb linja t\u00eb sigurta t\u00eb komunikimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anonime p\u00ebrmes telefonit dhe internetit p\u00ebr shp\u00ebrblimin me tender\u00eb publik\u00eb t\u00eb bizneseve q\u00eb kan\u00eb financuar partit\u00eb politike.<\/p>\n<p>Para se gjithash, as reforma zgjedhore e as plot\u00ebsimi \u00a0PSV-ve nuk do t\u00eb ken\u00eb kuptim dhe nuk do t\u00eb sjellin rezultate konkrete n\u00eb luftimin e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrderisa nuk kemi sistem t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me integritet. Ky i fundit, tashm\u00eb kontestohet tek sistemi aktual i drejt\u00ebsis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb produkt i stilit \u201cPronto\u201d, t\u00eb cilin duhet ta fusim sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb proces t\u00eb thell\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky shkrim mb\u00ebshtetet nga D4D, si pjes\u00eb\u00a0e projektit &#8216;Avancimi i proceseve demokratike&#8217; financuar nga\u00a0Departamenti Federal i Pun\u00ebve t\u00eb\u00a0Jashtme t\u00eb\u00a0Zvicr\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte 12 dhjetori 2010. Dita kur qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs votonin, n\u00eb zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs. Isha monitorues i certifikuar i shoq\u00ebris\u00eb civile, n\u00eb Shal\u00eb t\u00eb Lipjanit t\u00eb Drenic\u00ebs. Kisha t\u00eb af\u00ebrm, q\u00eb ishin komisioner\u00eb t\u00eb partive politike. Para syve, disa militant\u00eb partiak\u00eb, votuan m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb her\u00eb. Askush nuk pengonte ask\u00ebnd. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":51,"featured_media":8105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1252],"ppma_author":[61],"class_list":["post-2849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-zgjedhje-zgjidhje"],"authors":[{"term_id":61,"user_id":51,"is_guest":0,"slug":"betim-musliu","display_name":"Betim Musliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-2-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-2-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Musliu","first_name":"Betim","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/51"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2849"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2850,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2849\/revisions\/2850"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2849"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}