{"id":2859,"date":"2018-12-09T11:23:49","date_gmt":"2018-12-09T09:23:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2859"},"modified":"2024-10-09T11:26:20","modified_gmt":"2024-10-09T09:26:20","slug":"reforma-zgjedhore-te-kthehet-vendimmarrja-te-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/reforma-zgjedhore-te-kthehet-vendimmarrja-te-qytetaret\/","title":{"rendered":"Reforma zgjedhore &#8211; t\u00eb kthehet vendimmarrja te qytetar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Sistemi zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur, por i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb askund n\u00eb bot\u00eb. Ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur as sistemi demokratik. N\u00eb t\u00eb dy rastet ekzistojn\u00eb mekanizma t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrdoren n\u00eb koh\u00ebra periodike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet e nevojshme q\u00eb vijn\u00eb si nevoj\u00eb e koh\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs si nga qytetar\u00ebt, ashtu edhe nga klasa politike.<\/p>\n<p>Reforma zgjedhore n\u00eb Kosov\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet nga t\u00eb dyja pal\u00ebt e cekura m\u00eb lart. Shoq\u00ebria civile ka koh\u00eb q\u00eb e ka ndar\u00eb mendjen mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, andaj n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka k\u00ebrkuar dhe ka shprehur propozime konkrete se \u00e7far\u00eb duhet ndryshuar apo reformuar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendjeje sa i p\u00ebrket reform\u00ebs zgjedhore, por edhe pse kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb axhend\u00eb tash e disa vite, dhe sipas rezolut\u00ebs pro-reform\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb e till\u00eb mb\u00ebshtetet fort, reforma zgjedhore nuk po ndodh.<\/p>\n<p>Shkaku kryesor i vones\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs zgjedhore \u00ebsht\u00eb politizimi i saj nga klasa politike dhe tendenca p\u00ebr ta p\u00ebrdorur reform\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfitime partiake.<\/p>\n<p>Por, pyetja q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb pse na duhet reforma zgjedhore? A duhet elita politike t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb? A duhet qytetar\u00ebt t\u00eb presin se do t\u00eb ndodh\u00eb mrekulli me reform\u00ebn? Reforma zgjedhore nuk do ta ndryshoj\u00eb klas\u00ebn politike e as nuk do t\u2019i demokratizoj\u00eb partit\u00eb politike. Reforma zgjedhore nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb mrekulli p\u00ebr qytetar\u00ebt e as nuk do t\u2019u rregulloj\u00eb gjendjen e tyre sociale.<\/p>\n<p>Reforma zgjedhore na duhet p\u00ebr t\u2019i eliminuar disa probleme q\u00eb i kemi hasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr ta avancuar sistemin n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vota e secilit qytetar t\u00eb ket\u00eb pesh\u00ebn e vet. Reforma zgjedhore nevojitet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb disa nd\u00ebrhyrje tenike, por edhe disa nd\u00ebrhyrje p\u00ebrmbajtjesore sidomos pas vendimeve t\u00eb diskutueshme t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe asaj Supreme. Q\u00ebllimi final i reform\u00ebs zgjedhore duhet t\u00eb mbetet zgjedhjet e lira ku secili qytetar q\u00eb merr pjes\u00eb, vota e tij t\u00eb num\u00ebrohet ashtu si\u00e7 ai\/ajo e ka votuar dhe kjo t\u00eb reflektohet n\u00eb formimin e institucioneve q\u00eb dalin nga vota e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sistemi i tanish\u00ebm lejon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb devijime nga vullneti i vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb Kuvend. Nuk them se me reform\u00ebn zgjedhore do t\u00eb kemi nj\u00eb Kuvend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por do t\u00eb kemi m\u00eb pak deputet\u00eb q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Kuvend kund\u00ebr vullnetit t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Shumica e atyre q\u00eb votojn\u00eb pas nj\u00eb kohe nuk e mbajn\u00eb mend se cil\u00ebt pes\u00eb kandidat\u00eb i kan\u00eb votuar sepse disa nga pes\u00ebshja e tyre i kan\u00eb votuar me porosi, nj\u00eb pjes\u00eb nuk i voton fare pes\u00eb kandidat\u00ebt, por asgj\u00eb nuk i shp\u00ebton komisioner\u00ebve sy\u00e7el\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk lejojn\u00eb t\u00eb humbet asnj\u00eb vot\u00eb. Ata b\u00ebjn\u00eb \u201cdetyr\u00ebn\u201d e qytetarit. K\u00ebtu fillon deformimi i vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve, vota e tyre tjet\u00ebrsohet pasi q\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr manipulim t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb tyre mbetet n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e komisioner\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb deleguar politikisht prej partive politike. Mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb votohen m\u00eb pak se pes\u00eb kandidat\u00eb p\u00ebr deputet do t\u00eb rriste pesh\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb qytetarit dhe do t\u00eb ulte mund\u00ebsin\u00eb e manipulimit t\u00eb k\u00ebsaj vote, si\u00e7 e kemi par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>E kaluara ka treguar se pas rinum\u00ebrimit dikush e ka fituar e dikush e ka humbur postin e t\u00eb zgjedhurit t\u00eb popullit, por mos t\u00eb harrojm\u00eb se kjo ka ndodhur pasi q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsuar pes\u00ebshet nga komisioner\u00ebt dhe pas \u201cgabimeve\u201d n\u00eb num\u00ebrim. Rinum\u00ebrimi me automatiz\u00ebm i t\u00eb gjitha kutive t\u00eb votimit do t\u00eb ndikonte n\u00eb uljen e \u201cgabimeve\u201d n\u00eb num\u00ebrim q\u00eb b\u00ebjn\u00eb komisioner\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Votimi me kusht si relikt i luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999 duhet t\u00eb hiqet. Kjo mund\u00ebsi e votimit q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb d\u00ebshmuara \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur nuk duhet t\u00eb ket\u00eb vend n\u00eb sistemin zgjedhor t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb sotme. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite ne si qytetar\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb zgjohemi dhe t\u00eb shkojm\u00eb e t\u00eb votojm\u00eb aty ku e kemi emrin. Zgjedhjet e 2017-t\u00ebs d\u00ebshmuan sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00ebm nj\u00eb vot\u00eb, prandaj i t\u00ebr\u00eb procesi e meriton nj\u00eb \u201csakrific\u00eb\u201d qytetare q\u00eb t\u00eb votojm\u00eb n\u00eb vendvotimin ku e kemi emrin e t\u00eb heqim mund\u00ebsin\u00eb e manipulimit p\u00ebrmes vot\u00ebs me kusht.<\/p>\n<p>Ka edhe disa nd\u00ebrhyrje teknike q\u00eb do ta p\u00ebrmir\u00ebsonin procesin zgjedhor, do ta b\u00ebnin m\u00eb t\u00eb sigurt dhe m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm por vendimtare mbetet nd\u00ebrhyrja substanciale n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem. Sot mbi t\u00eb gjitha reforma zgjedhore na nevoitet p\u00ebr t\u2019ia kthyer vendimmarrjen qytetarit, p\u00ebr t\u2019ia kthyer vler\u00ebn dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs pasi k\u00ebt\u00eb e ka uzurpuar Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme me vendimet e saj.<\/p>\n<p>Reforma zgjedhore na nevojitet p\u00ebr ta \u00e7liruar Republik\u00ebn Parlamentare nga kthetrat e gjyq\u00ebsorit dhe vendimet e tij, t\u00eb ndikuara nga interesi momental i klas\u00ebs politike. Shumica e 120 deputet\u00ebve t\u00eb zgjedhur nga vota e lir\u00eb e qytetarit duhet t\u00eb zgjedhin se kush do t\u00eb jet\u00eb kryetar i Kuvendit pa asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr direktiv\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese se kush mund t\u00eb zgjidhet. \u00c7donj\u00ebri nga 120 deputet\u00ebt e zgjedhur dhe q\u00eb arrin t\u00eb marr\u00eb 61 vota apo m\u00eb shum\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjidhet si Kryetar \u00a0i Kuvendit, k\u00ebshtu funksionon demokracia parlamentare e jo me direktiva gjyq\u00ebsore. Reforma zgjedhore duhet ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvler\u00ebsohet vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gjithashtu reforma na duhet s\u00eb pari n\u00eb ligj, e pastaj t\u00eb implementohet n\u00eb praktik\u00eb q\u00eb t\u2019ju pamund\u00ebsohet atyre q\u00eb kan\u00eb kryer vep\u00ebr penale t\u00eb mos mund t\u00eb kandidohen. At\u00eb q\u00eb e kemi sot e ka zhvler\u00ebsuar vendimi i Gjykat\u00ebs Supreme me arsyetimin e shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Ndryshimet e p\u00ebrmendura dhe ato q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb Republik\u00ebs Parlamentare: at\u00eb q\u00eb ne synojm\u00eb t\u00eb kemi. K\u00ebto ndryshime jan\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar procesin zgjedhor dhe p\u00ebr t\u2019i eliminuar disa probleme q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb tjet\u00ebrsimin e vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve. Ndryshimet substanciale kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb kthimin e vendimmarrjes te qytetar\u00ebt dhe largimin e ndikimit t\u00eb politik\u00ebs p\u00ebrmes gjyq\u00ebsorit se kush duhet zgjedhur e n\u00eb cil\u00ebn pozit\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt i zgjedhin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, ata i zgjedhin institucionet p\u00ebrmes vullnetit t\u00eb lir\u00eb dhe k\u00ebtu n\u00eb mes nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrhyrje nga askush dhe nga asnj\u00eb institucion tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb duhet ta garantoj\u00eb reforma zgjedhore.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky shkrim mb\u00ebshtetet nga D4D, si pjes\u00eb\u00a0e projektit &#8216;Avancimi i proceseve demokratike&#8217; financuar nga\u00a0Departamenti Federal i Pun\u00ebve t\u00eb\u00a0Jashtme t\u00eb\u00a0Zvicr\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sistemi zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur, por i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb askund n\u00eb bot\u00eb. Ashtu si\u00e7 nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur as sistemi demokratik. N\u00eb t\u00eb dy rastet ekzistojn\u00eb mekanizma t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebrdoren n\u00eb koh\u00ebra periodike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimet e nevojshme q\u00eb vijn\u00eb si nevoj\u00eb e koh\u00ebs dhe k\u00ebrkes\u00ebs si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":476,"featured_media":8105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1252],"ppma_author":[1259],"class_list":["post-2859","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-zgjedhje-zgjidhje"],"authors":[{"term_id":1259,"user_id":476,"is_guest":0,"slug":"selatin-kllokoqi","display_name":"Selatin Kllokoqi","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2ea8a9dd59ede43380c951552010dc6c5496656b32ea04d5c7290cc438cfd12a?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Kllokoqi","first_name":"Selatin","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/476"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2859"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2859\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2860,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2859\/revisions\/2860"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2859"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}