{"id":3022,"date":"2016-09-09T17:02:30","date_gmt":"2016-09-09T15:02:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3022"},"modified":"2024-12-16T17:07:08","modified_gmt":"2024-12-16T15:07:08","slug":"poshte-fitoret-e-popullit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/poshte-fitoret-e-popullit-2\/","title":{"rendered":"&#8220;Posht\u00eb&#8221; fitoret e popullit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Reagim ndaj shkrimit &#8220;Disfatat e pushtetit, fitoret e popullit&#8221;, me autor Armend Mazreku, 03 shtator 2016 n\u00eb Sbunker.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim dua ta theksoj se nuk jam njoh\u00ebs i problematik\u00ebs s\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur, demarkacionit, e aq m\u00eb pak i demarkacionit mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Mir\u00ebpo, e di sakt\u00ebsisht se nj\u00eb problematik\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht fush\u00eb e profesionist\u00ebve. Por, pse demarkacioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb maja e iceberg-ut, e q\u00eb ka bllokuar (mos t\u00eb themi paralizuar) gati nj\u00eb vit pun\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe jo vet\u00ebm, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me problemin midis partive, (edhe shum\u00eb inat\u00e7or madje), sesa midis ekspert\u00ebve. N\u00ebse do t\u00eb ishte problem ekspert\u00ebsh, se ata paskan vendosur gabimisht apo me ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar n\u00eb favor t\u00eb Malit t\u00eb Zi, kjo do t\u00eb duhej t\u00eb zgjidhej mes ekspert\u00ebve fush\u00ebs adekuate dhe gjithashtu n\u00eb relacion me Kuvendin, pra me\/nga deputet\u00ebt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, rruga q\u00eb ka marr\u00eb problematika e demarkacionit, n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb se do ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Mosprocedimi n\u00eb kuvend, pra, t\u00ebrheqja e tij nga ana e qeveris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb cil\u00ebsohet si \u201cfitore e popullit\u201d, si\u00e7 shprehet\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88098\/disfatat-e-pushtetit-fitoret-e-popullit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Armendi.<\/a>\u00a0\u201cT\u00ebrheqja \u00ebsht\u00eb momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb koh\u00eb lufte\u201d, thot\u00eb shkrimtari Milan Kundera, por n\u00eb rastin e t\u00ebrheqjes s\u00eb demarkacionit nga rendi i dit\u00ebs nuk n\u00ebnkupton se u rr\u00ebzua demarkacioni p\u00ebrfundimisht, por se do t\u00eb procedohet n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Po ashtu v\u00ebrejtja ime apo mospajtimi im me shkrimin e Armendit Disfatat e pushtetit, fitoret e popullit, konsiston edhe n\u00eb diskursin q\u00eb Armendi p\u00ebrdor, kur tenton q\u00eb t\u00ebrheqjen nga rendi i dit\u00ebs ta paraqes\u00eb si fitore t\u00eb popullit. Pra, nj\u00eb diskurs i till\u00eb ku oscilohet me kategorizime si \u2018fitoret e popullit\u2019, \u00ebsht\u00eb peshkim n\u00eb uj\u00ebrat populliste. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta edhe po ta ndiqnim nj\u00eb diskurs t\u00eb till\u00eb si\u00e7 ndjek Armendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, at\u00ebher\u00eb lirisht mund t\u00eb themi se nj\u00eb parti politike ose nj\u00eb grup i partive nuk e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb populli. Thirrja n\u00eb popull \u00ebsht\u00eb diskursi q\u00eb th\u00ebrret n\u00eb dhun\u00eb, e q\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare nuk i duhet.<\/p>\n<p>Prandaj, realisht t\u00eb gjitha partit\u00eb politike n\u00eb vend, \u00e7do politik\u00eb t\u00eb tyre, \u00e7do veprim t\u00eb tyre politik e kan\u00eb konsideruar dhe e konsiderojn\u00eb (q\u00ebllimsh\u00ebm) si fitore t\u00eb popullit. Pra, kjo m\u00ebnyr\u00eb populliste \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb e pakonsoliduara (si\u00e7 jemi ne), sepse nj\u00eb form\u00eb e till\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb prek emocionalisht dhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb leht\u00eb e keqp\u00ebrdorshme (gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebhet vazhdimisht po me k\u00ebt\u00eb synim madje).<\/p>\n<p>Po ashtu leht\u00ebsisht mund t\u00eb konkludojm\u00eb se jo \u00e7do fitore e partive politike, pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs, \u00a0mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb \u2018fitore t\u00eb popullit\u2019. Nj\u00eb shembull konkret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ishte se nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb konsiderohet fitore e popullit n\u00ebse n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb fitonte prap\u00eb ky koalicion qeveris\u00ebs, sikur q\u00eb, po ashtu nuk mendoj se do t\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej fitore e popullit po qe se n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb fitonte opozita aktuale. K\u00ebt\u00eb e them p\u00ebr faktin se as pozita, e as opozita nuk kan\u00eb treguar se jan\u00eb t\u00eb interesuara q\u00eb ta zhvillojn\u00eb dhe forcojn\u00eb shtetin, por secila n\u00eb llojin e vet ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rrezik p\u00ebr shtetin dhe qytetarin e vendit. Madje, n\u00eb rastin ton\u00eb, nuk duhet q\u00eb t\u00eb shpresojm\u00eb n\u00eb \u2018fitoret e popullit\u2019, sepse aty ku ka fitore t\u00eb popullit, ka cenim t\u00eb liris\u00eb individuale, dhe aty ku ka cenim t\u00eb liris\u00eb individuale, ka vet\u00ebm humbje. Andaj thirrja n\u00eb popull, n\u00eb \u2018fitoret e popullit\u2019 \u00ebsht\u00eb klithje n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb realizuar objektivat n\u00eb rrug\u00eb normale dhe legale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj edhe Armendi si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, i kritikon deri n\u00eb p\u00ebrqeshje ata q\u00eb njihen si; analist\u00eb, opinionist\u00eb, por edhe gazetar\u00ebt etj., q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme japin mendimet e tyre. K\u00ebta t\u00eb fundit kritikohen e p\u00ebrqeshen ose edhe lavd\u00ebrohen e qe besa edhe b\u00ebhen pjes\u00eb e strukturave t\u00eb ndryshme politike, var\u00ebsisht sesi flasin, sepse diskursi, apo mentaliteti i krijuar nga partit\u00eb politike tek ne \u00ebsht\u00eb i atill\u00eb q\u00eb secilin e kategorizon n\u00eb dy rafte t\u00eb paravendosura, ose \u2018me ne\u2019 ose \u2018kund\u00ebr nesh\u2019. N\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb till\u00eb gjykues \u00ebsht\u00eb edhe Armendi, kur thot\u00eb: \u201cPothuaj n\u00eb linj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb mendimi, si zakonisht, u shfaq\u00ebn njashtu analist\u00ebt, opinionist\u00ebt dhe gazetar\u00ebt tan\u00eb mendjendritur.\u201d \u00a0Andaj, vargjet populliste nuk na i zgjidhin problemet q\u00eb kemi, e t\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto vargje, \u00ebsht\u00eb t\u00eb na e mjegullojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb pamjen. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne duhet t\u00eb mendojm\u00eb se tjetri edhe mund t\u00eb mos pajtohet me ne, madje madje edhe t\u2019mos mendoj\u00eb sikur ne p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, e edhe p\u00ebr demarkacionin.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr koalicionin qeveris\u00ebs aktual n\u00eb vend, dhe p\u00ebr keqqeverisjen e tij, pajtohem me Armendin, mbase mendoj se ky koalicion dhe partit\u00eb politike kosovare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr instalimin e nj\u00eb mentaliteti t\u00eb till\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb, ku kauza e tyre dhe e vetmja me gjas\u00eb, t\u00eb mbetet vet\u00ebm pushteti. Aktualisht klima e krijuar n\u00eb vend nga politka, \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar mjaft. Mbase, edhe gjith\u00eb kjo etje e shfrenuar p\u00ebr pushtet ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb demarkacioni si nj\u00eb problematik\u00eb pothuajse inekzistente t\u00eb b\u00ebhet kauz\u00eb politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, un\u00eb mendoj t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb e potencon Armendi. Q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb, vendi nuk pasur regres m\u00eb t\u00eb madh deri n\u00eb problematik\u00ebn e demarkacionit. P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb stagnim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm koalicioni qeveris\u00ebs, por t\u00eb gjitha partit\u00eb politike pa p\u00ebrjashtim. Andaj, mendoj se kjo \u2018disfat\u00eb\u2019, si\u00e7 i referohet Armendi, e partive politike p\u00ebr moszgjidhjen e problemit t\u00eb demarkacionit \u00ebsht\u00eb sakt\u00ebsisht humbje p\u00ebr shtetin dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb mosefikasitetit dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj klase politike, humb\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jemi ne, qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi. Ky vend dhe kjo shoq\u00ebri nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr parti politike t\u00eb paafta dhe politikan\u00eb egoist\u00eb e inat\u00e7or\u00eb, por p\u00ebr parti e politikan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Tani p\u00ebr tani me k\u00ebto parti politike jemi t\u00eb paalternativ\u00eb.<\/p>\n<p><em>Lexoni edhe:<\/em><\/p>\n<p>Armend Mazreku \u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88098\/disfatat-e-pushtetit-fitoret-e-popullit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Disfatat e pushtetit, fitoret e popullit&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Krenar Gashi \u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88112\/jam-shqiptar-e-kosovar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Jam shqiptar e kosovar&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Jusuf Tha\u00e7i\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88118\/kosovarizmi-jo-shqiptar-vs-kosovarizmi-brendashqiptar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Kosovarizmi jo-shqiptar vs. Kosovarizmi brendashqiptar&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Armend Mazreku \u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88110\/kombi-kombetarja-dhe-perfaqesuesja-e-kosoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Kombi, komb\u00ebtarja dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Abit Hoxha \u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88119\/kombetarja-apo-perfaqesuesja\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Komb\u00ebtarja apo P\u00ebrfaq\u00ebsuesja&#8221;<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagim ndaj shkrimit &#8220;Disfatat e pushtetit, fitoret e popullit&#8221;, me autor Armend Mazreku, 03 shtator 2016 n\u00eb Sbunker. Q\u00eb n\u00eb fillim dua ta theksoj se nuk jam njoh\u00ebs i problematik\u00ebs s\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfolur, demarkacionit, e aq m\u00eb pak i demarkacionit mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Mir\u00ebpo, e di sakt\u00ebsisht se nj\u00eb problematik\u00eb e till\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":11193,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,998,2063],"ppma_author":[733],"class_list":["post-3022","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-politike","tag-populli"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3022","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3022"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3022\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11194,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3022\/revisions\/11194"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11193"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3022"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3022"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3022"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3022"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}