{"id":3036,"date":"2016-09-29T15:34:38","date_gmt":"2016-09-29T13:34:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3036"},"modified":"2024-12-19T15:36:28","modified_gmt":"2024-12-19T13:36:28","slug":"brexiti-si-permbysje-e-liberalizmit-perkohesisht-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/opinion\/brexiti-si-permbysje-e-liberalizmit-perkohesisht-2\/","title":{"rendered":"Brexiti si p\u00ebrmbysje e liberalizmit, p\u00ebrkoh\u00ebsisht"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Hi\u00e7 m\u00eb pak se para nj\u00eb dekade, liberalizmi ishte sinonim i jet\u00ebs politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Por, \u00e7ka nd\u00ebrroi aq thelb\u00ebsisht q\u00eb e shtyu ishullin e ftoht\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb rend shoq\u00ebror dhe t\u00eb braktis\u00eb BE-n\u00eb?<\/p>\n<p>Para 10 vjet\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb tri partit\u00eb politike t\u00eb asaj kohe drejtoheshin nga lider\u00eb q\u00eb operonin brenda nuancave t\u00eb liberalizmit dhe mir\u00ebqenies sociale. Tony Blair, David Cameron dhe Nick Clegg ndiqnin politika centriste dhe p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve ideologjike ndaj BE-s\u00eb, ata ishin relativisht ngjash\u00ebm n\u00eb esenc\u00ebn e liberalizmit.\u00a0 Si rezultat, idet\u00eb ekstremiste e populliste ishin gati t\u00eb paz\u00ebshme dhe nuk zgjonin interesim n\u00eb popullat\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb hapur ndaj zbarkimeve t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sapo-an\u00ebtar\u00ebsuar evropianolindor\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, krenar\u00eb me shtetin e mir\u00ebqenies sociale, t\u00eb zotuar p\u00ebr kohezion nd\u00ebretnik dhe t\u00eb drejtat e mund\u00ebsit\u00eb \u00eb barabarta p\u00ebr secilin, shteti britanik ishte nj\u00ebri nga tregimet e suksesit evropian. Edhepse BE-ja perceptohej si hal\u00eb n\u00eb syrin e disa politikan\u00ebve n\u00eb vend, Britania megjithat\u00eb ishte nj\u00eb reformuese e BE-s\u00eb dhe partneri m\u00eb i fort\u00eb i SHBA-ve n\u00eb Evrop\u00eb. Pragmatizmi anglo-sakson n\u00eb politik\u00eb-b\u00ebrje edhe ekspertiza e tregut t\u00eb lir\u00eb i jepte bllokut evropian nj\u00eb frym\u00eb freskuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrqafimi i tregut t\u00eb lir\u00eb dhe mir\u00ebseardhja ndaj fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga BE-ja ishin aq t\u00eb theksuara, sa q\u00eb me zgjerimin e BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2004, Britania, e pastaj Irlanda dhe Suedia, ishin shtetet e vetme n\u00eb BE q\u00eb nuk i aplikuan masat tranzicionale q\u00eb kufizonin l\u00ebvizjen e pun\u00ebtor\u00ebve lindor\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb vjet. T\u00eb gjitha shtetet tjera t\u00eb bllokut, p\u00ebrfshir\u00eb Gjermanin\u00eb dhe Franc\u00ebn, aplikuan k\u00ebto masa nga frika se migrimi masiv do t\u00eb destabilizonte tregun e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekonomia e fort\u00eb e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, e cila definitivisht u p\u00ebrforcua edhe m\u00eb shum\u00eb me migrim t\u00eb hatash\u00ebm t\u00eb evropianolindor\u00ebve, ishte e mjaftueshme p\u00ebr ta tretur sadopak euroskepticizmin n\u00eb vend. Triumfi i lirive tek \u00e7do shtres\u00eb e popullat\u00ebs dhe ekonomia stabile soll\u00ebn besimin tek ata se \u201ckontinental\u00ebt\u201d nuk jan\u00eb edhe aq t\u00eb \u201c\u00e7uditsh\u00ebm\u201d. Perceptimet se BE-ja ka deficit demokratik dhe ngufat\u00eb sovranitetin e vendit ishin l\u00ebn\u00eb anash karshi prosperitetit ekonomik n\u00eb t\u00ebr\u00eb ishullin. Pjes\u00eb ky\u00e7e e k\u00ebtij prosperiteti ishte mu ai talenti i migrant\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb kontribuonin n\u00eb rritjen ekonomike. Zgjerimi i BE-s\u00eb kah shtetet lindore solli dobi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb tregun e pun\u00ebs. Mir\u00ebpo, n\u00eb syt\u00eb e britanik\u00ebve ky prosperitet ekonomik nuk i atribuohej BE-s\u00eb, por ishte merit\u00eb e politikave t\u00eb lidershipit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Globalizmi vazhdoi me nj\u00eb intensitet t\u00eb shpejt\u00eb me besimin se secili po del fitimtar. Megjithat\u00eb, m\u00eb von\u00eb u b\u00eb e qart\u00eb se fraksione t\u00eb popullat\u00ebs nuk ishin duke p\u00ebrfituar nga ky rend i ri dhe brenga e tyre nuk d\u00ebgjohej nga elitat qeveris\u00ebse. Problemet q\u00eb ndjeheshin nga popullata lokale ishin ndryshimi drastik i komuniteteve t\u00eb tyre dhe ngarkimi i shkollave e spitaleve fal\u00eb imigracionit.<\/p>\n<p>Kapaku i zhg\u00ebnjimit erdhi n\u00eb vitet q\u00eb pasuan kriz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2008. Kah viti 2010, imigracioni rekord fuqis\u00eb s\u00eb lir\u00eb pun\u00ebtore nga Evropa Lindore dhe vala e zbarkimeve nga Rumunia dhe Bullgaria, kishte l\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb papun\u00eb n\u00eb mesin e britanik\u00ebve. Rritja e shpejt\u00eb e popullat\u00ebs dhe krijimi i dy bot\u00ebve paralele midis emigrant\u00ebve dhe popullat\u00ebs lokale n\u00ebp\u00ebr vendet jo aq metropolitane ritheksoi euroskepticizmin, sidomos n\u00eb Partin\u00eb Konservatore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Referendumi i 23 qershorit erdhi pas nj\u00eb premtimi t\u00eb Kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm David Cameron se n\u00ebse e fiton mandatin e ardhsh\u00ebm, ai do t\u00eb hap rrug\u00ebn p\u00ebr referendum. Bindja e tij ishte se ky premtim do t\u2019ia siguronte fitoren n\u00eb zgjedhjet e vitit 2015. Njashtu, ai llogariste se mandati i ardhsh\u00ebm do ta gjente s\u00ebrish n\u00eb koalicion me Liberal Demokrat\u00ebt e p\u00ebrbetuar evropian, t\u00eb cil\u00ebt pa dyshim se do ta bllokonin nj\u00eb referendum t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por, bixhozi i premtimit i doli dardh\u00eb me bisht. Ai triumfoi n\u00eb zgjedhjet e 2015 me shumic\u00eb absolute p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha sondazheve mu p\u00ebr shkak se dha nj\u00eb premtim t\u00eb till\u00eb.\u00a0 P\u00ebrmbysja e vlerave t\u00eb diversitetit dhe toleranc\u00ebs u d\u00ebshmuan kur partia e Liberal\u00eb Demokrat\u00ebve q\u00eb kishte 57 ul\u00ebse n\u00eb parlament n\u00eb vitin 2010 ra n\u00eb vet\u00ebm 8 n\u00eb 2015.<\/p>\n<p>Kritikat p\u00ebr deficitin demokratik n\u00eb BE u rrit\u00ebn kur federalisti Jean-Claude Juncker u em\u00ebrua President i Komisionit Evropian me agjend\u00eb p\u00ebr federalizim edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe zvog\u00eblim t\u00eb fuqive t\u00eb kryeqyteteve evropiane. Cameron i premtoi popullit se do t\u00eb negocioj\u00eb lirin\u00eb e l\u00ebvizjes me BE-n\u00eb, por p\u00ebrpjekjet iu p\u00ebrmbys\u00ebn n\u00eb Janar 2016 nga Angela Merkel, e cila sigurisht sot hamendet n\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje at\u00ebbot\u00eb me Cameronin do ta parandalonte Brexitin.<\/p>\n<p>Beteja e humbur e Cameronit me BE-ne p\u00ebr reformim t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb betonoi bindjen n\u00eb popullat\u00eb se BE-ja \u00ebsht\u00eb jo e reformueshme, dirigjuese dhe jokooperative. P\u00ebr shumic\u00ebn e britanik\u00ebve unioni ekonomik t\u00eb cilit ata iu bashkuan n\u00eb vitin 1973 ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb union politik p\u00ebr t\u00eb cilin ata nuk u pyet\u00ebn kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Brexiti shkund\u00eb nocionin e liberalizmit dhe paraqet mllefin e masave t\u00eb cilat u anashkaluan me vite t\u00eb t\u00ebra. P\u00ebr nj\u00eb progresiv, vota anti-BE e Britanis\u00eb kuptohet si izolim dhe largim nga bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kolektive n\u00eb kontinent. P\u00ebrderisa populli britanik asnj\u00ebher\u00eb nuk e p\u00ebrqafoi n\u00eb thelb projektin evropian, ata megjithat\u00eb kan\u00eb nj\u00eb hise t\u00eb madhe n\u00eb suksesin e k\u00ebtij projekti. Braktisja e nj\u00eb blloku q\u00eb shihet si modeli m\u00eb i suksessh\u00ebm i stabilitetit n\u00eb Evrop\u00ebn e pasluft\u00ebs p\u00ebrjetohet si atentat komb\u00ebtar nga besimtar\u00ebt e k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rendet shoq\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe evoluojn\u00eb si rezultat i rrethanave dhe dinamikave t\u00eb koh\u00ebs. Britanik\u00ebt, si edhe shum\u00eb her\u00eb n\u00eb histori, d\u00ebshmuan apetitin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt e t\u00eb pashoq q\u00eb duket absurde p\u00ebr rendin aktual bot\u00ebror. Rrug\u00ebtimi i ri i Britanis\u00eb \u00ebsht\u00eb sfidues dhe me shum\u00eb t\u00eb panjohura.<\/p>\n<p>Por, Brexiti paraqet nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb re p\u00ebr nj\u00eb popull q\u00eb p\u00ebrqafon ndryshimin dhe arrin unitet n\u00eb momente t\u00eb krizave. Vet\u00ebm koha do t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse britanik\u00ebt s\u00ebrish do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb ia m\u00ebsojn\u00eb Evrop\u00ebs nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re t\u00eb liberalizmit dhe mir\u00ebqenies evropiane. Evidenca historike e inovacionit britanik tregon se gjasat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb serie shkrimesh q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb analizojn\u00eb rendin evropian post-Brexit.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hi\u00e7 m\u00eb pak se para nj\u00eb dekade, liberalizmi ishte sinonim i jet\u00ebs politike, shoq\u00ebrore dhe ekonomike n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Por, \u00e7ka nd\u00ebrroi aq thelb\u00ebsisht q\u00eb e shtyu ishullin e ftoht\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb rend shoq\u00ebror dhe t\u00eb braktis\u00eb BE-n\u00eb? Para 10 vjet\u00ebsh, q\u00eb t\u00eb tri partit\u00eb politike t\u00eb asaj kohe drejtoheshin nga [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":280,"featured_media":11409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[2135,1896],"ppma_author":[278],"class_list":["post-3036","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-brixit","tag-liberalizimi"],"authors":[{"term_id":278,"user_id":280,"is_guest":0,"slug":"kreshnik-hoxha","display_name":"Kreshnik Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/FullSizeRender-scaled-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/FullSizeRender-scaled-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Kreshnik","description":"Kreshnik Hoxha \u00ebsht\u00eb doktor i shkencave n\u00eb Kristalografi dhe Inxhinieri t\u00eb Kristaleve. Ai p\u00ebrfundoi masterin n\u00eb Kimi me nanoteknologji n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Universitetin Hull n\u00eb Britani t\u00eb Madhe. Kreshniku aktualisht punon n\u00eb nj\u00eb kompani farmaceutike britanike, dhe \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb operimet globale t\u00eb departamentit t\u00eb hulumtimeve shkencore. Fusha terapeutike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kreshniku operon \u00ebsht\u00eb var\u00ebsia n\u00eb alkool dhe opioide si heroina. Hoxha \u00ebsht\u00eb aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb dhe ka qen\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb Balkan Insight, Gazeta Jeta n\u00eb Kosov\u00eb dhe Prishtina Insight p\u00ebr pes\u00eb vite."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/280"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3036"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3036\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11414,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3036\/revisions\/11414"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3036"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}