{"id":3236,"date":"2016-07-26T22:01:11","date_gmt":"2016-07-26T20:01:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3236"},"modified":"2024-11-26T12:22:21","modified_gmt":"2024-11-26T10:22:21","slug":"qkuk-faleminderit-ncuk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/qkuk-faleminderit-ncuk\/","title":{"rendered":"QKUK, faleminderit NCUK"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><span style=\"font-size: 16px;\">Njeri i sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb spital nuk shkon. Por, edhe njeri i smut\u00eb, n\u00eb QKUK shkon ve\u00e7 prej zorit. Dhe zori nuk asht aq shum s\u00ebmundja ose nevoja mjek\u00ebsore, \u00e7kado qoft\u00eb ajo, por parja.Me mujt\u00eb asnji njeri, edhe kur asht smut\u00eb, nuk kish me shkue n\u00eb QKUK. NCUK, s\u2019kish me shkue. Por, s\u2019ke ku shkon tjet\u00ebr, se privati nd\u00ebrkoh\u00eb qysh po e shofim prej d\u00ebshmive n\u00eb rastin \u201cstenta\u201d edhe ma i zi, e jasht\u00eb vendit, p\u00ebrve\u00e7 pares edhe procedurat e viz\u00ebs \u00e7viz\u00ebs, gati e ke t\u00eb pamundshme me shkue. Ma zi, u ba v\u00ebshtir\u00eb me mrri edhe deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku ta refuzojn\u00eb viz\u00ebn, se as termin me aplikue s\u2019mundesh me caktu. Me provue me shkue me ndihm\u00eb t\u00eb shtetit, teorikisht p\u00ebr disa kategori asht e mundshme. Natyrisht, me kategori nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr relevanc\u00ebn mjek\u00ebsore e trajtimin q\u00eb nuk mundet me u dhan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr kontaktin e duhun, rekomandimin mjek\u00ebsor t\u00eb duhun dhe at\u00ebher\u00eb mundesh me shku edhe jasht\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrim, besa sipas gjitha gjasave edhe n\u00ebse je i dekun. Apo, jo minist\u00ebr, pardon ish-minist\u00ebr? Ha, ha!<\/span><\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Paramendoje, shtrihesh n\u00eb QKUK p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs, dmth. zorit ekonomik, dhe natyrisht e para \u00e7ka ka me t\u00eb shkue n\u00eb mendje asht me e gjet\u00eb dikend, q\u00eb e njeh dikend, q\u00eb e njeh mjekun i cili ka me t\u00eb trajtue. Nuk asht fjala p\u00ebr me ble mjekun me pare, as nuk asht fjala k\u00ebtu q\u00eb mjeku blihet, jo, ka edhe q\u00eb nuk blihen (po get), fjala asht p\u00ebr me e shti mjekun me e pa q\u00eb personi q\u00eb asht shtri n\u00eb spital, asht njeri, i cili ka njer\u00ebz q\u00eb e dojn\u00eb e q\u00eb kujdesen p\u00ebr t\u00eb. \u00a0Fjala asht q\u00eb mjeku me e dit\u00eb q\u00eb personi n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij mjek\u00ebsore asht miku i nji miku, i nji miku t\u00eb filanit, t\u00eb cilin me shpres\u00eb mjeku e njeh personalisht e n\u00eb rastin ma t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye, edhe e respekton (ose i tutet). Pra fjala asht q\u00eb mjeku me e kuptue q\u00eb pacienti asht njeri, dmth. pak ma i ve\u00e7ant\u00eb se pacient\u00ebt e tjer\u00eb. Sepse, me prit\u00eb prej nji mjeku n\u00eb QKUK, q\u00eb ai me e respektue pacientin ve\u00e7 p\u00ebr \u00e7ka asht, edhe pa ia dit\u00eb emnin, thjesht\u00eb me e respektue pa dallim se kush asht e \u00e7ka asht, a katunar a qytetar; a i pasun a i varfun; a i ri a plak; a shqiptar a maxhup, upps, pardon rom; thjesht\u00eb me respektue si njeri, asht pritje q\u00eb nuk p\u00ebrmbushet leht\u00eb n\u00eb QKUK. \u00a0Ncuk, nuk p\u00ebrmbushet leht\u00eb. Sidomos, n\u00ebse tutesh. E n\u00eb QKUK edhe ma shum\u00eb se era shurr\u00eb n\u00ebp\u00ebr korridore, vjen era tut\u00eb. Tut\u00eb prej mjekut, tut\u00eb prej motr\u00ebs, tut\u00eb prej dek\u00ebs, tut\u00eb tut\u00eb tut\u00eb. Qysh dreqin mos me u tut\u00eb kur t\u2019kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb n\u00eb ato momente lig\u00ebsie.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kjo natyrisht asht ve\u00e7 teori e jemja, e krijume prej \u00e7ka kam pa vet\u00eb, por edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tregime t\u00eb shumta t\u00eb njer\u00ebzve, t\u00eb cil\u00ebve un\u00eb u besoj; \u2013 ju s\u2019keni nevoj\u00eb me i besue, por un\u00eb s\u2019kam nevoj\u00eb me rrejt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb para se me vendos\u00eb mos me besue, hajt bile dyshoni pak. \u00a0Ju ftoj me shkue n\u00eb QKUK e ve\u00e7 me k\u00ebqyr seri: s\u2019ka lidhje fort n\u00eb cil\u00ebn klinik\u00eb, se realisht gati n\u00eb secil\u00ebn mundesh me hy brenda kur t\u00eb duesh, kurrkush nuk t\u00eb pvet\u00eb ku po shkon; s\u2019ka lidhje as orari, s\u2019ka lidhje a je n\u00eb korridor t\u00eb kirurgjis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve a n\u00eb korridor t\u00eb emergjenc\u00ebs ku edhe me e bllokue krejt hap\u00ebsin\u00ebn bashk\u00eb me 15 kush\u00ebrinj\u00ebt q\u00eb ke shkue aty; ty s\u2019t\u00eb ndal kurrkush. Mjek\u00eb ke me pa ma s\u00eb rralli. E kur i sheh, i dallon menjiher\u00eb. N\u00ebse nuk jan\u00eb tue fol\u00eb me za t\u00eb nalt\u00eb, prej nji skeji t\u00eb korridorit n\u00eb skejin tjet\u00ebr me naj infermiere q\u00eb ka q\u00ebllue qaty diku, at\u00ebher\u00eb jan\u00eb tue fol\u00eb n\u00eb telefon (pardon smartfon). Motrat kur t\u2019i sheh, zakonisht jan\u00eb t\u00eb mrrolta, shpeshher\u00eb me frizura kanagjegji e t\u00eb lyeme e t\u00eb ngjyeme \u2013 ama t\u00eb mrrolta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Por, \u00e7ka ke me pa ma s\u00eb shpeshti jan\u00eb familjar\u00ebt e pacient\u00ebve, nji a dy prej t\u00eb cil\u00ebve vet\u00ebpun\u00ebsohen p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb spital e vendosen n\u00eb dhom\u00eb bashk\u00eb me pacientin. \u00a0Hyjn\u00eb e dalin, prej ma t\u00eb af\u00ebrmit deri te bishti mbas gardhit, krejt i ke aty, vijn\u00eb me rend a pa rend. Duket pa lidhje edhe t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja q\u00eb jena popull i mbrapsht\u00eb, pa kultur\u00eb, etj. etj. Por, kadale mos u ngut. Shyqyr q\u00eb jan\u00eb aty. Shyqyr q\u00eb shkojn\u00eb, me ndrrime her\u00eb njeni her\u00eb tjetri, me e pa pacientin q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb af\u00ebrm ose bisht mas gardhi, por e konsiderojn\u00eb t\u00eb vetin. Sepse, mos me ken\u00eb k\u00ebta familjar\u00eb &#8211; me i \u00e7ue pacientit me hang\u00ebr; me pi; me e pastrue; me i \u00e7ue naj shtres\u00eb a naj mbules\u00eb; naj ila\u00e7 kund\u00ebr dhimbjes; me e \u00e7ue n\u00eb nevojtore; me e thirr\u00eb motr\u00ebn me ia ndrrue kes\u00ebn e urin\u00ebs; me e thirr\u00eb motr\u00ebn me i tregue q\u00eb pacienti ka temperatur\u00eb; me e thirr\u00eb motr\u00ebn me i tregue q\u00eb pacienti ka shum dhimbje; me e thirr\u00eb motr\u00ebn me i tregue q\u00eb infuzioni u harxhue; me e thirr\u00eb motr\u00ebn me i tregu q\u00eb pacientit po i vjen mundim, e cila a vjen a s\u2019vjen menjiher\u00eb \u2013 varet prej vizitor\u00ebve q\u00eb ajo i ka n\u00eb zyr\u00ebn e saj \u2013 sepse natyrisht edhe asaj i vijn\u00eb mysafir, e n\u00ebse e ke gjet\u00eb kamb\u00eb mbi kamb\u00eb, qysh e kam gjet\u00eb un\u00eb disa her\u00eb, at\u00ebher\u00eb ajo edhe mundet me t\u00eb than\u00eb \u201ca u mush shum kesja aaaa?; s\u2019kena barna!; hajt se m\u00eb lodh\u00ebt\u201d (k\u00ebt\u00eb as nuk ta thot\u00eb por ta gjestikulon me dor\u00eb) &#8211; pra, mos me ken\u00eb familjar\u00ebt, pacienti shkon posht\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mos me ken\u00eb familjar\u00ebt, k\u00ebta t\u00eb af\u00ebrmit por edhe ata bisht mbas gardhi, s\u00ebmundja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u shtri pacienti n\u00eb QKUK s\u2019kish me ken\u00eb gajlja ma e madhe e tij. Ju mundeni me thon\u00eb, mir\u00eb bre po a s\u2019mjafton nji familjar me nejt\u00eb me pacientin a? Jo s\u2019mjafton: se p\u00ebrderisa njani duhet p\u00ebr me i nejt\u00eb te kryet e koh\u00eb mas kohe me ia mat\u00eb pulsin me k\u00ebqyr a asht gjall\u00eb pacienti, tjetri duhet me nga posht\u00eb e nalt me nxan\u00eb naj mjek najkun e me pvet\u00eb \u00e7ka po bahet, nd\u00ebrsa i treti vyen me nga me ble barna, eventualisht edhe me gjet\u00eb gjak. T\u00eb tjer\u00ebt vijn\u00eb tani me i ndrrue k\u00ebta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Aty ndodh, thehet pjata dhe rr\u00ebzohet nji cop\u00eb buk\u00eb n\u00eb tok\u00eb, prej parmakut t\u00eb dritares nji shishe jogurti pikon posht\u00eb tan\u00eb dit\u00ebn. Kurrkush nuk e largon. Motra thot\u00eb \u201cnuk asht pun\u00eb e jemja\u201d; pastrueses i intereson seriozisht \u201ce kush e bani?\u201c. Dhe k\u00ebto jan\u00eb thuejse p\u00ebrralla t\u00eb lezetshme n\u00eb krahasim me ngjarjet horror q\u00eb zhvillohen \u00e7do dit\u00eb n\u00eb QKUK.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Aq keq sillen, aq joprofesionale jan\u00eb, saq\u00eb kur sillen pak ma mir\u00eb, t\u00eb detyrojn\u00eb me i falenderue. P\u00ebrmes k\u00ebtij falenderimi, kur duhesh me i falenderue jo aq fort se po sillen aq mir\u00eb me ty, sa q\u00eb nuk po sillen keq me ty, vjen n\u00eb shprehje pozita jote n\u00ebnshtruese ndaj tyne dhe inferioriteti yt p\u00ebrball\u00eb pozit\u00ebs q\u00eb kan\u00eb. Inferior, por n\u00eb raste t\u00eb tilla, s\u00eb paku nihesh pak si njeri. Dhe aq shum preokupohesh me sjelljen e tyne, disponimin me t\u00eb cilin t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, saq\u00eb nuk t\u00eb shkon mendja hi\u00e7 me e vu n\u00eb pyetje se a jan\u00eb tue dit\u00eb \u00e7ka jan\u00eb tue ba. Q\u00eb ta bajn\u00eb dor\u00ebn mavi deri sa ta gjejn\u00eb nji ven\u00eb, nuk asht kurrgja. Me rand\u00ebsi asht q\u00eb nuk t\u2019kan\u00eb b\u00ebrtit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sepse, ke parasysh q\u00eb n\u00eb QKUK, aty shtrihen pacient\u00ebt mbi njolla gjaku t\u00eb pacientit t\u00eb kaluem. Bile vjen motra edhe ka guxim me i b\u00ebrtit\u00eb pacientes \u201c\u00e7u ndrequ pak, qysh je shtri mbi njoll\u00eb t\u00eb gjakut t\u00eb huej.\u201d Nuk i afrohet me i ndihmue. Nd\u00ebrsa faktin q\u00eb njolla e gjakut e pacientit t\u00eb kaluem hala asht aty, nuk e konsideron turp t\u00eb vetin. Kurse pacientja, prej momentit kur e kan\u00eb pru aty direkt prej emergjenc\u00ebs, pas nji aksidenti rrugor ku p\u00ebrve\u00e7 saj kan\u00eb ken\u00eb t\u00eb involvuem edhe f\u00ebmija i saj dhe burri, tue u ankue e r\u00ebnkue prej dhimbjeve nuk gjen vesh\u00eb. Hyn e dil, asnji njeri nuk e pvet\u00eb qysh je; as ku po t\u00eb dhemb; as sa po t\u00eb dhemb; as a po t\u00eb bahet nevoja; as djalin e ke mir\u00eb, gjall\u00eb asht; as burrin e ke gjall\u00eb, mir\u00eb asht. E kam pa me k\u00ebta sy, e kam ni me vesh\u00ebt e mi, e kurr\u00eb mos nifsha. Me e kap\u00eb me e rreh qaty me e ba pambuk motr\u00ebn, qysh? A ia vlen me shkue n\u00eb burg p\u00ebr nji hajvan. Me nejt\u00eb pa ba kurrgja, qysh? A durohet kjo \u00e7menduni. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb po shkruej, dhe n\u2019da\u00e7 besoni n\u2019da\u00e7 jo, po shkruej komplet e shtyme prej q\u00ebllimeve egoiste, q\u00eb un\u00eb me mujt\u00eb me fjet\u00eb nat\u00ebn rehat tue i than\u00eb vetes \u201cnuk asht q\u00eb s\u2019je tu provue me bo najsen\u201d. Ani pse asht vet\u00ebmashtrim. Un\u00eb jam e vet\u00ebdijshme q\u00eb muj\u00eb me hang\u00ebr mut dit\u00eb e nat\u00eb, k\u00ebt\u00eb katrahur\u00eb me fjal\u00eb n\u00eb vete s\u2019muj e bi. \u00a0Dhe faji asht te sistemi, por jo vet\u00ebm. Ky sistem me nji popull ma t\u00eb men\u00e7\u00ebm nuk kish gjallnue kaq gjat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">M\u00eb kujtohet qysh n\u00eb fillim t\u00eb mandatit ministri i tanish\u00ebm i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb bante thirrje p\u00ebr me i lajmrue parregullsit\u00eb. Qe numrin tem personal, thojke, lajmroni parregullsit\u00eb q\u00eb ndodhin n\u00eb QKUK e n\u00eb institucione sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Minist\u00ebr, seriozisht e keni a? O zotni, shkoni k\u00ebqyreni me syt\u00eb e juej. S\u2019ju vyen ma shum. Ama mos shkoni si minist\u00ebr, se ju palohen krejt si pula. Shkoni si detektiv shkoni, e k\u00ebqyreni me syt\u00eb e juej. Por, ju i keni pa e i dini t\u00eb gjitha, apo jo?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Helbete, me qato 500 mij\u00eb euro shtes\u00eb (qe edhe si num\u00ebr: 500.000 EUR) q\u00eb po i k\u00ebrkoni p\u00ebr trajnimin e stafit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tenderit p\u00ebr modernizimin e kardiologjis\u00eb invazive (kuptohet n\u00ebse ju aprovohet marr\u00ebveshja, e elimonohet kund\u00ebrshtimi rreth asaj se pse asht rrit shifra e eventualisht pse asht dit\u00eb fituesi hala pa u \u00e7el procedura e tenderimit, por nejse ato jan\u00eb qashtje politike), a mos e keni n\u00eb plan allahile me e trajnue krejt stafin e QKUK-\u00ebs qysh me u sjell\u00eb si njer\u00ebz ma s\u00eb pari, e tani qysh me ken\u00eb profesionist i mir\u00eb ?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">QKUK, ncuk nuk asht p\u00ebr njer\u00ebz. QKUK-ja s\u2019ka menaxhim. Me siguri ekziston naj repart, ku sendet s\u00eb paku sip\u00ebrfaq\u00ebsisht duket se funksionojn\u00eb ma mir\u00eb, e kjo asht padyshim tani ve\u00e7 fal\u00eb aft\u00ebsis\u00eb menaxhuese t\u00eb atij nji personi q\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb at\u00eb repart. Por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi QKUK-ja duket sikur nuk ka zot shpije. Prej kes\u00ebs s\u00eb urin\u00ebs, deri t\u00eb skallperi p\u00ebr operacion duhesh me i ble vet\u00eb. Barnat kuptohet, po se po. Kamb\u00ebn e thyeme, t\u00eb sapo operueme (p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb operimit po tutna edhe me fol\u00eb) ta stabilizojn\u00eb me do hekra t\u00eb kamb\u00ebve t\u00eb karrigeve t\u00eb ngjituna diqysh mes vete e me do shishe me uj\u00eb t\u00eb varuna teposht\u00eb prej hekurave. V\u00ebrejtje: nuk ke garancion q\u00eb shishet e ujit t\u00eb jen\u00eb prodhim vendor. Sh\u00ebrbimin sidoqoft\u00eb, e ke prodhim vendor 100%. \u00a0V\u00ebrejtje num\u00ebr dy: N\u00ebse punon najkun n\u00eb naj institucion publik, mos t\u00eb foli n\u00ebse ke em\u00ebn publikisht t\u00eb njoftun, qata t\u00eb njejtit kan\u00eb me t\u00eb k\u00ebqyr ma mir\u00eb, qaq sa din\u00eb, ama ma mir\u00eb, se t\u00eb tuten, jo p\u00ebr najsen. P\u00ebr ty, krejt \u00e7ka s\u2019mundet, bahet e mundshme, krejt \u00e7ka mungon, gjendet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nejse, tash mos ta baj krejt zi, se ka edhe ma keq, mundet me t\u00eb dek\u00eb njeri n\u00eb QKUK e as kufom\u00ebn mos me ta l\u00ebshue pa i pague, sipas nji d\u00ebshmie prej rastit \u201cstenta\u201d. Mundesh me dek\u00eb, sepse, p\u00ebrderisa ti je tu luftue p\u00ebr jet\u00eb, trupin e randuem l\u00ebshuem n\u00eb duer t\u00eb t\u00eb dashunve tu para hymjes t\u00eb emergjenc\u00ebs, doktorat (qysh kan\u00eb qejf me i thirr\u00eb) jan\u00eb tue kqyr\u00eb futboll.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Me rand\u00ebsi asht q\u00eb na jena krenar. A po bre? Me rand\u00ebsi asht q\u00eb na jemi shqiptar. Me rand\u00ebsi asht q\u00eb na kena paqe dhe qet\u00ebsi dhe heshtje dhe \u2026. dhe q\u00eb pjellim ministra q\u00eb kur ta dhijn\u00eb njanin sektor, i bajna ministra n\u00eb tjetrin sektor.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E tani kur politikisht asht relevante p\u00ebr filan partin\u00eb a filani fistekun, kishe s\u2019kan\u00eb dit\u00eb send ma her\u00ebt, nji dekad\u00eb ma von\u00eb ngrihen aktakuza (n\u00eb raport me realitetin thuejse modeste) p\u00ebr filan ministrin, e na qet\u00ebsohemi edhe ma shum. Sikur me ken\u00eb t\u00eb lumtun q\u00eb sistemi po funksionin, heshtim, e pse mos me hesht\u00eb kur sistemi funksionon? Pik\u00ebrisht, sistemi po funksionon. Sistemi, pra! Ai q\u00eb polli ministrat e korruptuem e krejt t\u00eb zezat q\u00eb na erdh\u00ebn bashk\u00eb me ta, ai pra q\u00eb tashti mendon q\u00eb me flijimin e naj daje naj dosti, mundet me e la veten prej m\u00ebkateve e me na mashtrue q\u00eb kena shtet funksional, p\u00ebrderisa Ai rrin n\u00eb krye t\u00eb tij. Forja asht, q\u00eb na edhe do t\u00eb mashtrohemi. Me k\u00ebt\u00eb popull q\u00eb asht m\u00ebsue me vuejt\u00eb, nuk asht parashikim i v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kena me u mashtrue.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kur tryezat ku Agani na flet p\u00ebr lumtunin\u00eb, dit\u00ebn q\u00eb p\u00ebr vrasjen e nji f\u00ebmije i k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja dhe nji qytet (dhe jo \u00e7far\u00ebdo qyteti, por qytet i qytetnuem) proteston; dit\u00ebn kur i lexohet aktakuza p\u00ebr pazarll\u00ebqet e bame n\u00eb kurriz t\u00eb popullit e n\u00eb llogari shtetnore, pik\u00ebrisht at\u00eb dit\u00eb salla mbushet plot studenta t\u00eb rinj (ose qysh po u thon\u00eb p\u00ebr me i mashtrue: ardhm\u00ebnia e vendit) ma s\u00eb voni aty e sheh q\u00eb ky shtet leht\u00eb pshtim nuk ka. E kan\u00eb mbjell\u00eb far\u00ebn thell\u00eb. P\u00ebrball\u00eb uzurpimit t\u00eb shkollave e shkat\u00ebrrimit t\u00eb sistemit t\u00eb arsimit n\u00eb Kosov\u00eb, mbyllja e shkollave shqipe prej shkijeve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sot po duket gati si bekim. Zinxhir\u00ebt at\u00ebher\u00eb i kena pas\u00eb n\u00eb duer, n\u00eb kamb\u00eb, n\u00eb fyt dhe i kena pa, k\u00ebtu q\u00ebndron bekimi, me pa, p\u00ebrderisa sot na i kan\u00eb vu n\u00eb tru e na po fluturojm\u00eb. At\u00ebher\u00eb vuejtjen e robnimit e kena balsamue me andrrat p\u00ebr liri. Sot, liria po dhemb deri n\u00eb mish, e andrra jon\u00eb ma madh\u00ebshtore asht qysh me ia ther prej k\u00ebtu!<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njeri i sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb spital nuk shkon. Por, edhe njeri i smut\u00eb, n\u00eb QKUK shkon ve\u00e7 prej zorit. Dhe zori nuk asht aq shum s\u00ebmundja ose nevoja mjek\u00ebsore, \u00e7kado qoft\u00eb ajo, por parja.Me mujt\u00eb asnji njeri, edhe kur asht smut\u00eb, nuk kish me shkue n\u00eb QKUK. NCUK, s\u2019kish me shkue. Por, s\u2019ke ku shkon tjet\u00ebr, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10698,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,1965],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-qkuk"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3236"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10700,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3236\/revisions\/10700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3236"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}