{"id":3256,"date":"2016-08-11T15:16:12","date_gmt":"2016-08-11T13:16:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3256"},"modified":"2025-01-09T15:21:18","modified_gmt":"2025-01-09T13:21:18","slug":"jan-bohmermann-dhe-berat-buzhala-vs-recep-tayyip-erdogan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/jan-bohmermann-dhe-berat-buzhala-vs-recep-tayyip-erdogan\/","title":{"rendered":"Jan B\u00f6hmermann dhe Berat Buzhala vs. Recep Tayyip Erdogan"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb rastisi t\u00eb d\u00ebgjoj disa jurist\u00eb gjerman\u00eb duke debatuar rreth rastit t\u00eb satiristit Jan B\u00f6hmermann, m\u00eb konkretisht rreth nj\u00eb sfide gjyq\u00ebsore\/ligjore m\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u desh t\u00eb p\u00ebrballet qeveria gjermane gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, e cila rrodhi si pasoj\u00eb e presionit ushtruar nga ana e qeveris\u00eb turke, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar satiristin B\u00f6hmermann, i cili ironizoi presidentin turk p\u00ebrmes vargjeve satirike. Rasti i B\u00f6hmermann-it ma kujtoi rastin e Berat Buzhal\u00ebs, i cili p\u00ebrmes nj\u00eb komenti n\u00eb Facebook ironizoi me situat\u00ebn e tentim-pu\u00e7it ushtarak n\u00eb Turqi, e p\u00ebr t\u00eb cilin u krijua aq shum\u00eb zhurm\u00eb sa q\u00eb i gjith\u00eb muhabeti i rastit Buzhala u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb aren\u00eb fyerjesh\/sharjesh dhe nj\u00eb doz\u00eb irritimi t\u00eb drejtuara n\u00eb adres\u00ebn e ambasadores turke znj. Kivilcim Kili\u00e7. K\u00ebshtu q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra na mbet\u00ebn t\u00eb pasqaruara.<\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nga debati i koleg\u00ebve gjerman\u00eb e kuptova s\u00eb k\u00ebrkesa e ambasadores s\u00eb Turqis\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me perceptimin \u201cshteti madh dirigjon shtetin e vog\u00ebl\u201d, por thjesht nga bindja e qeveris\u00eb turke se shteti duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr veprimet e individ\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt sulmojn\u00eb reputacionin e presidentit t\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr (rasti Jan B\u00f6hmermann), dhe ato veprime p\u00ebrmes s\u00eb cilave tentohet t\u00eb kritikohet\/ironizohet situata politike n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr (rasti Berat Buzhala).<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dy rastet qeveria turke e kishte bazuar k\u00ebrkes\u00ebn e saj n\u00eb legjislacionin vendor t\u00eb shteteve n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Ja po e b\u00ebj nj\u00eb krahasim mes k\u00ebtyre dy rasteve.<\/p>\n<p>1. Rasti Jan B\u00f6hmermann: N\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2016, Jan B\u00f6hmermann, nj\u00eb moderator i ZDF-s\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vjershe satirike kishte ofenduar presidentin turk, Recep Tayip Erdogan. Pas disa dit\u00ebsh, qeveria turke ka l\u00ebshuar nj\u00eb not\u00eb verbale duke k\u00ebrkuar nga qeveria gjermane t\u00eb hapet rasti kund\u00ebr B\u00f6hmermann. Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte munduar ta zbus\u00eb situat\u00ebn duke k\u00ebrkuar falje p\u00ebr vjersh\u00ebn e Jan B\u00f6hmermannit, veprimin e t\u00eb cilit e quajti &#8220;nj\u00eb gabim&#8221;. Po kjo nuk mjaftoi, sepse qeveria turke k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb ky rast t\u00eb zgjidhet me ndjekje penale. K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb filluar ndjekjen penale qeveria turke e kishte bazuar n\u00eb Nenin 103 t\u00eb Kodit Penal gjerman, i cili ndalon fyerjen e organeve apo p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb vendeve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb till\u00eb u nevojit nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga pala e d\u00ebmtuar me t\u00eb cil\u00ebn shpreh personalisht pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij (k\u00ebrkes\u00eb e presidentit Erdogan) si dhe autorizimi nga qeveria gjermane q\u00eb t\u00eb hapet rasti (hapja e rasteve t\u00eb natyr\u00ebs B\u00f6hmermann t\u00eb ashtuquajturat raste Erm\u00e4chtigungsdelik k\u00ebrkojn\u00eb p\u00eblqimin e qeveris\u00eb).<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb presioni t\u00eb vazhduesh\u00ebm, m\u00eb 15 prill 2016, Merkel njoftoi n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp se qeveria gjermane ka miratuar ndjekjen penale B\u00f6hmermann. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ajo deklaroi se\u00a0ky Nen do t\u00eb shfuqizohej para vitit 2018, ngase nuk p\u00ebrkon me realitetin e sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Neni 103 i takon nj\u00eb praktike t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb ishte prezente n\u00eb diplomacin\u00eb evropiane. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb shtetet e kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019ua siguronin p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb huaj mbrojtjen nga ofendimet\/denigrimet e mundshme. Kjo praktik\u00eb e ndalimit t\u00eb denigrimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb huaj ndalohet edhe n\u00eb Zvic\u00ebr, Danimark\u00eb, Holand\u00eb, Norvegji, Itali e\u00a0Poloni.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, sado q\u00eb Neni 103 nuk i takon koh\u00ebs moderne, ai prap\u00ebseprap\u00eb \u00ebsht\u00eb ligj n\u00eb fuqi dhe si i till\u00eb sh\u00ebrben si baz\u00eb juridike p\u00ebr t\u00eb filluar procedur\u00ebn kund\u00ebr B\u00f6hmermannit. M\u00eb 17 maj 2016, gjykata shtet\u00ebrore n\u00eb Hamburg ka nxjerr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr me t\u00eb cilin urdh\u00ebron t\u00eb censurohet vjersha, ku thuhet se \u201cfragmentet q\u00eb\u00a0p\u00ebrmbajn\u00eb paragjykime racore dhe shpifje fetare si dhe zakonet seksuale, shkojn\u00eb p\u00ebrtej asaj q\u00eb k\u00ebrkuesi (Erdogani) mund t\u00eb pritet t\u00eb toleroj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Gjykata vendosi se \u00ebsht\u00eb tejkaluar vija n\u00eb mes t\u00eb kritik\u00ebs satirike dhe abuzimit t\u00eb past\u00ebr. Lidhur me vendimin e gjykat\u00ebs, B\u00f6hmermanni u p\u00ebrgjigj se e gjith\u00eb kjo ishte thjesht nj\u00eb eksperiment i tij p\u00ebr t\u00eb ilustruar kufirin mes kritikave t\u00eb ligjshme dhe atyre t\u00eb paligjshme\/abuzive (sipas ligjit gjerman Schm\u00e4hkritik).<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj, nj\u00eb varg kritikash u lansuan kund\u00ebr kancelares Merkel. Disa shkuan aq larg m\u00eb spekulime duke komentuar se ky sulm i saj n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e artit vjen si pasoj\u00eb e frik\u00ebs nga ndonj\u00eb veprim i mundsh\u00ebm i presidentit Erdogan, i cili mund t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb marr\u00ebveshjen e lidhur mes Gjermanis\u00eb dhe Turqis\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, rasti i B\u00f6hmermannit sh\u00ebrbeu si alarm p\u00ebr shtetin norvegjez dhe at\u00eb holandez q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e shfuqizimit t\u00eb Nenit q\u00eb ndalon degradimin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shteteve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>2. Rasti Berat Buzhala: Pas tentim-pu\u00e7it n\u00eb Turqi\u00a0m\u00eb 15 korrik 2016, Berat Buzhala, gazetar i Gazet\u00ebs Express, ka shkruar n\u00eb Facebook nj\u00eb koment:\u201cI ftoj qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb po gjenden me pushime n\u00eb Turqi t\u00eb rreshtohen me ushtrin\u00eb\u201d. Ky koment p\u00ebrfundon m\u00eb shenjat emoticon, gj\u00eb q\u00eb tregon s\u00eb komenti nuk ishte serioz.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga ambasada turke e cila pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e saj e kishte shprehur me\u00a0an\u00eb t\u00eb nj\u00eb letre drejtuar qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nga e cila k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa ndaj gazetarit Berat Buzhala, pasi q\u00eb ai n\u00eb Facebook ka mb\u00ebshtetur\u00a0pu\u00e7in kund\u00ebr presidentit Erdogan n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Jan B\u00f6hmermann dhe Berat Buzhala kan\u00eb di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Q\u00eb t\u00eb dy shfryt\u00ebzuan lirin\u00eb e shprehjes (B\u00f6hmermanni edhe at\u00eb t\u00eb artit) p\u00ebr t\u00eb shprehur mendimin e tyre. Mir\u00ebpo, p\u00ebrderisa B\u00f6hmermanni po ballafaqohet me nj\u00eb procedur\u00eb, Berat Buzhala p\u00ebr momentin nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb sfidoj\u00eb gjyq\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Them p\u00ebr momentin ngase nuk jam e sigurt s\u00eb qeveria turke nuk do t\u00eb vazhdoj\u00eb me presione p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin e saj. Deri m\u00eb sot kemi dy reagime, dhe at\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb jashtme Enver Hoxhaj dhe kryeprokurorit t\u00eb shtetit Aleksand\u00ebr Lumezi.<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00eb heshtjeje, ministri i pun\u00ebve t\u00eb jashtme i Kosov\u00ebs, deklaroi se kjo \u00e7\u00ebshtje i takon gjyq\u00ebsorit duke theksuar: \u201cAs Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe as dikush tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e gjyq\u00ebsis\u00eb\u201d. Pastaj vazhdon: \u201cKosova respekton lirin\u00eb e shprehjes, lirin\u00eb e shtypit dhe t\u00eb mendimit dhe e cil\u00ebsoi shkrimin e gazetarit Berat Buzhala \u201cme p\u00ebrmbajtje sarkastike dhe pa q\u00ebllime politike.\u201d Edhe pse ministri Hoxhaj deklaron se komenti i z. Buzhala ka p\u00ebrmbajtje sarkastike dhe nuk ka q\u00ebllime politike, &#8211; e shikuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi deklarata e ministrit mund t\u00eb interpretohet si hedhje e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb tek gjyq\u00ebsori t\u00eb cilit i mbetet t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kryeprokurori i shtetit Aleksand\u00ebr Lumezi del m\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb, duke deklaruar: \u201cNe do t\u2019i marrim t\u00eb gjitha veprimet n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin vendor, dhe n\u00ebse e shohim se ka ndonj\u00eb element t\u00eb ndonj\u00eb vepre penale me siguri se ne do t\u00eb ky\u00e7emi. Por me sa e kam par\u00eb un\u00eb, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me elemente t\u00eb vepr\u00ebs penale, dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb t\u00eb merret me problemet t\u00eb cilat jan\u00eb shfaqur mes nj\u00eb gazetari dhe ambasad\u00ebs turke n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ta dekonstruktojm\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Kryeprokurorit t\u00eb shtetit, nga fjalia e par\u00eb del se pas shqyrtimit dhe analizimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e inicimit t\u00eb nj\u00eb rasti nga ana e prokuroris\u00eb. Nd\u00ebrsa fjalia e dyt\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet s\u00eb ky veprim i Buzhal\u00ebs karshi ambasad\u00ebs turke nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e prokuroris\u00eb, meq\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me elemente t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Po \u00e7ka n\u00ebse qeveria turke vazhdon me presione dhe k\u00ebrkon zbatimin e ligjit dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre organet e Kosov\u00ebs detyrohen t\u00eb hapin rastin kund\u00ebr Buzhal\u00ebs? Kancelarja Merkel nuk i rezistoi presioneve, u desh ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb funksion ligjin ekzistues, k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pse ambasada nuk e ka specifikuar ligjin, na b\u00ebn t\u00eb kuptojm\u00eb s\u00eb k\u00ebrkesa e saj mb\u00ebshtetet n\u00eb paragrafin 4 t\u00eb Nenit 3 t\u00eb Ligjit Nr. 05\/L -002, i cili ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u201cNdalimin e bashkimit n\u00eb konflikte t\u00eb armatosura jasht\u00eb territorit t\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Paragrafi 4 i Nenit 2 thot\u00eb: \u201cKushdo q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, n\u00eb tubim ose me an\u00eb t\u00eb shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe mos u kufizuar edhe n\u00eb rrjetet sociale ose n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme tjet\u00ebr t\u00eb komunikimit, th\u00ebrret ose nxit t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb paragraf\u00ebt 1, 2 dhe 3 t\u00eb k\u00ebtij Neni, d\u00ebnohet me burgim prej gjasht\u00eb (6) muaj deri n\u00eb pes\u00eb (5) vite.\u201d<\/p>\n<p>Paragraf\u00ebt 1, 2 \u00a0e 3 t\u00eb k\u00ebtij ligji, sanksionojn\u00eb grumbullimin e mjeteve financiare p\u00ebr organizata t\u00eb huaja, q\u00eb q\u00ebllim kan\u00eb luft\u00ebn n\u00eb vende t\u00eb huaja, organizime e mb\u00ebshtetje t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim kan\u00eb luft\u00ebn, konfliktin dhe dhun\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk dihet sesi do t\u00eb rrjedh\u00eb puna. Mund t\u00eb hapet rasti, por ekziston mund\u00ebsia q\u00eb e gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb t\u00eb harrohet.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse hapet rasti, gjyqtar\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb ballafaqohen me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe, thjesht do ju duhet t\u00eb vendosin p\u00ebr nj\u00eb veprim i cili \u00ebsht\u00eb\u00a0i mb\u00ebshtjell\u00eb me lirin\u00eb e shprehjes. Pala, e cila pretendon se z. Buzhala ka kryer vep\u00ebr penale me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook duhet ofruar fakte bind\u00ebse q\u00eb tregojn\u00eb se ka pasur nxitje p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale, si\u00e7 thuhet n\u00eb paragrafin e lartcekur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast z. Buzhala thirret n\u00eb lirin\u00eb e shprehjes, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ia garanton Kushtetuta e vendit si dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ceket se liria e \u00a0shprehjes mund t\u00eb kufizohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb asaj q\u00eb quhet nxitje\/shtytje p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale. N\u00eb \u00a0k\u00ebt\u00eb rast ekziston nj\u00eb lidhje e ngusht\u00eb midis shprehjes dhe \u00a0nj\u00eb \u201crreziku t\u00eb konsideruesh\u00ebm q\u00eb sjell tek nj\u00eb e keqe.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb tilla e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut k\u00ebrkon t\u00eb vihet nj\u00eb ekuilib\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndaluar aktet e nxitjes p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tre faktor\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb merren parasysh n\u00eb rastin e Buzhal\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebta faktor\u00eb jan\u00eb: q\u00ebllimi, p\u00ebrmbajtja dhe konteksti.<\/p>\n<p><strong>1. Q\u00ebllimi<\/strong><\/p>\n<p>Gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb komentin e Buzhal\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i q\u00ebllimit . Kjo mund t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse q\u00ebllimi kishte p\u00ebrmbajtje t\u00eb nxis\u00eb mas\u00ebn. (Po kush \u00ebsht\u00eb masa? Turist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb shkuar p\u00ebr pushime n\u00eb bregdetin e Turqis\u00eb? \u00c7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb z. Buzhala tek kjo mas\u00eb?)<\/p>\n<p><strong>2. P\u00ebrmbajtja<\/strong><\/p>\n<p>Gjykat\u00ebs do t\u2019i duhej t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse komenti \u00ebsht\u00eb thjesht fyes ose shqet\u00ebsues ose ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ndez\u00eb ose t\u00eb nxis\u00eb dhun\u00eb. Toni i p\u00ebrdorur \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb tregues. (A \u00ebsht\u00eb toni i gjuh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb \u00a0komentin e z. Buzhala me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb satirik, i mb\u00ebshtjell\u00eb me ironi dhe \u00a0sarkaz\u00ebm?<\/p>\n<p><strong>3. Konteksti<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i q\u00ebllimit duhet t\u00eb shikohet n\u00eb raport m\u00eb kontekstin. \u00c7far\u00eb efekti ka prodhuar tek masa? A \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky koment\/deklarat\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme (turbulente) dhe a ka pas\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs?\u00a0Elementi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i nxitjes lidhet ngusht\u00eb me aspektin kulturor dhe me vet\u00eb p\u00ebrmbajtjen gjuh\u00ebsore. P\u00ebr shembull n\u00eb nj\u00eb vend nj\u00eb deklarat\u00eb mund t\u00eb perceptohet si \u201cnxitje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u201d nd\u00ebrsa n\u00eb vendin tjet\u00ebr jo, d.m.th. var\u00ebsisht nga audienca. (Ambasada e Turqis\u00eb me siguri e ka kuptuar k\u00ebt\u00eb koment t\u00eb z. Buzhala nga prizmi i saj kulturor, emocional, politik por definitivisht kjo shikohet ndryshe nga ndjek\u00ebsit e z. Buzhala).<\/p>\n<p>Por sidoqoft\u00eb na mbetet t\u00eb presim sesi do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb e gjith\u00eb kjo zhurm\u00eb, shkaktuar nga nj\u00eb koment i th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyre ironike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\"><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/autori\/gjylbehare\">Gjylbehare Murati<\/a><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb m\u00eb rastisi t\u00eb d\u00ebgjoj disa jurist\u00eb gjerman\u00eb duke debatuar rreth rastit t\u00eb satiristit Jan B\u00f6hmermann, m\u00eb konkretisht rreth nj\u00eb sfide gjyq\u00ebsore\/ligjore m\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u desh t\u00eb p\u00ebrballet qeveria gjermane gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, e cila rrodhi si pasoj\u00eb e presionit ushtruar nga ana e qeveris\u00eb turke, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar satiristin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":209,"featured_media":11849,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2260,2259,2261],"ppma_author":[230],"class_list":["post-3256","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-berat-buzhala","tag-jan-bohmermann","tag-recep-tayyip-erdogan"],"authors":[{"term_id":230,"user_id":209,"is_guest":0,"slug":"gjylbehare-murati","display_name":"Gjylbehare Murati","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-14-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-14-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Murati","first_name":"Gjylbehare","description":"Gjylbehare Bella Murati \u00ebsht\u00eb ligjeruese n\u00eb Universitetin e Biznesit dhe Teknologjis\u00eb (UBT) dhe n\u00eb Kolegjin Europian School of Law and Governance (ESLG) n\u00eb Prishtin\u00eb si dhe vazhdon studimet post-doktorale n\u00eb Universitetin e Ghentit n\u00eb Belgjik\u00eb. Poashtu \u00ebsht\u00eb ligjeruese musafire n\u00eb European Inter-University Centre for Human Rights and Democratisation n\u00eb Venice Lido, Itali. Aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb Max Planck Institute for International Law and Comparative Studies n\u00eb Heidelberg, Gjermani, ku \u00ebsht\u00eb duke i zhvilluar hulumtimet n\u00eb fush\u00ebn e Drejt\u00ebsis\u00eb Tranzicionale.\r\n\r\nStudimet e doktoratur\u00ebs i ka mbaruar n\u00eb Universitetin e Ghentit, Belgjik\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, studimet e magjistratur\u00ebs n\u00eb Universiitetin Essex n\u00eb Angli poashtu n\u00eb fushen e Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, nd\u00ebrsa studimet bachelor n\u00eb Fakultetin Juridik n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe Universitetin e Utrecht-it, n\u00eb Holand\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3256","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/209"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3256"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3256\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11850,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3256\/revisions\/11850"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3256"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3256"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3256"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3256"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}