{"id":3280,"date":"2016-09-08T11:03:45","date_gmt":"2016-09-08T09:03:45","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3280"},"modified":"2024-12-13T11:14:47","modified_gmt":"2024-12-13T09:14:47","slug":"dehja-nga-pushteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/dehja-nga-pushteti\/","title":{"rendered":"Dehja nga pushteti"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri sikur e jona ku kemi kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb identitetit, legjitimimi i formave t\u00eb st\u00ebrkequra identitare, por edhe manipulimi si form\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i pranish\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb (si\u00e7 jemi ne), arratisja nga vetvetja \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e leht\u00eb. Kjo arratisje \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb gjith\u00e7ka. Krejt kjo pastaj na e derivon nj\u00eb situat\u00eb absurde ku nuk e kemi t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb duam dhe \u00e7far\u00eb duhet. Nivelin e d\u00ebshirave e p\u00ebrziejm\u00eb me nivelin e nevojave q\u00eb kemi. Kjo tregon se sa konfuz\u00eb jemi si shoq\u00ebri, sepse pik\u00ebrisht p\u00ebr faktin se kriza idntitare sjell edhe kriz\u00ebn e legjitimitetit, pra, edhe konfuzitet gjithandej. Kjo qasje n\u00eb psikanaliz\u00eb konsiderohet si skizofreni. Pra, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe shoq\u00ebria jon\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si \u2018shoq\u00ebri skizofrenike\u2019. P\u00ebrgjith\u00ebsisht oscilojm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb nacionalizmit, socializmit, t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfytyrim i llojit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa klasa politike e ka shp\u00ebrfaqjen m\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shp\u00ebrfytyrimi karakterial. \u00cbsht\u00eb aq e dehur nga pushteti dhe p\u00ebr pushtet saq\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb rr\u00ebnojn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar deri m\u00eb tani. Ky gjest skizofrenik i tyre bartet dhe \u00ebsht\u00eb bartur edhe tek shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Kontestimi i \u00e7do gj\u00ebje na ka sjell\u00eb n\u00eb situat\u00ebn e defunksionalizimit t\u00eb shtetit dhe kontaminimin e komunikimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Kjo paraliz\u00eb mendore ka sjell\u00eb paralizimin e shtetit. Kjo mend\u00ebsi po ashtu po tenton t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb mentalitet polarizues, ose je me \u2018ne\u2019, ose je kund\u00ebr nesh. Nj\u00eb mend\u00ebsi e till\u00eb i p\u00ebrket atyre strukturave ideologjike q\u00eb si mjet subversiv t\u00eb ndikimit n\u00eb shoq\u00ebri e kan\u00eb dhun\u00ebn. Krejt kjo e kap\u00ebrthen konstruktin social n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebrr\u00e7 mental dhe krijon oaz\u00eb t\u00eb kontaminuar mendore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ky mentalitet dhunues p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse pragu i patejkaluesh\u00ebm. Nj\u00eb vet\u00ebkurthim i till\u00eb na ka sjell\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e atill\u00eb ku jemi n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorim \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb cop\u00eb pushtet. Keqp\u00ebrdorimi i q\u00ebllimsh\u00ebm qoft\u00eb i politikanit, qoft\u00eb i n\u00ebpun\u00ebsit administrativ, i gazetarit, i studentit, i m\u00ebsuesit, i biznesmenit, i priftit, i hoxh\u00ebs, etj., \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thembra e Akilit p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Secili (pothuajse secili), nga pozicioni q\u00eb kemi edhe abuzojm\u00eb. Nj\u00eb mend\u00ebsi e till\u00eb ka krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri emfatike, q\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po shkon drejt rr\u00ebnimit. Dalja n\u00eb pah e lloj-lloj ideje, e ideologjie si politike ashtu edhe religjioze, \u00ebsht\u00eb duke krijuar nj\u00eb armiq\u00ebsi t\u00eb heshtur brenda shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kalbja e strukturave politike p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po sjell n\u00eb jet\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb abuzimit, saq\u00eb keqp\u00ebrdorimi i sfer\u00ebs publike \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rregull i pashkruar. Secila sfer\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse n\u00eb kolaps total, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb mendimit p\u00ebrpara. Keqp\u00ebrdorimi me fjal\u00ebn e lir\u00eb ka krijuar kakofoni shoq\u00ebrore, kurse domonstrimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje m\u00eb interes ka kaluar n\u00eb banalitet, jo p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkeses (q\u00eb shpesh\u00ebher\u00eb edhe kjo \u00ebsht\u00eb idioteske), por p\u00ebr shkak t\u00eb metod\u00ebs.<\/p>\n<p>Krejt kjo e shtron nevoj\u00ebn urgjente q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb mbi at\u00eb se mbi \u00e7\u2019baz\u00eb duhet ta rregullojm\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sepse si\u00e7 edhe po v\u00ebrejm\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb duhet ndjekur. Krijimi i nj\u00eb baze t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb shtron nevoj\u00ebn e domosdoshme t\u00eb nj\u00eb sinqeriteti reciprok. Shtendosja nga mend\u00ebsit\u00eb e mbrapshta \u00ebsht\u00eb kushti elementar. Duhet q\u00eb urgjentisht t\u00eb heqim dor\u00eb nga ideja se ne jemi shp\u00ebtimi p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Ideja e mesianizmit \u00ebsht\u00eb shkatrrimtare p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri, mbase kjo historikisht \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar. Shtetnd\u00ebrtimi nuk b\u00ebhet duke u rr\u00ebmbyer pas heronj\u00ebve t\u00eb momentit, por nga puna e p\u00ebrditshme e secilit. Forma m\u00eb rezultative e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb gradualitetit.<\/p>\n<p>Shteti n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje komplekse q\u00eb nuk rregullohet me nj\u00eb \u201cka\u00e7avid\u00eb\u201d, e as me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb sheshit. Vet\u00ebm injorant\u00ebt mendojn\u00eb dhe besojn\u00eb se mund ta rregullojn\u00eb gjendjen duke rr\u00ebnuar \u00e7do gj\u00eb, sepse kan\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar m\u00eb mir\u00eb se \u00e7\u2019ishte. N\u00eb\u00a0dit\u00ebt e sotshme nuk konsiderohet shoq\u00ebri serioze dhe gjithashtu nuk njihen si politikan\u00eb serioz\u00eb ata q\u00eb mendojn\u00eb se zgjidhje jan\u00eb metodat revolucionare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mentaliteti i till\u00eb \u00ebsht\u00eb i prir\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb vet\u00ebm katrahura. Andaj, politika t\u00eb tilla t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme verb\u00ebrohen nga pushteti dhe nuk \u00e7ajn\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr rr\u00ebnimin e shtetit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb klasa \u2018jon\u00eb\u2019 politike, pothuajse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb klas\u00eb antishtet, s\u2019paku veprimet e tyre e l\u00ebn\u00eb nj\u00eb shije t\u00eb till\u00eb. Mbajtja apo marrja e pushtetit pa p\u00ebrfillur qoft\u00eb edhe rregullat minimale t\u00eb demokracis\u00eb, \u00ebsht\u00eb treguesi i karakterit t\u00eb tyre rr\u00ebnues. Me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb till\u00eb destruktiv ngrehina jon\u00eb q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar (bashk\u00eb me ndihm\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve), do t\u2019na z\u00ebr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, shoq\u00ebrit\u00eb e p\u00ebrgjegjshme, elitat politike t\u00eb p\u00ebrgjegjshme po ashtu, b\u00ebjn\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur p\u00ebr t\u2019i shmangur k\u00ebto forma retrograde. Edhe p\u00ebrkund\u00ebr mundit, edh\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr problemeve q\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00ebtimin e shtetnd\u00ebrtimit, shoq\u00ebrit\u00eb me karakter t\u00eb fort\u00eb q\u00eb nuk u n\u00ebnshtrohen k\u00ebrkesave josh\u00ebse t\u00eb politikan\u00ebve shpirtpezmatuar dhe aventurier\u00eb, ia dalin mban\u00eb. K\u00ebto shoq\u00ebri mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb atill\u00eb duke u p\u00ebrpjekur \u00e7do dit\u00eb, duke e dh\u00ebn\u00eb maksiumin nga vetja e tyre. Pra, duhet t\u00eb synojm\u00eb q\u00eb t\u00eb prodhojm\u00eb elita politike q\u00eb nuk yshten nga pasioni i st\u00ebrkequr me \u00e7do kusht p\u00ebr mbajtje ose marrje t\u00eb pushtetit. Parti t\u00eb tilla shoq\u00ebria duhet t\u00eb dij\u00eb t\u2019i nxjerr\u00eb jasht\u00eb loj\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb maksima weberiane se: \u201cPartit\u00eb politike synojn\u00eb pushtetin\u201d, por ato gjithsesi sot duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohen normativitetit demokratik. P\u00ebrgjegjshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb elementi ky\u00e7 n\u00eb demokraci, e cila n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb deficit. Prandaj, kjo pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri kolektive duhet \u00e7rr\u00ebnjosur nga mesi yn\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u00eb vuajm\u00eb edhe m\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kryene\u00e7\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet kuptuar se nderi, besa dhe morali n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i takojn\u00eb rregullave tradicionale dhe kanunore, por q\u00eb n\u00eb shtetet ku pretendohet rregulli demokratik \u00ebsht\u00eb ligji ajo instanca e fundme rregullative e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrshoq\u00ebrore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pushteti tek ne duhet p\u00ebrceptuar jo si q\u00ebllim p\u00ebr eleminimin e tjetrit, por si nj\u00eb mund\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmes t\u00eb cilit mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshime n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb qasje e till\u00eb tregon racionalitet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb minimumi i domosdosh\u00ebm i nj\u00eb elite politike. Pa nj\u00eb dominim t\u00eb racionalitetit \u00ebsht\u00eb pothuajse e kot\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb zhvillim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, sepse mungesa e racionalitetit hap mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb aventurave politike t\u00eb llojllojshme q\u00eb sjellin vet\u00ebm probleme. Zhvillimi i bot\u00ebs per\u00ebndimore i p\u00ebrket nj\u00eb qasjeje t\u00eb till\u00eb, ku argumentimi i arsyesh\u00ebm ka qen\u00eb \u00e7doher\u00eb i praanish\u00ebm. Ikja nga nj\u00eb form\u00eb e till\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngarendje n\u00ebp\u00ebr uj\u00ebra politike t\u00eb zymta.<\/p>\n<p>Prandaj, e gjith\u00eb kjo e shtron nevoj\u00ebn e domosdoshme q\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsive q\u00eb kemi dhe mund t\u00eb kemi, q\u00eb ta rrisim sensin e reflektimit racional. Duhet q\u00eb mos t\u2019u japim shansin e dyt\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar, por gjithashtu mos t\u2019ia japim as shansin e par\u00eb atyre q\u00eb mendojn\u00eb se duhet nd\u00ebrtuar di\u00e7ka krejt e re, sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar \u00ebsht\u00eb gabim. Penalizimi nga ana e shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre lloj mend\u00ebsive \u00ebsht\u00eb akti i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb emancipuar, e cila nuk toleron q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushe ku ekzistojn\u00eb vet\u00ebm dy zgjedhje t\u00eb tilla. Fuqia e nj\u00eb shoq\u00ebrie nuk matet me zgjidhjen definitive t\u00eb problemeve, por me mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb alternativave si zgjedhje t\u00eb mundshme. Andaj, shoq\u00ebria jon\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shoq\u00ebri prodhuese e alternativave duhet q\u00eb s\u2019pari t\u00eb b\u00ebhemi nj\u00eb shoq\u00ebri e mir\u00ebfillt\u00eb, nj\u00eb shoq\u00ebri ku s\u00eb pari e respekton vetveten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri sikur e jona ku kemi kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb identitetit, legjitimimi i formave t\u00eb st\u00ebrkequra identitare, por edhe manipulimi si form\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i pranish\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb (si\u00e7 jemi ne), arratisja nga vetvetja \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e leht\u00eb. Kjo arratisje \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrmas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb gjith\u00e7ka. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":11034,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1469,2036,1355],"ppma_author":[733],"class_list":["post-3280","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-identiteti","tag-mentaliteti","tag-pushteti"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3280"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3280\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11035,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3280\/revisions\/11035"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11034"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3280"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}