{"id":3294,"date":"2016-10-08T16:21:26","date_gmt":"2016-10-08T14:21:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3294"},"modified":"2024-12-17T16:23:24","modified_gmt":"2024-12-17T14:23:24","slug":"jam-shqiptar-e-kosovar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/analize\/jam-shqiptar-e-kosovar\/","title":{"rendered":"Jam shqiptar e kosovar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Un\u00eb jam shqiptar e kosovar. Dhe kjo dikujt mund t\u2019i ting\u00eblloj\u00eb si kriz\u00eb identiteti, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trend t\u00eb shkruhet. Ani pse kriza nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt tem\u00eb debati, klithmat populliste dhe pseudoanaliza akademike q\u00eb po v\u00ebrshon n\u00eb sfer\u00ebn publike po b\u00ebhet vet tregues i kriz\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb trend, s\u2019ka lidhje n\u00ebse i kupton nocionet e konceptet si identiteti, kombi, shteti, etnia, etj., me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruash di\u00e7ka dhe t\u00eb botosh. Fundja, nj\u00eb emocion tifoz\u00ebrie futbolli. Dhe mir\u00eb b\u00ebhet q\u00eb shkruhet. Edhe ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb mendoj se kan\u00eb qasje krejt\u00ebsisht t\u00eb gabuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb. K\u00ebsisoj, pra vet\u00ebm p\u00ebrmes fjal\u00ebs s\u00eb shkruar, mund ta shohim nivelin e mendimit, mb\u00ebshtetjen e tij n\u00eb debate a koncepte intelektual\u00ebsh e akademik\u00ebsh, vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb krahasojm\u00eb dhe t\u00eb krijojm\u00eb kuptime, kuptime q\u00eb mbase do t\u00eb na hyn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, kurdoqoft\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb trend, megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb fare e mir\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb tendenca p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar debatin p\u00ebr kriz\u00ebn identitare n\u00eb nj\u00eb duel, deri n\u00eb vdekje, mes shqiptarit e kosovarit (p.sh. brenda meje). Pra, edhe n\u00eb mesin e atyre q\u00eb i njohim si intelektual\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb pen\u00ebs, po e v\u00ebrej tendenc\u00ebn e kornizimit t\u00eb debatit mes t\u00eb qenit shqiptar dhe kosovar, sikur k\u00ebto dy terme a koncepte identifikuese, na qenkan n\u00eb kund\u00ebrshtim nj\u00ebri me tjetrin, dhe, pa pik\u00eb modestie, sikur u paska mbetur atyre q\u00eb t\u2019i fusin n\u00eb duel. Tutje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb duel, gjithsesi se shqiptari do ngadh\u00ebnjej\u00eb ndaj kosovarit, meq\u00eb shqiptari \u00ebsht\u00eb koncepti i nj\u00ebmendt\u00eb\u00a0 nd\u00ebrsa kosovari i huaj, dhe, sidomos meq\u00eb, kosovari i huaj forcohet n\u00eb diskurs t\u00eb jet\u00eb vet\u00eb antishqiptari. N\u00eb diskursin e tyre kosovari dhe shqiptari dalin skaje t\u00eb ndryshme t\u00eb nj\u00eb boshti, apo, dalin t\u00eb jen\u00eb sikur materia dhe antimateria, pra, q\u00eb kur preken, e asgj\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra tjetr\u00ebn. E kjo miq, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb \u00e7mendia\u00a0(jo domosdoshm\u00ebrisht \u00e7menduria).<\/p>\n<p>Kur k\u00ebt\u00eb polarizim t\u00eb sajuar e artikulon dikush si Andi Bushati n\u00eb Tiran\u00eb apo Halil Matoshi n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk brengosem shum\u00eb. I pari nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr pos nj\u00eb oportunist i agjend\u00ebs publike andaj kur futkotizmi i tij arrin n\u00eb shkall\u00ebn p\u00ebr ta quajtur Milot Rashic\u00ebn tradhtar nuk brengosem m\u00eb. Vet\u00ebm buz\u00ebqeshi. Injoranca e Bushatit n\u00eb kombinim me nj\u00eb emocion t\u00eb paidentifikuesh\u00ebm t\u00eb tij nuk \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. \u00cbsht\u00eb ve\u00e7 qesharake. I dyti \u00ebsht\u00eb, megjithat\u00eb, nj\u00eb debatues i mir\u00eb dhe i flakt\u00eb dhe do t\u00eb ishte i shk\u00eblqyesh\u00ebm n\u00ebse pesh\u00ebn e argumentin do ta mbante n\u00eb nivel neutral t\u00eb komentit. Por, kur i futet shkenc\u00ebs sociale, Matoshi b\u00ebn gafe amatoreske, meq\u00eb shum\u00eb shpesh n\u00eb nj\u00eb fjali t\u00eb vetme kombinon teori autor\u00ebsh q\u00eb i takojn\u00eb kuadranteve t\u00eb kund\u00ebrta epistemologjike, e madje edhe ontologjike. K\u00ebsisoj, \u201caktivizmi\u201d i tij del disi i that\u00eb. \u201cAnaliza\u201d e Bushatit i ngjan nj\u00eb \u00e7irrjeje kakofonike kurse ajo e Matoshit nj\u00eb kompoti frutash nga mali dhe deti, t\u00eb cilat ani pse i quajm\u00eb nj\u00ebjt\u00eb \u2013 fruta &#8212; s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb\u00a0 t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00ebra me tjetr\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, por edhe p\u00ebr tjera q\u00eb do i p\u00ebrmend nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, nuk e kam par\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs t\u2019u p\u00ebrgjigjem as nj\u00ebrit as tjetrit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje, megjithat\u00eb, m\u00eb shtyri ta b\u00ebj\u00eb miku im Jusuf Tha\u00e7i, me t\u00eb cilin kam pasur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku dhe mendimin e t\u00eb cilit e \u00e7moj, p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb rrall\u00eb pajtohem me t\u00eb. Debati me Cuf\u00ebn \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i haresh\u00ebm, meq\u00eb deri s\u00eb voni kemi lexuar thuajse t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, t\u00eb cilat i interpretojm\u00eb ndryshe. Un\u00eb jam ateist, ai \u00ebsht\u00eb besimtar. Un\u00eb jam pak m\u00eb i djatht\u00eb, ai pak m\u00eb i majt\u00eb. Un\u00eb jam postmodernist dhe preferoj\u00a0 qasje cil\u00ebsore n\u00eb hulumtim e analiz\u00eb, nd\u00ebrsa ai, me aq sa m\u00eb kujtohet, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pozitivist dhe m\u00eb sasior, ani pse kjo asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka limituar n\u00eb t\u00eb konceptuarit e metafizik\u00ebs, prandaj edhe kemi debatuar. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto arsye dhe p\u00ebr respektin q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb, nuk mund ta l\u00eb pa e komentuar\u00a0<a href=\"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/oped\/shkruan-jusuf-thaci-sternipat-e-skenderbeut-me-flamur-ahtisarian-249298\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shkrimin e tij t\u00eb fundit n\u00eb Gazet\u00ebn Express<\/a>, apo, th\u00ebn\u00eb ndryshe, nuk mund ta l\u00eb pa e \u00e7montuar, si \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb keqi, thirrjen e tij p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mes shqiptarit dhe kosovarit, apo, si\u00e7 e thot\u00eb ai brutalisht, mes Sk\u00ebnderbeut\u00a0 dhe Ahtisaarit.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam shqiptar. Por jam dhe kosovar. Apo, si\u00e7 do thoshte Mitrush Kuteli, jam shqiptar e kosovar. Identiteti kosovar mund t\u00eb mos jet\u00eb identitet komb\u00ebtar. Dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si un\u00eb e p\u00ebrceptoj kombin, edhe nuk \u00ebsht\u00eb. Fundja, gjith\u00eb ne kemi qen\u00eb pjes\u00eb e formimit t\u00eb nj\u00eb kombi, pra kombit shqiptar. S\u00eb k\u00ebtejmi, identitetin komb\u00ebtar, e kemi t\u00eb krijuar. Jemi komb dhe jemi nj\u00eb. Jemi m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb popull. Pra, nuk jemi nj\u00eb komb ve\u00e7\u00a0 pse e kemi nj\u00eb gjuh\u00eb e kultur\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Kjo kategori \u00ebsht\u00eb etnia. Jemi komb, sepse kemi identitet politik. Pra, kemi vet\u00ebdije politike, e cila \u00ebsht\u00eb kolektive. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebdije, qe prej Rilindjes e k\u00ebndej, kemi vizion, kemi interesa, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb kombi pra, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kuptimin modern t\u00eb tij. Dhe kombi im \u00ebsht\u00eb kombi shqiptar.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb pyes se \u00e7far\u00eb qenka tash identiteti kosovar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetje me vend. P\u00ebrgjigja n\u00eb t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e vetme, pra ka plot sosh, var\u00ebsisht nga pik\u00ebv\u00ebshtrimi. Kur shikohet p\u00ebrmes treguesve t\u00eb dy shekujve t\u00eb kaluar kur edhe u formuan shumica e kombeve, identiteti kosovar brenda atij shqiptar na del t\u00eb jet\u00eb identitet rajonal, si\u00e7 argumenton, mes tjerash, edhe Mehmet Kraja. Dhe Kraja nuk e ka hi\u00e7 keq, n\u00eb fakt analiza e tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb duhur akademik. Por kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje e t\u00eb analizuarit kontekstin kosovar, t\u00eb cil\u00ebs aktualiteti dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirja i kontestohet nga qasjet tjera. Gabimi i qasjes tjet\u00ebr, asaj t\u00eb \u201cbaballar\u00ebve\u201d t\u00eb kombit kosovar, \u00ebsht\u00eb thjesht leximi i ngusht\u00eb i teorive t\u00eb kombeve, sidomos Eric Hobsbawm dhe Benedict Anderson. Aq qesharak dalin disa prej tyre, sa q\u00eb thirrjet e tyre p\u00ebr krijim t\u00eb nj\u00eb kombi t\u00eb ri, pra ndryshim identiteti brenda nat\u00ebs, ting\u00ebllojn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb stilin\u00a0 \u201cveproni k\u00ebshtu o popull se k\u00ebshtu thot\u00eb teoria\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga\u00a0 bastardizimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mund t\u2019i\u00a0 b\u00ebhet fjal\u00ebs shkencore. Me fjal\u00eb tjera, duke thjesht\u00ebsuar p\u00ebr hir t\u00eb argumentit, \u00e7ka i ka b\u00ebr\u00eb kombet dikur, nuk i b\u00ebn ato m\u00eb sot, meq\u00eb, pos tjerash, \u00e7ka kombet ishin dikur nuk jan\u00eb m\u00eb sot. Dhe identiteti kosovar, ani pse \u00ebsht\u00eb rajonal, ani pse \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e identitetit komb\u00ebtar shqiptar, p\u00ebrmes funksionalizimit t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe mund t\u2019i kaloj k\u00ebto premisa. Nuk them se b\u00ebhet identitet komb\u00ebtar, t\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb kuptimin ton\u00eb t\u00eb kombeve, sepse at\u00eb proces, pra kombformimin, e kemi p\u00ebrfunduar me formimin e identitetit komb\u00ebtar shqiptar. Por n\u00eb nj\u00eb kuptim tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shembull m\u00eb ekstrem n\u00eb kuptimin amerikan, kombi \u00ebsht\u00eb thuajse i nj\u00ebjt\u00eb me shtetin. S\u00eb k\u00ebtejmi, n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve mund t\u00eb jemi komb tjet\u00ebr nga ai shqiptar, ani pse nuk do ndjehemi ashtu. Por kjo nuk m\u00eb b\u00ebn mua m\u00eb pak shqiptar dhe kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Identiteti rajonal i Kosov\u00ebs ka evoluar pa dashjen ton\u00eb. Pra, ne kemi qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi tjet\u00ebr politik nga Shqip\u00ebria dhe s\u00eb k\u00ebtejmi kemi evoluar ndryshe nga ta. Por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj, p\u00ebrkund\u00ebr ndarjes dhe moskomunikimit t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr zhvillimit n\u00eb kahje t\u00eb kund\u00ebrta, koncepti i nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb kombit triumfoi. Dhe jan\u00eb pik\u00ebrsisht k\u00ebto dallime, k\u00ebto ndasi, k\u00ebto pika t\u00eb ndryshme, t\u00eb Mitrush Kuteli i prek\u00eb me shk\u00eblqesi n\u00eb Poem Kosovar. P\u00ebr Kutelin, kosovar\u00ebt u d\u00ebbuan dhe u vran\u00eb se ishin kosovar\u00eb: \u201cT\u00eb vritet! Se ish kosovar. Dhe se ish zot mbi k\u00ebt\u00eb dhe\u201d. Kosovar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb, por, po t\u00eb ishin vet\u00ebm shqiptar\u00eb, pra jo edhe kosovar\u00eb, nuk do vriteshin, sepse ishte Kosova si rajon q\u00eb kishte mbetur n\u00ebn pushtim t\u00eb huaj. K\u00ebsisoj, identiteti i Kosov\u00ebs te Kuteli \u00ebsht\u00eb rajonal, por kjo nuk e ndal\u00eb at\u00eb s\u00eb quajturi kosovarin komb n\u00eb vete, t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me shqiptarin n\u00eb thelb, por t\u00eb dalluesh\u00ebm n\u00eb nuanc\u00eb: \u201cKomb\u00a0 i lir\u00eb kosovar, ti komb shqiptar&#8230;\u201d. Pra, historia e pafavorshme p\u00ebr popullin shqiptar mund ta ket\u00eb form\u00ebsuar ndryshe shqiptarin e Kosov\u00ebs nga at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke krijuar k\u00ebshtu identitete gjeografike, t\u00eb dallueshme nga nj\u00ebra tjetr\u00ebn, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebto dallime nuk kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr identitetin komb\u00ebtar shqiptar. Si\u00e7 e thoshte Arb\u00ebn Xhaferi, shqiptar\u00ebt jan\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shqiptar\u00eb, kudo q\u00eb jan\u00eb. Dhe rrjedhimisht, jan\u00eb dy gj\u00ebra q\u00eb duhet ve\u00e7uar: 1) se shqiptari dhe kosovari jan\u00eb nj\u00eb, se shqiptarja si vler\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar, bartur dhe riprodhuar nga shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikurse edhe ata n\u00eb Shqip\u00ebri e gjetiu, dhe 2) se pavar\u00ebsisht se si zhvillohet tutje identiteti kosovar, ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb i kund\u00ebrt me at\u00eb shqiptar, edhe n\u00ebse eventualisht b\u00ebhet i ndrysh\u00ebm nga ai. Nuk ka argument m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa vet ngadh\u00ebnjimi i identitetit komb\u00ebtar shqiptar t\u00eb kosovar\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. Dhe n\u00ebse nuk qenkemi b\u00ebr\u00eb jo-shqiptar\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb okupimeve, n\u00ebn regjime shtyp\u00ebse, si ka mund\u00ebsi t\u00eb frik\u00ebsohemi nga ndryshimi tash, kur jemi t\u00eb lir\u00eb, si mund t\u00eb b\u00ebhemi antishqiptar\u00eb ne kosovar\u00ebt tash kur jemi duke e par\u00eb drit\u00ebn ton\u00eb historike? Andaj edhe m\u00eb duhet t\u2019i them tro\u00e7 Jusuf Tha\u00e7it se shkrimi i tij i fundit n\u00eb Express \u00ebsht\u00eb fund e krye kot, nj\u00eb mendim i pap\u00ebrfunduar mbase dhe nj\u00eb thirrje banale.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i Sk\u00ebnderbeut n\u00eb shkrimin e Tha\u00e7it flirton pak\u00ebndsh\u00ebm me simbolik\u00ebn duke e tejkaluar at\u00eb n\u00eb argument. Si nj\u00eb studiues, ai e din mir\u00eb natyr\u00ebn e \u201cshpikur\u201d t\u00eb mitit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb koh\u00ebn e Rilindjes si pjes\u00eb t\u00eb projektit p\u00ebr formimin e kombit shqiptar. Megjithat\u00eb, ai e p\u00ebrdor\u00eb Sk\u00ebnderbeun n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shqiptares, duke notuar k\u00ebshtu n\u00ebp\u00ebr cekt\u00ebsin\u00eb e narracionit t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet\u00ebshkruar, dhe, duke e riprodhuar k\u00ebshtu nj\u00eb diskurs kinse-nacionalist q\u00eb kurr\u00eb s\u2019del p\u00ebrtej maket\u00ebs s\u00eb simbolik\u00ebs. Kundrejt ti, si nj\u00eb antiSk\u00ebnderbe, Tha\u00e7i e vendos\u00eb Marti Ahtisaarin, i cili prej emrit, te identiteti, puna dhe idet\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i huaj dhe shum\u00eb leht\u00eb perceptohet nga masa si i nj\u00eb antiSk\u00ebnderbe pra si anti-shqiptar. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, diskursi i Tha\u00e7it tejthjesht\u00ebsohet n\u00eb ekstrem, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb me t\u00eb konceptuarit t\u00eb kombit shqiptar si nj\u00eb superkomb historik, q\u00eb rrjedh\u00eb nga nj\u00eb lidhje e drejtp\u00ebrdrejt gjaku, t\u00eb pap\u00ebrmir\u00ebsuesh\u00ebm, t\u00eb pamodifikuesh\u00ebm, nga ilir\u00ebt, pellazg\u00ebt, e dikush tjet\u00ebr para tyre. K\u00ebt\u00eb kuptimi p\u00ebr kombin, q\u00eb b\u00ebhet thuajse hyjnor, nuk e kemi ve\u00e7 ne, e kan\u00eb edhe serb\u00ebt, kroat\u00ebt dhe gjith\u00eb ballkanasit. (Serb\u00ebt e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb theksuar dhe shihni se ku e soll\u00ebn veten duke menduar se jan\u00eb komb hyjnor.) Por kombi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb hyjnor. Asnj\u00eb komb nuk \u00ebsht\u00eb. \u201cHyjnizimi\u201d k\u00ebtu p\u00ebrdoret jo p\u00ebr\u00a0 t\u00eb glorifikuar kombin, sa hyn n\u00eb pun\u00eb q\u00eb p\u00ebrmet tij t\u00eb kontrabandohet gjith\u00eb Kosova, shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, ne q\u00eb e duam shtetin, p\u00ebrbrenda konceptit t\u00eb Ahtisaarit si antiSk\u00ebnderbe. K\u00ebsisoj, dhe vet\u00ebm k\u00ebsisoj, kosovari dhe shqiptari mund t\u00eb dalin t\u00eb kund\u00ebrt me nj\u00ebri tjetrin. Pra, \u201chyjnizimi\u201d nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr pos strategji diskursive p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb armik virtual.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mohohet p\u00ebrmes k\u00ebsaj sajese \u00ebsht\u00eb rrjedhshm\u00ebria e evolucionit t\u00eb shoq\u00ebrive, pra vet fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb populli ai q\u00eb e krijoi kombin shqiptar si projekt t\u00eb tij politik, dhe nuk \u00ebsht\u00eb kombi ai q\u00eb e krijoi popullin. K\u00ebt\u00eb krijes\u00eb ton\u00ebn politike, pra kombin si ide politike, vazhdojm\u00eb ta zhvillojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ani pse q\u00eb kur u shua Arb\u00ebn Xhaferi kemi shum\u00eb pak pishtar\u00eb p\u00ebr t\u2019na e ndri\u00e7uar rrug\u00ebn. Dhe e kemi krijuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi. Kosova, pra vazhdon ta krijoj kombin shqiptar. Un\u00eb, p.sh., shkruaj, dhe vet ky shkrim imi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb oqeanin e kombit shqiptar si ide politike. Ne shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs, ne kosovar\u00ebt, nuk e kemi p\u00ebrfunduar kontributin ton\u00eb n\u00eb form\u00ebsimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb kombit shqiptar me Isa Boletinin me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb, por as me Lorik Can\u00ebn me shok\u00eb, apo Rona Nishliun e Genc Salihun. Pse, a mos \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak shqiptare Majlinda\u00a0Kelmendi sot q\u00eb garon me flamur t\u00eb Kosov\u00ebs sesa dje kur garonte me at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Natyrisht q\u00eb jo!\u00a0Edhe po t\u00eb duam, nuk mundemi, sepse, form\u00ebsimi i shqiptares, vet shqiptarja brenda nesh, shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb sistemi yn\u00eb kolektiv imunitar. Ky sistem imunitar q\u00eb ka prodhuar vlera dhe ide politike, na ka mbajtur k\u00ebta q\u00eb jemi. P\u00ebrmes k\u00ebtij sistemi imunitar u kemi b\u00ebr\u00eb ball\u00eb t\u00eb gjitha sfidave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb shqiptares. Nga ky sistem kan\u00eb dal\u00eb figura si Ibrahim Rugova e Adem Jashari, vet koncepti i liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ne, pra e kemi prodhuar dhe riprodhuar shqiptaren dhe vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb, me ose pa dashje a vet\u00ebdije.<\/p>\n<p>Duke u b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb zgjedhim mes Ahtisaarit dhe\u00a0 Sk\u00ebnderbeut, Tha\u00e7i, nj\u00ebjt\u00eb sikur shum\u00eb tjer\u00eb n\u00eb debat, nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr pos q\u00eb na shtyn\u00eb t\u00eb zgjedhim mes t\u00eb qenit kosovar apo shqiptar. Un\u00eb jam t\u00eb dyja dhe k\u00ebto dyja s\u2019kan\u00eb kurrfar\u00eb konflikti me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn brenda meje. P\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb vendosur pa kurrfar\u00eb argumenti, ve\u00e7 si thirrje, kjo fjali imja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrargumenti m\u00eb i mir\u00eb, t\u00eb cilin Tha\u00e7i e tjer\u00ebt nuk mund ta mohojn\u00eb. Kjo, p\u00ebr arsye se n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, identiteti \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u00a0 personale dhe preferenciale. Pra, p\u00ebr vet\u00ebn time flas ve\u00e7 un\u00eb dhe pik\u00eb. Rreziku i diskursit t\u00eb Tha\u00e7it q\u00ebndron tek fakti se nj\u00eb diskurs i till\u00eb e prezanton Kosov\u00ebn, lirin\u00eb dhe shtet\u00ebsin\u00eb e saj, t\u00eb dyja k\u00ebto t\u00eb arritura p\u00ebrmes procesit politik t\u00eb Ahtisaarit, si di\u00e7ka t\u00eb kund\u00ebrt me shqiptaren. Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb gabimi i shum\u00eb mendjeve tek ne, duke nisur nga ato q\u00eb dikur i kishte edhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje: q\u00eb projektin e liris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, projektin e pavar\u00ebsimit t\u00eb vendit, po e mohojn\u00eb n\u00eb thelb, duke e braktisur at\u00eb nga gjith\u00e7ka shqiptare, dhe, p\u00ebr m\u00eb keq, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, p\u00ebrmes diskursit, vet\u00eb antishqiptaren. P\u00ebrjashtimi i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga projekti Ahtisaari ka kuptim ve\u00e7 n\u00eb k\u00ebt\u00eb mikrokozmosin e pseudonacionalist\u00ebve, meq\u00eb gjith\u00e7ka sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, ani pse nuk \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht shqiptare, \u00ebsht\u00eb parimisht dhe pik\u00eb s\u00eb pari shqiptare.<\/p>\n<p>Po i quaj pseudonacionalist\u00eb, term ky nga i cili m\u00eb duhet ta kursej Jusuf Tha\u00e7in, i cili me shkrimin e tij t\u00eb fundit, befasisht, sikur iu bashkua atyre q\u00eb e nis\u00ebn dhe po e propagandojn\u00eb k\u00ebt\u00eb diskurs. Jan\u00eb kinse nacionalist\u00eb, meq\u00eb e sajojn\u00eb nj\u00eb kinse-k\u00ebrc\u00ebnim, ndaj t\u00eb cilit ata dalin se po e mbrojn\u00eb kombin. (Sajohen edhe k\u00ebrc\u00ebnime tjera virtuale, si p.sh. islami,\u00a0serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, apo vet Serbia, por q\u00eb k\u00ebto do i trajtoj nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr). \u00a0Pra, duke e zhveshur projektin e pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga gjith\u00e7ka shqiptare dhe duke e\u00a0 projektuar n\u00eb diskurs si antishqiptare, po sajohet p\u00ebrshtypja se vet ekzistenca e Kosov\u00ebs qenka antishqiptare. Se kosovar\u00ebt qenkan antishqiptar\u00eb, se njer\u00ebzit q\u00eb e duan shtetin dhe punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e tij, nuk qenkan m\u00eb patriot\u00eb, por ahtisaarian\u00eb, pra t\u00eb kund\u00ebrt me shqiptaren, rrjedhimisht tradhtar\u00eb. Dhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij diskursi, ne t\u00eb gjith\u00eb jemi tradhtar\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb e duam lirin\u00eb individuale. Ne q\u00eb besojm\u00eb n\u00eb vlera universale t\u00eb liris\u00eb, ne q\u00eb e kuptojm\u00eb natyr\u00ebn dhe funksionin e shtetit t\u00eb cilin e duam, t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb e pranojm\u00eb Kosov\u00ebn si t\u00eb arritur historike t\u00eb popullit t\u00eb saj shqiptar, ne qenkemi tradhtar\u00eb? T\u00eb kujt? T\u00eb shqiptares? Ne q\u00eb e prodhojm\u00eb dhe vazhdojm\u00eb ta riprodhojm\u00eb shqiptaren, sipas tyre, e paskemi tradhtuar shqiptaren. Ky pra \u00ebsht\u00eb ekuacioni i k\u00ebtij diskursi. Nuk do shum\u00eb mend p\u00ebr ta kuptuar sa i pakuptimt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, edhe nj\u00eb her\u00eb, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj sa mir\u00eb b\u00ebhet q\u00eb shkruhet. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto. Sepse k\u00ebshtu edhe mund t\u2019u japim kuptim gj\u00ebrave. Dhe duhet vazhduar s\u00eb shkruari, p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb identitetit kosovar, identitetit komb\u00ebtar shqiptar dhe sinergjis\u00eb q\u00eb duhet krijuar mes k\u00ebtyre dyjave. Por k\u00ebto jan\u00eb tema tjera, p\u00ebr her\u00ebn tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb vazhdoj\u00a0 t\u00eb jem shqiptar e kosovar. Kjo, p\u00ebr mua, ka m\u00eb shum\u00eb kuptim.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb jam shqiptar e kosovar. Dhe kjo dikujt mund t\u2019i ting\u00eblloj\u00eb si kriz\u00eb identiteti, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb trend t\u00eb shkruhet. Ani pse kriza nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt tem\u00eb debati, klithmat populliste dhe pseudoanaliza akademike q\u00eb po v\u00ebrshon n\u00eb sfer\u00ebn publike po b\u00ebhet vet tregues i kriz\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb trend, s\u2019ka lidhje [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":277,"featured_media":11319,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2062,972,2104],"ppma_author":[275],"class_list":["post-3294","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kombesia","tag-kosove","tag-nacionaliteti"],"authors":[{"term_id":275,"user_id":277,"is_guest":0,"slug":"krenar-gashi","display_name":"Krenar Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1562950980845.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1562950980845.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Krenar","description":"Krenar Gashi \u00ebsht\u00eb studiues i shkenc\u00ebs sociale, aktualisht doktorant n\u00eb shkenc\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Gentit n\u00eb Belgjik\u00eb. Fokus i studimeve t\u00eb tij jan\u00eb diskursi, pushteti dhe demokracia, mir\u00ebpo si ish aktivist dhe ekspert i medias, ai poashtu kontribuon n\u00eb studimet e medias dhe kritik\u00ebn e sfer\u00ebs publike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/users\/277"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3294"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3294\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11320,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3294\/revisions\/11320"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3294"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/sr\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}